ARB, ALB, ALP, ARBI, ALBI, ALPI, ARBA, ALBA, ALBAN, ALBANIA ( I )

Nga Saimir Lolja, Toronto 06. 07. 2021

EVROPË

ALBANIA ose SHQIPËRIA në perëndim të Gadishullit Ilirik, shtrirë në të dy anët ku bashkohen Deti Adriatik dhe Deti Jonë.

Me sa thuhet, dijetari latin Claudius Ptolemaeus (100 – 170 e.s.) shkrojti ndoshta në vitin 130 e.s. librin Geographia. Aty, në Hartën X për Evropën, rajonin që përafrohet me Fushën e Tiranës dhe Krujës ia përkonte fisit ALBANI me qytetin ALBANOPOLIS. Meqenëse përmbajtja e librit të tij është përcjellur prej murgjve përgjatë 1500 viteve, emri i qytetit është bishtuar nga fjala jo latine “-polis” (qytet). Kjo prapashtesë i përket gjuhës kishtare lindore e cila u gatua në shekullin IX e u poq në shekullin XI; domethënë, rreth 1000 vite pas motit të dijetarit latin Claudius Ptolemaeus. Ndërsa në Hartën IX dallohet qartë Dardania, që përputhet me rajonin e Kosovës sot.

Një tekst kishtar bullgar i shkruar diku në vitet 1000-1018 përmend popullatën ARBANASI. Historiani bizantin Michael Attaleiates në librin e tij “Historia 1034 – 1079” përmend popullatën dhe ushtarët ALBANOI (shqiptohet Alvanoi) në Durrës. Princesha bizantine Anna Comnena (1083 – 1153) përfundoi punën e burrit të saj me tekstin historik “Alexias” në vitin 1148 të shkrojtur në gjuhën kishtare bizantine në manastirin Theotokos Kecharitomene në Kostandinopojë. Ajo përshkruan edhe zbarkimin e ushtrisë normane nën drejtimin e Dukës së Pulias Robert Guiscard në Durrës dhe betejat që pasuan. Aty ajo e quan këtë rajon ARBANON (shqiptohet Arvanon) dhe vendasit ARBANITON (shqiptohet Arvaniton). Historiani perandorak bizantin George Acropolites (1217-1282) përshkruan në kronikat e tij rajonet që vizitoi në ALBANON (shqiptohet Alvanon).

Me kalimin e viteve, emri ALBANIA mbeti si shkruhej e shqiptohej në latinisht në dijeninë e botuesve dhe vendimmarrësve perëndimorë perandorakë jo-shqiptarë për vendin që e krasitën thellë në shekujt XIX-XX dhe e quajtën Albania (Shqipëri). Emërtimi Albania iu shkonte për shtat sepse ata nuk munden dhe nuk duan t’i shqiptojnë fjalët Shqip – Shqipëri, sepse do duhej të pranonin kuptimin e fjalëve hyjnore Arb-, Alb-, Alp-, Ar-bana, Ar-bëra, I-lir, Pe-larg, Pel-arg.

ARBANË/ARBANA, fshat në bashkinë Vaqarr, në jug të Qarkut Tiranë, Shqipëria qendrore.

ALBUM MARE ose Sinus Granvicus është emri latin për Detin e Bardhë, pjesë e Oqeanit të Veriut, përballë portit të Arhangelskut, veriu i Federatës Ruse.

ALBANO, një lagje e kryeqytetit Stockholm të Suedisë.

ALBY, fshat në ishullin Öland, Deti Baltik, Suedia jugore. Gjetjet arkeologjike për popullatën Alby aty datojnë 7000 – 6000 p.e.s. Për shembull, gurë të mëdhenj të ngulur në tokë formojë një vijë vezake.

ALBY, një fshat i vogël në Qarkun Västernorrland, Suedia qendrore.

ALB ose Hauensteiner Alb (gjerm.) është emri i lumit që rrjedh drejt jugut në Pyllin e Zi (Schwarzwald, gjerm.) në shtetin Baden-Württemberg, jugperëndimi i Gjermanisë. Në luginën e këtij lumi ndodhet ALBSTAUSEE (gjerm.), domethënë Ujëmbajtësi Alb,

ALBA ose ALBIA, ALBIS, emri i mëparshëm i lumit të madh Elbe në Gjermani.

ALBA DOMINARUM, emri latin që nga viti 1148 deri në mesin e shekullit XIX për qytezën sotme Bad Herrenalb në rajonin Württemberg, Gjermania jugore. Nga pjesa veriore e Pyllit të Zi rrjedh lumi po me emrin ALB drejt veriut duke kaluar nëpër qytetet Karlsruhe, Ettlingen dhe Bad Herrenalb. Qyteza është ndalesë në rrjetin hekurudhor Albtalbahn (Hekurudha e Luginës Alb) në Gjermaninë jugore.

ALBALONGA, një rrush dhe venë e bardhë prodhuar në Rheinhessen, Rhineland-Palatinate, jugperëndimi i Gjermanisë.

ALBANA ose ALBE, ALBEN, ALBIG, ALBUELIN, ALBUELIS, ELBLING, lloj rrushi i bardhë i përdorur për shumë vena të ndryshme prodhuar në Gjermani dhe Luksemburg. Përdorimi i njihet që nga perandoria romake.

ALB-DONAU-KREIS, domethënë Qarku Alb-Danub, është pjesë e shtetit Baden-Württemberg në jugun e Gjermanisë.

ALBA MONS, emri i hershëm i vargmaleve mbi lumin Danub përgjatë tij deri kur në të derdhet lumi Lech (Lezh/Lesh), në rajonin Württemberg, Gjermania jugore.

ALBSTADT, domethënë Qyteti Alb, është qytet në Qarkun Zollernalbkreis, shteti Baden-Württemberg në jugun e Gjermanisë.

GROSSER ARBER, domethënë Arbëri i Madh, është mali më i lartë në vargmalet pyjore që shtrihen në Bavarinë e Poshtme dhe Bohemi të Çekisë. Në Qarkun CHAM të Bavarisë së Poshtme këtë mal e quajnë “mbret të pyjeve të Bavarisë”. Tokat malore të tij shkruhen ARBERLAND. Kuptimi i fjalës Arber nuk shpjegohet aty; veç në Shqip. Parë nga shumë lart mbi Tokë, Grosser Arber është pjesë e unazës malore që përbën kufijtë e Çekisë, Pjesë e kësaj unaze, në anën ku preken Çekia, Polonia, Sllovakia e Ukraina ndodhen vargmalet Beskydy (çek.) ose Beskidy (pol.). Kuptimi i emrit nuk shpjegohet andej; veç Shqip: Bjeshk.

SCHWÄBISCHE ALB ose Swabian Jura është një varg malesh poshtë Shtutgartit që shtrihet nga jugperëndimi (nga Pylli i Zi) në verilindje në shtetin Baden-Württemberg, jugperëndimi i Gjermanisë. Buza veriperëndimore është një pjerrje e thellë e mbuluar me pyje e quajtur Albtrauf ose Albanstieg.

ALBIANUM, emri romak për qytetin e sotëm Kufstein në shtetin Tyrol, Austria perëndimore.

ALBIPOLIS, emri i hershëm për qytetin e sotëm Vrchlabí (çek.) ose Hohenelbe (gjerm.), rajoni Trutnov, veriu i Çekisë.

ALBA-LA-ROMAINE, emri i tanishëm i një fshati në Qarkun Ardèche në jugun e Francës. Nën perandorinë romakë emri ishte Alba Augusta Helviorum ose Alba Helviorum, domethënë Alba e Helvitëve të cilët e kishin kryeqendër të vetën. Emri deri në vitin 1986 ishte ALBA.

ALBA SELUSIANA, emri romak për qytetin Weissenburg, në Qarkun Bas Rhin, Alsasë, verilindja e Francës.

ALBA TERRA është emri i mëparshëm i fshatit të sotëm Aubeterre në Qarkun Aube, verilindja e Francës.

ALBAN dhe ALBINE, fshatra në Qarkun Tarn në jugun e Francës.

ALBANAIS, rajon në Alpet perëndimore që rrethon liqenet Lac d’Annecy dhe Lac du Bourget, i cili përmbahet në Qarqet Savoie dhe Haute-Savoie në Francën lindore. Në kohën romake rajoni quhej ALBINUM, popullsia ALBII ose ALBANI. Në dokumentet mbretërore në latinisht të vitive 867 e 879, përcaktohen qartë bashkësitë fshatare Albani në Ariacum/Ariaco (sot, Héry-sur-Alby), Belmontem (sot, Balmont), Virilgum/Verilico (sot, Vergloz), Caldatis (sot, Chaux), Tudesio (sot, Thusy). Sot, janë 50 fshatra Albanais të shpërndarë në Kantonet Rumilly, Alby-sur-Chéran, Albens, Seynod dhe Grésy-sur-Aix.

ALBAS, fshat në Qarkun Lot në jugperëndim të Francës..

ALBAS ose ALBÀS, fshat në Qarkun Aude në jug të Francës. Banorët thirren Albassiens ose Albassiennes. Minerali i hekurit njihet i nxjerrë aty që nga shekulli IV p.e.s. Romakët i vunë emrin ALBARES.

ALBÉose Erlenbach (germ.) është një fshat në Qarkun Bas Rhin, Alsasë, verilindja e Francës.

ALBEMARLE ose ALBA MALA emri i mëparshëm i fshatit të sotëm Aumale në Qarkun Seine-Maritime, Normandi, veriperëndimi i Francës.

ALBI, qytet në Qarkun Tarn në jugun e Francës. Gjetjet arkeologjike datojnë aty 3000 p.e.s. Pas pushtimit romak në vitin 51 p.e.s. qyteti u quajt Civitas Albigensium dhe Qarku i Albinëve (Albigeois, Albigensians) mori emrin Albiga. Në shekullin XII, qyteti i Albit u bë qendra e sektit të krishterë të Katharëve. Ngase u damkosën si kundërbesues nga kisha katolike, papa Inocenti III dhe mbreti francez filluan një kryqëzatë 20-vjeçare kundër tyre në vitin 1208. Pas masakrave, shfarosjeve, shkatërrimeve të kështjellave në jugun e Francës dhe djegieve të librave të tyre, i fundmi i Katharëve u dënua në vitin 1321.

ALBICI, Albiques, Albieis, Albienses, një popullatë para-romake me kryetar të quajtur Albiorix  e cila shtrihej në pjesën e mesme dhe të poshtme të lumit Durance, që më pas derdhet në lumin Rhône, në juglindje të Francës.

ALBIÈS, fshat në Qarkun Ariège në jugperëndim të Francës, në vargmalet Pirene, afër Andorrës. Banorët thirren Albiésois ose Albiésoises.

ALBIMONTIUM (sot, Blâmont) dhe CHAZELLES-SUR-ALBE, fshatra në Qarkun Meurthe-et-Moselle, verilindja e Francës.

ALBIN ose AUBIN BLANC, lloj rrushi e vene e bardhë prodhuar përgjatë luginës së lumit Moselle më Francën lindore.

ALBIS (shekulli VII) ose ALBA (viti 877) janë emrat latinë për lumin e tanishëm Aube në Qarkun Aube, verilindje të Francës. Ai është një nga degët furnizuese kryesore të lumit Seine që kalon përmes Parisit. Nisur nga ky emër, shkencëtari francez Alcide d’Orbigny emëroi ALBIAN moshën dhe shtresat gjeologjike 113.0 – 100.5 milion vjet të vjetra.

ALBUCIUM ose Albucum ose Albuciensis (dokument i vitit 936) dhe Albuconis (dokument i vitit 1070), është emri i fshatit Aubusson në Qarkun Creuse në qendër të Francës.

RUISSEAU D’ALBAGNE, prrua që buron nga Alpet në Francën lindore e rrjedh drejt jugut dhe derdhet pranë fshatit Aumessas në lumin Le Bavezon.

SAINT-ALBAN, fshat në Qarkun Ain, Franca lindore.

SAINT-ALBAN-AURIOLLES, SAINT-ALBAN-D’AY, SAINT-ALBAN-EN-MONTAGNE, SAINT-ALBAN-SOUS-SAMPZON, fshatra në Qarkun Ardèche, Franca juglindore.

SAINT-ALBAN, fshat në Qarkun Côtes-d’Armor, Franca veriperëndimore.

SAINT-ALBAN, fshat në Qarkun Haute-Garonne, Franca jugperëndimore.

SAINT-ALBAN-DE-ROCHE dhe SAINT-ALBAN-DU-RHÔNE, fshatra në Qarkun Isère, Franca juglindore.

SAINT-ALBAN-LES-EAUX, fshat në Qarkun Loire, Franca qendrore.

SAINT-ALBAN-SUR-LIMAGNOLE, fshat në Qarkun Lozère, Franca jugore.

SAINT-ALBAN-DE-MONTBEL, SAINT-ALBAN-DES-HURTIÈRES, SAINT-ALBAN-DES-VILLARDS, SAINT-ALBAN-LEYSSE, fshatra në Qarkun Savoie, Franca juglindore.

ARBANE ose ARBANNE, ALBANE, ARBENNE, ARBONE, lloj rrushi i bardhë i përdorur për vena të ndryshme i mbetur me pakicë tani në rajonin Aube, verilindje e Francës.

ARBANATS, fshat në Qarkun Gironde, Franca jugperëndimore.

ARBENT, qytezë në Qarkun Ain, rajoni Auvergne-Rhône-Alpes, Franca lindore. Banorët quhen ARBANAIS ose ARBANAISES.

ARBOIS, rrushi i bardhë i përdorur për vena të ndryshme prodhuar në rajonin Loire, Franca qendrore.

AUBAGNE, më herët Aubignium ose Albiniacum (lat.), është emri në të folurën vendore Occitan të qytetit afër bregut Mesdhetar në Qarkun Bouches-du-Rhônenë jug të Francës. Banorët quhen Aubagnais ose Aubagnaises. Ngjitur me Qarkun Bouches-du-Rhône janë qarqet Alpes-Maritimes, Gard dhe Var ku në secilin ndodhen fshatrat me emrin VALBONNE.

AUBENAS ose ALBENATE (lat.), qytezë malore mbi tokë gëlqerore të bardhë në Qarkun Ardèche, i cili është ngjitur me Qarkun Gard, në jugun e Francës.

AUBENAS-LES-ALPES, fshat malor mbi tokë gëlqerore të bardhë në Qarkun Alpes-de-Haute-Provence, i cili është ngjitur me qarqet Alpes-Maritimes dhe Var, në jug të Francës. Banorët quhen Albascecois ose Albascecoises. Emri ndeshet si ALBENASSIO në një tekst të shekullit XI.

ALBINEN, fshat në rajonin Leuk të kantonit Valais në jug të Zvicrës. Ndeshet së pari me emrin ALBIGNUN në vitin 1224, më pas si ALBINNON ose ARBIGNON (fr.).

ALBIS, një varg kodrash me shtrirje 19 km jug-veri nga fshati Sihlbrugg në Waldegg në Kantonin Zürich, verilindja e Zvicrës.

ALBULA, një rajon në Kantonin Graubünden në lindje të Zvicrës. Në rrethinat e fshatit Bergün rrjedh lumi Albula dhe vetë fshati ndodhet në luginën malore Albula.

L’ARBAREY, fshat në bashkinë Saxon, Qarku Martigny, Kantoni Valais, në Zvicrën jugore.

ARBAZ, fshat në Qarkun Sion të Kantonit Valais në Zvicrën jug. Në vitin 1185 përmendet si ALBA dhe në vitin 1338 si ARBA.

ARBON, qytet në buzë të liqenit Konstancë në kantonin Thurgau në verilindje të Zvicrës.

AEDES ALBA (lat.), domethënë Shtëpia e Bardhë, ishte Selia e Senatit në një shesh të quajtur ALBANA në qytetin romak Capua, që edhe sot ndodhet në Provincia di Caserta, 25 km në veri të Napolit, jugperëndimi i Italisë.

ALBA, qytezë e vogël në Provincia di Parma, rajoni Emilia-Romagna, Italia e veriut.

ALBA (Alba Pompeia, lat.), qytet në rajonin Piemonte, Provincia di Cuneo, 30 km në jugperëndim të qytetit Asti, veriperëndimi i Italisë. Në të folurën vendore Lenga Piemonteisa qyteti thirret ARBA. Këtu rritet rrushi ARNEIS i cili përdoret për prodhim venash të ndryshme. 

ALBA DE CALABRIA, vera të bardha prodhuar në Kalabri, Italia e jugut.

ALBA FUCENS ishte një qytezë e lashtë rrënojat e së cilës janë rrëzë malit Velino në Qarkun MASSA D’ALBE, Provincia dell’Aquila, Italia qendrore. Ndodhet 20 km larg nga burimi i lumit LIRI i cili derdhet në detin Tyren.

ALBA LUCENTI ose ALBE LUCENT, ALBALUCE, ERBALUCE, lloj rrushi i bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në rajonin Piemonte, Italia veriperëndimore.

ALBA LONGA, qyteti më i hershëm në ALBANUM (Latium), në kodrat e larta COLLI ALBANI, në bregun lindor të liqenit LAGO DI ALBANO, 19 km në juglindje të Romës. Gjetjet arkeologjike datojnë të paktën të shekullit X p.e.s. Banorët në Latium quheshin ALBANI. Disa nga familjet mbretëruese në Romën e lashtë, si p.sh. Gega-ni, Curri-ati, Juli/Luli (nga rrodhi Gaius Julius Caesar), Tullia (nga rrodhi Marcus Tullius Cicero, Cicëroni) kishin origjinë Albani dhe mburreshin për të. Alba Longa është vendlindja e legjendarëve Romulus dhe Remus që themeluan Romën në shekullin VIII p.e.s. Ata ishin nga të fundmit e linjës 400-vjeçare të mbretërve (Reges Albani, lat.) në rajonin Latium. Pas rrafshimit të qytetit Alba Longa prej Romës në mes-shekullin VII p.e.s., popullsia e qytetit u zhvendos në Romë.

ALBANA, lloj rrushi i bardhë i shumë venave me mbiemra të ndryshëm prodhuar që nga shekulli XIII në Italinë verilindore, më së shumti në rajonin Emilia-Romagna.

ALBANA, fshat i vogël në Frazioni di Prepotto, Provincia di Udine, Italia verilindore. Ai ndodhet pranë një kështjelle dhe në buzë të kufinit me Slloveninë. Vendasit flasin të folurën vendore të Friulit. Ekipi i faqes www.preshevajone.com që ka shkuar atje ka dalluar fjalë të njëjta: cestjela – kështjella, piron – pirun, carroca – karroca, ajer – ajri, njata – nata, di – dita, capjela – kapela, flumi – lumi, mjeli – mjalti, etj.   

ALBANELLA, një rrush dhe venë e bardhë e prodhuar në rajonet Pesaro dhe Marche, Italia lindore.

ALBANELLO BIANCO, një rrush dhe venë e bardhë e prodhuar në Siçili.

ALBANA NERA, venë e errët prodhuar në rajonin Emilia-Romagna, Italia e veriut. Ajo dihet e prodhuar në vitin 1600 dhe në fillim të shekullit XX kishte emrin ALBANINA.

ALBANO, një lum që buron në Alpe, rrjedh në Provincia di Como dhe derdhet pranë fshatit Dongo në liqenin Lago di Como (Larius Lacus, lat.).

ALBANO ose ALBANA SECCO, Trebbiano, Ugni Blanc, lloj rrushi dhe vere e bardhë prodhuar në Itali e vende të tjera. Ugni Blanc është rrushi më i mbjellur në botë.

  • VIJON –   
Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura