Prishtinë, 26. 09. 2106: Siç e ka të njohur opinioni i gjërë nga raportimet nga Lugina, gjendja e shqiptarëve atje nuk është fare e mirë, por mbi të gjitha, shpërngulja e tyre po vazhdon ndërsa përkrahja dhe kontributi i Kosovës dhe Shqipërisë pothuaj se mungon plotësisht.
Në radhë të parë Kuvendi i Republikës së Kosovës, por edhe ai Republikës së Shqipërisë, duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të kërkojnë prej qeverive përkatëse angazhime konkrete, ndërsa para se të përcaktohen detyrat konkrete do të duhej një incizim i saktë i gjendjes sepse për fat të keq tonin, kjo nuk po na ngjanë për herë të parë që të ”zgjohemi” tepër vonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet pa vonesë të emëroj përfaqësuesin e sajë në nivel të drejtorit që të marrë detyrën dhe ti përveshet punës për të parë gjendjen,dhe pastaj për të informuar, propozuar hapat e nevojshëm që duhet të marrë qeveria dhe për të koordinuar punën me përfaqesuesit legjitim të Luginës.
Duhet të pajtohemi se nëse qeveria nuk e bënë këtë veprim sot, nesër do të jetë në disavantazh të madh dhe pasojat do të jenë të pakthyeshme, kuptohet se në këtë rol duhet të ketë përkrahjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe bashkarisht të koordinohet bashkëpunimi edhe me institucionet dhe faktorët ndërkombëtarë në rajon.
Përpos ndihmës dhe përkujdesjes që shteti i Kosovës e ka obligim ndaj shqiptarëve në Luginë dhe shqiptarëve tjerë që jetojnë në Serbi, ai ka nevojë po ashtu që të zbatoj plotësisht reciprocitetin me shtetin fqinjë serb dhe të zhvilloj më tutje marrëdhënjet ndërshtetrore, duke u bazuar në barazinë ndërmjet shteteve dhe reciprocitetin jo vetëm formal por edhe atë përmbajtësor.
Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, me fillimin e punës, duhet të dëshmoj përkushtimin e shtetit të Kosovës për të drejtat dhe interesat legjitime të shqiptarëve në trojet e tyre etnike dhe do të inkurajonte qëndrimin dhe këmbënguljen e kësaj popullate, që të qëndroj në trojet e veta dhe të realizojnë të gjitha të drejtat që ka popullata shumicë e atjeshme dhe pa asnjë diskriminim.
Postime të Lidhura
DORIANA METOLLARI: SHKOLLA NË KARRIERË NUK MBARON KURRË
Tiranë, 27. 07. 2014 – Me vjen çudi kur femrat me thonë se pas shkollës nuk kanë më…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: E ARDHMJA E MAQEDONISË DHE SHQIPTARËT
Shkup, 8 mars 2017: (Pjesë nga intervista ekskluzive me kryetarin e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve,…
GJOKË DABAJ: KUR POETI (NJERIU) ËSHTË I DËNUAR TË LINDË E TË VDESË NËN SHTET TË HUAJ!
Durrës, 22. 01. 2015 – (Lidhur me vëllimin poetik “Nata me hënë” të Ali Gjeçbitrajt) – Pasi lexon…
DR.HASAN LUÇI: BASHKIMI KOMBËTAR, MOLLË E NDALUAR!?
Pashtriku.org, 17. 09. 2013 – 28 Nëntori 1912 ishte një fat i pavarësisë së Shqipërisë, por 1913 ishte…