BEHXHET SHALA BAJGORA: HASHIMI, JUL CEZARI I KOSOVËS!

 Prishtinë, 20 qershor 2018: (Qe sa kohë nuk u përqafuam , shpirti po më digjet) – Shqiptarët e lashtë janë deklaruar si hamshorë , thashë janë deklaruar , pa u vërtetuar hamshorizmi i tyre kurse kosovarët e rinjë e që janë hirra e shqiptarëve të dikurshëm , sipas shokut Tito , kriminelit të tërbuar antishqiptar , përjashtuar disa shqipëfolësve që në kohën e tiranisë së tij kanë jetuar pak më keq se që jetojnë sot , sipas mësimeve : “ sa reçi ne della , nga fjalët në vepra “ janë shndërruar në dashnorë që aventurat e tyre i shpërfaqin në fejsbuk , krevat ku mund të rreni sa të doni dhe kur të doni dhe , nëse keni ndjekës , disa të besojnë apo disa kanë hamendësime për sasinë e testosteronit me të cilën mburreni. Faturë për këtë është edhe zbulimi i një shqiptari të lashtë me produktin Viagra dosh Santos , duket si të jetë ndonjë lojtar i Benfikas së Portugalisë . Madje , në një takim me një delegacion të lartë të një vendi mik , një deputet jashtëzakonisht i kthjellët kosovar , nuk ka deputetë jo të kthjellët ( harrojeni këtë ) , ua ka përkujtuar se pikërisht Ferid Murati , me zbulimin e tij po i gëzon gratë e miqve tanë pas së cilës mori përkrahje 100% për liberalizimin e vizave dhe proceset e integrimit në BE , NATO dhe korporatën Koza Nostra në Itali prandaj nuk e kuptoj pse Kadriu , me ekipin jashtëzakonisht profesionalë për lobim po humbë kohë duke shetitur , nga shteti në shtet. Duket se po zbatohet taktika që përdoret gjatë zgjedhjeve , nga dera në derë në kërkim ( blerjes ) së votës. Sa i përket përqafimeve , Hashimi është Zhigolo nr.1 në Kosovë. Do të bëhen pjesë e antologjisë dhe enciklopedisë botërore të erotikës politike përqafimet pasionante midis Baroneshës Ashton dhe Hashimit dikur dhe tash midis Frederika Mogerinit dhe presidentit tonë legjendar. Skena të parë më herët vetëm të Doktor Zhivago , Lufta dhe Paqja dhe në Kasablanka. Ma çfarë Omar Sharifi apo Lorenci i Arabisë , krahasuar me Hashimin tonë të dashur , të votuar dhe shumë të respektuar ?! Hashimi edhe më tutje vazhdon përqafimet me Frederika Mogerinin por hetohet të ketë rënie pasioni , ose në mungesë të testosteronit , stresit për fatin e Kosovës dhe qytetarëve të saj që me aq dinjitet i përfaqëson në këto bisedime apo ndonjë arsye tjetër për të cilën nuk kam informacione të mjaftueshme dhe të besueshme. Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane prandaj i ka pranuar disa vlera të shtuara evropiane siç janë të drejtat e mohuara të komunitetit LGBT. Në këtë kontekst rol të jashtëzakonshëm për afirmimin e këtyre vlerave si dhe përligjen e tyre e ka ish kryetari i Kuvendit , miku im , Jakup Krasniqi , që e futi në Kushtetutë të drejtën e martesave , kush të dojë , me kënd të dojë ! Sikur që e kanë bërë të gjitha shtetet më demokratike në botë. Madje , edhe Papa Françesku në pyetjen e një gazetari nëse i dënon martesat midis një gjinie dha një përgjigje epike : “ kush jam unë që t’i gjykojë martesat e tilla …”. Realisht Jakupi ishte më largpamës se Papa , në këtë drejtim, duhet ta pranojmë. Dhe krenohemi për këtë ! Lëre ti Kancelaren Merkel , me botëkuptime arkaike që nuk e votoi ligjin për këso martesash në Bundestagun e Gjermanisë . Hashimi bëri hap revolucionar dhe shumë të guximshëm kur në Paradën e Krenarisë , krenar dhe ballartë doli në krye të kësaj parade. Udhëheqësi i vërtetë merr përgjegjësi konkrete në raste me shumë rëndësi për shtetin dhe kombin ! Hashimi i vazhdoi përqafimet dhe po i vazhdon me një pasion ballkanik tash , me partnerë të rinjë , Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq. Moti e njoh Hashimin , në momente të caktuara e kam përkrahur mirëpo kurrë nuk ka ndodhur që të më përqafojë sikur Daçiqin apo Vulinin. Nuk është se jam ndonjë bukurosh dhe sigurisht se nuk jam më i bukur se Aleksandar Vuçiqi por , për Ivica Daçiqin jam Monika Belluçi. Mos të flasë për Aleksandar Vulinin i cili , edhe me sjellje dhe sidomos me pamje është i pakonkurrencë për ta luajtur rolin e Kontit Drakula . Në këtë pikë shfaqet xhelozia ime ndaj Hashimit , besoj me plotë arsye. Dhe e kërkoj përkrahjen tuaj për këtë , lexues të nderuar . Sa i përket përqafimeve , Zezdita Tahiri është shumë më konservatore dhe më tradicionale se Hashimi , e ka vetëm një partner , Kuperin me krevata lara – lara , me motive të faraonit Tutankamon dhe Remzes së 69 . Besnike është Zezdita . Ky pisi , Slloba i vogël nuk po ia lëshon sytë Zezditës po dëshironë ta ngulë dhëmbin te Vlora sikur Hashimi te përkthyesja e Sllobës. Që të dyve ka me iu dalë dhëmbi sikur i qenit dhe do t’iu bjerë pa e ngulur askund edhe në rastin se do t’ua mprehë Dr. Meti !!!

Zbehje për shkak të pagjakësisë apo mungesës së dashurisë
Hashimi kohëve të fundit e ka një rënie të shkëlqimit, tenin e ka disi të zbehtë , të hijezuar . Pse , dhe si t’i kthehet shkëlqimi i mëparshëm ?! E pati një përmirësim të çastit kur e takoi Baroneshën Ashton gjatë promovimit të librit të tijë të parë , jam i sigurt se është vetëm fillimi i veprave të zgjedhura, që nuk dihet se ku dhe kur do të përfundojnë . Po gjatë kësaj periudhe iu kthye ereksioni politik kur i mori ngrykë gjeneralët e pensionuar , politikanët me afat të skaduar, miqtë dhe përkrahësit e tjerë që luajnë rol vendimtarë në zhvillimet botërore. Një kohë të gjatë nuk po funksionon takimi midis Hashimit dhe Vuçiqit , Bekimit dhe Daçiqit. Nuk ka më skena të zjarrta të erotizmit politik , përqafime dhe puthje pasionante sikur që kishte dikur. Kultura jonë nuk na lejon që të puthemi në vende publike , në korridore apo shkallë ku , kohëve të fundit janë takuar Hashimi dhe Vuçiqi . Hashimi dhe Vuçiqi nuk luajnë lojë lepujsh por ate të luanëve . As në planin sentimental e lëre më në ate politiko – mental . Zezdita , me Kuperin më nuk janë as pjesë e kujtesës romantike prandaj , me metoda alkimike , ate që e ka bërë m..t më parë po përpiqet ta flakërojë me ari kurse për zëvendësinë e Zezditës , Avniun , është heret të flitet nëse ka apo nuk ka mungesë pasioni. Mendoj , se vet Avniu , me disa që i ka me vete , po të të përqafojnë e lëre po të të puthin , do ta keni të garantuar impotencën , madje edhe për disa muaj. Më në fund po vijnë kohëra të mira për Hashimin e sidomos për Kosovën dhe dy milionë qytetarë të saj , besnikë të Hashimit . Sipas medieve të shtetit që sot u bë kryelajm botërorë duke ia ndaluar hyrjen Shkelzenit ( vakti e ha kashtën ) në Serbi , të dielen do ta kemi takimin dhe pëtrqafimin e radhës midis Hashimit dhe Vuçiqit. Avniu ishte dje në Bruksel ku askush nuk e përqafoi dhe askend nuk e përqafoi e puthjet eventuale do të ishin bonus. Nuk ka dilemë se , në ndërkohë seksi politik midis Hashimit dhe Vuçiqit ka vazhduar në hot – line por kjo është vetëm paralojë , në mungesë të kontaktit fizik , me orgazëm të papërfunduar. Me durim të tensionuar po e presim ditën e diel dhe ta shohim se kush kujt do t’ia ngulë . Unë nuk kam dilemë për këtë prandaj duhet të bëhemi gati të jemi në shërbim të Hashimit , ate që nuk mund t’i bëjë Vuçiqit , na e bënë neve. Kjo është sakrificë krejtësisht normale në rrugën e shtetndërtimit dhe forcimit të rolit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Me të madhe po e kundërshtojnë Hashimin , si kryenegociator , pa e marrë bekimin e Kuvendit i cili , që nga koha e Ali Bungut , edhe me deputetët e partive që po e kundërshtojnë sot fuqishëm , ia ka dhënë Hashimit të drejtën e kryenegociatorit , deri sa të merr frymë. Tash po e kundërshtojnë , madje edhe kliçka si puna ime po e kundërshton fuqishëm , bashkë me Dritonin e selmanajve . Me një fjalë , e pati puna e Hashimit pasi unë dhe Dritoni jemi kundër tij. Besa , Dritoni me këto kundërshtime u bë deputet , do me u bërë edhe kryeplaku i fisit të LDK –së , e unë …?! Hashimi e ka një të mirë , me para të dërzhavës i paqëson të gjithë ata që e luftojnë. Alma e shau , u bë ambasadore. Gita e shau , u bë me terminal. Tafa e shau , djali u bë me terminal. Nipi i “ Heroit të Kombit “ e shau , u bë konsul. Denoncuesi i shokëve të vet , u bë këshilltar . Bashkimi , u shkarkua nga Hashimi , tash këshilltar. Agroni luante me dy palë letra , u shkarkua dhe pas e ka Gardën e Lekë Lumezit. Driton gylenisti u shkarkua , po bëhet sekretar ! Rugovistët biologjikë dhe të adoptuar u rreshtuan para tij në radhë për t’ua varë nga një znaçkë rreth qefes. Gazetari e shau , u bë ambasador. Unë e lavdërova , u bëra …mos të them çka. I pata thënë më heret , në hajgare Bacës Adem se ja , të gjithë shokët u veshën me pushtet dhe pozita e unë mbeta mbrojtës i minoriteteve kurse Baca e dha një përgjigje epike : “ mos je bërë merak për një zallogë të Hashimit , menjëherë ta gjuan një … “ Ka shumë shembuj tjerë shembullorë kur Hashimi i ka rahatuar të gjithë ata që e kanë kundërshtuar fuqishëm , për një grushtë dollarësh , si në filmat e Serxho Leones apo shpageti vestern. Shpageti politika , shpageti politika. Shpageti Hashim. Po kush jam unë ta kundërshtoj Hashimin si kryenegociator kur e ka përkrahjen e autoriteteve intelektuale , morale , njerëzore , kombëtare , politike etj.që kanë krijuar emër në skenën ndërkombëtare dhe pa të cilët kjo skenë nuk funksionon sikur që janë Zenuni , Enveri , Ganimetja , Blerta , Behgjeti dhe shumë të tjerë ?!!
Keni kujdes , nëse për shkak të së kaluarës së Hashimit siç janë aktiviteti ilegal , angazhimi politik në baushtellë e sidomos lufta për çlirim dhe shtetndërtim jam i detyruar të durojë që Hashimi të vendosë koçet apo mbetjet e tyre në tavolinë mirëpo nuk kam asnjë detyrim të pranojë që Bekimi të vendosë diçka në tavolinë , që nuk i ka aktualisht dhe kurrë as që i ka pasur , goglat e dushkajës. Bekimi , edhe më tutje po na dhunon me profecinë se Hashimi është i paracaktuar nga Zoti ( Kushtetuta ) që në çdo rrethanë të jetë në krye të negociatave , deri sa ta bëjë punën krejt m..jaltë ! Bekimo , Hashimin e kam dost po ty nuk të kam as djalë të tezes. As nuk ke qenë në UÇK , as nuk je komandant , as nuk je veteran i luftës e as nuk e ke askend në UÇK !!! Këto janë arsyet pse do të duroja dhe asnjërën nuk e plotëson ! Baju pra, mos na dhuno me profecitë se Hashimi është i dërguari …i Trampit ! E di se e ke një dashuri pasionante për Hashimin sikur që e kishte Kuasimodo ndaj bukuroshes së imagjinuar ! Realiteti është krejtësisht ndryshe , Bekimo !
Pse më mbeti hatri ndaj Begjë Pacollit
Me Behgjet Pacollin e kemi thuaja një të kaluar të përbashkët kombëtare , politike dhe patriotike sikur që shumë jemi sakrifikuar për popullin që , thënë drejt nuk po na njeh vuajtjet që i kemi kaluar për dekada të tëra. Që të dy e kemi dashtë fort Titon , madje më shumë se Azemi dhe Kaçusha. Unë kam bërë thuaj 9 vite burg që janë të papërfillshme krahasuar me vuajtjet e një gyrbetçari që zemra i bëhet shkrumbë duke vuajtur për atdheun. Në kohën kur unë kam pushuar në burgjet e ish – Jugosllavisë , Begja ka vuajtur jashtë vendit dhe atdheut , në Gjermani dhe Zvicër , për fillim. Unë kam qenë në “ atdheun “ tim. I kuptoj vuajtjet e një gyrbetçari që për vite të tëra është i privuar nga atdheu dhe në këtë kontekst përpiqem t’i ndaj vuajtjet dhe dhimbjen që i kishte Xhabir Zharku që u detyrua të qëndroi 6 vite jashtë Kosovës. Po , sigurisht , burgu im dhe i shokëve është i papërfillshëm me vuajtjet e Begjës dhe Xhabirit. Definitivisht , nuk mund të vuaj sa ata . Po arsyeja pse më ka mbetur hatri te miku im i madh , Behgjet Pacolli , që kohëve të fundit po më quan vëlla e që as vëllezërit biologjikë nuk më thërrasin ashtu është pse nuk më thirri në iftarin e organizuar në shtëpinë e tij modeste në Hajvali. Përveç se na lidhë njerëzillëku , morali dhe sidomos çështja kombëtare , edhe unë ( më pak ) kurse Begja ( shumë më shumë ) jemi besimtarë. Ku ka më mirë që muaji i Ramazanit të përfundojë me një iftar të përbashkët ku është elita diplomatike , politike , intelektuale dhe fetare e Kosovës ?! Çfarë iftari , sikur në tregimet e 1001 netëve ?! Tavolina të mbushura me të gjitha të mirat e botës ; mishra , sallata , hurma , ëmbëlsira , verë franceze , italiane , të Rahovecit , Vranac , uiski skocez , shampanjë ,birra çeke , holandeze dhe Desperados meksikane . Zot , o Zot , ka munguar vetëm edhe vallëzimki erotik , belly – dance . Jetë o jetë ! Kurrë Begj nuk ta bëjë hallall për këtë përjashtim , me mendjen që e kam do të ndjehesha sikur Neroni., Imperatori i Romsë. Unë Neroni , Hashimi Jul Cezari , a mund ta imagjinoni këtë ? !Hallall Begj mos të qoftë !

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura