SHERADIN BERISHA: POPULLI DHE PARTIA – DËSHIRA DHE LAKMIA!

Pashtriku.org, 9 qershor 2017: Sot është dita e fundit e fushatës! Partitë politike për 10 ditë parreshtur, e keqpërdorën nocionin popull! Me gojën plotë popull, u zotuan, premtuan e genjyen pafundësisht!

 

 Gjatë kësaj fushate, çka ishte populli për partinë?
– Ishte zotim, premtim, manipulim, mashtrim, rrenë, parollë, marketing, sllogan…!!!
Pse partia – popullin e konsideron të tillë?
– Sepse partia është pjesa (pakica), ndërsa populli është tërësa (shumica)! Dhe partia duke kërkuar sot votën në emër të shumicës, nesër i shërben pakicës!
Pse mendoj kështu?
– sepse për 18 vite rresht pas luftës, partia (pakica), e cila identifikohet me shefin dhe klanin e tij të interesit, krijuan pasuri prrallore dhe privilegje të pakufizuar!
Ndërkaq populli – shumica (70-75% e tij), jeton me pagë minimale, pa punë, pa përkujdesjen e duhur të shtetit, pra nën mëshirën e fatit – në skamje e varfëri!
Më 11 qershor populli zgjedhë e voton, e pastaj për 4 vjet partia (qeveria) e shkelmon!

Dhe për fund të fushatës një mesazh!
Presidenti i 16’të amerikan, Abraham Lincoln (1809 – 1865) ka thënë: “Vota është më e fuqishme se plumbi. Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund ta vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu…”!
A do të bëhet më 11 qershor – VOTA – më e fuqishme se plumbi, që të mos e vrasim ardhmërinë e fëmijëve tanë?!
– Dëshira më thotë: PO!
– Lakmia më thotë: JO!
– Uroj të fitojë dëshira mbi lakminë!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura