ABDULLA MEHMETI: KUSH I VRET SHQIPTARËT?!

Tetovë, 18. 10. 2015: Pyetja që duhet t’ia parashtrojnë shqiptarët vetvetes, veçanërisht shqiptarët në Maqedoni, do të ishte: Kush në të vërtetë i vret shqiptarët, “Dora e Zezë” serbe, me ndihmën e shërbimeve sekrete të Republikës së Maqedonisë, segmente nga shërbimet sekrete shqiptare të kontrolluara nga kriminelë dhe disa politikanë shqiptarë, apo të dyja së bashku, duke zbatuar një platformë afatgjatë sllave kundër shqiptarëve? Të parët për interesat e tyre strategjike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa të dytët për qëllime mercenare dhe kriminale!
Ditën e djeshme, me rastin e arrestimit të ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Republikës së Maqedonisë, Sasha Mijallkov, në aeroportin e Beogradit, mediumet në gjuhën serbe mes tjerash shkruajnë se, ai dyshohet për fitimin e kapitalit marramendës në mënyrë të paligjshme, për organizimin e sulmeve të 9 dhe 10 majit në Kumanovë, si dhe PËR SHKAK TË LIDHJEVE QË KA ME KRIMINELË DHE DISA POLITKANË NGA REPUBLIKA E SHQIPËRISË.

Përndryshe, shtypi vendës në Maqedoni ka shkruar disa herë edhe për lidhjet e ngushta miqësore të familjes së tij, që nga koha e komunizmit, me ministrin e atëhershëm jugosllav të punëve të brendshme dhe njëherësh edhe ministër i mbrojtjes, Petar Graçanin (antishqiptar i përbetuar me përkatësi nacionale serbe), përmes tij edhe me shefat e organeve të sigurimit serb të atëhershëm. Këto lidhje u adresohen edhe disa shqiptarëve të cilët aktualisht janë në skenën politike në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.
* * *
Sipas portalit në gjuhën serbe,,Kurir”:
“Ish shefi i shërbimit të kundërzbulimit të Republikës së Maqedonisë, Sasho Mijalkov, ka qenë shkaku kryesor i dramës që ndodhi të enjten në aeroportin Nikola Teslla të Beogradit, pasi në bagazhin e tij u gjet një armë. Ajo që është më e çuditshme, thuhet se arma ka qenë në aeroplan nga Shkupi në Zagreb, ndërsa është gjetur në aeroportin e Beogradit.
– Personi ishte mjaft i qetë dhe nuk reagoi kur iu gjet arma. Ai u justifikua se e kishte harruar ta len armën dhe se nuk është kontrolluar në aeroportin e Shkupit. Befasia ndodhi kur u zbulua se njeriu i armatosur në fakt ishte Sasho Mijallkov, ish shefi i shërbimit të kundërzbulimit të Maqedonisë – thotë burimi, duke shtuar se ai është një nga figurat më të fuqishme në Maqedoni dhe VEÇANËRISHT DYSHOHET PËR SHKAK TË LIDHJEVE QË KA ME KRIMINELËT DHE POLITIKANËT NGA SHQIPËRIA.
Përndryshe, me interes për shërbimet e sigurisë serbe është fakti se mediat raportuan që Mijalkov dyshohet edhe për rolin e tij në organizimin e sulmeve në Kumanovë. Pas sulmit, nën presion të faktorit ndërkombëtar dha dorëheqjen nga detyra e shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Republikë së Maqedonisë. Për shkak të dyshimeve në lidhje me kapitalin e vet të fituar në mënyrë të paligjshme, por edhe për shkak të lidhjeve dhe implikimeve të tjera, ai ka qenë nën mbikëqyrje edhe të agjencive të huaja.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura