SOT NЁ PRIZREN VAZHDON SEANCA GJYQЁSORE PЁR RASTIN E VRASJES SЁ 26 VJEÇARIT AURON THAQI

Sot nga ora 09:30 në Gjykatën Themelore të Prizrenit, po mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën një vit më parë si pasojë e një therjeje me thikë.
Auroni u plagos rëndë në Prizren, në shtator të 2024 dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.
Për këtë rast, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit, të cilët në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u vihen në barrë.
Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e cila ka rezultuar me vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet për veprat penale “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.
Ngjarja kishte tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa rasti do të shqyrtohet nesër në gjykatë.

26-vjeçari Auron Thaqi
____________
NЁ PRIZREN VAZHDON GJYKIMI NDAJ TЁ AKUZUARVE PЁR VRASJEN E AURON THAQIT! NЁNA E TIJ DHE SHUMЁ QYTETARЁ KЁRKOJNЁ BURGIM TЁ PЁRJETSHЁM! (VIDEO)