Mbështetja dhe fuqizimi i alternativës Basha sjellë ndyshimin në Shqipëri

Mbështetja dhe fuqizimi i alternativës Basha sjellë ndyshimin në Shqipëri

Nga Skënder Sadri Kapiti, Durrës 13 shtator 2021

Shqiptarët e duan demokracinë dhe lirinë. Shqiptarët janë populli më proamerikan në botë  pasi janë SHBA-të ato të cilat i kanë mbështetur , mbrojtur e përkrahur gjithmonë shqiptarët në kohët dhe në ditët më të vështira kur rrezikohej ekzistenca e shtetit shqiptar të Shqipërisë,  si dhe janë SHBA-të falë të cilave kemi sot shtetin e ri shqiptar të Kosovës.

Shqiptarët duhet ta përkrahin fuqishëm VETING-un, SPAK-un, BKH-në dhe Gjykatën e Posacme sepse ato do të realizojnë dekriminalizimin e politikës dhe të drejtësisë që është misioni jetik mëse i domosdoshëm për shqiptarët.

Ta çlirojnë dhe ta shpëtojmë Shqipërinë nga padronët politik të  korrupsionit, të  krimit e të hajdutërisë duke i vënë para drejtësisë e ligjit  të gjithë  pushtetarët e ish pushtetarët të lartë, kushdo qofshin ata që janë  molepsur me rekorde korrupsioni e krimi. Këtë duan dhe kërkojnë shqiptarët.

Po shoh se edhe disa që  deklarohen fort  madje si proamerikanë  po që na dalin kundër shpalljes “non grata” nga ana e SHBA-ve të disa personaliteve shqiptare me rekorde korrupsioni dhe bllokues e pengues të Demokracoisë dhe si antiVETING-ashë.

Pra duhet të matesh mirë se:  nuk mund të jesh njëkohesisht edhe pro edhe antiSHBA, nuk mund të jesh njëkohësisht edhe kundër krimit dhe kundër korrupsionit dhe pro tyre.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të mira edhe me Partinë Demokratike, dhe se këto marrëdhënie askush nuk mund t’i lëkundë, as Sali Berisha me mbështetës të tij pasi marrëdhëniet SHBA-PD janë marrëdhënie ashtu sikurse janë  ato ndërshtetërore e strategjike shqiptaro-amerikane, dhe nuk janë marrëdhënie interesash personale me individë të caktuar.

Pavarësisht se kush vjen në pushtet në SHBA, për SHBA-të parësore në marrëdhëniet me shtetet e tjera janë lirite dhe të drejtat e njeriut, siguria, demokracia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe kunder korrupsionit, për të cilat SHBA ka meritën e jashtëzakonshme për ndihmën e saj që i ka dhënë Shqipërisë   në vendosjen dhe konsolidimin e demokracisë, të antarësimit të Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave, në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe në miratimin dhe vënien në funksionim të VETING-ut.

Largimi i Sali Berishës sjell sovranitetin dhe fitoren e PD-së me zgjedhje të parakohshme.

Sulmet që ka filluar pas dëbimit  të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së,  këto sulme   kundër Lulzim Bashës janë dëshpëruese dhe perdoren si alibira nga ana e tij për ta shpëtuar me demek Partinë Demokratike.

Por realisht ato janë  përpjekje për ta mbrojtur veten e tij  dhe të aleatëve të korrupsionit bërë nën qeverisjen e Berishës.

Pra shikoni se sa e paska dashur Partinë Demokratike dhe Shqipërinë Sali Berisha sa që për mandatin e vet të deputetit dhe të interesit personal të tij, Berisha  intrigon e shpif kundër Bashës pikërisht tani, si dhe nxit dhe përcan Partinë Demokratike duke e spostuar vëmëndjen e publikut dhe të atij ndërkombëtar nga problemi i madh që kanë shqiptarët për largimin e regjimit të votave të blera dhe të korrupsionit të qeverisë Rama.Lulzim Basha e mori një vendim të tillë jo se kishte dëshirë, por ishte edhe i detyruar përballë asaj këmbëngulje të DASH dhe te fakteve që ka për Bershën. Ky tashmë është realitet e që dihet   nga i gjithë publiku. Berisha do të duhej vetë që të largohej e ta dorëzonte mandatin  dhe jo të përpiqet që ta fusë Partinë Demokratike në përcarjeje.

Prandaj duhet mbështetur Basha të cilin po e mbështesin edhe SHBA-të në mënyrë që të vijë sa më shjpejt në pushtet Partia Demokratike dhe të vijë ndryshimi me zgjedhje  të parakohshme.

Politikanët, liderët e partive politike  dhe pushtetarët janë të përkohshëm dhe shkojnë e vijnë. Ata kanë interesat e tyre, dhe për interesat e tyre nuk ka pse të sakrifikojnë e as  të pësojnë mundime e padrejtësi shqiptarët.

Shqiptarëve u intereson interesi kombëtar, demokracia, zhvillimi, progresi, mirëqënia,  ligji, drejtësia, integrimi dhe është jetike për shqiptarët korrektësia e besnikëria ndaj SHBA-ve ndaj këtij aleati jetik e të madh të shqiptarëve.

Mbështetje , përshendetje dhe falenderim për z. Lulzim Basha dhe mbështetësve të tij që më në fund me largimin  e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, PD-së do i kthehet sovraniteti demokratik, demokracia e brëndshme kundër monopolit të ishkryetarit Berisha dhe të një klani të vjetër politik si Topalli, Bode,Patozi, Nishani, Shehu, Ristani, Imami, Paloka  me të tjerë e me kompani  të cilët e kishin kapur dhe privatizuar Partinë Demokratike dhe që e kanë përdorur atë si mjet e material njerëzor për përfitime personale politike, per privilegje pushteti, korrupsioni   e materialiste.

Lulzim Basha duhet mbështetur dhe falenderuar për faktin se ai po e ripërtërinë PD-në, po i sjell asaj sovranitetin politik dhe demokratik, po i sjell asaj vizionin dhe misionin e duhur për ndërtimin e një demokracie të vërtetë për një shtet funksional, demokratik e ligjor duke cmontuar tipin e shtetit tribal, klanor e korruptiv.

Tashmë është bërë publikisht por edhe ndërkombëtarisht e qartë se Partia Demokratike nuk është në pushtet prej ishliderit të saj Sali Berisha dhe të mbështetësve të tij të cilët kishin kapur e shfrytëzuar Partinë Demokratike për interesa personale. PD nuk është në pushtet prej atyre të cilët e kanë penguar dhe bllokuar demokracinë, ligjin,drejtësinë  dhe sidomos VETING-un. PD nuk është në pushtet prej atyre  që kanë bërë korrupsioniin e hajdutërinë si dhe avokatinë e tyre.Dhe ku përgjegjësi kryesor për këto është ishkryeministri Sali Berisha , dhe që po për këto arsye edhe SHBA e shpalli person “non grata”. Prandaj faleminderit z. Lulzim Basha qe i hape rrugën demokratizimit dhe emancipimit  jo vetëm të PD-së por të të gjithë Shqipërisë. Faleminderit z. Basha që politika dhe vizioni i Juaj është konform politikës, diplomacisë dhe demokracisë amerikane, të aleatit të madh e strategjik të shqiptarëve. Faleminderit z. Basha që po na e kthen shpresën dhe besimin te Partia Demokratike, Ne, të gjithë demokratëve , të gjithë të djathtëve të vërtetë të cilët jemi të zhgënjyer dhe që jemi tradhtuar nga ishlideri dhe nga të gjithë ishshërbëtorët, ish sigurimsat dhe nga servilët të cilët janë rreshtuar sot  në dëshpërim kundër jush dhe vendimmarrjes historike tuajën për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Z. Basha keni mbështetjen e madhe sepse interesi i Partisë Demokratike, interesi i  demokracisë shqiptare dhe i shtetit shqiptar si dhe interesi strategjik dhe  marrëdhëniet jetike të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës  janë të pasfidueshme dhe pakrahasimisht më mëdha se cdo interes personal të cilido individi , qoftë edhe nëse ai ka edhe ndonjë kontribut. Faleminderit z. Basha që Partinë Demokratike po e ringritni dhe nuk po e lejoni që të devijojë dhe as që të largohet nga demokracia dhe as nga proamerikanizmi. Ju z. Basha politikisht dhe kombëtarisht jeni sot në anën e duhur të demokracisë, ligjit dhe me aleatin e madh të shqiptarëve, me SHBA-të. Ky vizion dhe qëndrim korrekt dhe parimor i juaj patjetër që do të sjellë shumë shpejt edhe ndryshimin e madh në Shqipëri, zgjedhjet e reja demokratike të parakohshme për të larguar nga pushteti korrupsionin, tradhtinë dhe keqqeverisjen e qeverisë Rama.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura