ANDREW COCKBURN: SHTETET E BASHKUARA PO BASHKËPUNOJNË ME AL KAEDAN, PËRSËRI (FOTO+VIDEO)

Harpers Magazine, 13. 01. 2016: Një mëngjes në fillim të 1988-ës, Ed McWilliams, oficer me shërbim jashtë vendit i dërguar në ambasadën amerikane në Kabul, dëgjoi një shpërthim masiv diku në anën tjetër të qytetit. Kishin kaluar më shumë se tetë vjet nga pushtimi rus i Afganistanit, dhe ambasada ishte një enklavë e vogël veç me një grusht diplomatësh. McWilliams, ish-operativ i shërbimit inteligjent ushtarak, e kishte kthyer në punë të tij të hynte sa më shumë të ishte e mundur në kryeqytetin e pushtuar nga sovjetikët. Tani u nis të mësonte çfarë kishte ndodhur. Dukej diçka e madhe: megjithëse shpërthimi kishte ndodhur në anën tjetër të Sher Darwaza, një mal në mes të Kabulit, McWilliams e kishte dëgjuar qartë. Pasi kaloi një labirint rrugësh të ngushta në anën jugore të qytetit, ai e gjeti vendngjarjen. Një makinë-bombë, e projektuar të vriste sa më shumë civilë të ishte e mundur, ishte vendosur në një lagje plotë me hazaras, një minoritet shumë i persekutuar.
McWilliams bëri fotografi të shkatërrimit, u kthye në ambasadë, dhe dërgoi një raport në Uashington. Raporti u prit keq – jo pse dikush kishte kryer një sulm terrorist kundër civilëve afganë, por sepse McWilliams e kishte raportuar ngjarjen. Bomba, siç u mësua, kishte qenë vepër e Gulbuddin Hekmatyar, komandanti muxhahidin, i cili mori para dhe mbështetje nga CIA më shumë se çdo udhëheqës tjetër i rebelimit afgan. Sulmi, i pari i shumë të tjerëve, ishte pjesë e skemës së përkrahur nga CIA për “vendosur nën presion” praninë sovjetike në Kabul. Për këtë arsye, informimi i burokracisë së Uashingtonit që bombat e Hekmatyar-s vendoseshin për të vrarë civilë ishte krejtësisht jo i mirëpritur. “Ato ishin bombat e Gulbuddin-it,” më tha kohët e fundit McWilliams, banor i Rhode Island me talent për deklarata nënvlerësuese lakonike. “Ai supozohej të merrte meritën për këtë.”

Huffington Post, June 6, 2009
The U.S. and the Afghan Tragedy
The consequences of U.S. policy towards Afghanistan through the 1980s and 1990s played a major role in the Taliban’s rise and al-Qaeda’s subsequent sanctuary.
http://www.rawThea.org/temp/runews/2009/06/06/the-us-and-the-afghan-tragedy.html

***
Ndërkohë, ish-diplomati kujtoi që CIA i bëri presion të “raportonte disi më pak detaje për pasojat njerëzore nga shpërthimi i makinave-bomba”.
Unë e ndoqa dhe gjeta McWilliams-in, tani në pension dhe me banim në malet e largëta në jug të New Mexico-s, sepse grupet ekstremiste islamiste që veprojnë tani në Siri dhe Irak më kujtuan grupet që ne i ndihmuam gjerësisht në Afganistan gjatë viteve 1980. Hekmatyar, kënaqësia e të cilit për t’u hedhur acid në fytyrë grave është e dokumentuar mirë, nuk do kishte ç’të mësonte nga Al Kaeda. Kur një ekip i guximshëm i ABC News, i drejtuar nga gruaja ime, Leslie Cockburn, e intervistoi më 1993, ai u kishte prerë kokat një gjysmë duzine njerëzish më herët atë ditë. Më vonë, ai vrau përkthyesin e tyre.
Në prag të 11 shtatorit, historia e SHBA në mbështetjen e militantëve islamikë kundër sovjetikëve u kthye në subjekt delikat. Ish-zyrtarë CIA pëlqejnë të nënkuptojnë që agjencia thjesht luajti rolin e financierit dhe furnitorit ushtarak. Sipas këtij versioni të ngjarjeve, punën e pistë – menaxhimin e vërtetë të fushatës së marrëdhënieve me grupet rebele – e bënin shërbimet inteligjente të Pakistanit (ISI). Ishte faji i Pakistanit që të paktën 70 për qind e ndihmës totale të SHBA shkoi për fundamentalistët, edhe pse CIA kërkoi llogari auditimi rregullisht.
Megjithatë, përfituesit nuk kanë qenë përherë të kënaqur të luajnë paralel me historinë zyrtare. I pyetur nga ABC News, nëse e mbante mend Charlie Wilson, kongresmenin e Teksasit i përjetësuar në shtyp dhe në ekran si shenjti mbrojtës i muxhahidinëve, Hekmatyar-i e kujtoi ngrohtësisht që “ai ishte një mik i mirë. Ai e përkrahu xhihadin tonë gjatë gjithë kohës.” Të tjerë shprehën të njëjtën gjë në forma të ndryshme. Abdul Haq, një komandant muxhahidin që sot mund të përshkruhet si “rebel i moderuar”, u ankua me forcë gjatë dhe pas luftës sovjetike në Afganistan për politikën amerikane. CIA “vinte me një ngarkesë të madhe armësh dhe parash dhe furnizime të tjera për këto grupe [fundamentaliste]. Ne u thoshim, ‘Çfarë po ndodh? Ju po krijoni një mostër në këtë vend’”.
Veteranët amerikanë të operacionit, asokohe më i madhi në historinë e CIA, kanë mbrojtur variantin që ishte një shfaqje pakistaneze. Vetëm me raste zyrtarët kanë thënë shkarazi që mbështetja e fundamentalistëve ishte një çështje e llogaritur me gjakftohtësi. Robert Oakley, një lojtar kryesor në çështjen afgane si ambasador në Pakistan prej 1988-1991, më vonë theksoi, “Nëse përzien islamin me politikën përftohet një lëndë e parë më shpërthyese, dhe ajo ishte goxha e suksesshme në largimin e sovjetikëve nga Afganistani”.
Në fakt, CIA i kishte mbështetur islamistët afganë shumë kohë para se rusët të pushtonin vendin në dhjetor 1979. Zbigniew Brzezinski, këshilltari për sigurinë i Jimmy Carter-it, më vonë u mburr në Le Nouvel Observateur që presidenti kishte “firmosur direktivën e parë të ndihmës sekrete për kundërshtarët e regjimit pro sovjetik në Kabul” gjashtë muaj para pushtimit. “Dhe pikërisht atë ditë”, kujtoi Brzezinski, “i shkrova një letër presidentit ku shpjegoja që, sipas opinionit tim, kjo ndihmë do të nxiste një ndërhyrje ushtarake sovjetike”. Lufta që pasoi menjëherë vrau një milionë afganë.


Bin Laden war CIA-Agent/1979 US-Brzeziński im Trainigslager 1979! Must see

Hamendësime të tjera dolën më pak të sakta, përfshi besimin e gabuar në aftësinë ushtarake të klientëve tanë fundamentalistë. Siç doli, islamistët nuk ishin realisht ushtarakët e ashpër antisovjetikë siç pretendonin mbështetësit e tyre. McWilliams, i cili u largua nga Kabuli më 1988 të bëhej i dërguar special për rebelët afganë, kujton që Hekmatyar-i ishte më i interesuar ta përdorte furnizimin amerikan me armë kundër udhëheqësve fisnorë rivalë. (Me raste, ai dhe i torturonte ata – një tjetër fakt që të dërguarit i ishte “kërkuar” të mos e raportonte.) “Hekmatyar-i ishte një luftëtar i zoti,” kujtoi McWilliams, “por jo domosdoshmërish kundër sovjetikëve”.
Edhe pasi rusët u larguan, në shkurt 1989, afgani më i preferuar i CIA-s u tregua i paaftë për të rrëzuar regjimin e mbështetur nga sovjetikët të Mohammad Najibullah. Sulmi i Hekmatyar-it mbi qytetin kyç të Jalalabadit, për shembull, rezultoi një dështim i turpshëm. “Oakley mburrej në javët para sulmit se do të ishte një sukses i madh”, tha McWilliams, i cili kishte përcjellë informacione nga Abdul Haq që plani ishte një mashtrim, por atij iu tha: “Këtë e kemi mbyllur”. Zyrtarët inteligjentë dhe pakistanezë që mbikëqyrnin operacionin i mbushën radhët e tij me të rinj mish për top. “Ajo që bënë ishte se zbrazën kampet e refugjatëve”, më tha McWilliams. “Ishte një përpjekje e fundit për të hedhur në betejë këta djem gjashtëmbëdhjetëvjeçarë me qëllim të mbanin luftën gjallë. Por nuk u eci”. Me mijëra vdiqën.
***
Pavarësisht përpjekjeve për të lënë në harresë natyrën e vërtetë të marrëdhënies së tyre me afganë jo tërheqës si Hekmatyar, zyrtarët amerikanë ishin akoma më të kujdesshëm kur ishte fjala për fundamentalistët arabë që u dyndën në luftën Afganistan e më vonë përqafuan xhihadin global si Al Kaeda. Askush nuk mund ta mohonte që ata kishin qenë aty, por lidhja e tyre e mundshme me CIA-n u bë një temë akoma më delikate kur ata e bënë të njohur ekzistencën e tyre në vitet 1990. Linja zyrtare – që SHBA kishte mbajtur distancë nga muxhahidinët arabë – u shpreh më mirë nga Robert Gates, i cili u bë drejtor i CIA-s më 1991. Kur CIA dëgjoi fillimisht për rekrutët xhihadistë nga bota arabe që derdheshin në Afganistan, ai shkroi më vonë, “Ne shikuam për mënyra sesi të përfshihej pjesëmarrja e tyre, ndoshta në formën e një farë ‘brigade ndërkombëtare’, por s’doli gjë”.
REALITETI ISHTE NDRYSHE – SHBA ishte e përfshirë ngushtë në përzgjedhjen e këtyre vullnetarëve – shumë prej tyre ishin regjistruar përmes një rrjeti zyrash rekrutimi në këtë vend [SHBA]. Drita ndriçuese në këtë përpjekje ishte një klerik palestinez karizmatik, Abdullah Azzam, i cili themeloi Maktab al-Khidamat (MAK), e njohur dhe si Zyra e Shërbimit Afgan më 1984, për të mbledhur para dhe rekrutë për xhihad. Ai u vra nga një saudit i pasur, Osama bin Laden. Qendra e degës amerikane të këtij operacioni ishte në Brooklyn [Nju Jork], në Qendrën e Refugjatëve Al-Kifah në Atlantic Avenue, të cilën Azzam-i e vizitoi disa herë kur vizitonte xhamitë dhe universitetet në gjithë vendin.

“Këtë duhet ta vendosni në kontekst,” u shpreh Ali Soufan, ish-agjent i CIA-s dhe ekspert për kundërterrorizimin qe bërë shumë në ekspozimin e programit të torturave të CIA-s pas 11 shtatorit. “Gjatë gjithë viteve 1980, xhihadi në Afganistan ishte diçka e mbështetur nga ky vend. Rekrutimi i myslimanëve këtu në Amerikë bëhej i hapur. Azzam-i vizitoi zyrtarisht SHBA dhe shkoi nga xhamia në xhami – u rekrutuan shumë persona për të luftuar në Afganistan me këtë moto.”
Përfshirja e amerikanëve me organizatën e Azzam-it ishte diçka më shumë se pazar i pastër. “Ne inkurajuam rekrutimin jo vetëm të sauditëve, por dhe palestinezëve, libanezëve dhe shumë lloje luftëtarësh, të cilët thjesht shkonin në Afganistan për xhihad,” këmbënguli McWilliams-i. “Kjo ishte pjesë e planit të CIA-s. Ishte pjesë e lojës.”
Sigurisht, sauditët kishin qenë pjesë integrale e fushatës antisovjetike që në fillim. Sipas një ish-zyrtari të CIA-s i përfshirë ngushtë në operacionin e Afganistanit, Arabia Saudite dha 40 për qind të buxhetit për rebelët. Zyrtari tha se William Casey, që drejtonte CIA-n gjatë kohës së Reganit, “fluturonte drejt Riadit çdo vit për atë që ai e quante “haxhi i përvitshëm” për të kërkuar para. Më në fund, pas Osumë bisedimesh, mbreti thoshte dakord, por pastaj na duhej të uleshim dhe dëgjonim gjithë idetë e tyre idiote për mënyrën si duhej ta zhvillonim luftën.”
Pavarësisht komenteve të tilla, duket që strategjistët amerikanë dhe sauditë nuk kanë pasur shumë dallime, sidomos kur bëhej fjalë për orientimin e parave te fraksionet fundamentaliste më ekstreme. Lufta kundër sovjetikëve ishte vetëm pjesë e qëllimit të tyre final. Imami egjiptian Abu Hamza, tani vuan burg të përjetshëm për terrorizëm, vizitoi Arabinë Saudite më 1986, dhe më vonë kujtoi thirrjet e vazhdueshme publike për t’iu bashkuar xhaihadit: “Duhet të shkoni, duhet të shkoni, lëreni shkollën, lërini familjet.” Gjithë sipërmarrja afgane, shpjegoi ai, “synonte largimin e vëmendjes së njerëzve nga problemet në vendin e tyre.” ishte diçka e ngjashme me “tenxheren me presion. Nëse e mban [tenxheren] mbyllur hermetikisht, do të të shpërthejë në fytyrë, prandaj duhet të projektosh një shkarkesë, dhe xhihadi afgan ishte ky shkarkim.”
Soufan ishte dakord me këtë analizë. “Mendoj se nuk është e drejtë të fajësohet vetëm CIA,” më tha ai. “Egjipti ishte i kënaqur të hiqte qafe shumë nga këta njerëz dhe t’i dërgonte në Afganistan. Edhe Arabia Saudite ishte shumë e kënaqur.” Siç theksoi ai, fundamentalistët islamikë po i godisnin regjimet në vendet e tyre tashmë: në nëntor 1979, për shembull, ekstremistët vehabistë kishin shpërthyer Xhaminë e Madhe në Mekë. Rrethimi që pasoi la qindra të vdekur.
Megjithatëë, brenda pak viteve qeveritë sponsorizuese nisën të vërenin gabime në skemë: operacioni ishte thikë me dy presa. Këtë e dëgjova të shprehur qartë më 1994, në një darkë në një jaht në lumin Nil. Organizatori i pasur kishte menduar se ishte më i sigurt mbi ujë nga fushata e egër të xhihadistëve egjiptianë. Në darkë, kjo taktikë mbrojtëse e nxiti Osama El-Baz-in, këshilltar për sigurinë i Hosni Mubarakut, të bënte një koment të fortë. “Gjithçka është për faj të atyre bastardëve idiotë në CIA,” tha, ndërsa dritat e Kajros largoheshin. “Ata i stërvitën këta njerëz, i mbajtën në ekzistencë pas largimit të rusëve, dhe tani e pësojmë ne.”

AL-Qaida ein Franchise-Unternehmen der C.I.A.!

Sipas El-Baz-it, MAK ishte ruajtur pas konfliktit në Afganistan për një zbarkim në të ardhmen kundër Iranit. Financimet e saj, këmbënguli ai, vinin nga sauditët dhe CIA. Një pjesë e atyre parave ishte depozituar në zyrën Al-Kifah në Brooklyn, nën vëzhgimin e njërit prej ndjekësve të Azzam-it – derisa ruajtësi u vra dhe vetë, ndoshta nga përkrahës të xhihadistëve rivalë. (Soufan-i e konfirmoi historinë e vrasjes, duke deklaruar që shuma ishte rreth 100 000 dollarë.)
Një vit para bisedës time El-Baz-in, SHBA ishte përballur tashmë me thikën me dy presa. Më 1993, një bombë në bodrumin e njërës nga kullat e Qendrës Tregtare Botërore vrau gjashtë vetë. (Bombarduesit kishin shpresuar t’i rrëzonin të dyja kullat dhe të vrisnin mijëra vetë.) Një nga drejtuesit e operacionit ishte Mahmud Abouhalima, një veteran afgan që kishte punuar për vite në qendrën e rekrutimit në Brooklyn. Megjithatë, një tjetër nga dishepujt e Azzam-it rezultoi të ishte problem më i madh: Osama bin Laden, i cili tani komandonte muxhehdinët arabë të rekrutuar nga mentori i tij.
Më 1996, CIA krijoi një njësi speciale të gjurmonte bin Ladenin, e udhëhequr nga eksperti i kundër-terrorizimit Michael Scheuer. I vendosur tashmë në Afganistan, shefi i Al Kaedas ishte prishur, të paktën teorikisht, me regjimin saudit që dikur e kishte mbështetur atë dhe xhihadistët e tjerë antisovjetikë. Sidoqoftë, duket se bin Laden kishte ruajtur lidhje me atdheun e tij – dhe disa në CIA ishin të ndjeshëm ndaj këtij fakti. Kur intervistova Scheuer më 2014 për librin tim Kill Chain [Zinxhir vrasjesh], ai më tha se një nga kërkesat e para të tij për sauditët ishte për informacion rutinë në lidhje me bin Ladenin: certifikatë e lindjes, të dhëna financiare, e me radhë. Nuk pati përgjigje. Kërkesat e përsëritura nuk prodhuan asgjë. Në fund, nga shefi i stacionit të CIA-s në Riad, John Brennan, erdhi një mesazh, që urdhëroi mosvazhdimin e kërkesës – sepse “shqetësonin sauditët.”
Pesë vjet më vonë, Al Kaeda, duke përdorur kryesisht një skuadër vetëvrasjeje me sauditë, shkatërroi Qendrën Tregtare Botërore. Në një botë të kthjellët, kjo katastrofë duhet t’i kishte dhënë fund dëshirës së vjetër të Uashingtonit për të përzier islamin me politikën. Por zakonet e vjetra vdesin ngadalë.
***
NË PRANVERË DHE VERË vitin e kaluar, një grup rebelësh sirianë që e quanin veten Jaish al-Fatah – Ushtria e Pushimit – u shtri në provincën veriperëndimore të Idlib, duke përbërë një rrezik serioz për regjimin e Assad-it. Në krye të fushatës ishte dega siriane e Al Kaedas, e njohur lokalist si Jabhat al-Nusra (Fronti Nusra). Një përbërës tjetër i madh i koalicionit ishte Ahrar al-Sham, një grup i formuar në ditët e para të protestave kundër Assad-it dhe e kërkonte frymëzimin nga askush tjetër veç Abdullah Azzam. Pas fitores, Nusra masakroi njëzet anëtarë të besimit druze, i konsideruar heretik nga fundamentalistët, dhe i detyroi druzet e mbetur të konvertoheshin në myslimanë suni. (Popullsia e krishterë e zonës ishte larguar me zgjuarsi.) Ahrar al-Sham ndërkohë botonte rrahje publike të atyre që nuk shkonin në lutjen e të premtes në territorin që administronte.
Kjo aleancë e fortë e milicive xhihadiste ishte formuar me bekimin e përkrahëve kryesorë të rebelëve: Arabia Saudite, Turqia dhe Katari. Por ata gëzonin dhe miratimin e dy lojtarëve të tjerë kryesorë. Në fillim të vitit, udhëheqësi i Al Kaedas Ayman al-Zawahiri kishte urdhëruar ndjekësit e tij të bashkëpunonin me grupe të tjera. Në mars, sipas disa burimeve, “dhoma e bashkëpunimit” turko-amerikano-saudite në jug të Turqisë urdhëroi grupet rebele që furnizonte të bashkëpunonin me Jaish al-Fatah. Grupet, me fjalë të tjera, do të përfshiheshin brenda koalicionit të Al Kaedas.

Pak muaj më parë sulmit në Idlib, një anëtar i grupit të mbështetur nga CIA kishte shpjeguar natyrën e vërtetë të marrëdhënies së saj me degët e Al Kaedas. Nusra, i tha ai New York Times-it, i lejonte milicitë e mbështetura nga SHBA të shfaqen të pavarura, me qëllim që të vazhdojnë të marrin ndihma amerikane. Kur pyeta një ish-zyrtar të Shtëpisë së Bardhë në politikat për Sirinë nëse kjo ishte apo një aleance de facto, ai u shpreh kështu: “Nuk mund të them që Al Kaeda është aleati ynë, por një ndryshim i drejtimit të armëve është ndoshta i pashmangshëm. Për këtë kam bindje fatale. Do të ndodhë.”
Në fillimet e luftës siriane, zyrtarët amerikanë kishin mbrojtur qëndrimin që armët u dërgoheshin vetëm të ashtuquajturve grupe opozitare të moderuara. Por më 2014, në fjalim në harvard, zv/presidenti Joe Biden konfirmoi që ne ishim përsëri mes ekstremistëve, megjithëse ai u tregua i kujdesshëm t’ua kalonte fajin aleatëve të SHBA në rajon, të cilët i denoncoi si “problemi ynë më i madh në Siri.” Në përgjigje të një pyetje studenti, ai tha vullnetarisht që “aleatët tanë ishin kaq të vendosur për përmbysjen e Assad-it dhe në thelb zhvillojnë një luftë suni-shia, e çfarë bënë? Ata i dhanë qindra miliona dollarë dhe mijëra tonë armë kujtdo që luftonte kundër Assad-it. Vetëm se njerëzit që merrnin furnizimin ishin al-Nusra dhe Al Kaeda dhe elementët ekstremistë që vinin nga pjesë të tjera të botës.”
Shpjegimi i Bidenit ishte tërësisht i ngjashëm me justifikimet zyrtare për armatimin e fundamentalistëve në Afganistan gjatë viteve 1980, që mbanin linjën se Pakistani kishte kontroll total mbi shpërndarjen e armëve të dërguara nga SHBA dhe që CIA nuk ishte në gjendje të ndërhynte kur shumica e armëve përfundoi në duar të njerëzve si Gulbuddin Hekmatyar. I pyetur pse SHBA ishte e pafuqishme të ndalonte vende si Katari, me popullsi 2.19 milionë banorë, të furnizonte me armë al_nusran dhe grupe të ngjashme, një ish-këshilltar i vendeve të Gjirit Persik u përgjigj butë: “Sepse nuk donin.”

David Icke: Americans Founded Al-Qaeda Themselves

________________________

Lexoni këtë artikull në origjinal:
THE UNITED STATES IS TEAMING UP WITH AL QAEDA, AGAIN
By Andrew Cockburn
http://harpers.org/archive/2016/01/a-special-relationship/

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura