AMBASADORI HILL: NË VITIN 2023 DO TË KETË MË SHUMË INVESTIME AMERIKANE NË SERBI!

AMBASADORI HILL: NË VITIN 2023 DO TË KETË MË SHUMË INVESTIME AMERIKANE NË SERBI!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 03.01.2023   

Më 2 maj (2023) Ambasada e SHBA-ve në Beograd ka shpërndarë në Twitter një deklaratë të ambasadorit, Christopher Hill, ku thuhet se në vitin 2023 do të ketë më shumë investime amerikane në Serbi, sepse kompanitë e tyre shohin inspirim në këtë vend.

”Nuk ka dyshim se do të ketë edhe më shumë investime në vitin 2023. Kompanitë amerikane shohin çfarë po ndodh në Serbi dhe shohin inspirim në të,” ka shkruar ambasada amerikane.

***

Komenti im:

Pse jo?! Në politik e biznes nuk ka miqësi, por, ka vetëm interesa. Kompanitë e mëdha amerikane, ashtu sikurse kompanitë ruse, gjermane, turke, franceze, kineze dhe jo vetëm, invetojnë në ato shtete që dominojnë tregun e vendeve të rajonit dhe më gjerë. Serbia si vendi më i madh në Ballkanin perëndimor mbulon tregun e BeH, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, të Maqedonisë dhe jo vetëm. Dhe prandaj nuk mungojnë as investimet e Kompanive amerikane në Serbi!

***

Duhet të kuptojmë edhe një fakt!

Synimi gjeopolitik dhe gjeostrategjik i SHBA-ve është futja e Serbisë nën ombrellën e NATO-s. Prandaj nuk rreshtin as kompromiset që i bëhen Serbisë së Gebelsit Vuçiq në dëm të Republikës së Kosovës, që unë e quaj republikë e Ahtisarit, e cila s’ka të bëjë fare me sakrificën sublime të Adem Jasharit!

_______

Shtojcë:

PËRFSHIRJA E AMBASADORIT HILL NË NEGOCIATAT E FSHEHTA SHBA – SERBI PËR  STATUSIN DHE SIGURINË E KOSOVËS NË KUADËR TË SERBISË, GJATË LUFTËS (1998 – 1999)

https://www.facebook.com/1125324528/posts/10221519858442248/

***

Flet ambasadori amerikan, Christopher Hill

MË VJEN KEQ PËR BOMBARDIMIN E SERBISË NË VITIN 1999. DO TË JEMI SËRISH ALEATË! (VIDEO) 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221722964559774&id=1125324528

***

ËSHTË I ÇUDITSHËM PRESIONI I AMBASADORIT HILL PËR THEMELIMIN E ASOCIACIONIT, SI NJË KRAHINË AUTONOME E SERBËVE NË KOSOVË!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221611956904652&id=1125324528

_________________

Flet ambasadori amerikan, Christopher Hill

HILL: MË VJEN KEQ PËR BOMBARDIMIN E SERBISË NË VITIN 1999. DO TË JEMI SËRISH ALEATË! (VIDEO)

Nga Sheradin Berisha, Facebook 31.12.2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura