ARDIAN RAMADANI: SFIDAT E BOTËS RINORE NËN PRIZMIN E BASHGYLIT DHE ATO MODERNE NËN ATË TË GUENONIT

Tetovë, 17. 09. 2013 – Të lexosh profesor Bashgylin përpos që është satisfakcion, mendoj se është edhe obligim i çdo lexuesi. Por, aq më shumë të mahnit edhe autori i librit «Kriza e botës moderne» nga Rene Guenon. Autori Guenon thuaja e ka shkruar këtë libër për të qenë në sinkron me librin e profesor Bashgylit.
Libri i Fuad Bashgylit që fillon me kumtin që ne kemi mundësinë ta ndryshojmë materien por jo edhe natyrën e saj, me të vërtetë është një mesazh shumë përçues dhe i vlefshëm për të riun. Andaj edhe titulli i librit « Kokë me kokë me të rinjtë » është me të vërtetë mjaft i qëlluar. Kësisoj Bashgyl fillon bisedën e tij në këtë libër me të rinjtë me titullin e librit të rektorit të Universitetit të Shën Marselit, Jules Payot, « Education de la volonte » (Edukimi i vullnetit). Sipas tij i riu duhet të ketë vullnet për të bërë diçka, por lypset ai vullnet të jetë i edukuar, i maturuar dhe i baraspeshuar mirë. Me të drejtë ai thekson se burimi i shkencave është intelekti, ngase për tu marrë me shkencë lypset pasur intelekt të mirëfilltë, ndërsa burimi për veprim dhe aksion është vullneti. Po i pate të dyja edhe më mirë. Baza e marrjes së të dyjave dhe përforcimit të të njëjtave është shkolla. Që aty duhet filluar me përfitimin e të dyjave. Për të realizuar këtë shkolla nuk duhet të i ngjasojë një fabrike e cila prodhon dituri, dituri kjo që do të mbetej në intelektin e të rinjve, por të ndalet edhe në vullnetin e tyre, respektivisht t`i përkushtohet edukimit shpirtoror të tyre, e krejt kjo me të drejtë ngase, sjellja dhe edukata e mirë janë më të rëndësishme se sasia e diturisë. Në këtë normalisht ndikon edhe karakteri që posedon rinia e një kombi të caktuar, e po këtë karakter nuk mund ta ndryshojë dituria dhe qytetërimi, por edukimi shpirtoroë. Kjo thënie e Gustave le Bon është më shumë se kumt.

René Guénon – The Crisis of the Modern World

Po të vështrohet gjithësia e përbërë nga uji, ajri, dheu dhe zjarri do të konstatohet mrekullia e krijimit të njeriut nga Krijuesi fuqiplotë, me poashtu 4 elemente: gjaku, limfa, nervat dhe vreri. Kjo përsosshmëri krijimi nga Krijuesi është për tu mahnitur. Po në bazë të kësaj ndahen edhe njerëzit që janë me : 
1.natyrë gjakanike, të hareshëm, optimistë, të shkathët të gjallë, hidhërohen por edh eqetësohen shpejtë
2. Me natyrë vreranike, të ngurtë, të vrazhdë, të pamëshirshëm, mendjemëëdhenj, hipokritë, shpifës,
3. Melankolik, që kanë vullnet të dobët dhe
4. Neurotikë, shkaktarë të trazirave dh epesmistë.
Por në frenimin e gjitha këtyre ndikon edukimi i vullnetit, si aspekt kryesor për përmirësim të të riut apo të njeriut në përgjithësi. Që njeriu apo i riu të ketë punë frytdhënëse ai duhet patjetër t`i plotësojë këto kushte : kushtin trupor apo shëndetësor, kushtin ndjesor apo dashurinë ndaj punës, kushtin mendor që i bjen njohjen e metodës dhe kahet e punës. Nëse i plotëson këto ai arrin edhe lumturinë si qëllim të tijin fisnik. E lumturia arrihet kur zhvillohet dashuria ndaj punës, e që kjo të behët duhet të bëhet zgjedhja e drejtë e profesionit. Në krahasimin me botën perëndimore profesor Bashgyl se me asgjë orienti, nuk dallon nga rinia perëndimore, por dallimi është se rinisë lindore i mungon përdorimi metodik dhe racional i intelektit. E përdorimi i tillë i intelektit duhet bërë gradualisht, rezultatet e një pune graduale janë më frytdhënëse. Koka koka bëhet oka. Përkëtë duhet vepruar me maturi dhe me vullnet të edukuar. Organizmi i atij që rri kot është si i hekurit të papërpunuar që ndryshket, ndërsa ai që punon është sikur hekuri i përpunuar. Për këtë pra duhet punë. Nëse Ibn Sina veprën e tij të njohur « Esh shifa » e ka shkruar me punë intenzive dyorëshe pas namazit të mëngjesit në skajin e një xhamie në Bagdad, nëse filozofi i madh anglez Spenser veprat e tija madhore i ka shkruar me një punë permanente dyorëshe në ditë, Emilie Zola i ka shkruar secilin vit nga 1000 gjer 1200 faqe me punë të palodhshme prej 3 orësh çdo ditë, atëherë çka na mungon ne të ndërmarrim një hap të këtillë ?!
Vlera dhe ndikimi mandej, nuk është në fjalët e shumta dhe llomotitëse, por në fjalët me vend dhe domethënie. Andaj rinisë tonë duhet thënë gjëra dhe informata me vend, që jo ata të kenë në frengjisht « une tete pleine, mais le cœur n`a pas assez » (shqip, kokën e mbushur po zemra nuk ka mjaftueshëm). Mesazhet kryesore ndaj të riut shpërfaqen me kumte shumë domethënëse, e ajo është që i riu të paraqitet ashtu si është, dhe të jetë ashtu si paraqitet, të mos hidhet në rrezik symbyllurazi port ë jetë guximtar, që t`i shohë njerëzit që janë më poshtë se ai, e jo më lartë se ai, nëse mëtohet të realizohet qetësia.
I riu preokupimin kryesor duhet të ketë shkollimin dhe edukimin, e jo përfitimin material dhe tregtinë, krejt kjo ngase tregtia mund të bëhet në çdo kohë ndërsa shkollimi dhe edukimi në kohë të caktur. Sepse ndoshta dija nuk arrihet vetëm me lexim, por leximi është mënyra më e garantuar për të arritur diturinë, në mënyrë që më pastaj shtrembësnë mos të kërkojmë tek objekti që e shohim, por tek këndvështrimi ynë.
Ndërsa duke bërë korelacion me veprën e Guenonit, për ata që kanë dyshime në arritjen e mirësisë dhe rezultateve të mira, duke u mbështetur në parametrat e sipërthënë dhe mbi të gjitha në respektimin e dispozitave të përcaktuara nga Krijuesi i Gjithësisë, u ftoj në leximin e Rene Guenonit «Kriza e botës moderne». Siç shprehet edhe Guenon, domeneve hyjnore të përcaktuara nga Zoti nuk mund t`i kundërvihen domenet laiciste, ngase pikëpamja laiciste mbi botën nuk është asgjë më shumë përpos se pikëpamje e paditurisë. Shkenca laiciste me të drejtë vështrohet si një dituri të paditurish. E njeriu dhe i riu nuk duhet të shërbëhet me këtë domen të paditurive, nëse don të ketë fushën racionale të zhvilluar dhe vullnetin e edukuar, si dhe mos të bjerë në kurthin e individualizmit, si mohim tërësor i çdo parimi përtej nocionit, natyrës dhe domenit të individit. E vërteta është e vërtetë dhe nuk mund të bëhet ndryshe. Ajo nuk është sajesë e mendjes njerëzore, ajo ekziston krejtësisht e pavarur prej nesh, lypset që thjesht ta njohim, e përtej kësaj njohjeje nuk ekziston asgjë tjetër përpos gabimi.
Ashtu si Bashgyl edhe Guenon proklamon ndarjen e të mirës prej të keqes, ndarjen e egjrës nga gruri. Të dy e shohin rrugëdaljen fatlume për njeriun tek kthimi në traditë, tek rindërtimi i elitës me udhërrëfyes vizionar, e jo të verbër (Mjerë ju o udhërrëfyes të verbër, thënie ungjllore). Arritja e mirësisë bëhet kur të hiqet krejtësisht trajtimi që prozelitizmi perëndimor nuk pranon assesi ekzistimin e aleatëve, por të nënshtruarve.
Ky qytetërim i kohëve moderne, që nga të rinjtë shikohet me smpati duhet të flaket tutje, sepse edhe nëse nuk flaket tutje, mund ti afrohet fundit të pashmangshëm ose si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve mes vetë Perëndimorëve, ose si pasojë e mosmarrëveshjeve mes kombeve apo klasave shoqërore, ose për shkak të ndonjë kundërsulmi të Lindorëve të « perëndimorizuar », ose s pasojë e ndonjë përmbytjeje të fundbotshme të shkaktuar nga « përparimi i shkencës ».
Që të arrijmë këtë duhet të bëjmë atë që thoshte Çurçill « nuk mjafton të bëjmë më të mirën që mundemi, nevojitet të bëjmë atë që nevojitet ».
– Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura