BEDRI TAHIRI: ZYMER HAZIRI, ARSIMDASHЁSI I PASIONUAR, I CILI DHA JETЁN NЁ MBROJTJE TЁ ARSIMIT KOMBЁTAR

 Prishtinë, 01. 04. 2013 – (“Ndё mos u shkroftё gjuha shqipe, nuk do tё shkojnё shumё vjet dhe nuk do tё ketё shqiptarё nё faqe tё dheut dhe as nuk do tё shёnohet emri Shqipёri nё hartёn e botёs”. – Kostandin Kristoforidhi) – Historia e popullit shqiptar është, sa e dhimbshme, aq edhe krenare. Përherë luftëra e beteja, sakrificë e mbijetesë. Fati i popullit tim është edhe fati im,- thoshte mendjendrituri ynë, Pjetër Bogdani. Lirisht mund të thuhet edhe ndryshe: Fati i popullit shqiptar është edhe fati i shkollës shqipe. Pushka dhe pena, denbabaden, bashkëjetuan të pandara, si vëllezërit siamezë. Njëra pa tjetrën as që mund të mendonin gjallimin e tyre nëpër kapërcyellit historike.
Zymer (Hazir) Haziri u lind mё 02.11.1942 nё Druar tё Vushtrrisё. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse tё mesmen, drejtimi i saldimit elektrik, privatisht, e kreu me sukses të shkëlqyeshëm, duke u bërё një saldues mjaft i njohur. Dëshira pёr tё vazhduar në nivele më të larta nuk iu realizua. Pёr shkak tё kushteve tё rёnda ekonomike, u detyrua që ta ndërpresë dhe tё gjejё punë pёr ta mbajtur familjen. Nё ndёrkohё, mësimet i vazhdoi tek një hoxhë i fshatit, andaj s’do mend se që nga ajo kohë në opinionin e gjerë ishte i njohur me emrin- Hoxha.

Zymer Haziri 1942 – 1995

Si më i madhi djalё i Hazirit, ishte edhe mbajtës i familjes. Me profesionin që kishte u detyrua të punonte në shumë organizata në Kosovë dhe jashtë saj, si në Libi, në Irak e në Gjermani.
Zymeri me bashkëshorten Shefkijen, patёn tetë fëmijë, pesë djem: Fadilin, Shemsiun, Xhavitin, Xhemshitin dhe Ekremin si dhe tri vajza: Feriden, Taiben e Negipen. Ai kishte edhe një vëlla, Zenelin. Sa i përket personalitetit të tij, ai ishte një njeri mjaft i zgjuar, ishte i afërt dhe i dashur me njerëzit. Si virtyte kryesore kishte drejtësinë, qëndrueshmërinë dhe trimërinë e pashoqe për ta mbrojtur realitetin, si dhe ishte një aplikues praktik i parimeve të fesë Islame.
Zymeri vdiq në Vushtrri, mё 15. 0 . 1999 nga dhuna policore serbe, mu në kohën kur bënte përpjekje për ta mbrojtur arsimin dhe shkollën shqipe në qytetin e lashtё tё Hasan Prishtinёs.
Shkolla shqipe të mbijetojë
Personaliteti i Zymer Hazirit shquhet për mbajtjen gjallë dhe funksionimin normal të arsimit dhe shkollës shqipe në qytetin e Vushtrrisë në periudhat 1991 /1992 dhe1994/1995.Shtëpia e tij qe e para shtëpi-shkollë në qytetin e Vushtrrisë, në vitin shkollor 1991/1992. Mё saktёsisht, ajo filloi punёn më 18.01.1992, nё tё cilёn mësimi u zhvillua në dy drejtimi; drejtimi gjuhësor dhe ai shkencor.
Sa i përket procesit mësimor gjatë vitit shkollor 1991/1992, mund të themi se ai u zhvillua normalisht nё kёtё shtёpi, edhe pse kishte disa “vizita” të policisë serbe. Vlen të ceket se shtëpia e tij ishte tri katëshe, me gjashtё dhoma, tri prej tё cilave u shndёrruan nё mёsonjёtore.
Personaliteti i kёtij arsimdashёsi nuk konsiston vetëm në shdërrimin e shtёpisё sё tij në shkollë, por edhe në sakrificën sublime që bëri për funksionimin normal të arsimit të mesëm edhe gjatё vitit shkollor 1994/ 1995.
Ishte viti shkollor 1994/1995, kur arsimi i mesëm u gjend në një situatë mjaft të rendё, pasiqё policia serbe nuk lejonte funksionimin normal të tij. Duke parë gjendjen e krijuar, Zymeri me familjen e tij vendosën sёrish qё shtëpinë e tyre ta shndërrojnë në shkollë. Kështu, mё 18. 10. 1994, në shtëpinё e tyre u vendosën nxënësit Gjimnazit, drejtimi i përgjithshëm.
Mbas dy ditësh policia serbe ndërhyn për ta mbyllur shkollën në shtëpinë e tij. Me të parë që policia serbe ka ndërhyrë në shtëpinë e tij, Zymeri menjëherë del dhe fillon ballafaqimin me ta. Ata kërkojnë që nxënësit të largohen menjëherë nga shtëpia e tij, por Zymeri asesi nuk pranon, duke ju thënë: “Kjo shtëpi është imja dhe unë bëj çka të dua me tё. Meqë ju i keni mbyllur shkollat, nxënësit duhet të mësojnë diku”.
Ata u përpoqen ta frikësojnё, mirёpo ai ishte i papërfillshëm në kërkesat e tyre. Me qëllim që ta frikësojnë e ta gjunjëzojnë, e rrahin brutalisht para shtëpisë së tij, në praninë e nxënësve, arsimtarëve dhe anëtarëve të familjes.
Më pas e urdhërojnë që të ngritet dhe ta vazhdojnë rrugën për në stacionon policor. Ata, me t’u nisur rrugës, duke e parë vendosmërinë e tij, qё tё pestit fillojnë ta godasin, për të dytën herё, derisa u përgjak e mbeti i palëvizshëm. E lanё të shtrirë për tokë, nën kërcënimin se ,,po që se t’i gjejmë nxënësit edhe herave tjera në shtëpi, do t’u likuidojmë juve me tërë familjen”.
Zymeri menjëherë dërgohet në spitalin e Vushtrrisë dhe mjekët konstatojnë se ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore ,,dëmtim të plotë të veshit të majtë” etj. Edhe pse i përjetoi të gjitha këto maltretime, nuk zbrapset aspak në idealin e tij të shenjtë që “shkolla shqipe të mbijetojë”.
As ditët në vijim nuk ishin të lehta për të. Represioni ndaj tij nuk u ndal, jo vetëm në shtëpi, por edhe në rrugë, meqë policia disa here e kishin ndalë rrugës dhe e kishin maltretuar me të njejtin motivacion, pra tanimë Zymeri atyre u kishte bërë halë në sy.
Kështu, për ta zbrapsur Zymerin nga shkolla shqipe dhe pёr ta mbyllur shtëpinë e tij shkollё, andej ia kishin mësyer jo vetëm policë të thjeshtë, por edhe kryepolicë, komandantё e kryeshefa të sigurimit shtetëror të Serbisë për qytetin e Vushtrrisë. Por, ai rezistoi me një vendosmëri të pashoqe duke thёnё:,,Shkolla shqipe në shtëpinë time nuk do të mbyllet kurrë, deri në fund të këtij viti shkollor “.
Pёrgjakja nё Ditёn e Mёsuesit
Ditët kalonin dhe gjendja e tij shëndetësore sa vinte e rëndohej. Mё 7 mars 1995, kur nxënësit mezi prisnin ta festuar Ditën e Mësuesit, policia serbe pёr tё njëzetёn herё me radhё ndërhynë për t’i larguar nxënësit nga shtëpia e tij shkollё. Zymeri, si çdo herё, edhe kёsaj radhe del në mbrojtje të nxënësve qё po i rrahnin policёt serbё.
Policia serbe, me të parë Zymerin, i afrohen dhe fillojnë ta maltretojnё, duke e sharë, fyer, ofenduar e kërcnuar në mënyrën edhe më të paskrupullt. Ai u përballoi me qëndrimin e tij shumë të vendosur dhe të prerë:,,Ju me më rrahë, prapë mund të më rrihni, ju mund edhe të më vrisni, nga se i keni mundësitë, por shkolla shqipe në shtëpinë time nuk do të mbyllet kurrë’’. Ata largohen duke i thënë: ,, Hajt se do ta shohësh mjaft mirë se kush jemi ne”.
Pasi policia serbe largohet, Zymerit filloi t’i keqësohej edhe më seriozisht gjendja shëndetësore, nga se maltretimet ndaj tij dhe sidomos dhunën policore ndaj nxënësve ai e përjetoi mjaft rëndë Menjëherë dërgohet në spitalin e Vushtrrisë, e prej andej nё spitalin e Mitrivicës, ku menjëherë shtrihet në shok-dhomë.
Aty qëndroi deri mё 15. 03. 1995, kur edhe ndёrron jetë. Vdekja e Zymerit i tronditi të gjithë. Ishte një humbje mjaft e madhe për familjen, arsimtarët, dhe mbi të gjitha për nxënësit që i deshti aq shumë dhe për të cilët dha maksimumin nga vetja
Vlen të ceket se edhe pas vdekjes së Zymerit, ndërhyrjet e policisë serbe në shtëpinë e tij nuk kanë pushuar. Ndërhyrje ka pasur edhe në kohën sa ishte duke u mbajtur e pamjae tij, mund të thuhet se kanë qenë rreth 10-15 ndërhyrje në shtëpinë e tij edhe pas vdekjes së Zymerit, pra deri në fund të vitit shkollor.
Por, pavarёsisht prej tërë këtij represioni serb, shkolla shqipe nё shtёpinё e tij kurrë nuk u mbyll, ngase familja e tij ishte e vendosur që amanetin e Zymerit ta çojë deri në fund.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura