ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (3)

Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023

ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (3)

Nga Sheradin Berisha – Pashtriku 2 Maj 2024

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Me këtë rast ju sjellë tri dëshmi dhe mundësisht na trego në cilën nga këto dëshmi është thënë e vërteta?

1. ABDULLAH PRAPASHTICA: LK E LRSSHJ-së, ËSHTË PJESË PËRBËRËSE E LKJ-së…

”LK e RSSHJ është Parti Komuniste Marksiste Leniniste dhe roli i sajë është pris ideor i klasës punëtore dhe popullit shqiptar në RSFJ, është pjesë përbërse e LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë – shën. i red.) dhe pjesë integrale e lëvizjes komuniste marksiste leniniste botrore”. Ky definicion vazhdon për dokumentet e LK të RSSHJ e jo të LRSHJ.“

Burimi: Abdullah Prapashtica letër dërguar Halimit (Osman Osmanit) nga Ankara, më 14 qershor 1982

***

2. ABDULLAH PRAPASHTICA: UNË ME DORËN TIME NUK E KAM SHKRUAR TELEGRAMIN! DERI ME DËRGIMIN E KËTIJ TELEGRAMI (MË 4 MAJ 1980) LKJ DHE REPUBLIKAT NUK KANË PAS INFORMACIONE NGA ANA E JONË PËR EKZISTIMIN E PKMLSHJ!

Ne me Telegramin e PKMLSHJ ju kemi drejtuar LKJ në nivel federal edhe në nivel republikan, pra si tërësi, për të ju treguar se jemi Subjek Politik më vete e jasht tyre e jo pjesë e tyre, por jo kudër tyre, pikërisht ashtusi thuhet në Programin e PKMLSHJ, (…) Unë me dorën time nuk e kam shkruar Telegramin, por e mbështes plotesisht si një vepër kolektive e PKMLSHJ! (…) Deri me dërgimin e këtij Telegrami (më 4 maj 1980) LKJ e Republikat nuk kanë pas informacione nga ana e jonë për ekzistimin e PKMLSHJ! Me që pas vdekjes së Titos Telegrami ju ka drejtuar dy Kryesive federale (të Shtetit dhe të Partisë), dhe me që ato dy Kryesi kanë vepruar si organe kolekive, kjo ka bë që automatikisht për ekzistimin e PKMLSHJ të njoftohen edhe e terë Udheqja Shtetërore Federale e ajo Qendrore Partiake edhe për mes tyre edhe udhehqjet republikane!

(Abdullah Prapashtica, Facebook 2 maj 2023)

***

3. NUSRET AHMETI NË VITIN 1978: ABDULLAH PRAPASHTICA DIKTOI E UNË E SHKROVA LETRËN PËR ORGANET POLITIKO – SHOQËRORE (të RSFJ-së) ME TË CILËN I NJOFTUAM PËR EKZISTIMIN E PKMLSHJ-së!

ME ABDULLAH PRAPASHTICËN E KEMI SHKRUAR TELEGRAMIN NGUSHËLLUES ME RASTIN E VDEKJES SË SHOKUT TITO (MË 4 MAJ 1980)!

Në Aktgjykimin P-K.nr.167/82, të PKMLSHJ-së (Partisë Komuniste Marksiste – Leniniste Shqiptare në Jugosllavi, Nusret Ahmeti deklaron:

”I akuzuari Nusret Ahmeti, në mbrojtjen e vet ka deklaruar se në vitin 1978, me Osman Osmanin, kanë biseduar rreth çështjes pse Kosova nuk zhvillohet sa ka mundësi, e në një rast tjetër për ato çështje ka biseduar së bashku me Osman Osmanin dhe Abdullah Prapashticën, pas dy-tre muajsh prej atyre bisedave në korzo në Prishtinë është takuar me Osman Osmanin e ai i ka thënë që të shkoj në shtëpinë e Abdullah Prapashticës, e për vehte thotë se ka vepruar ashtu, ku është takuar me Osman Osmanin, Rexhep Maqedoncin, Lutfi Meqedoncin, Adem Prapashticen, Abdullah Prapashticen, Kadri Cakiqin, Faton Topallin, dhe Skenderin. Në bisedë e sipër, siç thot ky i akuzuar, ka kuptuar për ekzistimin e PKMLSHJ, e Osmani i ka spjeguar për qëllimet e kësaj partie, duke e komentuar platformën, e duke treguar se duhet organizuar në formë të treshit. Pas një kohe, prej këtij takimi, ka shkuar te Abdullah Prapashtica, e me atë rast Abdullahu i ka diktuar e ky ka shkruajtur letrën për organet politiko-shoqërore (të RSFJ-së), me të cilën e ka njohtuar për ekzistimin e PKMLSHJ. Më tutje thotë se në shtëpinë e Osman Osmanit, me Abdullah Prapashticën e kanë shkruajtur telegramin ngushllues me rastin e vdekjes së Shokut Tito.” (Burimi: Aktgjykimi – P-K.nr.167/82; botuar në librin: Ethem Çeku, Shekulli i ilegales, Prishtinë 2004, BREZI ’81 – faqe 672)

_________

Dëshmi: Lexoni citimin me kornizë të kuqe nga faksimili i librit të Ethem Çekut, Shekulli i ilegales, Prishtinë 2004, BREZI ’81 – faqe 672)

***

Abdullah Prapashtica

Për të njejtat gjëra nuk flas dy herë. Nëse nuk e ke kuptua për herën e parë, lexoje për herën e dytë dhe po pate prapë paqartësi, lexoje edhe herën e tretë! Kur te citojsh pjesë nga shkrimet mija dhe te tjerëve mos i shkëput ato, por cito temën nga pika në pikë! Tito dhe Udheqja e Kosovës ishin informuar për ekzistimin e PKMLSHJ dhe për Kërkesën e saj për Republikën e Kosovës së tërësishme nga 1978, ndersa republikat tjera pas 4 majit 1980! U dhanë ato sqarime një herë!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Besoj që i kam kuptuar mjaftueshëm, të gjitha të dhënat nga materialet tuaja arkivore, por edhe ato që i thua tani (në debatin tonë) për çështjet e njejta. Megjithatë po i konkretizoj ato tri çështje për të marrë tri përgjigje konkrete!

Me këto tri dëshmi kam vu në pah tri çështje, dhe prandaj i kam sjellur (të shkëputur) tri dëshmitë për të sqaruar ato, pa u futur në gjëra tjera që i ke përfshirë në komentin tuaj dhe ato që janë thënë në dy dëshmitë arkivore: letra e 14 qershorit 1982 (dërguar Osman Osmanit) dhe dëshmia e Nusret Ahmetit e dhënë në gjyq.

Të tjerat mund t’i debatojmë në një diskutimin tjetër.

***

Tri dëshmitë që kanë të bëjnë me tri çështje janë si vijon:

E para, ku thua se LK e LRSSHJ është pjesë përbërëse e LKJ-së – ndërsa në komentin e djeshëm thua “se telegramin e PKMLSHJ ju kemi drejtuar LKJ në nivel federal edhe në nivel republikan, pra si tërësi, për të ju treguar se jemi Subjek Politik më vete e jasht tyre e jo pjesë e tyre, por jo kudër tyre”.

Pyetja ime:

– Cila është e vërteta këtu, PKMLSHJ (1978 – 1981) e më vonë (1982 – 1989) LK e LRSSHJ ishin pjesë përbërse e LKJ-së, apo Subjek Politik më vete e jasht tyre e jo pjesë e tyre, por jo kudër tyre?

***

2. E dyta në komentin e djeshëm thua se telegramin nuk e ke shkruar me dorë tënde por se vetëm e paske mbështetur plotësisht si një vepër kolektive e PKMLSHJ, ndërsa për këtë gjë Nusret Ahmeti në dëshminë e tij (në gjyq) deklaron se në shtëpinë e Osman Osmanit, me Abdullah Prapashticën e kemi shkruajtur telegramin ngushllues me rastin e vdekjes së Shokut Tito.”

Pyetja ime:

Cila është e vërteta këtu: se telegramin nuk e ke shkruar ti por vetëm e ke mbështetur, apo siç thotë Nusreti “me Abdullah Prapashticën e kemi shkruajtur telegramin ngushllues me rastin e vdekjes së Shokut Tito.”

***

E treta, në komentin e djeshëm thua se “deri me dërgimin e këtij Telegrami (më 4 maj 1980) LKJ e Republikat nuk kanë pas informacione nga ana e jonë për ekzistimin e PKMLSHJ”, ndërsa Nusret Ahmeti, në gjyq deklaron se në vitin 1978 “pas një kohe, prej këtij takimi (paraprak), ka shkuar te Abdullah Prapashtica, e me atë rast Abdullahu i ka diktuar e ky ka shkruajtur letrën për organet politiko-shoqërore (të RSFJ-së), me të cilën e ka njohtuar për ekzistimin e PKMLSHJ.”

Pyetja ime:

Cila është e vërta këtu, ajo që thua ti se para dërgimit të telegramit ngushëllues për vdekjen e Titos (më 4 maj 1980) “LKJ e Republikat – nuk kanë pas informacione nga ana e juaj për ekzistimin e PKMLSHJ, apo atë që thotë Nusreti Ahmeti, se qysh në vitin 1978 me një letër që ia ke diktuar ti (ndërsa ai e ka shkruajtur) për organet politiko-shoqërore (të RSFJ-së), janë njohtuar për ekzistimin e PKMLSHJ.”?!

Shëndet 🤝

***

Abdullah Prapashtica

“Nuk e de se në çfarë funksioni janë këto përpjekje për mjegullime”? Çdo akt i miratuar dhe i publikuar në emër të KQ te PKMLSHJ eshte akti kolektiv dhe unë marr përgjëgjesi të plot për përmbajtjen e tyre, pavaresisht se a e kam shkruar unë, Osmani, Nysreti, apo cilido nga Sekretarët e Partisë! Letrat personale mes neve jane letra e debate mes neve dhe jo dokumente. Qendrimet e PKMLSHJ, si tersi, i keni të shprehura në Programin e Dokumentet tjera të PKMLSHJ deri me 17 shkurt 1982. Nga 17 shkurt 1982 Platforma Politike e PKMLSHJ për Republikën e Kosovës avansohet në Platforma Politike të Lëvizje Kombëtare për Republikën e Kosovës, sepse ajo hyn në Vendimet e Bashkimit në Lëvizje! Pas kësaj Date për ne Program i Lëvizjes janë Vendimet e Bashkimit të 17 shkurt 1982 dhe vetëm në ato mundeni me u thirrë. Mos i ngatërroni gjerat prej para dhe mbas 17 shkurtit 1982. Ne kemi bërë përpjkeje maksimale për zbatimin e Vendimeve të Bashkimit, dhe vetëm në këtë frym janë zhvilluar diskutimie për të ardhmen e Republikës së Kosovës në kuadër të RSFJ. Në Momentin kur eshte konstatua se Udhëheqja e Jugosllavise ka marrur qëndrim përfundimtar armiqsor kundër Republikës së Kosovës, ne kemi heqë dorë nga zbatimi i disa Vendimeve të 17 shkurtit 1982, përsëri në bazë të Vendimeve të 17 shkurtit 1982 te cilat kishin të bjenë ndryshimin e qëndrimit pasi që u konstatua se Republika e Kosovës brenda RSFJ u pa e pamundur, me çka MBYLLET FAZA E DYTE dhe pastaj kemi kaluar në Fazën e Tretë, për shkëputje nga Jugosllavia dhe për bashkim me shtetin ëme! Këtu e ndërprejmi debatin, sepse gjerat tjera të pa thena deri me tani unë nuk dua ti konsumoj këtu, por në Memoaret e mija. Pra, për tjerat duhet të keni durim deri sa të dalin Memoaret e mija! Ju falnderoi për interesimin e juaj dhe shprehi keqardhje për përgjigjet me kënde të ashpra në disa përpjekje të juaja me u deformua e vërteta. Unë po le një hapsirë që ato përpjekje ti trajtoj si rezultat nga mungesa e informacionit dhe si pasojë e dezinformimit te tjerëve! Por, realitetin e kesaj sjellje do ta deshmon e ardhmja!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Nuk mund të diskutohen dhe të qartësohen çështjet konkrete në këtë mënyrë. Unë i shtrova tri çështje nga diskutimi yt dhe i nxora tri pyetje konkrete, por nuk mora asnjë përgjigjje konkrete.

Përqëndroju të lutem në diskutim, sepse çështjet konkrete kërkojnë përgjigjje konkrete.

***

Këto përpjekje janë në funksion të të shkruarit të historisë së vërtetë në gjithë dimensionin e veprimtarisë së PKMLSHJ-së.

Që të sqarojmë e konkretizojmë edhe një çështje brenda kësaj çështjeje që po diskutojmë!

Ti thua:

“Ne me Telegramin e PKMLSHJ ju kemi drejtuar LKJ në nivel federal edhe në nivel republikan, pra si tërësi, për të ju treguar se jemi Subjek Politik më vete e jasht tyre e jo pjesë e tyre, por jo kudër tyre, pikërisht ashtusi thuhet në Programin e PKMLSHJ.”

Pyetja ime konkrete është si vijon:

Nëse PKMLSHJ ishte “Subjek Politik më vete e jasht tyre e jo pjesë e tyre, por jo kudër tyre”, atëherë PKMLSHJ kundër kujt po vepronte për ta realizuar kërkesën për Republikë të Kosovës?

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

LK E RSSHJ-së PJESË PËRBËRËSE E LKJ-së!

Se PKMLSHJ, gjegjësisht Lidhja Komuniste (LK) e RSSHJ është Parti Komuniste Marksiste Leniniste dhe si e tillë pjesë përbërse e LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë), këtë fakt e thekson udhëheqësi i kësaj partie, Abdullah Prapashtica, edhe më 14 qershor 1982 në letrën dërguar Sekretarit të „Komitetit – Vëllezërit Gërvalla“ për Europën Perëndimore, Osman Osmani (Halimit).

Në vijim ju ftoj të lexoni (po citoj):

“Sa i përket organizimit të organizatave të brendshme të LRSHJ ajo qështje duhet realizuar, sapo të ndërtohet tërësisht LRSHJ dhe këtë nuk mundet ta pengoi askush sepse ai është vendim i pa tjetërsushëm i dokumentit të bashkimit të 17 shkurtit 1982. Kështu që edhe organizata komuniste (Partia Komuniste – shënimi i redaksisë) edhe tjerat përcjellse (Organizata Sindikale e Punëtorëve, Organizata e Grave, Organizata e Rinisë, Organizata e Pionierëve… – shën. i red.) do të organizohen. Sa i përket emnit të organizatës komunist, ma merr menja se nuk ka dilemë, sepse plotsisht është i përshtatshëm emni LK (Lidhja Komuniste – shën. i red.) e Republikës Socialiste Shqiptare në RSFJ nga çdo aspekt e posaqërisht është në vi të LRSHJ. Këtu vetëm në definicionin e LK të RSSHJ mund të thuhet ”LK e RSSHJ është Parti Komuniste Marksiste Leniniste dhe roli i sajë është pris ideor i klasës punëtore dhe popullit shqiptar në RSFJ, është pjesë përbërse e LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë – shën. i red.) dhe pjesë integrale e lëvizjes komuniste marksiste leniniste botrore”. Ky definicion vazhdon për dokumentet e LK të RSSHJ e jo të LRSHJ.“ – përfundon citati.

_________

Dëshmi nga arkivi i LRSHJ-së: citimi (me kornizë të kuqe f.2-3) nga faksimili i letrës së Abdullah Prapashticës dërguar Halimit (Osman Osmanit) nga Ankaraja, më 14 qershor 1982:

——-

Abdullah

Në këtë letër keni theksuar se LK E RSSHJ-së (pasardhësja e PKMLSHJ-së) ËSHTË PJESË PËRBËRËSE E LKJ-së, e jo Opozitë e LKJ-së! A ishte kështu…?

***

Abdullah Prapashtica

JU NUK JENI AUTOR I KËTYRE PALLAVRAVE! RICIKLIMI I PALLAVRAVE TË DËSHTAKVE TË 1985 NUK I BENË SHPIFJET E VERTETA! ATO MË NUK SHITEN AS NË QERDHET TË FEMIJVE! ENERGJIA E BRENDSHME NEGATIVE NUK NUK SHËROHET ME PRODHIMIN E INTRIGAVE SERIKE! NDOSHTA ME PAS OREJNTUA ENERGJINË E BRENDSHME NEGATIVE NË DREJTIM TË SERBISË NË VEND SE NË DREJTIM TONIN, DO TË JU NDIHMONTE SHUMË ME U LIRUA NGA AJO E ZEZË QË E KENI BRENDA DHE DO TË BENIT NJË PUNË POZITIVE EDHE PËR KOSOVËN! RRESHTIMI NË RADHET E ATYRE INDIVIDVE TË CILVE JU DUKET SE DETYRË E TYRE “PATRIOTIKE” ËSHTË ME LUFTUA KUNDËR PATRITOTËVE NUK ËSHTË RRUGËDALJE NGA KY FERR I BRENDSHEM PERSONAL! MERRNI PARA SYSH KETO KËSHILLA SEPSE KJO ËSHTË NË DOBI TUAJËN SHËNDETSORE! Edhe në ketë pytje e keni përgjegjjen e saktë në Programin e PKMLSHJ dhe në Programin e LPK i cili del nga Vendimet e Bashhkimit në LPK të 17 shkurtit 1982! Dersia sa ka pas anagazhim për të krijuar Republikën e Kosovës brenda RSFJ as PKMLSHJ dhe as LPK nuk kanë patur qëndrim armiqësore ndaj RSFJ, por kan patur qëndrim Opozitar. Nëse do të krijohej Republika e Kosovës brenda RSFJ do kishte me ndodhur pikrisht ashtu si është thanë në Vendimet e Bashkimit të 17 shkurtit 1982 dhe Kosova do të ishte njësoj si Republikat tjera në RSFJ! Por, atëherë kur RSFJ ka marrë qendrim armiqsor definitiv ndaj kërkesës për Republikën e Kosovës së tërësishme edhe qëndrimi i LPK ka qenë reciprok. A kaq vështir eshtë me i kuptuar këto gjera kaq të thjeshta apo qëllimisht po manipulon me to. Me këso përpjekje të pa moralshme, duke u munduar me çdo kusht me e njollos të vërtetën, luftën e pastërt e të drejtë për çlirim e për bashkim kombëtar, duke u munduar me çdo kusht me mohua dhe me njollos, punën idividuale, veprimtarine kolektive, sakrificat, vuajtjet, gjakun e derdhur për liri të disa qindra njerëzve e të familjeve të tyre që i takojnë një Force Politike, pa të cilën kjo pjesë e historisë nuk kishte me ndodhur fare, nuk shkruhen as e vertea as Historia. Historia nuk shkruhet me pallavra!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

PKMLSHJ VETËM OPOZITË E LKJ APO …

Më vjen keq që keni këtë mendim për mua në këtë drejtim! Nuk kam asgjë personale jo vetëm me ty, por me askë tjetër në këtë diskutim.

Sidoqoftë ky është mendimi yt!

Dhe sërish nuk dhatë përgjigje në pyetjen time konkrete!!!

Në ripostimin e mësipërm thua (citoi):

“Dersia sa ka pas anagazhim për të krijuar Republikën e Kosovës brenda RSFJ as PKMLSHJ dhe as LPK nuk kanë patur qëndrim armiqësore ndaj RSFJ, por kan patur qëndrim Opozitar.”

Pyetja ime:

Në Kosovë PKMLSHJ, të cilën e keni drejtuar nga viti 1978 e deri më 17 shkurt 1982 (kur u bë bashkimi LNÇKVSHJ – PKMLSHJ në LRSHJ në Turqi), gjatë kësaj periudhe ka pas bashkëpunim, respektivisht aktivitete bashkëvepruese me LNÇKVSHJ dhe OMLK-në, apo edhe me këto dy organizata politike ilegale PKMLSHJ ka pas qëndrim opozitar?

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha si mundesh me bë keso pyetje, kur ne pushtet ka qenë LKJ ndërsa në opozitë kanë qenë edhe LNÇKVSHJ edhe OMLK dhe kur ne bashkarisht i kemi nënshkruar Vendimet e bashkimit ton me 17 shkurt 1982! PKMLSHJ, as para dhe as pas bashkimit në LPK, askush nga ne të ex-PKMLSHJ, kurrë nuk ka veprua as kundër njerës as kundër tjetrës palë, me cilat ka qenë bashkuar dhe që kemi vepruar si Formacione të bashkuara në LPK. Por, në kushtë te konsipracionit nuk ka pas shkrirje fizike sepse ajo do të ishte marrëzi e pafalshme! Ne jemi bashkuar në Program dhe në raste të veçanta në aksone të kufizuara. Por, kjo nuk do të thot se nuk ka pas sulme prapa krahve e ndaj PKMLSHJ edhe brenda edhe jasht vendit edhe brenda edhe jash burgjeve nga disa fraksione komplotiste mes te cilve ka pas edhe vegla qorre edhe vegla të armikut! Por, ne nuk jemi marr me ta po jemi marr me armikun!

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Ti bashkë me Osman Osmanin dhe Faton Topallin nga Kosova jeni larguar më 16/17 nëntor 1981 nga Nishi për në Turqi!

Tani më konkretisht, deri sa ishit në Kosovë nga viti 1978, deri në nëntor 1981, nëse ishit “opozitë” (PKMLSHJ – LNÇKVSHJ dhe OMLK) e LKJ-së, PKMLSHJ gjatë kësaj periudhe a ka bashkëvepruar me LNÇKVSHJ dhe OMLK-në, për më tepër a ka bërë përpjekje për bashkimin e treshes në NJË, kundër regjimit titist të LKJ-së?

***

Abdullah Prapashtica

Sheradin Berisha Ne, disa nga themeluesit PKMLSHJ e kemi flluar veprimtarinë në 1975 pas konsultimdeve 1 vjeçare të filluara në 1974. Ne periudhen 1975 – 1978 ka zgjatur organizimi i brendshëm dhe vuarja e bazave teorike e praktike të veprimit, kur ka veprua edhe Shkolla e Partisë për përgatitjen teorike e praktike të kuadrove me të cilen ka udhehequr Sekretari Organizativ! Nga 1978 ne i kemi njoftuar për ekzsitimin e PKMLSHJ edhe (kam fole me heret si ka ndodh kjo) LKJ në pushtet edhe disa individ që ne kemi besuar se jane lider të LNÇKVSHJ dhe OMLK-es (disa me heret e disa me von). Mbi këtë temë pas lufte kemi folur disa here publikisht. Me gjerësisht do të flas në Memoaret e mija më von. Por, nëse nuk ju pritet, disa gjera mundeni ti mesoni edhe në Librin e Osman Osmanit për jetën e veprën e Skënder Ibishit.

***

Sheradin Berisha

Abdullah Prapashtica

Përpara se të vazhdojmë me “opozitarizmin” e PKMLSHJ-së në raport me LKJ-në, dhe qëndrimin tuaj karshi organizatave tjera ilegale shqiptare, në vijim dua të themë se: librin me 364 faqe të Osman Osmanit kushtuar veprimtarit “Skënder Ibishi – Liria nuk ka çmim”, e kam lexuar dhe të njejtin e kam botuar në portalin pashtriku.

Në këtë libër shumë pak ka të dhëna për bashkëveprimin apo përpjekjet për bashkimin e tri organizatave një front të përbashkët (në këtë periudhë kohore 1978 – 1981) kundër regjimit titist të LKJ-së. Madje në libër vihet në dyshim burgosja e disa anëtarëve të PKMLSHJ nga dekonspirimi i anëtarëve të organizatave tjera ilegale, siç thotë me një vend Osmani për shkak edhe të jo profesionalizmit të anëtarëve të tyre.

***

Si lustrim po i sjellë këtu tri faqe (107, 110 dhe 111) të librit ku shkruhet kryesisht për këtë gjë:

***

Abdullah Prapashtica

Mirë. Mbasi e ke lexuar librin, konsideroj se je mirë i informuar!

***

VIJON ….

© Pashtriku.org

_________________________________

Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023

ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (4)

Nga Sheradin Berisha – Pashtriku, Maj 2024

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura