AUREL DASARETI: DOKTRINA E FITORES

USA, 06. 06. 2014 – Pa një lider të mirëfilltë me një mandat të qartë politik Shqipëria do të vazhdojë të lundrojë pa kapiten në detin e vet, dhe me një timon mezi të mjaftueshëm. Kjo sepse qeveritarët i kemi aq të lig sa që dëshirojnë krimin e fundit, të kryejnë vepra penale edhe pasi të vdesin.
Fuqia e fshehur – Roli i medias në shoqëri
Nga këndvështrimi im, detyrat themelore të mediave i kam të përmbledhura në katër pika:
• Funksioni i informacioneve
Mediat duhet të sigurojnë informacionin e nevojshëm në mënyrë që njerëzit mund të vendosin për çështjet e shoqërisë. Mediat duhet gjithashtu të sigurojnë informacion nga publiku për politikanët, shërbyesit civil dhe personat në pozita të larta.
• Funksioni komentues
Nga pikëpamjet e saja ideologjike mediat duhet të komentojnë dhe analizojnë rrethanat shoqërore.
• Funksioni i monitorimit
Mediat duhet të vëzhgojnë dhe të kontrollojnë ata që kanë ndikim në shoqëri.
• Funksioni i komunikimit të grupeve
Mediat duhet të promovojnë komunikimin brenda dhe ndërmjet grupeve politike, grupeve akademike dhe ideale të shoqërisë.

***
Këto detyra janë të mbërthyera, por pasi vitet e fundit raporti i pushtetit ka ndryshuar mediat kanë pësuar një zhvillim shumë të shpejtë. Ata kanë qenë subjekt i profesionalizmit, por tani edhe i shmangies së katalogëve. Gazetaria është bërë më e orientuar në personalitete dhe kufijtë në mes të raportimit të lajmeve/temave serioze dhe argëtimit janë shuar.
***
Gazeta partiake: I referohet një gazete që në një shkallë të ndryshme mbështetë një parti politike.
Ka shkallë të ndryshme të lidhjeve partiake. Një gazetë në pronësi të një partie politike është quajtur shpesh një “Organ i partisë”. Një “gazetë partiake” është e lidhur ngushtë me një parti, ndërsa një “gazetë me lidhje partiake” është në pronësi të pavarur, por ndanë pikëpamjet e partisë. Kjo do të thotë se shumë prej gazetave të sotme botërore kanë qenë më parë në pronësi të partive ose mbështesin një parti të veçantë.
***
Ushtrimi i politikës në trevat shqiptare është një thirrje e jetës, burim i të ardhurave, jetohet nga ajo, ndërkaq arkitektura e ushtrimit të politikës në Perëndim nuk është njëkohësisht edhe punë prej së cilës jetohet, prandaj shqipfolësit me çdo kusht i mbrojnë karriget. Pasi qëndrojnë me shekuj në pushtet fitojnë monopol mbi shtetin.
Shqiptarët janë një komb naiv. Prandaj, veçanërisht para zgjedhjeve bien viktimë e retorikës së politikanëve të paskrupull (të pandërgjegjshëm), të hajdutëve që vijnë dhe horrave që shkojnë.
Mediat e pavarura duhet t`u ndihmojnë në gjetjen e dritës në një univers rrëmujë.
Para një zgjedhje të gjitha partitë e lëmojnë retorikën, misioni është që të bëhen më tërheqëse për votuesit.
Mediat domosdoshmërish të kontribuojnë në drejtimin e jo deformimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk guxojnë (si deri tani) të përcaktojnë fituesin apo humbësin e zgjedhjeve – është ajo çështje e votuesve. Përndryshe, mbeten në nivelin e martesave me blerësi të disa vendeve afrikane-aziatike, martesat ku prindërit dhe familja e përcakton zgjedhjen e bashkëshortit për fëmijët e tyre. Si rrjedhojë, në shumë raste zgjidhen bashkëshortët brenda familjes së tyre, për shembull një kushëri apo kushërirë. Kjo praktikë rrit rrezikun e sëmundjeve familjare dhe deformime.
Veçanërisht në shumicën e portaleve të internetit, por shpesh edhe në botimin e shtypur, radio, TV etj., politikën kombëtare na e qëndisin “Analistët” mediokër. Njerëz me aftësi të kufizuara, që nuk shquhen për ndonjë zotësi ose për ndonjë cilësi të veçantë.
Analistët e mirëfilltë: Autori shprehën me fjalët e tij skalitëse urrejtjen për okupatorin dhe tradhtarët, shpjegon realisht trimëritë e bijve më të mirë të kombit që gjatë historisë luftuan dhe u sakrifikuan për atdhe. Heroizmi i legjendave tona, guximi dhe shpirtmadhësia e tyre janë shembuj të gjallë me karakter moral dhe edukativ; vetëm me anë shembujsh konkrete mund të zgjojmë dhe riedukojmë njerëzit tonë të pashkolluar dhe manipuluar më mirë se me çdo arsyetim logjik. Me një ironi therëse tallën njerëzit e liq, regjimet prapanike kolonialiste që shtypin popullin tonë duke jetuar në kurriz të tyre. Ujqit hanë delet e pambrojtura, qentë shfarosin pulat, luanët me britmat e tyre u shtien datën nënshtetasve besnikë të xhunglës. Në të treguar të anëve negative të karakterit jonjerëzor të atyre që ishin ose janë fajtorët kryesor të tragjedisë shqiptare, edukojmë në lexuesin: nderim ndaj punës, ndjenjat shoqërore, besnikërinë ndaj miqësisë së vërtetë, thjeshtësinë, mirësinë, bujarinë, përgjegjësinë dhe atdhedashurinë.
Patriotizmi i shëndetshëm
Një patriot i vërtetë është ai që merr gjobë parkimi por gëzohet që sistemi funksionon, mendoj unë.
Pa një lider të mirëfilltë me një mandat të qartë politik Shqipëria do të vazhdojë të lundrojë pa kapiten në detin e vet, dhe me një timon mezi të mjaftueshëm.
Kur them “Shqipëri” mendoj për gjitha trojet brenda dhe jashtë murit të arbrit; edhe ato që i janë nënshtruar kolonizimit pra.
Unë dua që të gjithë të ndjehen të komunitetit dhe përkatësisë në shoqëri. Një shoqëri e bazuar në solidaritet është një parakusht për një financim të përbashkët të politikës së mirëqenies, kriminalitetit të ulët dhe një treg pune funksional.
Duhet të luftojmë për kushte më të mira për më nevojtarët dhe të varfrit, gjithashtu të bëhemi një garant për zhvillimin e mëtejshëm të shtetit social.
Një komb modern demokratik ka nevojë për patriotë që e dinë se një komb i gjallë u takon atyre që e krijojnë atë dhe që në mënyrë efektive marrin pjesë në zhvillimin e tij.
Vetëm qytetarët e sigurt dhe të kënaqur gjejnë zgjidhje të mira për Kombin dhe Atdheun. Kur një komb ka një aparat funksional shtetëror demokratik në themelin e vet, ka më shumë për të fituar nga popullsia. Një shoqëri e hapur, me një dialog të mirë dhe inteligjent ndërmjet veti, promovon zgjidhjet më të mira për të ardhmen.
Forcat që kanë marrë përsipër politikën dhe fuqinë e medias në Shqipëri synojnë të shkrijnë dhe zhdukin traditat dhe normat tona kombëtare, për të krijuar një botë të karakterizuar nga konsumatorë global – kozmopolitë të pa identitet.
Parimet demokratike: Duhet të jenë të bazuara në vlerat jetësore shqiptare, të hartuara në Kushtetutën shqiptare, në kulturën – traditën shqiptare dhe të drejtat e njeriut.
Demokratët e mirëfilltë domosdoshmërish do të ruajnë të drejtat e siguruara në Kushtetutë:
– të drejtat e pronësisë
– sipërmarrjes së lirë
– lirisë individuale
– lirinë e besimit
– lirinë e fjalës
– mbrojtjes në jetën private.

Qeverisja e vendit: Domosdoshmërish të bazohet në Ligjshmëri, të ndërthuret me Kushtetutën, sepse Kushtetuta është themeli i demokracisë së Shqipërisë.
“Kombet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, dhe ato të voglit si prostitutë”, – më thoshte gjyshi im.
Rrëfimin e gjyshit e vërteton edhe krimi i “madhështorëve”gangsterë: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia në procesin e copëtimit dhe ndarjes së trojeve shqiptare, nga Kongresi i Berlinit (1878) deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), dhe dhënien e tyre prostitutave të vogla – fqinjëve tanë gjakatarë.
Një qeveritar duhet të respektohet nga popullata por edhe t`ia kenë frikën. Sot askush nuk ndjen diçka nga këto dy elemente.
Tregimet dramatike shpesh kanë role të qarta horrash, ashtu siç kanë edhe heronj të qartë. Ku mund të kishte një hero pa një horr kundër të cilit do të luftonte?
Heronjtë e fortë kërkojnë horra (kriminelë) të fortë. Fatkeqësisht për heroin shpesh krimineli është më interesant, ajo që na magjeps neve më tepër.
A është kjo për shkak se heroi në shumicën e rasteve është shumë i thjeshtë dhe me të vërtetë mjaft i mërzitshëm?
Për të bërë heroin më interesant, tregimtari mund ta shndërroj atë në një kundër-hero.
Disa janë të lindur si horra, ndërsa të tjerët janë bërë më vonë për shkak të rrethanave të caktuara, si për shembull: të fëmijërisë së vështirë, padrejtësisë, gjenetikës së trungut familjar, një aksidenti në tru, etj
– Kush janë horrat më të mëdhenj të sotëm?
– Qeveritarët servil, them unë.
SERVIL: Njeri pa karakter që u përulet e u bën lajka më të fuqishmëve për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake; puthador, shpirtrob, shpirtskllav.
Dhe, qeveritarët i kemi aq të lig sa që dëshirojnë krimin e fundit, të kryejnë vepra penale edhe pasi të vdesin.
Na mashtrojnë shumë dhe shpesh. Sipas tyre, fajin për dështimet e sotme të tyre i paskan edhe sistemet dhe qeveritarët e moçëm, veçanërisht ata që kanë vdekur dhe që nuk mund të ngrenë kundërshtime.
Asnjëherë nuk i pranojnë mashtrimet, dështimet dhe krimet. Të ndihmuar nga disa media dhe “analistë” mediokër, servil, dështimet i shndërrojnë në lavdërime.
Vetëlavdërimet e dikujt duhet për t`i dëgjuar – por me një dozë skepticizmi kur ajo vjen në letër me shkëlqim.
Shumica prej tyre janë analfabet të devotshëm që kanë trashëguar poste politike nga prindërit, farefisi ose miqtë e interesit. Kur babai yt është Perëndia, është lehtë të jesh një shenjtor. Janë ata vetëm copa të vogla në lojërat e mëdha të ruletit rus.
***
”Ruleti rus”, është një lojë potencialisht vdekjeprurëse e fatit në të cilën lojtari tërheq këmbëzën e revolverit që ia vënë vetes në kokë, cilindri i të cilit është i ngarkuar vetëm me një plumb të vetëm e jo me gjashtë. Shanset e mbijetesës zakonisht janë 1-6.
Kështu është kur lozet me një revolver, por jo edhe me një pistoletë me kornizë…
Sikur gjithë lojtarët tjerë të këtij soji, edhe qeveritarët shqipfolës vuajnë nga depresioni. Të shpresojmë se një ditë do të ngatërrojnë armët, gabimisht do të rrokin pistoletën në vend të revolverit…
Nga kureshtja i pyes:
– A jeni në depresion për shkak të lojës, ose jeni duke luajtur për shkak se jeni në depresion?
– Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura