ABDULLA MEHMETI: SIMPOZIUMI SHKENCOR QË E KRIJOI PLATFORMËN KOMBËTARE PËR TË ARDHMEN E SHQIPTARËVE (I)

Tetovë, 02. 09. 2014: Simpoziumi shkencor ,,Shqiptarët e Maqedonisë” u mbajtur në Shkup, më 20, 21 dhe 22 dhjetor 1991, dhe ka qenë i pari i këtij lloji ndër shqiptarët e Maqedonisë. Ky simpozium u organizua nga Bashkësia Kulturore Shqiptare në Maqedoni, e cila solli vendimin për mbajtjen e tij, emëroi Këshillin organizues, me përfshirje të gjerë nga subjektet politike dhe jopolitike të shqiptarëve në Maqedoni dhe përzgjodhi subjektet në emër të të cilave do të mbahej ky Simpozium, për shkak se Ligji për shoqatat e qytetarëve, organizatat shoqërore dhe partitë politike në Republikën e Maqedonisë e ndalonte çdo veprimtari të subjekteve të paregjistruara sipas normave ligjore të asaj kohe.
Bashkësisë Kulturore Shqiptare deri në kohën kur u mbajt ky simpozium i ishte refuzuar disa herë kërkesa për regjistrim nga organet përkatëse, por vendosmëria për organizimin e këtij simpoziumi dhe vullneti i mirë për bashkëpunim i subjekteve shqiptare gjatë asaj kohe nuk mungoi, sidomos për realizimin e projekteve të këtilla me rëndësi të veçantë kombëtare.

Pamja e librit me punimet e Simpoziumit shkencor ,,Shqiptarët e Maqedonisë”, i mbajtur në Shkup, më 20, 21 dhe 22 dhjetor 1991.
Vendimi për mbajtjen e këtij Simpoziumi është marrë në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së BKSH-së, e cila u mbajt më 30 qershor 1991, në Tetovë. Mbledhjen e udhëhoqi Abdulla Mehmeti, ndërsa përveç anëtarëve të Kryesisë në këtë mbledhje morën pjesë edhe disa intelektualë të tjerë nga Tetova dhe publicisti Qani Mehmedi, nga Prishtina, në cilësi të mysafirëve (shih fig. 2. Procesverbali i kësaj mbledhje. Shënimi im).
Në këtë mbledhje, pikë e parë e Rendit të ditës ka qenë organizimi i Simpoziumit shkencor, me temë: ,,Shqiptarët dhe maqedonasit, dje, sot dhe nesër”, duke marrë parasysh se shqiptarët e Maqedonisë dhe në përgjithësi shqiptarët në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, në kohën e hapjes së proceseve të reja demokratike dhe me fillimin e shthurjes së ish Jugosllavisë, nuk ishin të përgatitur për përballimin e sfidave të reja që i imponoi koha, prandaj të gjitha veprimet e subjekteve politike dhe jopolitike duhej patjetër të mbështeteshin në një Platformë të studiuar mirë dhe të mbështetur mbi baza shkencore. Prandaj, në lidhje me këtë çështje e cila ishte debatuar një kohë të gjatë në Kryesinë e BKSH-së dhe më gjerë, u vendos: 1. Të organizohet Simpoziumi shkencor, me temë: ,,Shqiptarët dhe maqedonasit, dje, sot dhe nesër”, 2. Të mbahet një takim me përfaqësuesit e partive politike dhe subjekteve jopolitike të shqiptarëve në Maqedoni, me qëllim të përfshirjes sa më të gjerë në Këshillin organizues të këtij simpoziumi, si dhe u propozua lista e anëtarëve të mundshëm për Këshillin organizues, përfshirë edhe anëtarë nga subjekte të tjera dhe intelektualë e punonjës shkencorë të dalluar. Po ashtu u vendos edhe për subjektet e mundshme të cilat do të jenë bartës formal të këtij aktiviteti, duke e përjashtuar mundësinë që subjektet politike të jenë bartëse të këtij aktiviteti shkencor.
Në konsultimet e mëvonshme të Kryesisë së BKSH-së dhe Këshillit organizues me studiues eminentë nga Shqipëria dhe Kosova, dhe sidomos me insistimin e profesor Masar Kodrës, tema e Simpoziumit u caktua përfundimisht të jetë: ,,Shqiptarët e Maqedonisë”.

Procesverbali i mbledhjes së Kryesisë së Bashkësisë Kulturore Shqiptare, e mbajtur më 30 qershor 1991, në Tetovë.
Në ballinë të Programit të Simpoziumit shkencor ,,Shqiptarët e Maqedonisë”, janë shënuar emrat e subjekteve, si organizues formal, Shoqata e Arsimtarëve të Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe”, me seli në Tetovë dhe Bibliotekës ,,Isa Beu” e Medresesë në Kondovë të Shkupit, ndërsa në mes është vendosur emblema e atëhershme dhe akronimi i Bashkësisë Kulturore Shqiptare, BKSH.

Emblema e Bashkësisë Kulturore Shqiptare, e cila ka qenë simboli i kësaj organizate gjatë kohës kur u mbajt Simpoziumi shkencor ,,Shqiptarët e Maqedonisë”.

Ftesa për pjesëmarrësit e Simpoziumit, e nënshkruar nga kryetari i Këshillit organizues, Prof. Dr. Masar Kodra.
Lista e pjesëmarrësve me kumtesa në Simpoziumin shkencor ,,Shqiptarët e Maqedonisë”, 20-22 dhjetor 1991, Shkup:
Më 20 dhjetor 1991:
1. Dr. Ali Vishko,
2. Prof. Ibrahim Hoxha,
3. Dr. Shukri Rahimi,
4. Dr. Remzi Nesimi,
5. Dr. Kristaq Prifti,
6. Dr. Ramiz Abdyli,
7. Dr. Spiro Shkurti,
8. Mr. Latif Berisha,
9. Dr. Jani Thomaj,
10. Mr. Sami Ibrahimi,
11. Dr. Petrika Thëngjilli,
12. Dr. Drita Halimi-Statovci,
13. Kand. shken. Ferid Duka,
14. Dr. Agim Vinca,
15. Dr. Reshat Nexhipi,
16. Dr. Tefik Basha,
17. Dr. Fehmi Rexhepi,
18. Mr. Nexhat Abazi,
19. Halim Muka, bashkëpunëtor i vjetër shkencor,
20. Hamdi Islami,
21. Dr. Rahmi Tuda,
22. Ibrahim Krosi,
23. Abedin Krosi,
24. Kand. shkenc. Zamir Shtylla,
25. Dr. Haki Kosumi,
26. Kand. shkenc. Lefter Nosi,
27. Vehbi Bexheti.

***

Ukshin Hoti në Tribunën shkencore: “Kosova dje, sot dhe nesër”, që u mbajt më 12 shtator 1991 në fshatin Kushtrim (ish’Billushë) të Prizrenit.

Më 21 dhjetor 1991:
28. Dr. Muzafer Kërkuti,
29. Dr. Mahmud Hysa,
30. Dr. Asllan Selmani,
31. Dr. Fadil Sulejmani,
32. Dr. Xhelko Maksuti,
33. Mr. Nexhat Abazi,
34. Dr. Hysni Myziri,
35. Mr. Ismail Ahmedi,
36. Mr. Halim Purellku,
37. Kand. shkenc. Fatmira Rama,
38. Dr. Engjëll Sedaj,
39. Mr. Ukshin Hoti,
40. Dr. Yzber Hoti,
41. Mr. Sefedin Haruni,
42. Mr. Vehbi Xhemaili,
43. Dr. Gazmend Shpuza,
44. Dr. Gjyltekin Shehu,
45. Dr. Feti Mediu,
46. Dr. Shefqet Pllana,
47. Mr. Tahir Zajazi,
48. Dr. Muhamet Pirraku,
49. Kand. shkenc. Ana Lalaj,
50. Teuta Arifi,
51. Behixhudin Shehapi,
52. Blerim Reka,
53. Mr. Iljaz Rexha,
54. Milaim Fejzi,
55. Mr. Shaban Prevalla,
56. Samet Hyseini.

***
Më 22 dhjetor 1991:

57. Prof. Dhimitër Dishnica,
58. Dr. Masar Kodra,
59. Mr. Ramadan Sinani,
60. Dr. Qemal Murati,
61. Dr. Fadil Sulejmani,
62. Dr. Avzi Mustafa,
63. Kand. shken. Marenglen Verli,
64. Dr. Ali Vishko,
65. Dr. Xhelal Gjeçovi,
66. Dr. Liman Rushiti,
67. Kand. shken. Lumnie Berati,
68. Dr. Rexhep Doçi,
69. Dr. Bahri Beci,
70. Dr. Nuhi Vinca,
71. Mr. Hamit Xhaferi,
72. Ejup Mahmuti,
73. Dr. Veli Veliu,
74. Dr. Paskal Milo,
75. Mr. Mehmet Halimi,
76. Edibe Osmani,
77. Mr. Mersel Bilalli,
78. Mr. Ejup Gashi,
79. Gazmend Kadriu
(disa autorë, si Dr. Ali Vishko dhe Dr. Fadil Sulejmani kanë paraqitur nga dy kumtesa. Shënimi im).

***
Në këtë simpozium u ftuan të marrin pjesë:

– Akademia e Shkencave e Shqipërisë,
– Universiteti i Tiranës,
– Instituti i Historisë,
– Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë,
– Instituti i Studimeve Pedagogjike,
– Arkivi i Shtetit,
– Biblioteka Kombëtare,
– Muzeu Kombëtar,
– Radiotelevizioni Shqiptar dhe institucione të tjera nga Republika e Shqipërisë;
– Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës,
– Universiteti i Prishtinës,
– Instituti Albanologjik i Prishtinës,
– Instituti i Historisë i Kosovës,
– institucione të tjera, punonjës shkencorë, studiues dhe veprimtarë të shquar nga e gjitha hapësira shqiptare.

***
Përveç pjesëmarrjes me kumtesa shkencore, në punimet e Simpoziumit kanë marrë pjesë edhe shumë studiues të tjerë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, dhe diaspora, të cilët kanë marrë pjesë aktive në diskutime dhe debate të cilat janë zhvilluar gjatë tri ditëve sa kanë zgjatuar punimet e këtij simpoziumi, në të cilat është biseduar gjerësisht për çështjet aktuale politike, kulturore dhe shkencore dhe për veprimet e mëtejshme në nivel kombëtar.
Ndër pjesëmarrësit, kanë qenë të pranishëm, liderë të partive politike, drejtues institucionesh, ministra, deputetë, intelektualë dhe punonjës shkencorë, si Kristë Frashëri, Adriatik Kallulli, etj.
Punimet e këtij Simpoziumi i kanë ndjekur me dhjetëra gazetarë nga vendi dhe nga jashtë, ndërsa ekipi i Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), i udhëhequr atë kohë nga drejtori i tij, Skënder Buçpapaj, e ka bërë incizimin tonik dhe xhirimin komplet të punimeve të këtij Simpoziumi.

Ballina e Programit të Simpoziumit ,,Shqiptarët e Maqedonisë”, Shkup, 20, 21 dhe 22 dhjetor 1991.
KËSHILLI ORGANIZUES I SIMPOZIUMIT:
– Dr. Masar Kodra (kryetar i Këshillit, BKSH),
Dr. Fadil Sulejmani (BKSH),
– Dr. Remzi Nesimi (gjuhëtar),
– Dr. Ali Vishko (BKSH),
– Mr. Nexhat Abazi (pedagog),
– Mr. Ramadan Sinani (BKSH),
– Dr. Asllan Selmani (gjeograf),
– Dr. Xheladin Murati (PPD),
– Teuta Arifi (gjuhëtare),
– Gjylimsere Kasapi (Forumi i Gruas Shqiptare, PPD),
– Mr. Vehbi Xhemaili (historian),
– Dr. Rahmi Tuda (BKSH),
– Xhemil Daci (PDP),
– Qerim Arifi (veteran i arsimit),
– Hasie Ramadani (PDP),
– Beqir Bajrami (PDP),
– Vehbi Bexheti (SHAGJLSH),
– Bahri Aliu (Medreseja ,,Isa Beu”),
– Nexhmedin Abdiu (SHAGJLSH),
– Osman Sulejmani dhe Vehbi Kadriu (SHAGJLSH).

Programi i Simpoziumit shkencor ,,Shqiptarët e Maqedonisë”, me emrat e pjesëmarrësve dhe titujt e kumtesave.

(VIJON …)

****************************************************

PJESA E DYTË:
ABDULLA MEHMETI: SIMPOZIUMI SHKENCOR QË E KRIJOI PLATFORMËN KOMBËTARE PËR TË ARDHMEN E SHQIPTARËVE (II)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=3091

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura