ALBERT ABAZAJ: PATRIOTIZMI: ‘VENDI IM I DJATHTË, APO I MAJTË’

Vlorë, 16 janar 2020: Patriotizmi i sotshëm shqiptar është një fjalë polemike. Ai ka kohë që ka mbetur në një territor të diskutuar nga e majta dhe e djathta. Në mesin e shqiptarëve nga të dy anët e kufirit, po kaq debatues, midis shqiptarëve të një Kombi, tek ata që luftojnë ta pranojnë atë këto ditë zakonisht e cilësojnë besnikërinë e tyre me një përkufizim që dënon sllavizimin, shtypjen prej tyre dhe nënshtrimin deri në kohën kur NATO bombardoi dhe i largoi nga pjesa e kufirit ku Patriotizmi kishte zënë rrënjë, kryesisht sepse patriotizmi është shumë i ngatërruar me nacionalizmin, pra është një gjendje krejt tjetër. Ajo që e bën më të ndërlikuar është se patriotizmi është më shumë një ndjenjë, sesa është një koncept. George Orwell e përshkroi atë si “mistik”, “një urë lidhëse midis së ardhmes dhe të kaluarës”. Ai shkroi për të shumë në esetë e tij të shumta, por është i pranishëm edhe në sfondin e trillimeve të tij dhe librave të tjerë. Në librin e tij të famshëm “Një Mijë e Nëntëqind e Tetëdhjetë e Katër”, është mungesa e ndonjë mundësie dashurie kombëtare, dëbimi i plotë nga shoqëria, që nënvizon dystopinë (një vend apo shtet i imagjinuar në të cilin gjithçka është e pakëndshme ose e keqe, zakonisht një totalitar ose i degraduar nga ambienti).

Eseja e Orwellit “Vendi im i djathtë, apo i majtë” u shkrua në vjeshtën e vitit 1940, kur shqiptarët që morën pjesë bashkë me të, përfshirë dhe Mehmet Shehun, që më pas do të bëhej Kryeministër i Shqipërisë dhe njëkohësisht dhe një viktimë e pozitës në të cilën ai u gjend pa jetë. Ndryshe nga ish Kryeministri i Shqipërisë, Orwell ishte kthyer i plagosur nga Spanja në 1937, pasi kishte luftuar për qeverinë republikane kundër forcave të Francos. Ai ishte përballur me fashizmin mes pushkës dhe, përsëri e shihte luftën në mënyrë efektive për shkak të pengesave të një sistemi klasor të vjetëruar, që për të mposhtur fashizmin, duhej aspekti themelor ekonomik dhe kërkohej ndryshimi shoqëror.
“Patriotizmi nuk ka asnjë lidhje me konservatorizmin”, shkroi Orwell.
Sipas tij “është përkushtimi ndaj diçkaje që po ndryshon por që ndjehet mistike e njëjtë”.
Kërkohej patriotizëm, por ai që shikonte drejt një të ardhme, po aqsa tërhiqte të kaluarën e saj. Në të njëjtin paragraf, ai shkruan për qëndrueshmërinë e tij dhe paaftësinë e së majtës për t’u lidhur me instinktet patriotike. Në pikën e leximit të Orwell, kuptojmë qartë se e majta në Shqipëri sot nuk është aspak sinonim i inteligjencës, dhe mbi këtë në jo pak raste bie në sy anti-patriotizmi i saj, si pjesa më e madhe e politikës së tyre, është një ndikim i bazuar tek mendimi i Liderit, ose më saktë tek mendimi “vetë-i drejtë”. Por, nëse ndonjë gjë, është më e përhapur, më e theksuar tani, sesa në kohën e Orwell.
Nga ana kulturore, e majta lokalizon shijet e tyre me shijet që vijnë nga jashtë shtetit, të cilat ata i konsiderojnë si një shenjë sofistikimi. Kur drejtuesi i sotëm Edi Rama shihet me shijet e të “Tjerëve”, jashtë formatit majtist, si në veshje, paraqitje dhe sjellje, natyrisht kjo nuk vjen nga zakonet e tij të leximit, ai natyrshëm flet ndryshe në këtë pikë.
Sidoqoftë duhet të theksojmë se nocionet e patriotizmit në Shqipëri sot nuk janë të kufizuara në etnitet. Ai lloj patriotizmi etnik është në prapavijë dhe pothuajse i zhdukur, sigurisht ka mbetur një tabu. Në fakt, do të argumentoja se patriotizmi shqiptar i sotëm ka më shumë të ngjarë të krenohet me “lirinë” e pasaportave bullgare, që marrin shqiptarët autoktonë të një treve mjaft patriotike në shekuj dhe që është djegur nga bullgarët. Njerëzit e tjerë, ata më të varfëruarit, që nuk e kanë një status të tillë të dhënë dhuratë nga e majta e sotshme, mund të ndjehen, dhe kanë çdo të drejtë të ndjehen, po aq patriotikë ose po aq jo atdhetarë sa njerëzit e tjerë që hapin e mbyllin banka me tendera, rryshfet e korrupsion. Në vend që të dëshpërohemi dhe të postojmë një fotografi të pjesës së ndershme dhe patriotike që i dalloi në shekuj shqiptarët, atë të “Besës” në internet, tashmë gëzimi në rrjetet sociale është marrja e një pasaporte të huaj dhe qëndrimi diku në skutat e mizerjes së emigrimit. Siç thotë Orwell: ‘Një lëvizje inteligjente Socialiste do të duhej përdorë patriotizmin [e njerëzve] në vend që thjesht ta fyente atë.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura