ARDON JASHARI SË SHPEJTI NË FC BRUGES TË BELGJIKËS

Nga Arif Ejupi

Sipas z. Remo Meyer, drejtor sportiv i FC Luzern anëtar i elitës së futbollit zviceran mesfushori i spikatur dhe kapiteni i kësaj skuadre Ardon Jashari përfundimisht do të kalojë në FC Bruges të Belgjikës.

Jashari sikurse shumë të rinj të tjerë shqiptarë talentin e tij për futbollin e ka praktikuar me punë të pareshtur dhe disiplinë.

Ai qëkur ishte 7 vjeç nisi të luajë në skuadrën e futbollit FC BAAR të kantonit Zoug të Zvicrës.

Loja e shkëlqyer e Jasharit në këtë ekip do të bëjë që shumë shpejt udhëheqësit e Akademisë së FC Luzern të shprehin interesim për këtë talent të rrallë.

Ardoni i vogël  i mirëpritur dhe i përkrahur parezervë nga elbasanasi Jahmir Hyka ish-futbollist shumëvjeçar i FC Luzern-it.

Ardoni si 11 vjeçar do të kalojë nëpër të gjitha kategoritë e skuadrës FC Luzern. Këtu duke qenë i mbikëqyrur nga trajnerë profesionistë në afat rekord do t’i evitojë të gjitha mangësitë. Ai do të jetë i aftë që të luajë në të gjitha pozitat.

Edhpse shumë i rinj në skuadrën juniore të lucernës do të jetë forca kryesore. Shtatlartë i qëndrueshëm , driblues i  mrekullueshëm dhe me gjuajtjet bombë me të majtën përveç që shkëlqen në sulmin e ekipit të tij ftohet edhe në seleksionin e Zvicrës me grupmoshat U-17, 18 dhe 21.

Kurse në janar të vitit 2022, zë vend në 11-shin e parë të FC Luzern. Në historinë e begatët të këtij Klubi zviceran me traditë gati 121 vjeçare Jashari me prindër nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut është kapiteni më i rinj i të gjitha kohërave.

Gjatë këtij sezoni Jashari ka luajtur me fanellën kaltër e bardhë 27 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.

Nga krosimet e sakta të Ardonit, bashkëlojtarët e tij të sulmit kanë shënuar edhe tre gola të tjerë.

Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll Murat Yakin, dikur trajner i suksesshëm i FC Luzern, duke i parë cilësitë e këtij djaloshi të talentuar e fton edhe në ekipin e parë apo të njohur më tepër si ekipi A.

Ardoni me gjithsej  82 paraqitje me FC. Luzern-in, do të kujtohet gjatë nga mijëra simpatizues të kësaj skuadre.

Z. Meyer konstaton që mungesa e Jasharit do të jetë hendikep mjaft i madh për FC. Luzern-in.

Mirëpo ai në të njëjtën kohë ndihet krenar që nga gjiri i kësaj skuadre doli një lojtar shembull për të mirë si në lojë ashtu edhe në sjellje.

Në Kampionatin e Belgjikës së bashku me Jasharin do të luajë edhe Andi Zeqiri me origjinë nga Ferizaj i Republikës së Kosovës, i formuar po ashtu në Zvicër.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura