AVDI IBRAHIMI: DRUVARI DHE ARI

Prizren, 09. 11. 2104 – Druvari – një qytetar i varfër, shkonte çdo ditë në mal për ta ngarkuar me dru gomarin e tij, e pastaj i shiste zejtarëve në qytet. Kjo ishte mbase lufta për ekzistencë në vështirësinë për t`i siguruar familjes një copë bukë. Një kohë të gjatë në jetën e tij familjare do të mbetej kjo gjendje ekzistuese në kthetrat e mjerimit e varfërisë. Megjithëse në ndjenjën e tij të fshehur mohonte vesin e keq, shfrytëzimin e kafshës që mbante mbi kurriz barrën e rëndë të druve, jeta e kishte bërë të tillë se ai dhe gomari ishin vetëm për të ulur kokën e për të punuar, dhe kështu ai besonte se e ardhmja do t`i sillte diçka më të mirë, më të bukur, pavarësisht se ajo i shfaqej e turbullt.
Me këto ndjenja të përziera niset për në mal, duke ecur më në thellësi të pyellit afër një shkëmbi sheh një copë metali që shkëlqente shumë, i afrohet dhe pyet veten:
– si është e mundur që shkëlqen kështu?
Për këtë shprehet i gëzuar se ka gjetur një copë metalike prej ari! Ashtu i gëzuar ngarkoi gomarin me dru e u nis drejt qytetit. Pasi shiti drutë, shkoi të Samarxhiu për ta riparuar samarin e gomarit, duke biseduar me Samarxhiun nxori pllakëzën e arit, e po e pyet këtë zotëriun:
– A thua sa lira bënë kjo copë prej ari?

E mori Samarxhiu e shikoi duke e rrotulluar nëpër duar copëzën prej ari dhe po i thotë Druvarit:
-Ma merr mendja se duhet të ketë vlerë nja 5 lira?!
***
Pasi kreu punë të Samarxhiu, Druvari vazhdoi rrugën nëpër qytet dhe hyri tek një arëpunues dhe i dha copën prej ari,
– duke i thënë – më trego sa lira ka vlerën ky ari?
Arpunuesi e hodhi në peshore copëzën e arit e në çast ju drejtua Druvarit:
– Ky ari ka vlerën e 95 lirave!
Druvari mbeti i habitur, e ju drejtua, Arëpunuesit:
– Si more mos e ke gabim? Po pak çaste më pare isha te Samarxhiu e ai i dha vlerën 5 lira copzës së arit!
Arëpunuesi i thotë Druvarit:
-Lëre ore Samarxhin, po ku di ai ç`është vlera e arit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura