SHFHDK: VEPRA E ADEM DEMAÇIT DO TË JETË INSPIRIM PËR TË SENDËRTUAR AMANETIN E DËSHMORËVE TË KOMBIT!

Prishtinë, 27 korrik 2018: Vdekja fizike e veprimtarit, shkrimtarit, atdhetarit, patriotit, trimit të paepur, simbolit të rezistencës sonë dhe heroit kombëtar, Bacë Adem Demaçit, është një humbje e madhe për të gjithë shqiptarët e vërtetë në të gjitha trojet etnike dhe në mbarë botën ku gjenden.
Shembulli i sakrificës, i qëndrueshmërisë në momentet më të vështira në rrugën e tij përplot sfida për liri, çlirim dhe për bashkim kombëtar do të jetë gjithmonë inspirim për popullin shqiptar, si dhe për gjeneratat e ardhshme në rrugën e sendërtimit në vepër të amanetit të të rënëve në fushën e nderit për zhvillimin e Kosovës dhe për ribashkimin kombëtar, në mënyrë që të arrihet prosperitet dhe emancipim kulturor edhe më i kënaqshëm i popullit tonë. Prandaj, sa herë që Kosova dhe ne shqiptarët në përgjithësi kemi nevojë për riorganizime të reja në këtë rrugëtim, do të kihet parasysh atdhedashuria e madhe dhe porosia e Bacës Adem Demaçi.
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bacës Adem si dhe mbarë kombit shqiptar, Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK) do ta ketë përherë në kujtim vizionin dhe veprën kolosale të Adem Demaçit, pasi që emri dhe vepra e tij do të jenë përherë në zemrat e shqiptarëve. / Behram Krasniqi
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK)
Prishtinë, 27.07.2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura