BARDHYL MAHMUTI: SHTETRRETHIMI I ‘LAGJES SË TRIMAVE’ NË KUMANOVË DHE PËRDORIMI I MJETEVE TË LUFTËS TOKËSORE DHE AJRORE ËSHTË NJË KRIM I RËNDË LUFTE

Pashtriku.org, 10. 05. 2015 – Jam duke përcjellë me shqetësim të madh indiferencën ndërkombëtare përballë shtetrrethimit të ‘Lagjes së Trimave’ në Kumanovë nga forcat policore dhe ushtarake të diktaturës VMRO-BDI. Askush nuk e di se çka ka ndodhur dhe çka është duke ndodhur me civilët shqiptarë në këtë lagje, askush nuk e di se sa civilë janë të vrarë dhe kush janë ata. Situata është tejet dramatike dhe mund të fshehë tragjedi të mëdha njerëzore. Mbajtja në shtetrrethim të mbi 20 mijë shqiptarëve dhe imponimi që të qëndrojnë në territorin ku përdoren të gjitha mjetet e luftës tokësore dhe ajrore është një krim i rëndë lufte. Prandaj, sensibilizimi ndërkombëtar i kësaj çështje është në interes të uljes së tensioneve të konstruktura nga ky regjim diktatorial. 

Ftoj institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës,që të ushtrojnë ndikimin e tyre te institucionet relevante ndërkombëtare,që të ndërhyjnë energjikisht për heqjen e shtetrrethimit dhe hedhjen dritë mbi atë që ka ndodhur me civilët shqiptarë.

……………………………………………..

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura