RAGIP SHALA: GREVAT E MINATORËVE DHE STUDENTËVE 1989

Pashtriku.org, 01. 04. 2014 – Minierat e Trepçës së bashku me shkritoren shtrihen përskaj krahinës së vjetër shqiptare të Kolagjinit. Ato numrojnë mëse 60 minerale të ndryshme si: ari, argjendi, bakër, hekur. Gjat viteve të 80’ta mineralet e Kosovës përfaqësonin 70 % të pasurisë së përgjithshme të mineraleve në Jugosllavi. Në industrinë finalizuese të mineraleve kosovare kanë punuar 100.000 punëtorë në R. e Serbisë, dhe Republikat tjera. Në Kosovë mezi arrinte 15.000 punëtorë kryesisht në eksploatim?! Përkundër pasurive nëntokësore, KSA e Kosovës ishte rajoni më i varfër në federatën e sllavëve jugorë. Prandaj ,,Republikanët“ e 81’tës kanë brohoritur edhe parullën ,,Trepça punon, Beogradi ndërton“. Pozita nekoloniale e Kosovës në RSFJ, ka nxitur lëvizjën klandestine të parashtronte kërkesën e statusit të Republikës për Kosovën. Kryesia e Jugoslavisë nuk ështe pajtuar me ,,Kosovën Republikë“, ata gjykuan si: ,,kërkes kundërrevolucionare, armiqësore, nga pozita e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar“. Beogradi pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, formuloi edhe ,,platëformën politike të RSFJ-së për Kosovën“. Pastaj do të pasonin diferencimet ideo-politike , në arsim , shëndetësi , ndërmarrjet ekonomike etj . Përndjekjet , arrestimet dhe dënimet e rinisë shqiptare nuk do të kenë fundë. Mëse 800.000 shqiptar u trajtuan nëpër stacione policore , kurse mëse 5000 u dënuan për të vuajtur në burgjet e Jugosllavisë. Kosova mbas viteve të 80-ta administrohej nga junta ushtarako-policore serbe.
Beogradi në krye të ,, luftës“ kundër ,, nacionalizmit“ shqiptar do të emroi skojistët e LKJ, Azem Vllasin dhe Agim Zatriqin. Ata besnikërinë e tyre ndaj regjimit komunist serb do ta dëshmonin me diferencime në fakultete të U.P , fillimisht kundër prof.Dr Ali Hadrit etj. Në ndihmë të këtyre skojistëve, Beogradi zbarkoi në Prishtinë: Ali Shukriun,Veli Devën, Sinan Hasanin dhe Kolë Shirokën. Këtyre u janë bashkangjitur pastaj edhe Rrahman Morina, Hysamedin Azemi, Remzi Kolgeci etj. Këta harbut të Lidhjës Komuniste serbo-sllave , u krijuan rrethana të favorshme politike vazhdimit dhe zbatimit të doktrinës së nacional-shovenizmit serb , të projektuar nga: J.Cvijiqi, V.Cubrilloviqi,, I.Andriqi, Tito-Rankoviqi, D.Qosiqi, S. Millosheviqi … etj. Këta projektues që nga Naçertanja e deri te Memorandumi i A.SH.A. Serbe kanë kultivuar nacionalizëm dhe shovenizëm serb, kundër shqiptarve.

Pamje nga greva e minatorëve të Trepçës (Stanterg) nga 20 – 28 shkurt 1989.

ALBANOFOBIA SERBE
Në ,,luftën“ kundër ,,nacionalizmit “ shqiptar, Lidhja Komuniste është shërbyer edhe me luftën speciale. Më 1985 D. Bogdanoviq, botoi librin, Mbi Kosovën. Një vit më vonë pason hartimi i Memorandumit nga A.SH.A. S. Në ato botime , kërkesat shqiptare për barazi nacionale janë vequar si: ,,agresion neofashist“ ndaj serbëve .Pastaj akuzoheshin shqiptarët për ,, gjenocid fizik , politik, ekonomik, kulturor“. Mjetet e komunikimit masiv në Beograd, shqiptarët i paraqisnin si: ,,përdhunues, vrasës , zjarrëvënës, vjedhës , indian të evropës, kanibal , terrorist, uzurpator“ etj. Në përhapjen e albanofobisë, në hapësirën jugosllave, UDB-ja fabrikonte ,,raporte“ të përdhunimit të grave serbe dhe thyerje të varrezave ortodokse e katolike .
Në kazermën ushtarake në Paraqin , UDB-ja vrau nga një ushtarë të secilit komb sllav , pastaj akuzuan shqiptarët. Edhe ,,heroizmin“ patriotik serb të homoseksualit Martinoviq, e cilësuan si ,,vepër ,, shqiptare . Për tërë këto shpifje nga propoganda serbe, harbutët e Lidhjes Komuniste në Prishtinë heshtnin ?! Në fakt ata nuk do të rrinin duarkryq. Suprimuan vendimet e konferencës së Bujanit , ndryshuan pamjen e flamurit kombëtar, zhurmonin valët e Radio Tiranës ne hapësirën kosovare. Derisa Kosovën e mbërthente terrori shtetëror i juntës nga Beogradi , ata akuzonin në vazhdimësi Tiranën për nxitje të ,,nacionalizmit “ shqiptarë, dhe ,,përzierje në punë të mbrendshme të RSFJ-së“. Ulurinin se: ,,çështja nacionale shqiptare në jugosllavi është zgjidhur një here e për gjithmonë“?!! Albanofobisë serbe i është kundërvën Lëvizja Klandestine me veprimtari patriotike. Rexhep Mala e Nuhi Berisha i shkyen maskën ,,vëllazërim bashkimit“ dhe ,,barazisë “ nacionale. Regjimi komunist i Beogradit në F.Kosovë hapi çerdhën e albanofobisë serbe. Atje shfrenimit të nacional-shovenizmit serb, do ti prinin Bullatoviqi, Sholleviqi, Kertesi etj . Në promovim të tyre Sllobodan Millosheviqi dhe Azem Vllasi janë ,,gostitur me pogaqën sërbe“. Pikërisht aty në F.Kosovë pastaj filluan mitingjet me britma histerike për ,,të vërtetën serbe“ duke kërkuar edhe ,, dhoma gazi “ për shqiptarët . Gjatë asaj kohe RSFJ-në e mbërtheu kriza politiko-ekonomike. Për tejkalimin e saj K.Q. i LKJ në Beograd propozoi dhe miratoi ndryshimet kushtetuese. Teveqelët politik të Lidhjes Komuniste në Prishtinë aprovuan propozimet, dhe formuan komisionin për ndryshime kushtetuese në krye me Syrja Pupovcin. Ndryshimet e rikthenin Kosovën në pozitën kushtetuese të v. 1963. Harbutët e Lidhjes Komuniste i arsyetonin ndryshimet me: ,,Kosova nuk humbë asgjë“.
Pasi ,,muarën pëlqimin e popullit“ për ndryshime ,,Fitores“ së tyre iu kundërvu LPK-ja me veprimtari politike për ,,Kosovën Republikë,, Kundër ,,pëlqimit të popullit,, u ngrit i tërë populli, fillimisht marshuan minatorët e Trepçës , pastaj e tërë popullata marshoi në tubime dhe demonstratat e Nëntorit 1988 në Prishtinë. KK i LK dhe Kryesia e KSA Kosovës në Janar 1989 përkundër vullnetit të popullit, miratuan propozimet e ,,komisionit,, për ndryshime kushtetuese. Kosovës së braktisur prej ,,udhëheqjes,, krahinore do ti qëndronin në ballë minatorët dhe studentët.
GREVAT
Më 20. 02. 1989 në horizontin e tetë, u ngujuan 1300 minatorë të Treçës , kurse në palestrën sportive 10.000 studentë. Këshilli grevist i minatorëve përpiloi 10 kërkesa. Ndër kërkesat ishin: ndërprejen e politikës shoveniste serbe, ruajtjen e autonomisë së kushtetutës së `74, dhe dorëheqjen e tre dallkaukëve të Lidhjes Komuniste në Prishtinë. LPK në krye me Afrim Zhitinë dhe Fadil Vatën, përmes trakteve, u bënin thirrje grevistëve dhe popullit për Kosovën Republikë. Thirrja e tyre depërtoi edhe në mesin e studentëve grevistë nga djemtë klandestin. Derisa studentët vazhdonin grevën ,,të qetë e dinjitoz,, nje ,,delegacion,, studentorë vizitoi minatorët në zgafellë . Prej andej Hajrulla Hoxha, solli një kasketë minatori për ,,të fala,, studentëve?! ,,Tani çfar duhet të bëjmë,, pyesnin njëri – tjetrin djemt klandëstinë: Ahmet Gashi, Blerim Dërvishi, Nesim Morina, Mejdi Gega, Fehmi Mujota, Ruzhdi Kolgeci, Ruzhdi Cikaqi, Shaqir Kryeziu, Sinan Kryeziu, Selim Zeqa, Ragip Shala …etj.
Ishin këta djelmosha që tubimin e 21 Nëntorit 1988 në Prishtinë e shëndërruan në ,,Kosova Republikë,,. Rrethanat politike diktonin për nderhyrje edhe te grevistët. Në mbrëmjen e 26 .02. 1989 me kërkesën e Durak Kabashit (i ndjerë) dhe Ragip Shalës, në asistim të Sinan Kryeziut, morëm rrugën për Stantërg . Sinani tani më e dinte rrugën, sepse kishte qenë një natë më parë me Fehmi Mujotën dhe tre studentë tjerë. Gjatë tërë rrugës, do të bie rrebesh shiu i pëcjellur me vëtetima , shi që na solli fat, sepse nuk takuam askund ,,orë policore,,. Rreth orës 20 kemi arritur para hyrjës së minierës. Me Fat shkruante aty. Rojes i treguam se kemi një porosi nga studentët për minatorët . Mursel Haziri na shoqëroi për në horizontet e minierës. ,,A keni frikë,, pyeti ai me buzëqeshje, gjatë lëshimit poshtë nëntokës.
Kemi ecur rreth tre minuta në horizonte për skaj një përrocke uji, dhe befasisht tani ishim ballë për ballë me minatorët. Me Fat i përshendetëm ne. Edhe juve me fat u dëgjuan përnjëherë disa zëra. Ulur , të mbështetur në njëri – tjetrin, në heshtje secili mbante një shikim të caktuar , disa të shtrirë në hospitalizim të improvizuar aty… Jan nga rinia e Kosovës na prezentoi Murseli duke thyer heshtjen. Fjalën e keni ju , po ju dëgjojme na thanë ata,,. I pari mori fjalën Durak Kabashi me zë kumbues: Të nderuar vëllëzër minatorë, e tërë Kosova është me ju..,, Gjat fjalimit të tij disa minatorë u mallëngjyen. Pastaj hymë në mes të minatorëve, atyre do tu flisnim për shkaqet ekonomike dhe politike të katandisjes së Kosovës, për shkëputjen e ,,udhëheqjes,, kosovare nga populli. Rrugëdalja nga kjo situatë, kërkon guxim politik, vendosëmëri, dhe unitet popullor. Sakrificat tuaja vetëm për dorëheqjen e treshës dhe ruajtjen e autonomisë, nuk mbërrin askund, pos aty ku jemi, në mos edhe më keq, ishte porosia jonë. Na tregoni çfar të hjekim dhe të shtojm në kërkesat tona na pyeti Murseli.
Ka ardhur koha që Kosova të barazohet në federatën Jugosllave dhe të kërkohet Republikë, u kërkuam minatorëve. Është momenti politikë që të dilet tani me këtë kërkesë..,, Në mesin e minatorëve dëgjohëshin shumë zëra, por më i zëshmi ishte M. Haziri i cili pohoi: ,,nëse vërtet populli është me ne si thoni ju, atëherë ne jemi të gatshëm edhe për kryengritje,,.
Nuk ështe koha dhe momenti për të kërkuar Republikë, sepse rrezikohet edhe Kosova edhe Jugosllavia, u dëgjua zëri kumbues i disa ,, aktivistëve politik. Pas qëndrimit mëse dy orësh në mesin e minatorëve, u ndamë me shtrëngim duarsh. Të fala studentëve thanë Minatorët, ne e kemi vendosur deri në fund. Gjatë kthimit u dakorduam me Murselin që ai të kordinonte kërkesën dhe që së pari minatorët të kërkonin Republikën , pastaj studenët. Porosinë e tyre ua dërguam studentëve grevistë. Shaqir Kryeziu dhe Nesim Morina, filluan të ,,rekrutonin,, kujdestar duke i paisur ata me shirita kuq e zi, për të mbajtur ,,rendin,, grevist. Fryma e idealit të Republikanëve dalëngadal filloi të arrinte te secili student. Edhe ,,krahinorët“ filluan të shkapurisnin me ,,rekrutët,, e tyre. Kujdëstar të paisur me shirita të kaltër hynin e dilnin nga palestra. Në qetësinë e studentëve grevistë do të vlonte tensioni politik, si brenda dhe jashtë palestrës. Beteja politike në mes të Lëvizjës Klandestine dhe Lidhjës Komuniste për Kosovën Republikë dhe Kosovën Krahinë zhvillohej nga ,,kujdestarët,, kuq e zi dhe kaltrosh. Për rreth palestrës filluan të lëviznin uniforma policore. Edhe në hyrje u shfaqën përsona të pa njohur?! Në mesin e studentëve filloi të përflitej se: ,,greva e minatorëve ka përfunduar,,. ,,Lajmin,, e dorheqjes dhe fundin e grevës e solli Zekeria Cana. ,,Kan dhan dorëheqje, ,,kan dal minatorët,, britnin ,,kaltroshët,, .Pastaj avion supersonik fluturuan shum ulët mbi palestër. ,,Ikni se po vijnë tanket,, ,,na kanë rrethuar specialcat,, si në kor dëgjohëshin ,,kaltroshat,,. Filloi një rrëmujë në mesin e studentëve, disa u alivanosën , filluan edhe të kidnapoheshin studentë nga ,, civil“ të panjohur .Në ato rrethana u thyen dritarët dhe u hapën portat e hyrjes . Studentët filluan të dilnin në turma dhe e kotë ishte përpjekja për ti ndalur ata. Nën hipnozën e manipulimit dhe mashtrimit nga banda e Lidhjes Komuniste, minatorët dolën në sipërfaqe me fotografi të satrapit Tito dhe me parollën,, Rrnoftë vëllazërim bashkimi,,.. ?! Mbas një jave qendrimi në nëntokën e Kosovës, minatorët në sipërfaqe i priste arrestimi, gjendje e jashtëzakonshme , pergjakja e demonstruesve anë e mbanë Kosovës, dhe votimi në Kuvendin e Kosovës për ,,Kosova Krahinë,,. Në Beograd Kongresi i LKJ i ndërpreu punimet me braktisjen e komunistëve Slloven dhe Kroat. Fundi i LKJ-së paralajmëronte fundin e RSFJ-së. Vdekja e Lidhjes Komuniste do ta vdiste edhe Jugosllavinë. Shpërbërja e RSFJ-së shpërberi edhe etatizmin e hegjemonizmit serb mbi popujt në federatën jugosllave.
Aspiratave kombëtare kundër okupimit serb do tu printe LP me luftën e UCK. Pas një shekulli nën robëri, në Qershor 1999, Kosova frymonte e lirë.
PËRFUNDIM
Kërkesën popullore, Kosova Republikë, harbutët e Lidhjes Komuniste në Prishtinë, e gjykuan si kërkesë kundërrevolucionare, nacionaliste etj. Atë e luftuan me të gjitha format dhe mjetet e albanofobisë serbe. Mijëra të rinjë shqiptar u përsekutuan dhe u dënuan vetëm pse kërkuan barazi nacionale. Doktrina e Naqertanjës dhe Memorandumi serb i detyroi minatorët e Trepçës të ngujohëshin në zgafellë. Përpjekja e LPK’së në shëndrrimin e grevave për Kosovën Republikë mbeti në tentativë. Kosova Krahinë për Lidhjen Komuniste ishte, zgjidhje historike e çeshtjës nacionale shqiptare në Jugoslavi?
Ndërsa Lëvizja Klandestine LPK, angazhohej për Kosovën Republikë.
Grevat e minatorëve dhe studentëve, pastaj demonstratat e Marsit, Qershorit, Nëntorit të v. 198, Janarit 1990 në organizim të LPK’së pos tjerash, i kanë këto merita historike: Dështimin e ,,Misionit çlirimtar“ të regjimit komunist serb që përmes UDB-së të ,,çlironte“ R. Shqierisë nga ,,Komunizmi“.
Përmbushjen e Misionit çlirimtar të LPK’së kundër hegjemonizmit dhe shovenizmit serb, duke ua ,,çel syt“ Sllovenisë, Kroacisë Bosnjë hercegovinës, Kosovës, Malit të zi etj për tu çliruar nga ,,vëllazërim’bashkim“ serb. Misioni çlirimtar, i LPK-së i ka hapur rrugë Serbisë drejtë Katarsisit, për tu çliruar nga vetëvetja.
Kosova dhe Polonia, konkretishtë Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Solidarnosti zën vend të merituar në çlirimin e popujve evropian nga ,,Lufta e Ftoftë“.
– Kontakti me autorin: [email protected]

——————————

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura