ABDULLAH MEHMETI: MOS E VAJTONI FATIN E HUAJ, POR MBROJENI DHE LARTËSOJENI VETEN DHE POPULLIN TUAJ!

Tetovë, 22. 02. 2015 – Pas aferës së përgjimeve në Maqedoni është për t’u çuditur se me sa pasion disa shqiptarë dhe portale në gjuhën shqipe vajtojnë për fatin e ministrit të dikurshëm të policisë, Lube Boshkovski, për disa politikanë të tjerë joshqiptarë dhe partitë e tyre të përfshira në këtë aferë. Është për t’u çuditur sa shpejtë harrojnë që po ky ,,brat Lube” ishte ministri i policisë dhe krimineli, i cili gjatë luftës së vitit 2001 i masakroi shqiptarët e Lubotenit të Shkupit dhe ushtroi terror mbi shqiptarët e vendbanimeve të tjera në Maqedoni; Ishte po ky ministër që i shkatërroi vendbanimet shqiptare dhe vrau e masakroi shumë djem të ri, gra dhe fëmijë!
Nuk duhet të harroni se edhe të tjerët na përgjakën; në Bit Pazar, në Gostivar për flamurin, në Tetovë për Universitetin, në të ashtuquajturën ,,afera e armëve”, në Strugë dhe gjetiu, duke i përgjakur shqiptarët me dhjetëra herë. Po këta të njëjtët, për çdo vit organizuan nga një kasaphane për shqiptarët, dhe kur nuk mjaftonin forcat e veta, i ftonin falangat vrasëse nga sivëllezërit e tyre në Serbi, Rusi dhe Ukrainë.

Krimineli Lube Boshkovski –  “brat Lube” .

Vrasjet, krimet, dhunën dhe terrorin pas vitit 2001 i keni të freskëta në kujtesë të gjithë ju. Kush harron i përsëritet tragjedia!
Mos harxhoni energji o të mjerë për fatin dhe fatkeqësinë e tjerëve, se ka kush kujdeset për ata, por shihni se neve na ka mbuluar e keqja, zija dhe zullumi!
Në betejën politike e cila po zhvillohet aktualisht në Maqedoni, si duket shqiptarët janë ndarë në dy taborë, për dhe kundër qeverisë. Shumica angazhohen për partnerët e tyre të mëhershëm dhe të tashëm maqedonas, që edhe më tej ta gëzojnë të drejtën për të lëpirë sahanët e huaj, jo për lirinë dhe të drejtat natyrore, për veten e tyre dhe popullin e shtypur. Ky është mjerim!
Hiqni nga mendjet tuaja një herë e përgjithmonë këto vese, vasalitetin, nënshtrimin, poltronizmin, të qenët shërbëtorë të djallit! Të tillë kemi pasur mjaftë këto 25 vjet në pluralizëm, që u veshën me aureolën e pushtetit dhe u pasuruan me votën tuaj, në emër të patriotizmit të rrejshëm, të lirisë dhe demokracisë!
Bëhuni zëri i vetvetes, i ndërgjegjes suaj, i të drejtave tuaja të nëpërkëmbura, i popullit dhe atdheut tonë të mohuar! Mos vajtoni, por veproni!

==================

– Nga editori i pashtriku.org, sh.b –
NE NUK HARROJMË! MAQEDONIA ËSHTË SHTET I ҪIZMES!

Më 12 Gusht 2001, forcat policore – ushtarake maqedonase vranë 10 shqiptarë të paarmatosur, rrahën e maltretuan qindra të tjerë, ndërsa u dogjën e u shkrumuan 14 shtëpi! Dhjetë viktimat e masakrës së Lubotenit ishin: 1. Dalip Murati, 2. Muharem Ramadani, 3. Memet Memeti, 4. Rami Jusufi, 5. Xhelal Bajrami, 6. Kadri Jashari, 7. Bajram Jashari, 8. Sulejman Bajrami, 9. Atulla Qaili dhe 10. Erxhan Aliu (5 vjeç). Për masakrën e Lubotenit u mbajt një gjykim në Gjykatën e Hagës, kundër ministrit të brendshëm Lube Boshkovskit dhe një pjestari të lartë të forcave të sigurisë maqedone, Johan Tarçullovski, dhe për çudi dënohet vetëm ky i fundit, ndërsa Lube Boshkovski “brat Lube” lirohet si i pafajshëm!!! – Shikoni videot:

Luboteni nuk harron 12 Gushtin 2001!

13 vjet nga Masakra, asnjë funksionar në Luboten

THEMELIMI I UNIVERSITETIT TË TETOVËS


MAQEDONIA – SHTETI I ҪIZMES!

Gostivari – 9 korrik 1997


Ramadan Shiti – Brodec –


Hebib Ahmeti – Pamje rreneqethse te dhunes
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura