AHMET QERIQI: KONFISKIMI I PRONAVE TË SHQIPTARËVE NGA REGJIMI KOMUNIST JUGOSLLAV, NË PRANVERË TË VITIT 1945

Prishtinë, 04. 09. 2013 – Në mbledhjen e kryesisë së AVNOJ-it, të mbajtur më 21 nëntor të vitit 1944, në Beograd ishte marrë vendim për konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme të të gjithë personave që konsideroheshin armiq të Jugosllavisë komuniste. Vendimi kishte hyrë në fuqi më 6 shkurt të vitit 1945. (Postupak oduzimanja privatne imovine) Konfiskimi i pasurisë private (internet Forum.mojepravo.net)
Pasuria e tundshme dhe e patundshme në mënyrë selektive iu merrej të gjithë qytetarëve, të cilët konsideroheshin armiq të “pushtetit popullor”, prej ditës së hyrjes në fuqi të ligjit më 25 gusht të vitit 1945 e deri kur kishte filluar të aplikohej Ligji penal, në vitin 1953. Duke qenë se në Kosovë ishte shpallur gjendja e luftës, ligji mbi konfiskimin e pasurisë kishte filluar të aplikohej qysh në prill të vitit 1945, edhe pse ligji ishte shpallur i plotfuqishëm në gusht të vitit 1945. (Snezhana Radiq: Spisak konfiskovane pokretne imovine “narodnih neprijatelja, januar 1945”…)
Në shënjestër të këtij aksioni shfaronjës ishin vënë në radhë të parë shqiptarët, kroatët, magjarët dhe gjermanët e Vojvodinës, mbi të cilët regjimi komunist i kohës ushtroi gjenocid duke u marrë pronat dhe duke i përzënë nga shtëpitë e tyre. Duke u mbështetur në një ligj të tillë të njëanshëm e të dhunshëm rreth 250 mijë fshatarëve gjermanë të Vojvodinës të njohur si “dojqerë” iu konfiskua e tërë pasuria ndërsa ata u përzunë nga vendbanimet e tyre ku kishin banuar me shekuj.(Genocid nad Podunavskim Nemcima 1944 – 48 ( deo drugi, Internet).

Duke u bazuar në vendimin për konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme të shqiptarëve, të cilët konsideroheshin si mbështetës së regjimit italo-gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, kreu administrativ shtetëror i RSFJ-së kishte marrë vendim për konfiskimin e pasurisë së qindra e mijëra shqiptarëve. Në një dokument gjyqësor, i cili ndodhet në Arkivin e Kosovës, (Sud. br. 133/045-3) janë evidentuar emrat e mbiemrat e rreth 160 familjarëve shqiptarë, në mesin e tyre edhe shtatë serbë e malazezë të cilëve iu kishte marrë pasuria e tundshme, duke filluar nga 30 e 40 për qind, pastaj 70 për qind e deri në qind për qind, për të gjithë ata që ishin dënuar me vdekje. Të gjithë atyre shqiptarëve që ishin pushkatuar me gjyq apo pa gjyq iu kishte konfiskuar edhe pasuria e patundshme, si ara, livadhe, zabele, deri edhe oborre shtëpish, nëse ato shtriheshin në një sipërfaqe në më shumë se pesë ari.
Pasuria e tundshme iu kishte konfiskuar po thuajse të gjithë shqiptarëve që konsideroheshin të pasur por edhe familjeve krejtësisht të varfra nëse paragjykohej se kishin qenë familje nacionalistësh, apo pjesëmarrëse të administruarës italo-shqiptare prej vitit 1941 deri në vitin 1945.
Familjarët shqiptarë të disa vendbanimeve të Rrafshit të Kosovës, kryesisht nga rrethi i Prishtinës dhe Lypjanit, të cilëve “Pushteti popullor” i RSFJ-së iu kishte konfiskuar pasurinë e tundshme, në pranverë të vitit 1945.
– Aktvendimi (Sud. br. 133/045-3) lidhur me konfiskimin 40% të pasurisë së tundshme
– Aktgjykimi lidhur me konfiskimin 40% të pasurisë së tundshme, ku llogariteshin të gjitha orenditë, mjetet bujqësore, kafshët shtëpiake, inventari, përveç shtëpive dhe njerëzve.
Ky vendim gjyqësor ishte zbatuar kundër këtyre shqiptarëve:
Hazir A. Selimi nga Plitkoviqi.
Selim Emin Maçastena, Prishtinë.
Bajram Emini dhe Hamdi Emin Maçastena po ashtu nga Prishtina.
Mehmet Abdullah Gllavica, Shefki Mehmet Gllavica, Ali Haxhi Avdulli dhe Murtezan Ramadani, të gjithë nga Prishtina.
(Radhitja, emër mbiemër është bërë duke u bazuar në dokument, edhe pse hetohen raste kur mbiemri është i vendosur para emrit, sikur rëndom praktikohet në gjuhën serbe)
Aktvendimi (Sud. br. 133/045-3) lidhur me konfiskimin 50 % të pasurisë së tundshme.
Janë evidentuar këta familjarë:
Ruzhdi Behxheti nga Janjeva,
Mehmet Zymeri nga Smallusha,
Isuf Sulejmani nga Smallusha,
Zymer Murseli nga fshati Akllap,
Sheqir Murseli po ashtu nga Akllapi,
Vesel Ahmeti nga Plitkoviqi,
Ramush Beqiri nga Mramori,
Sylejman Mehmeti, Mramor,
Avdyl S. Henci, zyrtar nga Prishtina,
Mustafë Xhaferi, karrocier nga Prishtina,
Aki Shaqiri, bujk nga Prishtina,
Shashivar Shaqiri, bujk nga Dumnica,
Zekerija Sherif Ibrahimi, mishtar nga Prishtina,
Beqir Sherif Ibrahimi, po ashtu mishtar nga Prishtina,
Rizah Metush Petrovci, nëpunës policie nga Prishtina,
Rexhep Breveniku, tregtar nga Prishtina.
Hamdi Rexhepi nga Llukari,
Hazir Jetullahu nga Kolovica,
Miftar Rashiti nga Kolovica,
Nuredin Shabani nga Kolovica,
Idriz Smajli nga Kolovica,
Ahmet Mustafa nga Bërnica,
Brahim Brahimi nga Bërnica,
Rexhep Hasani nga Makovci,
Sali Brahimi nga Makovci,
Rrahim Hetemi nga Grashtica,
Ahmet Bajram Shipoli nga Milosheva,
Hasan Hysen lahu nga Hadja,
Muharrem Zenel Balija nga Graboci,
Rrahman Jetullahu nga Krojmirovci,
Hasan Tafë Ahmeti nga Kizhareka,
Tafil Hajdin Halili nga Kizhareka, (Kusna Reka)
Adem Bajrami nga Grashtica,
Hasan Shaban Zeqiri nga Prishtina,
Sali A. Latifi nga Kaqekolla,
Ibrahim Ajeti nga Prugovci,
Elez Avdiu nga Prugovci,
Rexhep Sherifi nga Prugovci,
Imer Mustafa nga Prugovci,
Rrahim Smajli nga Busija,
Fetaj Hamdi Ademi nga Mramori,
Latif Rashiti nga Mramori,
Isuf Rashiti nga Mramori,
Ramadan Hyseni nga Mramori,
Idriz Sinanai nga Matiçani,
I biri i Smajl Rrahmanit nga Busija.
(Konfiskim 30 % dhe 25 % i pasurisë:
Shaban Haliti nga Trudna
Zejnullah Limani nga Bërnica.)
Aktvendimi (Sud. br. 133/045-3) lidhur me konfiskimin 50 % të pasurisë së tundshme. Janë evidentuar këta familjarë:
Latif Avdiu nga Smallusha,
Rexhep Avdiu nga Smallusha,
Nga fshati Akllap: Jetush Ajeti, Shefki Salihu, Fetah Tahiri, Qazim Rrahmani, Selim S, Rrahmani, Rexhep B. Azemi, Bajrush B. Azemi, Demush Ahmeti, Hamzi Sahiti, Murat Hajdini dhe Merush Maliqi ( Nerus).
Idriz Brahimi nga Sllovija,
Beqir Brahimi nga Sllovija,
Muharren Shabani nga Plitkoviqi,
Selim Rrustemi nga Plitkoviqi,
Qazim Hyseni nga Mramori,
Islam Halit Rexhepi nga Mramori,
Sylë B. Kurteshi nga Mramori,
Jahir Agush Rrahmani nga nga Dragoci,
Zekë B. Ahmeti nga Kraishta,
Januz S. Mehmeti nga Kraishta,
Rexhep V. Selimi nga Kraishta,
Metush Misimi nga Ribari Madh,
Sylejman Sylejmani nga Banulla,
Islam M. Osmani nga Topliçani,
Mustafë M. Osmani nga Topliçani,
Sherif V. Zejnullahu nga Topliçani,
Musë T. Maksuti nga Dobraja e Madhe,
Selm I. Ahvazi nga Dobraja e Madhe,
Nuhi Avdyli nga Harilaçi,
Tafil Gradica nga Vrella,
Rrahim Gradica nga Vrella,
Xhemajl Xh. Ceroku nga Sllatina.
Hajir R. Kadriu nga Dobreva,
Hasan Zymeri, tregtar nga Prishtina,
Haki Avdull Rrahmani nga Prishtina,
Ibrahim S. Poresci, pronar kafeneje në Prishtinë,
Osman Sinani nga Mileci,
Daut Sylejmani nga Bakshija,
Sadik Neziri nga Bakshija,
Shaqir Shaqiri nga Kolovica,
Ismail Mustafa nga Bërnica,
Adem haliti nga Trudna,
Ismail Behluli nga Trudna,
Qemajl Haliti nga Lebana.
Halit Osmani nga Bernica,
Ahmet Hysen Kaçmeri nga Bellaçevci i Madh,
Mehmet Feti Dedinca nga Leshkoshiqi,
Bajram Salihu nga Leshkoshiqi,
Zejnullah Xheladini nga Leshkoshiqi,
Murat rexhepi nga Krusheci,
Idriz Zeqiri nga Mazgiti,
Kadri Ahmeti nga Obiliqi,
Jetullah Zeka, nga Bernica,
Zeqir Zeqiri, nga Pjetershtica,
Brahim Hasani, nga Bainca,
Tahir Bebë (Njilaci) nga Busija,
Ibush Haziri, nga Mramori,
Ramush Rashiti, nga Llabjani,
Rashit Rashiti, nga Llabjani,
Hamit Isufi, nga Llabjani,
Selim Imeri, nga Llabjani,
Aziz Demiri, nga Mramori,
Emin Sinani, nga Matiçani,
Ali S. Ademi, nga Mramori.
Konfiskimi i pasurisë së tundshme në masën 70% Janë evidentuar këta familjarë:
Halil Halili, nga fshati Teçe,
Ramiz Murseli, nga Akllapi,
Mursel Murseli nga Akllapi,
Hetem Murseli nga Akllapi,
Demush Tahiri nga Sllovija,
Zejnullah Tahiri nga Sllovija,
Ruzhdi S. Mehmeti nga Sllovija,
Ramadam Kasumi nga Plitkoviqi,
Sefedin R. Rrustemi nga Plitkoviqi,
Isak Kasumi nga Plitkoviqi,
Bajram Kasumi nga Plitkoviqi,
Bajram Isufi nga Plitkoviqi,
Shaban Ruh. Hyseni nga Mramori,
Shaban B. Shaqiri nga Mramori,
Kadri A. Elezi nga Mramori,
Fejzi F. Azizi nga Mramori ,
Halit Z. Haliti nga Mramori
Mustafë, Emin Salihu nga Mramori,
Ramadan S, Avdyli, nga Mramori.
Në këtë regjistër bëjnë pjesë edhe shtatë familjarë serbë e malazez të cilëve iu ka konfiskuar pasuria në masën 50%
Këta ishin:
Ratomir Milentijeviq, bujk nga Prishtina
Mirodrag Rajkoviqi nga Prishtina,
Mihail Popoviqi nga Prishtina,
Zhika Brankoviqi nga Prishtina
Milladin Brankoviqi nga Prishtina
Jova Filipoviqi nga Prishtina, dhe
Lubomir Xhekiqi, nëntoger nga Çagllavica.
Në këto regjistra gjysmakë mungojnë të dhënat për disa familjarë, të cilëve u është konfiskuar e tërë pasuria e tundshme dhe e patundshme, sikur është rasti me konfiskimin e pasurisë së Familjes Beba-Rexha në Ribar të Madh, familjes Dragusha nga Rufci i Vjetër, Familjes Domaneku nga Gracka, Familjes Selimi nga Banulla, e shumë familje të tjera, pjesëtarët e të cilëve ishin pushkatuar ose ishin vrarë gjatë rezistencës me forcat e OZN-së.
Edhe pse konfiskimi i pasurisë së tundshme në këtë regjistër është evidentuar në shkallën, 50 dhe 70%, realisht, OZN-a dhe zyrtarët e regjimit komunist në shtëpitë e këtyre dhe familjeve të tjera, kishin plaçkitur çdo gjë me vlerë, sidomos para të gatshme, lira turke, arka me pajë të nuseve, vath, byzylykë, rroba, orendi shtëpiake, dele dhi, lopë, buaj e buallica, qerre, qe, kuaj, miell, grurë, misër e gjithçka me vlerë. Kishte raste, kur në mungesë të pasurisë së tundshme atyre u konfiskohej toka, familjarëve u merrej ushqimi i kafshëve dhe shpeshherë u ndiznin edhe shtëpitë me tërë katandinë, kur dyshohej se familjari kishte fshehur pasurinë e tundshme. Janë shënuar edhe raste të vrasjes së kryefamiljarëve te të cilët ishte zbuluar gruri apo misri i fshehur nën tokë.
Ky aksion më vonë do të pasohet me aksionin famëkeq të quajtur “Grumbullimi i tepricave” (Otkup apo Vishak) në vitet 1948-1950. Në këtë aksion kanë marrë pjesë një numër i madh i zyrtarëve, shumë prej tyre edhe komunistë apo simpatizantë shqipfolës të regjimit, të cilët kanë përdorur edhe metoda të dhunshme të shtrëngimit, meqë dyshonin se familjarët kishin fshehur grurin dhe misrin. Nga ky aksion famëkeq, i cili i katandisi dhe i varfëroi deri në nivelin ekzistencial, shumë familje shqiptare, në pamundësi për mbijetesë shpëtimin e kishin kërkuar në rrugën e shpërnguljes për në Turqi, sidomos pas marrëveshjes, e cila edhe ishte arritur në vitin 1953 mes Jugosllavisë së Titos dhe regjimit turk të asaj kohe.
______________________
Referencat:
1. Aktvendimi (Sud. br. 133/045-3)
2. Snezhana Radiq: Spisak konfiskovane pokretne imovine “narodnih neprijatelja”, januar 1945”…( Regjistri i konfiskimit të pasurisë së tundshme të armiqve të popullit)
3. Postupak oduzimanja privatne imovine (Konfiskimi i pasurisë private (internet Forum.mojepravo.net)
4. Genocid nad Podunavskim Nemcima 1944 – 48 (deo drugi, Internet).
(Gjenocidi kundër gjermanëve të Panonisë)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura