ADEM DEMAÇI – IDEATOR I LËVIZJES KOMBËTARE

Demaçi – metaforë lirie

ADEM DEMAÇI – IDEATOR I LËVIZJES KOMBËTARE

Metush Krasniqit dhe Adem Demaçit, dy figura kryesore të Lëvizjes sonë Kombëtare

Metush Krasniqit dhe Adem Demaçit, në qershor 1974 i hodhën themelet e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Kosovës (LNÇK). Më 3 e 4 korrik 1974 nga anëtarët e Grupit Revolucionar u shpërnda Trakti, me nënshkrimin Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës (LNÇK). Me zgjerimin e radhëve të saj edhe në viset tjera shqiptare (jashtë kufijëve të Kosovës) në vitin 1977 emërtimit „Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës“, iu shtua prapashtesa „me Viset Shqiptare në Jugosllavi“ (LNÇKVSHJ).

***

Për rëndësinë që kishte luajtur Adem Demaçi në fuqizimin e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, flet dhe Ilmi Ramadani, njëri prej organizatorëve të demonstratave të ’68-të në Gjilan; anëtari i organizatës “Grupi Revolucinar”, pjesëmarrësi aktiv i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej eprorëve të Shërbimit Informativ të Kosovës.

Nga Ilmi Ramadani, Janar 2008

Adem Demaçin nuk e njoha nga larg, as nëpërmjet të tretit, po nga afër, ballafaqas. Nuk e njoha si shumica e njerëzve pas vuajtjeve në burgje, por me kohë, atëherë kur thërriste që t’i bashkoheshim në luftën e drejtë për liri, për çlirim e bashkim kombëtar.

Unë, me këtë rast, do të theksoj, një aspekt të kontaktimit dhe bashkëpunimit midis dy personaliteteve të Lëvizjes sonë, për çlirim e bashkim kombëtarë, të cilët, për dekada me radhë ishin dhe mbetën ideatorë, frymëzues, koordinatorë dhe drejtues të Levizjes: Adem Demaçit dhe Metush Krasniqit.

Në vijim do të prezentoj një detal, një tablo të vërtetë, të miqësisë dhe bashkëpunimit midis këtyre dy veprimtarëve politikë që fuqizuan Lëvizjen Ilegale në Kosovë për vite me radhë.

Fjalën e kam për takimin midis Adem Demaçit dhe Metush Krasniqit, në shtëpinë e këtij të dytit, në Dajkoc të Dardanës me 2, 3 dhe 4 qershor të vitit 1974. Dy ditët edhe netët e para isha edhe unë i pranishëm. Këtë takim e ka përgatitur dhe ideuar atdhetari llapjan, Mulla Ramë Govori.

Në Dajkoc Adem Demaçi ka ardhur me atdhetarët – Ahmet Haxhiun dhe Mulla Ramë Govori si dhe me atdhetaren Hyrije Hana, motra e dëshmorit të Luftës Nacionalçlirimtare, Xheladin Hanës. Ne të tjerët na kishte ftuar Metush Krasniqi: babën tim Selman Ramadanin, Fehmi Bajramin-i burgosur politik nga Gjilani dhe mua-atëherë student i Fakultetit Ekonomik.

Në këtë takim të gjatë ishin të pranishëm edhe dy kushërinjë të Metush Krasniqit, Sylë Krasniqi-pleqnar dhe Hazir Krasniqi-punëtor dhe dy të rinjë të tjerë, Besniku-djali i Metushit dhe Emini-atëherë nxënës. Takimi ka zgjatur, siç u tha 3 ditë. Gjatë këtyre ditëve është biseduar për shumë çështje aktuale politike, po mbi të gjitha dy kanë qenë temat qendrore:

– e para-e kaluara e popullit tonë, (luftërat, sakrificat, heroizmat, solidariteti, etj.) dhe

– e dyta-mundësitë e organizimit dhe veprimit konkret në kushtet dhe rrethanat aktuale.

Përkitazi me pikën e parë të debatimit, më së tepërmi janë theksuar:

1. Raportet dhe bashkëpunimi i dy ushtrive, i ushtrisë së Shqipërisë dhe asaj të Jugosllavisë, pra, të Enver Hoxhës dhe të Titos;

2. Premtimet, mashtrimet dhe tradhëtia e pas përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare nga Titoja dhe Jugosllavët, si dhe nga Rusia e Anglia që iu bë popullit shqipëtar;

3. Analizat e gjata dhe të dhembsur për likuidimet politike të shqiptarëve nga OZNA jugosllave, në periudhën janar 1945 – maj 1946, ku në forma dhe mënyra të ndryshme ishin vrarë dhe masakruar, në tërë Kosovën mbi 47.000 njerëz;

4. Mbi detyrimet e shqiptarëve që të shpërnguleshin mbi 150.000 veta për në Tuqi dhe vende tjera, (në bazë të evidencës që kishte sjellur Tahir Zajmi në librin “Lidhja e dytë e Prizrenit”, 16-21 shtator 1943);

5. U bisedua për Marrëveshjen xhentëllmene, Tito-Ismet Ineni, të vitit 1951, sipas së cilës ishin shpërngulur nga Kosova, Sanxhaku e Maqedonia perëndimore mbi 215.000 shqipëtarë;

6. U bisedua, poashtu, rreth aksionit të mbledhjes së armëve në Kosovë nga shqiptarët, janar-shkurt 1956, duke u trumbetuar, më vonë, se ajo ishte bërë nga Rankoviqi e jo nga Titoja, tema të tilla.

Ndër temat qendrore historike, që do të trajtohen gjatë këtij takimi 3-ditor në Dajkoc, në shtëpinë e Metush Krasniqit, ishin edhe demonstratat e vitit 1968 dhe rëndësia e tyre historike dhe presionin që kishin ushtruar ato ndaj pushtetit okupues jugosllav, duke theksuar se, pikërisht për shkak të atij presioni, udhëheqja jugosllavë bëri kompromis për shqipëtarët e Kosovës duke u përmirësuar statusi politik e juridik i Kosovës si dhe me plotësimet që ishin bërë me Kushtetutën e vitit 1974.

Të gjitha këto analiza kishin qenë si hyrje për atë që ishte organizuar ky takim. Ishte konstatim i të pranishëmve se për një organizim dhe organizëm të gjërë dhe të përbashkët, së pari, kërkohej që vet Ademi Demaçi dhe Metush Krasniqi të pajtoheshin në ide. Për Metushin, thonin shokët e tij, se ishte më “djathtist”, demokrat e pro perendimor, ndërsa për Ademin thonin që kishte evoluar në “majtist”, revolucionar e pro marksizmit. Por, e vërteta ishte se edhe Ademi edhe Metushi, ishin me tërë qënjët e tyre për bashkimin e Kosovës me Amën- Shqipëri!

Gjatë këtij takimi, duke iu falënderuar atdhetarëve të ndritur: Mulla Ramë Govorit, Ahmet Haxhiut e Hyrije Hanës, në njërën anë dhe, në anën tjetër, shokëve të burgut dhe Sylës si pleqnar e luftëtar i organizatës Balli Kombëtar, Metushit iu desh të bënte kompromis. U pajtua, (kemi mësuar edhe më vonë), në ide me Adem Demaçin.

Metush Krasniqi nuk tundej as hamendej në rrugën e drejtë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por pranoi arsyetimet e Adem Demaçit:

– Lufta jonë është e drejtë dhe, për të ngadhnjyer, kërkon sakrifica! Për këto ne jemi të gatshëm;

– Lufta jonë e përbashkët ka për qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që për mua dhe për ty, si dhe për të gjithë shqipëtarët, Shqipëria është Nëna jonë;

– As unë, as ti, as shqiptarët në Shqipëri e këtu në Kosovë nuk janë komunistë e as pro marksizmit. Por, Shqipërinë si ti, si unë e të gjithë shqiptarët, e dim se ka një udhëheqje kumuniste me Enver Hoxhën në krye;

– Edhe unë edhe ti e dim se lufta jonë duhet të bëhët për bashkimin e popullit shqiptar e jo kundër udhëheqjes së Shqipërisë, e cila do të bie me kohën.

Kjo marrëveshje me rëndësi historike, prandaj, ishte leva kryesore që filloi ta stabilizoj Lëvizjen Ilegale për brenda radhëve të veta. Si rezultztat konkret dhe i parë i kësaj Marrëveshjeje, në mes të Metush Krasniqit dhe Adem Demaçit, ishte hartimi i Traktit të organizatës Grupi Revolucionar, që është shpërndarë në natën 3 e 4 korrikut 1974, me nënshkrimin Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës.

_________

METUSH KRASNIQI, THEMELURESI I LNÇKVSHJ-së DHE FRYMËZUESI I UÇK-së

Nga Ramadan Pllana, 14 tetor 2011

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura