BEN BLUSHI: RASTI I ‘CHARLIE HEBDO’ MË KA BËRË TË MENDOJ GJATË! BOTA SOT NUK PRET QË TË REFORMOHET FEJA ISLAME, POR ATA QË E INTERPRETOJNË, ATA KANË ARSYE TË REFORMOHEN! NUK JOSHEM ME NJË POST MINISTROR NGA ZOTI RAMA!

Pashtriku.org, 13. 01. 2015 – Shkrimtari dhe deputeti socialist, Ben Blushi gjatë një interviste të dhënë për emisionin “E diell në Top Channel”, që drejton gazetari Alban Dudushi, ka folur për masakrën në redaksinë e Charlie Hebdo në Paris dhe për rolin e fesë Islame në Shqipëri dhe vende të tjera. Lidhur me ndryshimet e reja që pritet të ndodhin në qeverinë Rama, në pyetjen e gazetarit Dudushi se a do të mirëpriste “një post ministror nga zoti Rama”, Blushi ka thënë: “Nuk e mendoj fare… nuk besoj të kem arsye të joshem nga kaq pak”. /Editori i pashtriku.org/
***

Alban Dudushi: Duke mbetur pak në kontekstin e Charlie Hebdo, thatë që është shenjë e qartë e atij që mendon ndryshe, prandaj u asgjësua një redaksi e tërë si ajo e Charlie Hebdo, por në shkrimin që botuat të nesërmen e ngjarjes thuhet diçka më tepër që duket provokative, kemi të bëjmë me një Islam – Europian, jo një islam të importuar nga vendet e tjera, që vjen për shkak të ndarjes, për shkak të padrejtësisë, për shkak të mënjanimit të çuarjes në cep të njerëzve që përfaqsojnë islamin.
Ben Blushi:
Është e vërtetë, që e besoj ketë gjë. Ditët e fundit jam munduar të mendoj gjatë. Sepse ne jemi mësuar që dikush që e lexon në mënyrë të deformuar fenë e vetë, në këtë rast Islamin, jeton në Pakistan apo Afganistan apo Palestinë dhe bëhet kamikaz. Për këtë arsye ai kthehet në terrorist edhe vret njerëz të pafajshëm duke i manipuluar me dogmën e vetë fetare, pavarësisht se ai mund ta besojë… Deri diku është e kuptueshme pasi në këtë pjesë të botës ka më pak kanale lirie, ka më pak informacion, më shumë homogjenizëm dhe një trysni dogmatike fetare dhe mediatike të caktuar. Ndoshta është më e lehtë të kthehesh në një kamikaz po them, s’po them terrorist në çdo rast. Në rastin e Charlie Hebdo, dhe në raste në Francë, në Angli dhe në Belgjikë, rezulton që nuk është kështu. Këta ekstremist nuk janë mbartur – kanë lindur aty. Kanë lindur aty se gjyshërit apo prindërit e tyre kanë emigruar. Para 30-40-50 vjetësh dhe këta fëmijë me origjinë algjeriane apo marokene apo siriane, apo iraniane nuk ka rëndësi, kanë lindur dhe janë me nënshtetësi franceze, si lind sot një shqiptar që i kanë shkuar prindërit në vitet 90 në Greqi, ka lindur atje jeton me grekët, flet greqisht është shtetas grek, apo italian apo gjerman. Si ka mundësi që ky njeri pas 20 vjetësh i kthehet këtyre lirive pjesë e të cilës ai është vetë? Për shkak të këtyre lirive ai është aty, se nëse Europa do të kishte qënë një kontinent i mbyllur s’do kishin mundësi prindërit e këtyre dy vëllezërve të jetonin në Francë. Nëse Franca do i përjashtonte të huajt, atëherë ata nuk do kishin mundësi të jetonin në Paris. Pra ata janë përfitues të parë të asaj lirie që kanë sulmuar para 2-3 ditësh. Se çfarë kanë bërë? Duke sulmuar i kanë dhënë mundësi gjithë francezëve dhe europianëve të bëjnë një pyete: A duhet ti hapim dyert për ekstra komunitarët? Dhe dua të them që ky lloj Islami – pavarësisht se ky është i deformuar – ky lloj Islami është një deivijm i ushqyer nga dy drejtime them: e para nga vendet e tyre të origjinës dhe e dyta nga kriza në Europë. Se këta përveç se ishin besimtarë në llojin e vet – për mua nuk ishin – ishin pjesë e margjinalizuar e shoqërisë franceze, që nuk u integruan dot …

– BEN BLUSHI –

Alban Dudushi: Në Francë mund të jenë dhe polakët dhe rusët dhe shqiptarët mund të përmendim shumë..
Ben Blushi:
E vëtetë është fatkeqe që ta mendosh… dhe duhet ta them, bota nuk pret sot që të reformohet feja islame dhe të ndryshojë Kur’hani apo të ndryshojë Muhameti, se janë gjëra që nuk ndryshojnë dhe nuk kanë mundësi të ndryshojnë.. por ata që e interpretojnë, ata kanë arsye të reformohen. Pra interpretusët dhe lëxuesit e dogmës dhe normës fetare kanë arsye të reformohen. Nuk presim që Kur’hani të rishkruhet, nuk ka pse, apo që Muhamedi të ndryshojë, që është në thelb të këtij debati, ai është një gjurmë e historisë dhe është atje nuk mund të ndryshojë. Por ata që e lexojnë atë, kanë arsye të ndryshojnë dhe është e domosdoshme. Kështu ka ndodhur me të gjitha fetë. Ka qenë shumë më fanatike Europa e krishterë. Ka qenë dhe Europa dikur në këtë fazë por njerëzimi ndryshon. Ndryshon koncepti që ke për fenë dhe besoj që Islami, sidomos mbas Charlie Hebdo, se është një fe që është goditur më shumë. Ka marrë një damkë shumë të madhë në sytë e botës. E githë bota po pret që ajo të ndryshojë dhe të mos ti krijojë botës kaq shumë tension dhe kaq shumë konflikte të panevojshme.
Alban Dudushi: Kam ndjekur me vëmendje të gjitha ndodhitë e atyre ditëve që ndodhi tragjedia e Charlie Hebdo. Një nga të parët që doli dhe e dënoi ishte vetë Imami i Parisit dhe një pjesë e mirë e kominitetit mtysliman në Francë, por nga ana tjetër ka dhe zëra që thonë se gjeneza e vet Islami nuk është një fe e pajtueshme me vlerat e Europës dhe me atë që Europa sot predikon?
Ben Blushi:
Ka shumë njerëz që e pretendojnë këtë, duke menduar që islami, duke mos garantuar barazinë gjinore, se kjo është thelbi kësaj në fakt sjell deformimet që ne i njohim dhe nuk është shumë kompatibël, shumë i përputhshëm me demokracinë, sepse të gjithë njerëzit që e bëjnë këtë i kanë këto pikëpyetje në kokë, shkojnë një për një tek vendet ku dominon Islami dhe gjejnë që demokracia aty nuk është shumë e zhvilluar, përfshi dhe Turqinë po të duash. Është vendi më demokratik i kësaj bote po themi, po prapë nuk është shumë demokratike, se themi Turqia dhe Zvicra nuk kanë të njëjtën cilësi demokracie. Po prapë unë them ky është një proces emancipimi, pra nëse shikojmë historinë e feve të tjera, hebreje dhe krishtere, fetë monoteiste, sidomos kanë pasur dhe ato ciklet e veta, feja krishtere ka vrarë me dhjetra shkrimtarë, gjatë kohës së inkuizicionit apo më pas, apo artistë apo shkenctarë, po të ishin kursyer ndoshta do kishim më shpejt evolucion, mund të kishim pasur Steve Jobs para 100 vjetësh- nëse në kohën e inkuizicionit nuk do kishim vrarë kaq shumë mendje të ndritur. Ja pra të gjitha fetë kanë kaluar në një proces emancipimi kulturor. Edhe Islami kam përshtypjen është në këtë rrugë dhe dyshoj që mund të jetë kështu përjetësisht. Pra dyshoj që përjetësisht Islami nuk mund të jetë kompatibël si doktrinë hyjnore dhe fetare me nevojën e njërezve për të qënë praktik. Se çfarë po bën sot dogma? Po pengon qytetarët e vet, ata të cilëve u shërben të jenë më praktik dhe më të pajtueshëm me pjesën tjetër të botës. Unë nuk besoj kështu. Besoj se dhe ngjarjet e Charlie Hebdo është një pikë kthese që islami mund ta shfrytëzojë më mirë se kushdo tjetër.
Alban Dudushi: Duke u kthyer prapë tek librat dhe duke mbetur në këtë kontekst bisede, tek “Hëna e Shqipërisë” ju flisni dhe për rrezikun e një ekstremizmi fetar, madje dhe bashkëjetesën fetare ju nuk e shihni si një vlerë të përhershme por si një vlerë në rrezik…
Ben Blushi:
Po, ky libër është shkruar para një viti. Pak a shumë në këtë kohë. Ai merr përsipër të bëjë një parashikim të fenonomeneve jo të Shqipërisë. E kam thënë nuk mund të parashikoj kush do të jetë portieri i kombëtares pas 30 vitesh apo si do të dalë ndeshja Gjermani-Shqipëri në vitin 2015, por jam marrë me fenomenet, pra me raportin të pasur, të varfër dhe me polarizmin dhe se ku mund të na çojë kjo, në raportet e Shqipërisë me Kosovën. Jam marrë me raportet tona me nacionalizmin dhe me fenë. Një nga gjërat që kam shkruar, duke marrë parasysh rastin e Turqisë, është se një diell na ka ngrohur, në disa raste na ka verbuar, na ka lënë pa sy 500 vjet. Kam shkruar duke pasur parasysh debatet që bëhen sot në botë, krisjen e besimit ndaj partive politike sot në vend. Ka një krizë të përgjithshme besimi. Njerëzit nuk besojnë sa i besonin në vitet 90-të, apo në qoftë se para 10 vitesh apo para një viti e gjysëm. Ka një skepticizëm në përgjithësi ndaj klasës politike dhe ndaj shtetit, ndaj pamundësisë që ka klasa politike për ti shërbyer mirë njerëzve, për të zbutur varfërinë, për të zbutuar polarizmin, për të zhdukur korrupsionin, për të krijuar më shumë vënde pune, për të krijuar më shumë qetësi dhe edukim, shëndetësi dhe më shumë çmime të libra. Në këto kushte ka një humbje të besimit në këto gjëra shumë njerëz e gjejnë besimin tek fetë. Duke qenë se jemi një vend me shumicë islame, feja myslimane rrok më shumë njerëz dhe shpirtra. Në këtë kuptim, se mos e zgjas, kam thënë, në një të ardhme nuk përjashtohet fakti që të kemi organizime me karakter fetar, si në Kosovë. Në Kosovë janë dy parti, të regjistruara në zgjedhje me nuance totalisht fetare. Në Turqi e kemi në pushtet prej gati 10 vitesh, në Europë po bëhet ky debat masivisht por nuk ka gjasa të ndodhi. Por ne si vend me predominancë fetare me këtë humbje besimi ndaj shtetit nuk e përjashtoj që mund të ketë parti me nuancë fetare dhe që pastaj do futet në tregun normal të partive, duke bërë aleancë me njërën apo me tjetrën. Por duke pasur nuanca, ndoshta ky mund të jetë avantazhi i tyre, pavarësisht se unë nuk e uroj. Shteti jo gjithmonë funksionon në mënyrë perfektë, jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend tjetër të botës, nga ana tjetër kemi islam të moderuar, kemi predikues të moderuar ashtu si kemi dhe radikale. Pse radikalët fitojnë terren, pse dështojnë të moderuarit pikërisht tek këto shtresa të dëshpëruara. Unë nuk mendoj që radikalët fitojnë terren …
Alban Dudushi: Atë tregojnë…
Ben Blushi:
Jo radikalët duken më shumë, ndërsa lajmi keq është lajm i mirë. Nëse vret bëhesh lajm si ndodhi në Paris. Jo të gjithë myslimanet e Francës janë terroristë. Franca ka 5-6 milionë myslimanë. Të jeni të bindur që më pak se 1 % e tyre mund të jenë radikal dhe më pak se 0.001 % e tyre kanë nevojë për të vrarë, pra të moderuarit janë gjithmonë më shumë. Dhe në Shqipëri, por ata nuk bien në sy, se shkrihen me masën tjetër.
Alban Dudushi: Kjo mund të jetë dhe strategji e terrorizmit..
Ben Blushi:
Jam i bindur që masivisht besimtarët nga Franca në Indonezi, Franca dhe Indi dhe në Shqipëri, padyshim, janë njerëz të moderuar. Dua ta them atë që thashë dhe në fillim. Kemi hyrë në një epokë prakticiteti, njerëzit duan të jenë pak më praktitk dhe feja nuk mund ti pengojë. Duan të kenë kohë për të shkuar në punë, të gjejnë një punë, të gjejnë një shtëpi, të mos vidhen nga shteti të ndihmohen nga shteti, të sëmuren sa më pak, të blejnë sa më lirë. Një fe që i pengon të bëjnë këto nevoja praktike sigurisht do vijë duke u reformuar, se njeriu do vazhdojë të mbetet mbi tokë. Fetë do vijnë duke u ndryshuar si kanë ndryshuar të gjitha filozofitë e tjera, pa dyshim.
Alban Dudushi: Pyetja e fundit dhe e pashmangshme është për politikën e ditës. Cilat janë marrëdhëniet e tua tani me kryeministrin Rama dhe qeverinë, ose qëndrimi yt ndaj tyre?
Ben Blushi:
Sot është ditë e dielë dhe bota ka, ka më shumë probleme se ça kam unë me qeverinë shqiptare. Me shaka e them, por ia vlen të flasim për to. Dhe ky ishte pakti që unë erdha sot, që nuk duhet të flasim për politikë.
Alban Dudushi: Qesh
Ben Blushi:
Mund të më ftosh në emisionin tënd të darkës që mund të jetë më i përshtatshëm në politikë.
Alban Dudushi: Do ta bëj këtë pyetje dhe e vazhdojmë në Top Show. Në ndryshime të pritshme në qeveri një post ministror nga zoti Rama, do e mirëprisje?
Ben Blushi:
Nuk e mendoj fare, por nuk më thotë ndonjë gjë të madhe, janë faza të kapërcyera në jetën time, duhet të kem motiv shumë të fortë për tu rikthyer. Nëse e kam këtë ofertë, një gjë që e kam bërë. Jeta ka më shumë magnet se kaq pak, dhe unë kam filluar të gjej arsye të tjera për të jetuar më mirë, që janë letërsia është leximi dalja në natyrë, njohja e botës në përgjithësi, nuk besoj të kem arsye të joshem nga kaq pak.

Blushi: Në Shqipëri po thellohet pabarazia – Top Channel Albania – News – Lajme

Ben Blushi, në “Debati në Channel One” – “Shqipëria, në fazën pesimiste”

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura