A KA SHANC KOMPANIA KONÇESIONARE ITALIANE “ENI” TЁ ZBULOJ NAFTЁ NЁ DUMRE?
Nga Ahmet Çollaku, Inxh Sizmik
Kompania konҫesionare SHELL dështoi plotësisht në Shpirag dhe u largua. Tani kompania Italiane ENI do të shpoj një pus në objektin e Dumresë, i cili ka qënë vazhdimisht në vëmëndje prej shumë vitesh. Pa dyshim, këto kompani janë xhvatëse. Shqipëria gjithmonë është pushtuar nga brenda në formën e ndihmave, të marëveshjeve konçesionare, të emisionarëve, të kryqëzatave gjoja paqeruajtëse, etj.
Italianët kujtojnë shumë ngjarje shqiptare, sidomos kohën kur zbuluan naftë për herë të parë në Drashovicë të Vlorës, në vitin 1918. Për mirë apo për keq, italianët e kanë vendosur këtë datë në enciklopedinë e tyre, sepse Shqiperia është e dashura tyre. Zoti i ka vendosur përballë, sado njëri pellazg dhe tjetëri latinë.
Shoqëria AIPA, në vitet1930, bëri disa shpime në Pekisht, Murriz – Rasë, Biçokaj, por këtë herë ajo vjenë në Shqipëri me emërin ENI dhe zgjedh bllokun e kërkimit Dumre, këtë parajsë enkas të pa njohur nga vetë shqiptarët.
Po le të shohim aktivitetin e shoqërisë Italiane AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania), në ato vite të shkuara.
Qeveria italiane, me dekretin Nr. 1301, datë 8 korrik 1925, krijoi për të parën herë administratën autonome me emërin AIPA, për të kërkuar dhe shfrytëzuar vaj – gurin në Shqipëri. Kjo shoqëri zhvilloi aktivitetin më të madh për studimin, kërkimin dhe shfrytëzimin e vaj – gurit në Shqipëri. Politika e Italisë fashiste ndaj Shqipërisë i dha kësaj shoqërie të drejtën që të zhvillonte punime dhe të arrinte të zbulonte vendburimin e parë të vaj – gurit në Kuçovë.
Italia fashiste, si shtet i madh, nuk kishte fusha vaj – guri. Ajo kishte konҫesione në Shqipëri e gjetkë, por ende nuk kishte eksperiencë për kërkimin e vaj – gurit, ndërkohë që përgatitej për agresione të reja, dhe kishin nevoja të ngutëshme për këtë lëndë me vlerë. Shqipëria, afër Italisë, ishte për të thela më e majme dhe më e lehtë prandaj ajo u vërsulë mbi ne dhe në fillim shtiu në dorë degët e ekonomisë dhe, më vonë, na okupoi.
Qëllimi i Shoqërisë AIPA ishte të siguronte një bazë të pavarur për industrinë e vetë metropolitane dhe ushtarake. Këto i përkasin të kaluarës.
ENI është një kompani nafte italiane e lindur nga viti1920, e përforcuar sidomos në vitin 1953, dhe është pasuese e AGIP, e cila tani ka akes në gjithë botën. Kompania ENI erdhi në Shqipëri për kërkim hidrokarburësh në vitin 1990, në fillim në det në blloqet, Adriatiku – 2 dhe Adriatiku – 4, ku shpoi tre puse, por që rezultuan jo komercial dhe u largua në vitin 1999.
Sipas marrëveshjes hidrokarbure me Axhensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), ENI, u rikthye përsëri në Shqipëri në vitin 2019, këtë herë, për të bërë investime në objektin e Dumresë, 40 km në jugë të Tiranës, diku në vëndin ku është pusi thellë Dumrea – 7 që shpua nga ne shqiptarët deri në thellësinë 6,120 m, por që për arsye teknike nuk i kapi gëlqerorët dhe ngeli i varur në flish.
Shqiptarët duhet t’a kuptojn mirë se qeveritarët tanë mbahen në pushtet duke u falur të huajve të dhëna, si p.sh. në këtë rast ato të pusit Dumrea – 7, që i ka kushtuar shumë ekonomisë tonë dhe taksapaguesëve shqiptarë. Sesi bëhet transaksioni i këtyre të dhënave, kaq të rëndësishme, pyesni ata që kanë bërë këto marrëveshje të fshehta, ata të fondeve në institutin e naftës dhe ata të Drejtorisë Naftës në Ministrinë e Energjitikës.
Thuhet se italianët do shpojn një pus të emëruar DUMREA DEEP – 1, me thellësi 5,000 apo 6,500 ml, por pastaj në vartësi të rezultateve të testimit do të mendojn për më tutje. Pra, as ata nuk janë të sigurtë, sepse punimet e kërkimit në teritorin ton janë me risk të lart dhe kërkon eksperiencë.
Në këtë shkrim, më poshtë, ne po paraqesim dy profile sizmik, të interpretuar nga ne dhe që s’kanë lidhje me objektin e kompanisë ENI, por që ne e mendojmë si objekt shumë interesant për kërkime.
Le të kthehemi pak vite mbrapa, në kohë. Sistemi moniste, nuk i intesifikoj sa duhet punimet për kërkim nafte në rajonin Dumre – Pekisht, në këtë zonë shumë interesante, megjithëse në teritonin ton u bënë 6,944,720 ml. shpime. Në këtë objekt, punimet sizmike qenë fragmentare dhe me teknikë të vjetër. Po kështu ka ndodhur edhe me puset. Në Dumre dhe për rreth saj u shpuan Dumrea – 7, Peqini – 2, Pekishti – 51, Papëri – 1, Dumrea – 22, Papëri – 4 dhe të tjerë, por jo mjaftueshëm dhe jo në vëndin e duhur!
Në këtë zonë, me sipërfaqe dhjetëra kilometra katërore, janë bërë mjaftë studime gjeologjike si nga gjeologët shqiptarë dhe të huaj.
Dumreja jonë është një fenomen gjeologjik i veçantë. Në Dumre liqenet karstike zënë një sipërfaqe mjaftë të madhe dhe kanë një bukuri përrallore, të rrallë, kjo është ana lirike e peisazhit që rilindasit tanë e mendonin atë për kryeqytet shqiptarë.
Pra, gjyshërit e vjetër, AGIPI dhe AIPA, këtë herë sollën në Shqipëri nipin e tyre të ri dhe shumë të pasur, ENI – in, që ka biznese në 70 vënde të botës dhe me një personel mbi 30 mijë njerëz. AIPA italiane në vitin 1930, gati një shekull më parë bëri disa shpime në Pekisht, Murrizë – Rasë, Biçokaj, ku arriti shifrën 8,970 ml. shpime. Iku, por ja që u rikthye këtu përsëri.

Në botë për studimin e diapirëve ka istitucione shkencore të veçanta, të specializuara, që mundësojn zbulimin e rezervave të naftës rreth tyre. Sepse gjatë historisë së zhvillimit gjeologjik, shpërthimit të kripërave drejt siperfaqes, rreth tyre krijohen kurthe me forma të ndryshme për grumbullimin e naftës.
Për të shpjeguar fenomenin e diapirit të Dumresë, dhe mundësitë e grumbullimit të naftës, janë bërë shumë studime gjeologjike – gjeofizike si nga specialistët vëndas dhe të huaj. Por praktikisht, problemit nuk i është shkuar deri në fund. Përmënd këtu studimet e gjeologëve tanë të shquar si Dhimitër Gjenerali, Hazbi Shehu, Telo Velaj, Hasan Bakija, e të tjerë, po në veçanti ato të gjeologut Koço Plaku. Kamë këtu një shkrim të tij të botuar në një revistë shqiptare të atyre viteve ku Diapirin e Dumresë ai e interpreton si një kurorë të artë, me disa struktura antiklinale për rreth dhe me shumë perspektivë.
Të gjithë e dinë se investimi ka rëndësi të madhe, por studimi dhe prognozimi I një objekti gjeologjik është edhe më I rësishëm. Këtë mund ta bëjnë vetëm specialistët vendas, të cilët qeverija shqiptare I ka eleminuar. Të huajit nuk kanë për të bërë ndonjë gjë të madhe, sado që kanë shumë para dhe marrinë falas të gjithë të dhënat gjeologjike.
Shqipëria do të kishte përfituar shumë sikur të ishte bërë një konsultë me specialistët tanë naftëtarë dhe të ishte konkluduar që Dumrenë ta studionim dhe t’a shponim vetë ne. Se, siç thamë më sipër, studim dhe prognozim të saktë të objektit perspektiv mund të bëjnë vetëm gjeologët shqiptarë, që kanë një eksperiencë prej disa dekadash në fushën e kërkimit naftës.
Ka shumë probleme për naftën shqiptare, por qeveritë tona të tranzicionit e japin atë falas për përfitime personale. Perspektiva e naftës Shqiptare, u harrua dhe ka dështuar sepse k/ministri Rama me kompani, nuk duan që t’i mbledhin specialistët e naftës, t’i pyesin se: çfarë do bëjmë me naftën dhe me perspektivën e saj?
Ja, për kaq vëmëndje u shkatërrua Industria Naftës dhe ra Shqipëria!!