AVDI IBRAHIMI: HALLE TE JETËS

(Prizren, 13. 12. 2012) – Ua, sa marrëzira e thash e themë janë thënë e po thuhen! E di ç’fjalë përhapen për ata njerëz që nuk i nënshtrohen udhëheqësve politik të deridjeshëm dhe të këtyre aktual që sundojnë në mbarë hapësirat shqiptare. Më kishte treguar para shumë vitesh një shok, por nuk di pse sot mu kujtua ai rrëfim i shokut që ish thirrur nga shërbimi sekret dhe kur fliste shefi i atij shërbimi, i kishte vënë përpara një shkresë ku shkruhej:”…I nënshkruar nga personi “N”. Vërtetoj se mora 500,00 euro…” Kur kishte par shoku, menjëherë kishte krijuar përshtypjen për një skenar që din t,i prodhojnë e falsifikojnë këto shërbime që kanë një nam të keq tek popullta shqiptare. Mandej shefi i kishte propozuar ndihma që ky të bashkëpunonte me të. Por shoku i kishte thënë se për ta çuar përpara çështjen kombëtare, do të bashkëvepronte edhe me shefin e shërbimit sekret dhe për këtë ai nuk do të kërkonte asfarë shpërblimi në këtë drejtim, se kishte konsideruar se i shërbente atdheut, të cilit në çdo kohë ja kemi borgj edhe jetën.

E pata pyetur shokun,po vërtet a ka marrë para “N”? Jo more shoku! Po ”N”, qëndron shkëmb graniti në drejtim të kauzës kombëtare! Po, taktika e shefit të sherbimit sekret është që t,i përçajë atdhetarët e devotshëm me ideale të pastra shqiptare,duke i bërë të mos kenë besim në njëri të tjetri. E di ti? Edhe për ty vëllaçko skanë lënë gjë pa shpifur, nëpërmjet altoparlantit të tyre Haxhi Kuçka. Po veprimtarët e mirëfilltë të çështjes mbarë shqiptare, i dinë këto marifete të pista qysh nga e kaluara, dhe tani këto sherbime po vazhdojnë rrugën e njejtë të tyre. Sidoqoftë, të poshtrit e mallkuar s,lënë mjet pa e përdorur… Ama është e vërtetë se në mes atdhetarësh idealist ka patur edhe njerëz të dobët. Por ne nuk duam të ia dimë për të dobëtit, për të ligët, për tiranët, këta e kanë vendin në ferrr…Pasi kisha dëgjuar rrëfimin e shokut po atë mbrëmje tek po ecja me shokun në një lagje të qytetit ku ne jetojmë, dëgjuam një klithmë fëmije mjaft tronditëse: ”… Aman baba, mos na lë vetëm…Mos! Aman të lutem baba!… ”Çfarë po ndodhë? Pyetëm njëzëri, me shokun mbase të habitur, mandej i thashë shokut, mbase nuk kemi pse habitemi e tronditemi. Edhe kjo është një skenë e jetës së përditshme e dramës dhe tragjedisë sonë! Ky refren u përsëritet shpesh njerëzve varfanjak, e kapi djalin e vogël për krahu dhe po i bërtiste: ”…Bollë ma! Bollë më po të them se ma këpute shpirtin…Voglushi qante vajtueshëm me një zë të dridhshëm. Ç’ke me djalin? Ndërhyra unë dhe i shkëputa nga duart Voglushin. Ç,pamje të tmerrshme mori fytyra e varfanjakut! Dy sy të skuqur e të turbullt, zu të dridhej i tëri:”…Po ju çkeni me mua, ju shikoni punën tuaj!… ”Ai është djali im! Por voglushi na lutej të mos e linim vetëm se varfanjaku babi i tij donte ta mbyste vetën Varfanjaku na hodhi një vështrim mbase të egër dhe na tha: ”… Po ju spiun të policisë jeni që më ndiqni pas? Unë nuk jam duke shkuar të vrasë njeri! Nuk ma thotë mendja se ka ligj që të ndaloj ta vrasësh vetën!… ”E lamë të çfryhej: ”…Unë edhe ashtu jam i vdekur, skamja për çdo ditë po më vret mua dhe familjen time! Shikoni ata atje lart që kanë në dorë pushtetin, jetojnë në super lukës dhe nuk ja dinë fundin pasurisë, dhe nuk çajnë kokën për ne të varfërit! Unë jam edhe ashtu i vrarë. E dini ju se kush po më vret?…”Na erdhi keq e morëm sa mundem me të mirë. I fola unë dhe shoku me orë të tëra derisa u qetësua. Kujton se ti je vetëm! Ka njerëz që mendojnë edhe për ty, sidomos për voglushin tënd! Pasi dëgjoi fjalët tona,u ringjall paksa,dukej nga vështrimi i tij. ”…Atëherë ju nuk qenkeni spiun të policies,që më ndiqni nga pas! O, Zoti im i madhërishëm a ende paska njerëz me zemër humane!…”Pasi u qetësua pa e pyetur fare na tregoi jetën e tij,na tregoi se kishte qenë edhe luftëtar lirie.Kjo gjë na preku,kjo gjë na emocionoi edhe më shumë.Ndaj dhe ky si gjith të papunët,u shpërngul për në qytetin tim,ku kishte punuar herë si kamarier, e herë si bojaxhi.Familja e tij katërantarëshe jetonin në një banesë të marrë me qira. Me shokun i blemë gjërat ushqimore dhe veshëmbathje.E tërë familja e varfanjakut na falenderuan shumë,për bamirësi.Pas një jave e punësova në Ndërmarrjen Punuese ku punoja unë.Tashmë ai jeton një jetë modeste,kurse unë dhe shoku,ndjehemi mire për bamirësin që i bëmë luftëtarit të lirisë.Mbase kjo është pjesa më e ndritshme që kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre për lirin e atdheut. Këtyre ditëve të acarta dimërore, krejt rastësisht në një nga Restoranet e qytetit u takuam të tre shokët e këtij shkrimi, që nuk pranuan të ua bëjë emrat publik. Unë po bisedoja me shokët, e po qanim hallet! Hallet tona të jetës që nuk kanë të sosur! (Mes dhjetor i vitit 2012)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura