BEHXHET SHALA BAJGORA: DO TË BËJMË KOMPROMIS PËR KOSOVËN POR ASKUJT NUK I TREGOJMË CILAT JANË ATO!

Prishtinë, 12 qershor 2018: (Bastardimi i përfaqësimit apo kurvëria e karrierizmit) – Në disa shkrime më parë e kam theksuar rolin tejet negativ të disa pjesëtarëve të mendermethënë shoqërisë civile , pasi , si kurtizane profesioniste u janë dorëzuar politikanëve , në shumë raste injorantë të dëshmuar por të veshur me pushtet të paskajshëm. Janë për neveri ata pjesëtarë të shoqërisë civile që , edhe pas aderimit në subjekte politike dhe pasi arrijnë të kacavjerren në majat e dëshiruara , nuk e shkëpusin lidhjen me “ bazën deleguese “ , qoftë si mundësi për rikthim në rast të dështimit , qoftë si burim paralel i mjeteve materiale anipse në vendin ku punojnë marrin paga të majme , kryesisht të pamerituara . Jemi dëshmitarë që pjesëtarë të shoqërisë civile që e luajnë rolin e mizave të kalit në prapanicën e liderit politik , pas largimit , kryesisht si të dështuar nga “ baza rekrutuese “ , flasin zi e terr për pronarin e grazhdit që i ka ushqyer deri në ditën e kijametit , ditën kur janë larguar , qoftë duke ua dhuruar një mirënjohje për punën e shkëlqyer , qoftë duke u qerasur me një shqelm në prapanicë , me këpucë firmato të prodhuara në Kinë apo punëtoritë e Erdoganit. Pjesëtarët e shoqërisë civile që bëhen kondomë funksionalë të shefave politikë , si biletë hyrëse dhe kërcënim ndaj politikanëve e përdorin mungesën e transparencës dhe llogaridhënies financiare dhe politike që kanë rëndësi dhe peshë për vendin. Për këtë kanë pasur përkrahjen e pa rezervë të bashkësisë ndërkombëtare dhe kërcënimi për transparencë dhe llogaridhënie ka qëndruar varur , si shpata e Demokleut mbi kokën e politikanëve , kryesisht të korruptuar dhe hajdutë ordinerë. Disa prej tyre , nga gjykata kanë shkuar për bisedime në Bruksel. Me këto “ vlera “ të shoqërisë civile e ka çarë rrugën drejt majave të karrierës politike edhe Bekim Çollaku , personazhi negativ por real i shkrimit tim të datës 5 qershor 2018. Bisedimet në Bruksel , të deklaruara si teknike , thembër të Akilit e kanë pasur pikërisht mungesën e transparencës dhe llogaridhënies të cilat janë zbatuar vetëm pasi kanë rrjedhur informatat në mediat elektronike dhe të shkruara , kryesisht nga pala serbe . Përfaqësuesit tanë kanë heshtur duke u arsyetuar se e kanë të ndaluar të deklarohen dhe se në emër të tyre flasin Kuperi , baresha Ashton që paraqiste rrezik të madh për shëndetin e Thaçit gjatë përqafimit para dhe pas takimeve dhe tash , Frederika Mogerini. Vetëm pas kësaj , ish – kryeministri Thaçi e tash president kanë raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndonëse nga Kuvendi kanë qenë të mandatuar që të jenë transparent për çdo marrëveshje të arritur me Beogradin. Këta bilbilat e ekipit negociues të Kosovës kanë vepruar në stilin napoletan apo të Sicilës , e kanë zgjedhur omertën ( ligjin e heshtjes ) në komunikim me Kuvendin e Kosovës dhe deputetët e këtij Kuvendi që do të duhej të përfaqësonin dhe mbronin intereset e votuesve që i kanë votuar por edhe qytetarëve tjerë që nuk i kanë votuar. Deri vonë ka qenë mister zhdukja e anijeve , aeroplanëve dhe mjeteve tjera në trekëndëshin e Bermudeve . Edhe bisedimet me Beogradin kanë funksionuar sikur sistemi i trekëndëshit të Bermudeve ; kryeministri apo presidenti , ministria për punë të jashtme dhe ministria për integrime eu( v)ropiane e që për qëllim ka pasur mëshehjen apo zhdukjen e informatave për marrëveshjet e nënshkruara deri sa të kalojë furtuna dhe të ketë një ngjarje që e mbulon të mëparshmen. Shihni se kush kanë qenë në krye të këtyre ministrive dhe do ta keni të qartë pse trekëndëshi i Brukselit për qytetarët e Kosovës ka qenë më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm se trekëndëshi i Bermudeve. Bekim Çollaku ka qenë ministër i MiE dhe pasi ka mashtruar tërë kohës së mandatit qytetarët e Kosovës , është kthyer dhe ka kërkuar strehim institucional nën koçet e promotorit dhe sponsorit të tij politikë , presidentit aktual , zotëri Hashim Thaçi apo Shkëlqesia e ndryshkur , për fat të keq.

Po pse Bekimi personazh negativ ndonëse ka pamje moderne
Nëse më heret ka munguar transparenca , kohëve të fundit ka ndryshime jashtëzakonisht pozitive në këtë drejtim . Presidenti Thaçi po deklaron botërisht se me Serbinë do të nënshkruaj një marrëveshje histo ( e )rike dhe se këtë e bënë për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe ardhmërinë eu ( v ) ropiane që e ka të garantuar brezi i shekullit të ri apo brezi pas viteve 2150 kur , as emri Hashim e as Behxhet nuk do të ekzistojnë sikur edhe veprat e tyre. Presidenti nuk lë mëdyshje se do të ketë kompromis në kohën kur çdo marrëveshje e nënshkruar ka qenë kompromis e që po e paguajmë edhe me prapanicë. Me transparencën e deklaruar , Hashim Thaçi fillojë të më dukej simpatik dhe parimorë prandaj edhe vendosa ta përkrahë botërisht sikur që po e bëjnë disa OJQ – të vogla dhe OJQ –ja më e madhe në Kosovë e quajtur PDK –ë. Tash do të filojë përkrahja fushatë e padinjiteteshme për Hashimin , nga llaskucët e dinjitetshëm . Zenun Pajaziti e përkrahi fort Hashimin si kryenegociator dhe në këtë mënyrë seriozisht ma përkeqësoi gjendjen aktuale të hemoroideve . Një intervistë e Bekim Çollakut ku thotë se : “ do të bëjmë kompromis por se askujt nuk do t’i tregojmë cili do të jetë ai …” seriozisht dhe përfundimisht ma luhati besimin te presidenti , nuk e di se kujt t’i besojë “. Më kujtohet një barcaletë nga koha e studimeve për dy malazezë që e donin të njëjtën femër e që jetonin si fqinj. I pari , me emrin Vuk , kaloi me një vajzë të bukur dhe pasi e keq – përdorë ndahet nga ajo. Dragica , ish e dashura e Vukut martohet , për inat të Vukut me Njegoshin i cili bënë një dasmë të madhe , për inat të Vukut. Edhe malazezët , sikur italianët e Sicilisë dhe dikur shqiptarët e donin nusen e paprekur dhe kah mesnata , nëse nusja ishte e virgjër , në shenjë “ krenarie “ burrërore shtinin me pushkë , tri herë . Po atë natë Vuku , duke i bërë veshët katër , në orën 24.00 dëgjoi tri krisma pushke dhe , pak nën ndikimin e shlivovicës dhe emocioneve për të kaluarën me ish – të dashurën , tash grua të Njegoshit , duke kruar kokën dhe duke fërkuar sytë mërmëriti : “ Zotin ta … , nuk e di a t’i besojë , pushkës së Njegoshit apo p…..llës sime !”. Edhe unë e kam të njëjtën dilemë , nuk e di a t’i besoj Hashimit apo Bekimit ?
Po të ishte kjo deklaratë çështje personale apo private e Bekim Çollakut , atëherë nuk do të kishim të drejtë të kërkojmë sqarim apo përgjegjësi sepse do të llogaritej si shkelje e privatësisë. Mirëpo , meqë kjo deklaratë ka ta bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovës , me çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën dhe me vet ardhmërinë e Kosovës , kjo deklaratë është përqeshje dhe luajtje koçe me qytetarët e Kosovës e që në rastet e shteteve normale do të lëvizte me shpejtësi të dritës prokurorinë e shtetit . Deklarata e Bekim Çollakut ( nëse mediet e kanë transmetuar drejt e deri më tani nuk ka asnjë përgënjeshtrim nga vet Çollaku apo presidenti ) nuk është e natyrës morale sepse hynë nën përgjegjësinë penale . Hashim Thaçi , nëse ka edhe vetëm 1% të vullnetit ta respektojë transparencën dhe llogaridhënien , pas kësaj deklarate idioteske të njeriut numër 1 të kabinetit , me urgjencë duhet ta shkarkojë Bekim Çollakun dhe duhet ta thërrasë prokurorinë e shtetit të merret seriozisht me këtë deklaratë. Nëse Hashim Thaçi nuk ndërmerrë asnjë masë ndaj tij , atëherë del se këtë e ka bërë me lejen e Hashimit dhe se vet presidenca po përgatitë plane konspirative që pariparueshëm do ta dëmtojnë Kosovën dhe qytetarët e saj. Është e palejueshme dhe e dënueshme që kliçka e Bekimit që këtij vendi nuk i ka dhënë asgjë por se e ka mbjelur me tërë potencialin që e ka , të vendosë për mua , familjen time por edhe për të tjerët , pa na treguar se për çka bëhet fjalë . Këto deklarata nuk do t’i duronte asnjë shtet normal e as qytetarët. Po të ndodhte , në një vend tjetër , që për çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin dhe qytetarët e saj të mbaheshin fshehtë kompromiset sikur që e bënë ky farë Bekimi , reagimi qytetarë do të ishte shumë i fuqishëm që do të përfundonte sigurisht me dorëheqje dhe , pa asnjë dyshim , me burgosje të personit publik që aq me paturpësi tallet me ndjenjat e qytetarëve dhe përgjegjësinë institucionale që e ka.
Pas kësaj deklarate të Bekim Çollakut për kompromis të sigurt me Serbinë por , pa e treguar natyrën dhe peshën e kompromisit , një deputet që do ta votojë platformën qeveritare për bisedimet përfundimtare me Serbinë dhe Hashim Thaçin si kapo – kapelë të vetëm të këtyre bisedimeve , duhet , jo ta dojë shumë Kosovën por ta urrejë shumë në mënyrë që të bëhet pjesë e lojës së ndyrë , në kompromiset e ardhshme për të cilat nuk ka asnjë informatë , deri sa të shpërthejë si kanalizimi me ujëra të zeza. Për këtë arsye jam i sigurt se pika ku do të diskutohet për platformën e bisedimeve dhe Hashim Thaçin si kryenegociator apo negociator i vetëm dhe të cilit ia miklon koçet Bekimi dhe bekimët tjerë , nuk ka gjasa të kalojë dhe se të parët që duhet ta refuzojnë këtë platformë të bisedimeve , pas deklaratës çoroditëse të Bekim Çollakut duhet të jenë deputetët e PDK-së. Duhet të mësohemi njëherë e mirë se për çështje me rëndësi të veçantë për shtetin dhe kombin , nuk duhet dhe nuk mund të vendosë vetëm një njeri , qoftë ai edhe Shkëlqesia e Tij , presidenti i Republikës së Kosovës , zotëri Hashim Thaçi dhe lëre më flladitësi i koçeve të Hashimit , Bekim Çollaku.
Serbia është e gatshme për kompromis me Kosovën sepse nuk ka kompromis ku Serbia do të ndahej humbëse. Serbia po tregëton me tokën e Kosovës , me gjyqësorin e Kosovës , me arsimin e Kosovës , me shëndetësinë e Kosovës , me doganat e Kosovës , me financat e Kosovës , me kulturën e Kosovës , me sportin e Kosovës , me institucionet e Kosovës , me urat e Kosovës , me ujërat e Kosovës , me minierat e Kosovës , me ardhmërinë e Kosovës. Hajt të bisedojmë dhe të bëjmë kompromis për Kalemegdanin e Beogradit , Për Vërrnjaçak Banjën , për Jagodinën , Fabrikën e duhanit në Nish , fabrikën e armaturës në Smederevë , fabrikën e armatimit në Kragujevc, për gjyqësorin e Serbisë , sportin e Serbisë dhe pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore të Serbisë dhe të bëjmë kompromis. Nëse nga këto bisedime dhe kompromis fitojmë si Kosovë vetëm 1% , ne do ta dalim fitues. Serbia , përmes marionetave të tipit Rakiq nuk e lenë të hapet ura mbi lumin Ibër për të cilën ndërkombëtarët patën caktuar afate dhe patën dhënë garancione se do të respektohen . Ku janë tash ndërkombëtarët dhe ku është Hasan Prishtina i Albin Kurtit , Agim Bahtiri i cili , nga frika prej Goran Rakiqit nuk guxon ta kalojë urën edhe për t’i ujitur peçurkat. Serbët nuk e paguajnë rrymën dhe asnjë shërbim tjetër sepse nuk e njohin Kosovën , as si shtet e as si autoritet . Tash e kanë ndërprerë furnizimin me ujë nga liqeni i Ujmanit , për një pjesë të Vushtrrisë që e përdorin këtë sistem për ujitje dhe askush nuk ka guxim të veprojë institucionalisht. Kurse , më parë , me shoqërim policorë ishin ndaluar disa fshatarë për kyçje ilegale dhe shfrytëzim pa leje të kanalit për ujitje Ibër – Lepenc. Serbët po e fusin në rend dite të bisedimeve në Bruksel çdo gjë që e pengon normalizimin e marëdhënieve dhe me qëllim të caktuar për të fituar kohë dhe që marrëveshja përfundimtare të jetë sa më e favorshme për ta . Tash , Zeznata Tahiri po deklaron se qeveria e Kosovës , me grupin pregatitor njëetnik ( serbët ) për statutin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë seriozisht po e rrezikon Kosovën në kohën kur vet ajo , me bisedimet “ teknike “ ka qenë pjesë shumë aktive e marrjes së vendimeve me pasoja të pariparueshme. Kjo farë mashtruese po flet si të ishte binjak me Bekimin. Tash , Serbia duke shpikur tema dhe probleme të reja po grumbullon aq shumë favore e që nuk i takon as edhe një i vetëm për ditën D , kur Hashimi dhe Bekim , Gjara dhe Gjura do të bëjnë kompromis e Kosova do të ndahet si humbës absolut. Asociacioni i komunave serbe që do të de-formohet sipas Marrëveshje së Brukselit e jo sipas Gjykatës Kushtetuese do të jetë përcaktues për kompromis dhe do të udhëheqë me resurset natyrore që do të kontrollohen nga ky monstrum juridik që përmbajtësisht dhe pariparueshëm e shkërdhenë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës , me kompetencat ekzekutive që do t’i ketë! Më habiti pa masë pohimi i Enver Hasanit të cilin e llogaris si njëra ndër kokat më të mençura shqiptare kur thotë se Asociacioni i komunave serbe po e përgatitë një shtrat për autonomi territoriale. O Enver , po reagon me vonesë sepse serbët e “ Kosovës “ , jo që kanë autonomi territoriale por janë më të pavarur se vet Kosova duke iu falenderuar kriminelit kushtetues , Marti Ahtisari dhe lakmitarëve kosovarë që nënshkruan çdo gjë , pa e lexuar fare dhe të cilët janë të veshur me tituj akademikë . Për këta injorantët politikë nuk vlen as të bisedohet sepse mund t’i ikin “ drejtësisë “ tokësore por jo edhe asaj qiellore edhe përkundër bashkëpunimit me “ nebski narod – populli qiellor “. Kjo për momentin mund t’i çlirojë kurse më vonë do t’i shtrëngojë , sikur darat e Maksimilian Robespjerit , e quajtur gijotinë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura