FADIL MALOKU: JA PËRSE, MIQËT NDËRKOMBËTAR PO I MBYLLIN SYTË PARA KRIMIT E KORRUPSIONIT NË TROJET SHQIPTARE

Prishtinë, 16. 11. 2016: Gjykoj që ka shumë arsye dhe motive, që ata që ne i kemi identifikuar e evidentuar si:
a) “bashkësi ndërkombëtare” (një vetëemërim i qëllimshëm i qendrave të vendimmarrjes, ku hyjnë një konglomerat; vendesh shtetesh, e kontinentesh!), si,
b) “qendra vendimmarrëse”, dhe si,
c) “miq tanë” (një eufemizëm që taksativisht aludonte; tek zyra amerikane, por, më pastaj të zgjeruar edhe në atë; gjermane, angleze, franceze, e besa kohëve të fundit…edhe izraelite(!), pa e anashkaluar edhe Brukselin), të kenë interesa, nga më të ndryshme në këtë Kosovën tonë të vogël…!
1. Arsyeja e parë dhe kryesore është se këto qendra, “marrëveshjet dhe negociatat”, apo edhe “kontratat”, e para kontraktuar (pasi që më parë; i studiuan, përpunuan, analizuan, etj. lexo; “ua shpërlan trurin”) i zhvilluan (për mos me thënë më troç; rekrutuan..!) përmes Shërbimeve të tyre inteligjente. Duke i pajisur me “karta identiteti”, të besueshmërisë, lojalitetit dhe servilitetit ekstrem, në mënyrë që në fazat e mëvonshme “emancipuese”, t’i shndërrojnë në; heronj, lider autoritar, e prototipa autokrat…, siç janë sot!
2. Arsyeja e dytë, është se; ky soj heronjsh, liderësh dhe autokratësh të tanishëm ishin aq të shkathët në profesionin e ri, sa që mësuan leksionin e parë elementar të futjes në vesh të “asaj që miqtë ndërkombëtar, kishin dëshirë gjithnjë ta dëgjonin (mbajtjen e premtimit për detyrimet e marra) nga ata. Derisa, në vendet e tyre, silleshin me aq arrogancë, indolencë dhe autoritarizëm klasik, sa që “padronët” e fituan bindjen, se vetëm të njëjtit mund t’i çojnë përpara agjendat e tyre, mbi sigurinë dhe stabilitetin e vendit, apo shtetit!

3. Arsyeja e tretë, ka të bëjë me monopolin e plotë të kësaj kaste politike, apo liderësh, heronjsh, e autokratësh mbi shtyllat e; gjyqësisë, policisë, etj. Si edhe varfërimin permanent të qytetarisë përmes dërgimit në bankrotim total të ish kompanive shoqërore e shtetërore, që prodhoi dosido rritje enorme të papunësisë…pra, varfërisë masovike dhe varësisë socio-ekonomike nga punëdhënësit e rinj (administrata shtetërore!) me origjine dhe fuqi kryekëput politike. Pra, politikanët kapitalistë të ndërlidhur edhe me mafinë edhe nëntokën bankaro-financiare…
4. Arsyeja e katërt, ka të bëjë më fuqizimin e raporteve dhe rinegocimin e interesave klanore, klienteliste të këtyre autokratëve nga pozicionet e fuqisë politike, me nëntokën oligarkike, prej nga zhvatej ish pasuria shtetërore. Duke krijuar kështu një skemë zinxhirore; politikan, sekserë dhe oligarkë të fuqishëm ekonomik!
5. Arsyeja e pestë, qëndron në lojën brilante të këtyre grupeve mafioze politike, për ta vënë në “gjumë” të thellë masën e gjerë të qytetarisë… Kurse, në ndërkohë duke korruptuar, shantazhuar, mashtruar, ngarkuar (me detyra e obligime; partiake, patriotike, e ikonografi tjetër…), kërcënuar e blerë krerët e bajraqeve nëpër gjitha rajonet e Kosovës, të cilët u pasuruan brenda nate nga pushteti dhe shteti i Kosovës.
6. Arsyeja e gjashtë, është se; Uashingtoni dhe Brukseli, më shumë e kanë hallin e qetësisë dhe stabilitetit të rajonit (midis tjerash; interesave gjeostrategjike, politike, ekonomike, ushtarake, e kulturore), se sa të demokratizimit dhe demaskimit të krimit dhe korrupsionit. Kalkulimet për tolerimin dhe mosndëshkimin e lidershipëve të kriminalizuar, këto qendra, që moti i kanë këmbyer me lojalitetin dhe servilizmin e ofruar nga ana e lidershipëve..!
7. Ka edhe tjera…!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura