SABIT ABDYLI: MË 11 JANAR 2015 – NË MOSHËN 75 VJEҪARE NDËRRROI JETË VËLLAI IM FERAT RUHAN ABDYLI

Pashtriku.org, 18. 01. 2015 – Ferat R.Abdyli u lind më 1940 në Kabash të Vitisë. I takon gjeneratës së parë të shkollës shqipe të hapur me 8 mars 1948, në Kabash. Shkollën Normale e kreu në Gjilan e Prishtinë. Punën si mësues e fillon në vitin 1964, herën e pare në Kabash, më vonë në Viti. Pa shkëputje nga puna kreu shkollën e lart pedagogjike në Shkup. Në Viti punoi me klasat e larta si arsimtar i historisë. Në vitin 1974 kthehet në fshatin e lindjes dhe vazhdoi punën me ditar në dorë deri në vitin 2005, kur u pensionua. U dallua me aktivitete kulturore artistike. Në vitin 1968 me disa entuziastë të tjerë formoi shoqërinë kulturore artistike “Besa” në Viti.

Ferat Ruhan Abdyli (1940 – 2015)

I njëjti ishte edhe kryetar i saj. Kjo shoqëri ishte aktive deri në vitin 1981. Me nxënësit e shkollës fillore përgatiti dramën e Toni Shoshit “Migjeni” (1969). Drama u shfaq me sukses disa herë. Me këtë rast kishte shkruar edhe gazeta “Rilindja”. Pas demonstratave të vitin 1981, në kohën e diferencimeve ndaj Feratit u ndërmor një fushatë e egër presioni, duke akuzuar për nacionalizëm e irredentizëm, shkuarjen në Shqipëri, kthimin e antenës televizive në drejtim të Shqipërisë, shikimin e programit televiziv shqiptar (ATSH), dëgjimin e Radio Tiranës, për përdorim të literaturës (librave). Gjatë kësaj fushte të egër shkroi dikush një letër anonime Komitetit Komunal të LK në Viti dhe organeve të Punëve të brendshme duke denoncuar Feratin për veprat e tija “armiqësore” kundër shtetit të kombeve dhe kombësive të barabarta. Ferati la pas vetës 4 vajza dhe dy djem.

Sabit Abdyli – Auckland (Zelandë e re), 11 Janar 2015.

FERAT RUHAN ABDYLI, ISHTE MISIONAR I MËSUESISË DHE SHENJË MOTIVUESE DHE E DEVOTSHME E ATDHEDASHURISË…
Ferat Ruhan Abdyli, ishte Misionar i Mësuesisë dhe shenjë motivuese dhe e devotshme e Atdhedashurisë. Rrezatimi i tij, mbante përherë të gjallë e të bukur një Shqipëri në shpirtin tonë! Kujtimi për Mësuesin Ferat, do të ketë moshën e shkronjave shqipe! Mësues, për jetë të botëve! I qoftë i lehtë dheu i Atdheut!…

Nga Besim M. Zymberi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura