Tetovë, 18. 01. 2016: (Përpara të vërtetës edhe vetë Zoti përkulet) – Përfaqësuesi i zyrës së KOASH-it, z.Miron Çako më akuzon se ato që shkruaj për pjesëmarrjen e Mitropolitit Dhorotheos në masakrat greke kundër popullsisë shqiptare në Çamëri janë gënjeshtra, dhe sipas tij s’ka fakte. Siç duket Miron Çako paska marrë detyrën të bëj avokatin e djallit, të gënjeshtrës, por e ka të kotë sepse para fakteve, të vërtetës edhe vetë Zoti përkulet. Prandaj po botoj shkrimin e mëposhtëm të shoqëruar me fotografitë ku janë kryepeshkopët dhe mitropolitët e Kishës Autoqefale të Greqisë me rroba ushtarake të EDES së Napolon Zervës. Disponoj fakte të tjera ku Kryepeshkopi Anastas është në shoqërinë e bashkëpunëtorëve të italianëve dhe gjermanëve nazistë, në shoqërinë e atyre që shpallën copëtimin e Greqisë. Sa për atë që i përkas një feje tjetërso ortodokse z.Çako gabon kur ngre dyshime tek një shqiptar sepse bukuria e familjes shqiptare është se respekton të gjithë fetë dhe brenda saj mund të ndeshës disa besime. Në rastin tim brenda familjes time kemi besimin sunit, bektashi, ortodoksë dhe katolik.
Kisha Autoqefale Ortodokse e Greqisë dhe Patriarkana e Stambollit, Fanari, gjithnjë janë përpjekur për mos ekzistimin e gjuhës shqipe, kombit shqiptar dhe ortodoksisë tradicionale shqiptare. Shqiptarët ortodoksë dhe mysliman kanë qenë nën presionin e Fanarit të Stambollit për asimilimin e tyre.
Në shkurt 1914, ushtria greke bashkë me adartët-forca paraushtarake hynë në Shqipëri duke bërë masakra dhe shpallën Autonominë e Veriut të Epirit. Këto forca udhëhiqeshin nga dy mitropolitë të cilët më tej ishin pjesë të kabinetit të Qeverisë të Autonomisë së Veriut të Epirit të udhëhequr nga Zografo. Njëri ishte Mitropoliti i Konicës, Spiridon Vllahu i lindur më 1873, me origjinë nga Pogoni.
Kryepeshkopi i Greqisë, Spiridon Vllehu, duke hyrë në Janinë me trupat ushtarake greke shkurt 1913.
Mitropoliti i Vellas dhe i Konicës, Spiridon Vllahu më 1913, bashkë me Mitropolitin e Drinopolis dhe Pogonias, Vasileos ishin në krye të ushtrisë greke kur kjo ushtri hyri në Janinë më 21 shkurt 1913. Ishin po këta dy klerikët e lartë të Kishës Autoqefale të Greqisë, Mitropoliti Spiridon dhe Mitropoliti Vasileos pjesë të kabinetit qeveritarë të Gjeorgjio Kristaq Zografos. Sipas të dhënave Mitropolitit Spiridon Vllehu shkroi edhe aktin e shpalljes së aneksimit të Jugut të Shqipërisë-Autonomisë së Vorio Epirit. Mitropoliti tjetër që mori pjesë në nënshkrimin e aneksimit të Jugut të Shqipërisë ishte edhe ish-Mitropoliti famëkeq i Kosturit, Germanos Karavangjeli, cili ishte transferuar në vitin 1914 në Korçë. Në një fotografi e bërë më 21 shkurt 1914, në Gjirokastër shihen dy Mitropolitët, Spiridon Vllahu dhe Vasileos në mesin e ushtarëve dhe adartëve grek që kishin bërë masakra mbi popullsinë shqiptare. Mitropoliti Germanos Karavangjeli kur ka shërbyer Mitropolit i Kosturit, mori pjesë direkt në masakrat e ushtrisë greke ndaj popullsisë shqiptare në Kostur, Follorinë dhe fshatrave përreth tyre.
Kur ushtria e Greqisë pushtoj Shqipërinë gjatë luftës italo-greke nëntor 1940- prill 1941, Mitropoliti i Janinës Spiridon, vizitoj trupat ushtarake greke që ndodheshin në Gjirokastër.
Në prill 1943, Dhorotheos Naskari zgjidhet Mitropolit i Paramithisë, Filatit, Gjiromeriu dhe Pargës. Mitropoliti Dhorotheos lindi në vitin 1905, emri i tij i vërtetë ishte Dhimitër Naskari. Më 1929, ai u shurukua Dhjak nga Mitropoliti i Korinthit, Damaskinos i cili më 1941 u zgjodh kryepeshkop i Greqisë.
Në verën e vitit 1943, Kryepeshkopi i Greqisë, Damaskino dërgon punonjësin e sekretariatit të Sinodit të Athinës, priftin Serafeim për ti dhënë një letër personale Napoleon Zervën. Pas kësaj Serafeimi 30 vjeçar vesh rrobat ushtarake të EDES nënkomandën e Zervën.
Prifti Serafeim( Visarion Tika), nga ushtar i EDES të Napolon Zervës që kryen masakra mbi popullsinë shqiptar të Çamërisë do të bëhej Mitropolit i Artës më 1949, Mitropolit i Janinës më 1958. Nga viti 1974-1998, do të ishte Kryepeshkop i Greqisë.
Në fillim të nëntorit 1943, Mitropoliti Dhorotheos ju bashkua forcave guerrilase të Napolon Zervës, EDES duke veshur rrobat ushtarake të këtij grupacioni.
E martë, 27 qershor, 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Zervën dhe të udhëhequr atë ditë nga Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rroga ushtarake kryen masakra kundër shqiptarëve, duke mos kursyer askënd. Pasi dogjën shtëpitë e shqiptarëve, vranë dhe përzunë ata që kishin shpëtuar nëpër rrugët e kalldrëmta të Paramithës, Mitropoliti Dhorotheos, tashmë krah i djathtë i Napolon Zervës marshonte me ushtrinë EDES.
Pasi përfundoj lufta dhe spastrimi i Çamërisë nga shqiptarët, dy Mitropolitët që kishin bashkëpunuar me gjermanët, tashmë kërkonin pjesën si shpëtimtar të grekëve në Epirin e Jugut-Çamëri nga çamët mysliman. Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, mbeti në këtë detyrë deri në vitin 1952 dhe më tej u dërguan si Mitropolit i Trikkit dhe Stagon deri sa vdiq në vitin 1959.
Mitropoliti i Janinës, Spiridon Vllahu, në vitin 1949 u zgjodh Kryepeshkop i Athinës dhe i gjithë Greqisë, vdiq në vitin 1956. Pasi u zgjodh më 1949 Kryepeshkopi i Greqisë Spiridon Vllahu, vendosi Mitropolit të Artës, Serafeimin, i cili kishte marrë pjesë direkt në masakrat kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë. Nga gjaku i shqiptarëve të Çamërisë u shpërblyen për karrierë të lartë klerike projektuesit dhe pjesëmarrësit të cilët lanë rrobën e klerit fetar dhe veshën uniformën ushtarake të EDES për të spastruar Çamërinë nga shqiptarët myslimanë më 1944-1945. Dy pjesëmarrësit në gjenocidin grek kundër çamëve Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos dhe prifti i thjeshtë Serafeim, i ngjitën shkallët e karrierës së tyre klerike pikërisht fal pjesëmarrjes në masakrat kundër shqiptarëve mysliman të pambrojtur të Çamërisë.
Duke lidhur ngjarjen historike, aktivitet e dy Mitropolitëve të Epirit të Jugut-Çamërisë, atij të Janinës, Spiridon Vllahu dhe të Paramithisë, Filatit, Gjiromeriu dhe Pargës, Dhorotheos Naskara, letrën sekrete të Kryepeshkopit Damaskino me anë të korrierit të cilin e kishte veshur ai Dhjak, Sarafeim që më tej do të bëhej Mitropolit dhe Kryepeshkop, nxjerrim përfundimin se projekti për spastrimin e Çamërisë nga shqiptarët mysliman është bërë pikërisht nga klerikët e lartë të kishës së Greqisë.
Mitropolitët Dhorotheos dhe Spiridon Vllahu e dinin gjuhën shqipe sepse ata kishin jetuar me shqiptar ortodoksë dhe mysliman në Çamëri. Ata kishin mbaruar të dy shkollën e Teologjisë Halki në Stamboll, dhe kishin një urrejtje ndaj myslimanëve. Kryepeshkopi i Greqisë Spiridon Vllahu ishte shfaqur si pararojë e ushtrive greke gjatë luftërave në Janinë, shkurt, 1913 dhe në Gjirokastër, shkurt, 1914.
Mitropoliti i Janinës, Spiridon, më 1940, kishte udhëhequr një mbledhje në Gumenicë ku u mor vendimi që të internohen të gjithë meshkujt shqiptar të Çamërisë nga mosha 10 vjeç e deri 95.
Shumë pikëpyetje lidhen me figurat e klerikëve grek në fjalë si:
Përse u dërgua Mitropolit i Paramithisë në Prill 1943, Dhorotheos (Dhimitër Naskara), njeriu që u pagëzuar Dhjak nga Kryepeshkop Damaskino?
Përse i dërgoj letër në verë të 1943, Napoleon Zervës, Kryepeshkop Damaskino (Dhimitër Papandreu) me anë të njeriut të besueshëm priftit Serafeim (Visarion Tika) të cilët e kishte pagëzuar ai Dhjak?
Çfarë i shkruante në letrën sekrete Kryepeshkopi Damaskino, komandantit të EDES Napoleon Zervës?
Përse pasi dorëzojë letrën Zervës prifti Serafeim veshi rrobat e ushtrisë EDES?
Çfarë e shtyu Mitropolitin e Paramithisë të hiqte rrobën e njeriut shpirtëror të besimtarëve ortodoksë dhe të vishte rrobat ushtarake të EDES, kur dihet që gjermanët i mbronin drejtuesit e kishës greke, manastiret me urdhër direkt të Hitlerit? Përse Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos hyri me EDES në Paramithi i veshur ushtarakisht për të kryer masakrat kundër popullsisë së pa mbrojtur shqiptare dhe nuk veshi rrobën e Mitropolitit?
Në vend që Mitropolitit të Paramithisë, Dhorotheos të përhapte zërin e ZOTIT, dashurinë e njeriut për njeriun, paqen midis njerëzve, ai ishte pjesëmarrës direkt i masakrave të ushtrisë EDES ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë-Epiri i Jugut.
Ashtu siç e kemi thënë në ushtrisë EDES që vepronte në Çamëri dhe që gjendeshin gjithnjë pranë Napoleon Zervës ishin klerik ortodoks si: Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, prifti Serafeim që pas lufte do bëhej Mitropolit dhe Kryepeshkop, dhe prifti Spiros Zafeiris.
Historia e ngjarjeve na çon në gjurmët antishqiptare të drejtuesve të lartë të Kishës Autoqefale të Greqisë. Udhërrëfyesi i masakrave kundër shqiptarëve në Çamëri është Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos sepse ishte njohës i mirë i territorit, njihte personalisht të gjithë parinë e Çamërisë dhe e fliste gjuhës shqipe. Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos ishte krahu i djathtë e Zervës dhe e udhëzonte atë për çdo veprim që duhej të merrte në Çamëri, pasi Napolon Zerva nuk e njihte territorin, njerëzit. Prifti Serafeim i ardhur në ushtrinë EDES me letër të Kryepeshkop Damaskinos mori pjesë direkt në masakrat kundër çamëve.
Nga të gjitha këto sa parashtruam ne nxjerrim përfundimin se projektuesit e genocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri është kisha greke, Kryepeshkopi Damaskinos, Mitropoliti i Paramithisë Dhorotheos dhe Mitropoliti i Janinës, Spiridon Vllehu. Pjesëmarrës në këto maskara ka marë pjesë edhe kryepeshkopi i Greqisë Serafeim, cili atë periudhë ishte ushtar i EDES të Napolon Zervës në Çamëri.
Në qershor 1993, Kryepeshkopi i Greqisë Serafeim takoj në Athinë udhëheqësin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe kur ky u përpoq ti puthte dorën, kryepeshkopi e shtyu me butësi duke i thënë:- “Unë duhet të puth këmbët e tua”.
Kjo dëshirë e shprehur në publik e kryepeshkopit Serafeim për ti puthur këmbët Radovan Karaxhiç, njeriut që ka urdhëruar masakrat kundër myslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë, dhe që gjendet i burgosur në Gjykatën e Hagës për gjenocid 1992-1995, na lenë të kuptojmë se kryepeshkopi Serafeim i urrente tej mase myslimanët, pavarësisht se kujt kombësie i përkisnin.
***
Vërejtje: Kisha Autoqefale e Greqisë, Kisha Autoqefale e Shqipërisë e uzurpuar nga grekët dhe grekofilët, nëse kanë dyshime se unë gënjej e kanë të drejtën ligjore të hapin proces gjyqësorë kundër meje si shpifës, por atyre nuk ua mban sepse para të vërtetës edhe vetë Zoti përkulet.
Në krah të djathtë të Zervës, është Mitropoliti Dhorotheos me rroba ushtarake, qershor 1944, Paramithi.
Kryepeshkopi i Greqisë, Spiridon Vllehu, duke udhëhequr ushtrinë greke në Gjirokastër shkurt, 1914, gjatë masakrave të aneksimin e jugut të Shqipërisë.