DUSH GASHI, BURRI I PAFAT I TEZES SË ALBINIT!

DUSH GASHI, BURRI I PAFAT I TEZES SË ALBINIT!

Nga Shkëlzen Gashi, Prishtinë 20 Nëntor 2021

Dush Gashi është një personalitet me integritet fort të lartë profesional e njerëzor. Ai është gazetar qe afërsisht katër dekada.

Për fat të keq, deputetët e Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës, s’e paskanë përzgjedhë për anëtar të Bordit të RTK-së. Sidoqoftë, Dushin nuk e kam kushëri, por Kryeministri i Kosovës e ka burrë të tezes.

Në Kosovë nuk bëhet lajm që një profesionist i jashtëzakonshëm s’është përzgjedhë në bordin e RTK-së.

Po ashtu, në Kosovë nuk bëhet lajm që Kryeministri i Kosovës nuk ndërhynë për ta përzgjedhë burrin e tezës në bordin e RTK-së.

Si do të vepronin kryeministrat paraprakë po të kandidonin burrat e tezeve të tyre për anëtarë të bordit të RTK-së, madje edhe pa e pas pasë përgatitjen profesionale të Dush Gashit?

Si do të reagonin mediat po të përzgjedhej Dush Gashi anëtar i Bordit të RTK-së: s’do të merrej askush me përgatitjen profesionale të Dush Gashit, por vetëm me lidhjet e tij familjare me Kryeministrin?

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura