AVDI GJATA: LIBRI ‘I-LEGALJA E VITEVE SHTATËDHJETË’ I AUTORIT GANI SYLAJ

Prishtinë, 2 gusht 2018: Duke e lexuar librin e Gani Sylës: i-legalja e viteve të shtatëdhjetë dhe veprimtarinë më të re të Lëvizjes Kombëtare në Kosovë të bie në sy që pjesa më e madhe e kësaj Lëvizjeje Ilegale është shkruar nga kujtimet e deklaratat e veprimtarëve e mbështetur në kujtimet, veprimet e punës së vet autorit, tashmë të njohur Gani Sylës për çështje kombëtare dhe njërit nga organizatorët e veprimtarët e drejtëpërdrejtë e të dalluar në krahinën e Drenicës e vet Kosovës.
Kujtimet e shkrimet që i lexojmë në libër i përkasin kryesisht viteve të shtatëdhjeta-tetëdhjeta që shkruhet e kaluara historike e veprimatria politike kombëtare që zhvillohej fshehurazi po që quhej edhe lëvizje ilegale për ata që nuk e kuptonin, nuk dëshironin ta kuptonin apo edhe ishin kundër të vërtetës që ishte rezultat i mungesës të njohurive apo rrugës që kishte marrë Lëvizja Kombëtare.
Vështrimet e këtij libri nuk janë thjeshtë, vështrime sa për të mbushur faqe gazetash e librash , po diçka përtej kësaj, gjë që e dëshmon shumëanshmërinë e saj dhe përpjekja e autorit për të vënë në pah personalitetet e këtyre figurave madhore si edhe për vet kompleksitetin e Lëvizjes Kombëtare në Jugosllavi.

Ganiu në librin e tij ilegalja, është munduar që të kryej një pjesë të detyrës, siç e bëri edhe me veprimin e tij konkret, pasi që ishte edhe njëri nga organizatorët e lëvizjes. Duke pasur parasysh që organizatorët e Lëvizjes Kombëtare, nuk mbanin shënime gjatë mbajtjeve të mbledhjeve, se edhe për anëtarët e organizatës për shkak të ruajtjes së kosnspiracionit e rrezikut të zbulimit të dëshmive që e thotë edhe vet autori që është një e vërtetë e madhe, edhe përkundër asaj që gjatë këtyre viteve më shumë se kurrë më parë ishin shkruar e botuar nga anëtarët e mëhershëm të Lëvizjes Ilegale, megjithate ato nuk janë të mjaftueshme për të kuptuar rrugën, mënyrën e veprimtarinë e saj.
Gjatë këtyre viteve, po edhe deri te fillimi i luftës së fundit të UÇK-së, janë shkruar e botuar gazeta, libra, komente politike, historike e ekonomike që normalisht bëheshin me pseudonime e që shpërndaheshin natën e fshehurazi. Pjesa më e madhe e këtyre materialeve edhe më tutje kanë mbetur pa u zbuluar, pa u ditur e pa i njohur autorët e shkrimeve pasi që një pjesë e tyre janë vrarë e shpërndarë anë e mbanë botës.
Atëherë, poqese sot shkruhet për organizatën, anëtarët dhe autorët, duke u bazuar vetëm në kujtime, aktgjykime e aktakuza, nesër historisa do të ketë vështërsi për ta thënë fjalën e saj e të vërtetën.
Në periudha e kohë të caktuara, Lëvizja shqiptare kishte ndryshuar edhe mënyrën e punës e veprimit, autori me argumente na dëshmon e bind se qëllimi, pushtimi e masat që i merrte sigurimi e policia serbe, ishte e njejtë. Nga viti 1945, Qeveria Jugosllave vazhdimisht kishte mohuar të drejta e njeriut të drejtat kombëtare e politike edhe pse i kishin përcaktuar me kushtetutën e vetë”demokratike”
Autori, librin e fillon me një parathënje, hyrje e vazhdon të përshkruaj për vete, familjen, punën në arsim, shokët, lëvizjet nëpër vende të ndryshme ku banonin shqiptarët, organizimin, materialet, shumë qendra të strehimit e familjet ku ishte strehuar ai me shokët e tij, pastaj për fillimin e krijimin e celulave të para ilegale si edhe emrat e shumë veprimtarëve veç e veç me fotografi qysh nga vitet 1970 e deri sot.
Ajo, çka është më interesante në punën e Sylës është që autori në librin e tij “Ilegalja” ka thyer një heshtje dhe na ka afruar të dhëna të reja historike që shumëkush nga ne nuk i kemi ditur për punën e veprimtarinë e Lëvizjes në fundin e shek XX, kur dihet që ende nuk është shkruar sa duhet e si duhet. Pasi që historia e shqiptarëve është imponuese në luftën e përpjekjen e saj ilegale, po aq është edhe tragjike nga dhuna e pashembullt dhe e gjatë e pushtuesit serbo-jugosllav mbi te vetëm e vetëm për ta mbajtur nën sundim.
Ndonëse çështja shqiptare mbetet ende problematike, për ma shumë se një shekull, megjithate nuk munguan çastet e idetë kur mendohej që edhe këtij problemi iu ka afruar zgjedhja përfundimtare njëherë e përgjithmonë.
Avdi Gjata, Prishtinë, më 31.07.2018.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura