AKADEMIK ESAD MEKULI – NJË JETË VEPRIMTARI NË NGRITJEN KULTURORE TË KOSOVËS DHE VISEVE TË TJERA SHQIPTARE

Pashtriku.org, 7. 6. 2016: Në 100 vjetorin e lindjes së Akademik Esad Mekulit (1916 – 2016) AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NJU JORK – SHKUP, nga 17 -18 dhjetor 2016, në Shkup organizon: KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE me moton: “AKADEMIK ESAD MEKULI – NJË JETË VEPRIMTARI NË NGRITJEN KULTURORE TË KOSOVËS DHE VISEVE TË TJERA SHQIPTARE”. “Sipas programit të aktiviteteve që zhvillon Seksioni i Letërsisë i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, është paraparë që të organizojë këtë konferencë shkencore me qëllim që, përmes prurjeve të reja shkencore ta ndriçojë në mënyrë sa më të plotë veprimtarinë letrare, kulturore, arsimore dhe shkencore të Akademik Esad Mekulit, si dhe kontributin e tij përgjatë tërë jetës në ngritjen kulturore të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare.” – kështu thuhet në përcaktimin e qëllimit të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare nga “Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork – Shkup”. /Sh.Berisha/
Në vazhdim lexoni Programin e ‘AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE’:

AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE
ALBANIAN AMERICAN ACADEMY OF SCIENCES AND ARTS
АЛБАНСКО АМЕРИКАНСКА АКАДЕМИЈА НА НАУКИТЕ И УМЕТНОСТИТЕ
Shkup, QT ,,Mavrovasja”, Nr. 11, Çair, e-mail: [email protected]; tel: ++389 75 377 075
KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
AKADEMIK ESAD MEKULI – NJË JETË VEPRIMTARI NË NGRITJEN KULTURORE TË KOSOVËS DHE VISEVE TË TJERA SHQIPTARE
Në 100 vjetorin e lindjes së Akademik Esad Mekulit (1916 – 2016)
AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE – SHKUP

,,AKADEMIK ESAD MEKULI – NJË JETË VEPRIMTARI NË NGRITJEN
KULTURORE TË KOSOVËS DHE VISEVE TË TJERA SHQIPTARE”
KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
17 – 18 dhjetor 2016 
Shkup, Republika e Maqedonisë
Organizator:
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork – Shkup
Qëllimi
Sipas programit të aktiviteteve që zhvillon Seksioni i Letërsisë i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, është paraparë që të organizojë këtë konferencë shkencore me qëllim që, përmes prurjeve të reja shkencore ta ndriçojë në mënyrë sa më të plotë veprimtarinë letrare, kulturore, arsimore dhe shkencore të Akademik Esad Mekulit, si dhe kontributin e tij përgjatë tërë jetës në ngritjen kulturore të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare.
Të vetëdijshëm për mungesën e studimeve të thelluara në këtë temë, përmes kësaj konference synojmë të sigurojmë rezultate dhe prurjeve të reja shkencore, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të studimeve në fushën e gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe shkencave të tjera albanologjike.
Qëllimi i kësaj konferencë do të jetë përqendrimi i qartë dhe thelbësor i kontribuuesve që nëpërmjet punimeve shkencore në këtë temë, ngjarjet dhe veprimtaritë të trajtohen në aspektin shumëdimensional, duke i përfshirë të gjitha sferat e jetës, politike-shoqërore, historike, kulturore, letrare etj. Bazuar në qëllimin e kësaj konference i njoftojmë të gjitha kontribuuesit shkencorë të interesuar që punimet e tyre të jenë në funksion të qëllimit të kësaj konference.
Temat që do të lexohen në këtë Konferencë, përfshijnë periudhën pas Luftë së Dytë Botërore deri në fillimin e proceseve demokratike në Kosovë, si dhe reflektimin i këtyre veprimtarive në jetën letrare, kulturore, arsimore dhe shkencore të mëvonshme në Kosovë dhe viset tjera shqiptare.
Arsyetimi
Organizmi i Konferencës shkencore ndërkombëtare ,,Akademik Esad Mekuli – Një jetë veprimtari në ngritjen kulturore të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare”, synon të sjellë: të dhëna të reja për jetën dhe veprimtarinë e Akademik Esad Mekulit; Interpretime të reja të fakteve historike; Njohje dhe bashkëpunim shkencor mes institucioneve kulturore, shkencore dhe studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Tezat e përgjithshme (brenda tyre, studiuesit i përcaktojnë vetë titujt e kumtesave):
– Kontributi i Esad Mekulit në ngritjen kulturore të Kosovës;
– Kontributi në ngritjen kulturore të shqiptarëve në viset tjera, Maqedoni, Mal të Zi,
Luginë të Preshevës etj.;
– Kosova dhe viset tjera shqiptare nën sundimin jugosllav të para vitit 1974 dhe roli i
inteligjencies shqiptare të asaj kohe në ruajtjen e identitetit kombëtar;
– Kosova dhe viset tjera shqiptare nën sundimin jugosllav të pas vitit 1974 dhe roli i
inteligjencies shqiptare të asaj kohe në ruajtjen e identitetit kombëtar;
– Kosova dhe viset tjera shqiptare pas vitit 1990 dhe roli i inteligjencies shqiptare në
afirmimin e Çështjes së Kosovës dhe Çështjes Shqiptare në përgjithësi;
– Roli i Esad Mekulit në themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve të
tjera kulturore, arsimore dhe shkencore të Kosovës (Rilindja, Teatri i Prishtinës, RTP,
Instituti Albanologjik, Biblioteka Popullore dhe Universitare etj.);
– Roli i Esad Mekulit në themelimin dhe udhëheqjen e Shoqatës së Shkrimtarëve të
Kosovës;
– Roli i Esad Mekulit në themelimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
dhe drejtimin e saj;
– Roli i Esad Mekulit në përkthimin e veprave letrare të autorëve joshqiptarë dhe
përkthimin e autorëve shqiptarë në gjuhë të tjera, si dhe afirmimin e ndërsjellë të
letërsive dhe kulturave të këtyre popujve;
– Roli i Esad Mekulit në ngritjen dhe afirmimin e shkrimtarëve dhe poetëve të rinj në
Kosovë dhe viset tjera shqiptare;
– Rëndësia e Esad Mekulit në themelimin dhe drejtimin shumëvjeçar të revistës letrare
,,Jeta e Re”, si dritare e vetme për afirmimin e shkrimtarëve dhe krijuesve të rinj në
Kosovë dhe viset tjera shqiptare;
– Pikëpamjet e Esad Mekulit mbi Çështjen e Kosovës dhe Çështjen Shqiptare në
përgjithësi;
– Esad Mekuli dhe elitat politike të kohës;
– Esad Mekuli dhe rinia studentore e Kosovës;
– Krijimtaria letrare e Esad Mekulit, në tërësi dhe për secilën vepër të tij veçmas;
– Esad Mekuli dhe Kosova në vitet e para të pluralizmit;
– Rëndësia e botimit të veprave të plota të Esad Mekulit dhe e studimit kritik të tyre;
– Rëndësia e hartimit të Bibliografisë së plotë të revistës letrare ,,Jeta e Re” për studimin
e veprimtarisë së Esad Mekulit; etj.
Afatet kohore
– Deri më 15 shtator 2016, dërgimi i abstrakteve (1 deri 2 faqe tekst, në gjuhën shqipe
dhe angleze)
– Deri më 30 tetor 2016, dërgimi i punimeve të plota
– Punimet të cilat nuk do t’i plotësojnë kriteret dhe qëllimet e konferencës nuk do të
merren parasysh.
Leximi i referateve
– Referatet mund të lexohen në gjuhën shqipe, gjuhën angleze dhe gjuhë të tjera
– Koha e leximit deri në 20 min.
– Koha e debatit dhe komentimit deri në 10 min.
Rezultatet
Të gjitha kumtesat dhe referatet do të përgatiten nga një redaksi e formuar nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve – Shkup dhe do të botohen në dy gjuhë (shqip-anglisht) më së largu 6 muaj nga dita e organizimit të Konferencës.
Kriteret
Çdo kumtesë e përgatitur për konferencë duhet të jetë e bazuar në burime shkencore, ose të ketë interpretime të reja, e shoqëruar me aparaturë përkatëse.
Referuesi duhet të ketë së paku thirrjen e doktorit ose magjistrit të shkencave.
Abstraktet dhe dorëshkrimet finale mund t’i dërgoni në e-mail adresat: [email protected] ose [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura