Pashtriku.org, 16. 05. 2016: Në 17 vjetorin e zhdukjes pa gjurmë të Ukshin Hotit, i biri i tij Andini, kërkon nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë zgjidhjen e fatit të Ukshin Hotit. Gjithashtu kërkon me ngulmë që “çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë zyrtare gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë”! Në vijim lexoni kërkesën e Andin U.Hotit, drejtuar institucioneve shqiptare, përmes rrjetit facebook:
***
Ndoshta dikush edhe pret që ne ti humbim shpresat, por JO asnjëherë! Deri në zbardhjen e fatit tënd, nuk do të rreshtemi së kërkuari dhe për ne DO TË JESH I GJALLË GJITHMONË! Sepse liria nuk është e plotë, sepse Republika, për të cilën dhe gjithçka është e mangut pa zgjidhjen e fatit tënd! Institucionet në Kosovë dhe Shqipëri duhet ta ndjejnë së paku si obligim MORAL zgjidhjen e misterit për fatin tënd! Është koha e fundit kur Kosova duhet të ngris zërin në kërkim tëndin. E ripërsëris, kërkojmë që çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë ZYRTARE gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë.
Postime të Lidhura
JENI – SHQIPTARJA E ARSIMUAR BRENDA DHE JASHTË SHQIPËRISË – SHEMBULLI MË I MIRË NË BRITANI
Pashtriku.org, 22. 04. 2014 – ALBANIANWOMAN: Në fillim dy fjalë për veten – Kush është Jeni? M.MYFTARI: Më…
SHERADIN BERISHA: KADRI VESELI DHE PAPËRGJEGJËSIA E TIJ POLITIKE E KOMBËTARE NDAJ UKSHIN HOTIT!
Pashtriku.org, 16. 05. 2016: Sot, në 17 vjetorin e zhdukjes pa gjurmë të Ukshin Hotit, Kryetari i Kuvendit…
GANI D.RATKOCERI: PROF.AHMET GASHI, RILINDËSI I FUNDIT
Pashtriku.org, 02. 02. 2014 – Në vitin 2007, studiuesi (Mësues i Popullit) Gani Demir Ratkoceri nxori në dritë…
ISMET AZIZI: AQIF BLYTA, UDHËHEQËS DHE MBROJTËS I PAZARIT TË RI (1941-1944) NGA FORCAT ҪETNIKO – PARTIZANE
Pashtriku.org, 09. 02. 2014 – Në janarin e 1945, atë që nuk arritën ta bëjnë çetnikët e Drazha…