BDSH: KANDIDATI I PDSH’së PËR PRESIDENT TË MAQEDONISË – ILJAZ HALIMI, ARGAT I SHEFIT TË SSHM’së – SASHA MIJALLKOV!

Pashtriku.org, 08. 04. 2014 – Të dashur shqiptarë, – Të gjithë shqiptarëve u kujtohet se, në muajin shkurt të vitit 2010, Iljaz Halimi deklaroi publikisht në Emisionin «Rruga Drejtë», të TV ‘LSAT-M’ se nuk i intereson politika e humbjes së gjurmëve ilire-shqiptare dhe se shteti i Maqedonisë mund të ndërtojë sa të dojë Kisha ortodokse maqedonase mbi themelet shqiptare. Ky qëndrim, që u shpërnda nga goja e Iljaz Halimit, ishte qëndrim i përpiluar në Zyrën e Shefit të Sigurisë Shtetërore të Maqedonisë, Sasha Mijallkovit. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, zgjodhi këtë argat të shërbimeve antishqiptare që të bëhet zëdhënës në gjuhën shqipe i politikës antishqiptare, të gatuara në qarqet neorankoviqiane të Shkupit. Katër vite më vonë, në zgjedhjet e parakohshme të shtetit të pakohshëm të Maqedonisë, qarqet antishqiptare të Shërbimit Sekret Shtetëror vunë në lëvizje strukturat e tyre për të krijuar përshtypjen se garat presidenciale janë shumetnike. Me urdhër të Sasha Mijallkovit, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, nominoi për kandidat, Iljaz Halimin.


– Shefi i Sigurisë Shtetërore të Maqedonisë, Sasha Mijallkov –


Ish deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Iljaz Halimi,

 kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare për president të Maqedonisë,

në zgjedhjet e 27 prillit 2014.


*  *  *

Për të manipuluar me ndjenjat fetare të shqiptarëve të Maqedonisë, Menduh Thaçi, Iljaz Halimi dhe të gjithë ata që marrin avdes në legenin e Sasha Mihajllkovit janë lëshuar duke u betuar n”All’llah!
Populli shqiptar e njeh fare mirë këtë formë të manipulimit dhe nuk do të bjerrë në grackë. Të gjithë shqiptarët e Maqedonisë e dinë fare mirë se votat për Menduh Thaçin, Iljaz Halimin dhe kompaninë e tyre janë vota për Sasha Mihajllkovin.
Secili qytetar ka të drejtë të votojë për cilin person të dëshirojë. Madje edhe për kandidatët e Sasha Mihajllkovit dhe të shërbimeve tjera antishqiptare.
Asnjë anëtarë dhe asnjë simpatizant i Bashkimit Demokratik Shqiptar nuk do të votojë për Iljaz Halimin, Menduh Thaçin dhe mbeturinat që e qelbën hapësirën kombëtare shqiptare.
Shpresojmë se shumica dërmuese e anëtarëve të PDSH-së, që janë atdhetarë të mirëfilltë, nuk do të mbështesin njerëzit e Shërbimeve antishqiptare. Me votën e tyre kundër ata do të kontribuojnë në largimin e pengesave që çështja kombëtare shqiptare në Maqedoni të frymojë më lirshëm.


Bardhyl Mahmuti -Kryetar
Bashkimi Demokratik Shqiptar
8 prill 2014

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura