BEHIDE HASANAJ: THIRRJE PËR NDIHMË FEMRAVE TË DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVË (1998 – 1999)

Zürich, 05. 05. 2013 – Ju bëjmë thirrje, të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë, ta përkrahni nismën për ndihmë femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999), nga forcat militare e paramilitare serbe. Serbia bëri gjenocid ndaj shqiptarëve, duke i larguar me dhunë nga vendbanimet e tyre, vrau e masakroj rreth 15 mijë shqiptarë, dhunoj rreth 20 mijë femra të të gjitha moshave, pastaj plaçkiti, dogji e shtakërroi shtëpi e pasuri të shqiptarëve. Për këto veprime të shëmtuara e të pa dënuara deri më sot, përgjegjësinë e mbanë aparati kriminal shtetëror i Serbisë në krye me kriminelin Sllobodan Millosheviq dhe institucionet tjera akademike e fetare siç janë: Akademia e Shkenceve të Serbisë, Kisha Ortodokse serbe etj.
Këtë nismë e morëm, për t`ua lehtësuar, sado pak jetën e përditshme nënave e motrave tona, në të gjitha drejtimet e nevojshme, si kategori e veçantë jo vetëm të rrezikuar materialisht por edhe me pasoja të rënda shpirtërore dhe fizike, shumica prej tyre me sëmurje të pashërueshme, të lëna jashtë PËRKUJDESJES institucionale e shoqërore deri me tani!

Behide Hasanaj, Koordinatore e Shoqatës “Nënë Tereza” me seli në Luzern të Zvicrrës dhe anëtare për të Drejtat e Njeriut “Für Menschenrecht – Weltweit für Bedrohte Völker – Schweiz”.

*  *  *

Nderimet më të larta për të gjithë luftëtarët, heronjë e dëshmorë të rënë për lirinë e atdheut, në të kaluarën, për luftëtarët e UҪK-së, për veprimet e tyre, familjet e tyre, për familjen e Jasharajve për vetëflijimin e bërë për lirinë e Kosovës, familjet e mbeta pa burra, fëmijët jetim, të pa aftit e mbetur nga lufta, këtë ua kemi borxh për jetë e mot. Por, një nderim të veçantë ua kemi borxh, mbi 20 mijë femrave të dhunuara nga formacionet ushtarako-policore të Serbisë gjatë viteve 1998-1999, gjatë luftës në Kosovë, sepse ato ishin të pa mbrojtura në kushtet dhe rrethanat e krijuara qëllimisht nga Serbia pushtuese!
E kemi për detyrë dhe përgjegjësi vetanake dhe shoqërore, besa edhe u kemi shumë borxh, dhe duhet të mbajmë përgjegjësi dhe të kujdesemi për jetën e tyre të rëndë e të lënduar, pa fajin e tyre, me pasoja të shumta shpirtërore e shëndetësore.
Është një padrejtësi që u është bërë deri më tani atyre, (për moskujdesin e treguar nga institucionet shtetërore të Kosovës), të cilatë ballafaqohen me jetën e përditshme, jo vetem me skamje dhe mjerim, pa përkrahje materiale, morale dhe institucionale në nivelin e duhur dhe të merituar.
Andaj Ju bëjmë thirrje të nderuar bashkëatdhetarë/e, kudo që jeni, të jepni ndihmesën tuaj materiale dhe morale, në mënyrë që sado pak t’ua lehtsojmë dhimbjet nga skamja dhe vuajtjet shpirtërore, vajzave, nënave dhe motrave tona heroina..!
Me nderime,
Behide Hasanaj,
Koordinatore e Shoqatës “Nënë Tereza” me seli në Luzern të Zvicrrës dhe anëtare për të Drejtat e Njeriut “Für Menschenrecht – Weltweit für Bedrohte Völker – Schweiz”.
Zürich, 05. 05. 2013

TË DHËNAT PËR HUMANITARËT
Shkruani emrin dhe mbiemrin, nr.e telefonit dhe adresën tuaj elektronike, në përkrahje të nismës për ndihmë femrave (vajzave, motrave dhe nënave) të dhunuara nga ushtria dhe policia serbe, gjatë luftës në Kosovë 1998 – 1999.
Ju falëminderit për mirëkuptim!

Nr. Emri dhe mbiemri – Nr.telefonit – Adresa elektrnike 
…………..

……………..

Kontakti me mua:
Behide Hasanaj
Postfach 460
CH-8903 Birmensdorf ZH
Tel: ++ 41(0)79 395 70 94 dhe ++ 41(0)78 664 22 04
Adresa elektronike: [email protected]

===========================

Rrëfime të femrave tona, të dhunaura nga forcat kriminale serbe

– gjatë luftës në Kosovë 1998- 1999.

*  *  *

……………………………

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura