BARDHYL MAHMUTI: HESHTJA E KRIMIT TË GJENOCIDIT MBAN PLAGËT E HAPURA!

Zvicër, 06. 04. 2015 – (Padia për gjenocid dhe reagimet serbe) – Secili që ka përcjellë me vëmendje rrjedhat politike në Kosovë ka mundur të vërejë se sa herë që është përmendur mundësia për ta paditur Serbinë për gjenocidin e kryer kundër shqiptarëve në Kosovë reagimet serbe janë të menjëhershme. Ju kujtohen reagimet e ashpra të Serbisë kundër deklaratës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Thaçi. Jo vetëm politikanët e Serbisë, por edhe ata që pretendojnë se janë “ekspertë të së drejtës ndërkombëtare” të këtij shteti pretendonin se Kosova nuk ka të drejtë të paditë Serbinë për gjenocid.
Reagime të njëjta u bënë edhe në raport me iniciativën e PDK-së që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë, përmes së cilës obligohen institucionet e shtetit të Kosovës që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme përgatitore për ngritjen e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Më i zëshmi nga reagimet serbe ishte Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriqi. Në deklaratën e tij për Radio-Televizionin e Serbisë ai e cilësoi propozimin e PDK-së si “aventurë politike” dhe “hedhje e kripës mbi plagën”.
Sado që qarqet serbe përpiqen ta minimizojë faktin se në Kosovë po shtrohet domosdoshmëria e përgatitjes së padisë për krimin e gjenocidit, reagimet serbe nxjerrin në shesh frikën e pushtetit të Beogradit të përballet me akuzën për gjenocid.

Kjo frikë e ka burimin te faktet e shumta se Serbia e Millosheviqit kreu gjenocidin më të shëmtuar në fund të shekullit XX. Të gjitha provat që posedojmë dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se shteti serb ushtroi një fushatë të përmasave të mëdha dhe sistematike që kishte për qëllim të shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht popullin shqiptarë të Kosovës, si të tillë.
Ngritja e akuzës për krimin e gjenocidit nuk është as “marketing për konsum të brendshëm politik”, as “aventurë politike” e as “hedhje e kripës mbi plagën”. Përkundrazi, heshtja e këtij krimi dhe mosndëshkimi i gjenocidit mban plagët e hapura.
Qeveria e re e Serbisë duhet ta pranojë publikisht të vërtetën se në Kosovë regjimi i Millosheviqit kreu krimin e gjenocidit, dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të merr përgjegjësinë që i takon për riparimin e tërësishëm të dëmeve që ky shtet i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë do të krijoheshin parakushtet për të ngadhënjyer drejtësia dhe të mbylleshin plagët e hapura.
(Bardhyl Mahmuti është autor i librit «Mashtrimi i madh» në të cilin argumentohet shkencërisht se në Kosovë është kryer krimi i gjenocidit)
###

SHTOJCË NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG

SHERADIN BERISHA: GJENOCIDI SI KRIM KUNDËR NJERËZIMIT DHE PËRMASAT E GJENOCIDIT NË KOSOVË TË KRYER NGA SERBIA (1998 – 1999)! FOTO+VIDEO

(…)
Përmasat e gjenocidit në Kosovë të kryer nga Serbia (1998 – 1999)!
Si në shumë vende tjera të botës që kishte vitima të gjenocidit, edhe gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, Serbia ka kryer gjenocid ndaj popullit shqiptarë! Krimet në masë, vrasja e shqiptarëve të paarmatosur, pleqë, gra e fëmijë, plaçkitja e pasurisë së tyre, djegjja dhe shkatërrimi i vendbanimeve shqiptare, spastrimi etnik dhe shpërgulja e popullatës shqiptare nga toka e tyre – Kosova (1998-1999) dhe dhunimi i mijëra femrave shqiptare, nuk ishin veprime aksidentale – spontane, por të organizuar e palnifikuar mirë nga Serbia si shtet. Pra, gjenocidi në Kosovë u krye sipas një plani kolektiv shtetëror, të cilin Shtabi kriminal i Millosheviqit e kishte emërtuar “Potkovica” – Plani “PATKOI”.
***
Më gjerësisht lexoni, për gjenocidin si krim kundër njerëzimit dhe përmasat e gjenocidit në Kosovë…
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=3652

***
SHERADIN BERISHA: PADIA E HASHIM THAҪIT PËR ‘GJENOCID KUNDËR SERBISË’ – ËSHTË NJË GËNJESHTËR E RADHËS!!!

Pashtriku.org, 24. 02. 2015 – (Nuk është hera parë që gënjen Hashim Thaçi!) -“Kosova do të ngre një padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-99… Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ne kemi fakte, dëshmitarë dhe për këtë është në dijeni e gjithë bota”, – kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi – në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu”. Edhe në dhjetor të vitit 2010 kur u bë publike Raporti i Dick Marty’t, lidhur me krimet e supozuara nga UҪK’ja, pa humbur kohë Hashim Thaçi (atëkohë Kryeministër i Kosovës) kishte paralajmëruar se do të ngre padi kundër senatorit zviceran, Dick Marty (për shpifje etj), por për çudi kjo padi s’u ngritë kurrë! Hashimi gënjeu! Prandaj edhe kjo padi e paralajmëruar për GJENOCID …kundër Serbisë është një gënjeshtër e radhës!

Kryemaskarai i Kosovës Hashim Thaçi me milloshin e vogël, Ivica Daçiq!

***
Të nderuar lexues,
Që nga viti 2007 kam shkruar shumë herë për krimet e kryera nga Serbia (gjatë luftës në Kosovë 1998 – 1999), dhe gjithmonë kam kërkuar nga Qeveria e Kosovës, dhe institucionet tjera të sigurisë që të ngritet një Padie penale, kundër Serbisë si shtet, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë, por asnjëherë deri më sot, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi (nga vundviti 2007 e deri në qershor 2014), por as edhe kjo qeveri aktuale e drejtuar nga Isa Muastafa, nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim!!!

===========
Në vijim ju sjellë disa publikime të shkruar nga dhjetori i vitit 2007… lidhur me Krimet e bëra nga Serbia në Kosovë – gjatë dy viteve të luftës (1998 – 1999)!
Më gjerësisht lexoni këtu:
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=3629

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura