BEQIR SINA: FAMILJA GJONLEKAJ KA DHURUAR 100 MIJË DOLLARË PËR ‘NËNË TEREZËN’

New York, 28. 08. 2015: Luce, Gjekë dhe Tomë Gjonlekaj, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Nana Terezes, e kanë përmbushur premtimin e tyre – duke dhuruar edhe 25 mijë dollarë të premtuara më parë – dhe e çuan shumën e përgjithshme për familjen Gjonlekaj nga Nju Jorku, në 100 mijë dollarë amerikan.
HARTSDALE NEW YORK: Shqiptarët e Amerikës gjithmonë e kanë treguar zemërgjërësinë dhe bujarinë e tyre për të ndihmuar vepra madhështore në momentet më të vështira për atdheun dhe, vendorigjinën e tyre.
Një nga ndihmat më të mëdha në historinë e disaporës ka qenë edhe ajo për të ndihmuar me të holla ndërtimin e Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, një kontribut, ky, që e dëshmoi edhe një herë solidarizimin e madh shqiptaro-amerikan, deri në pa dallime fetare.

Në këtë fushatë të ideuar qysh më 2007 nga Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, dhe famullitari i saj Dom Pjetër Popaj, deri tani janë dërguar mbi 2 milion dollarë amerikanë me gjithë parat e dhuruara dhe ato të premtuara.
Familja e njohur shqiptaro-amerikane Gjonlekaj nga Nju Jorku – bënë pjesë në donatorët me shuma më të mëdha – duke mbajtur premtimin me 100 mijë dollarë.
Gjekë Gjonlekaj, i tha gazetës tonë, se ai me vëllanë e tij Luce e Tomë Gjonlekaj, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Nana Terezes, e kanë përmbushur premtimin e tyre – duke dhuruar edhe 25 mijë dollarë të premtuara më parë – duke e çuar shumën e përgjithshme për familjen Gjonlekaj nga Nju Jorku në 100 mijë dollarë amerikan donacion ky për Katedralen Nana Tereze në Prishtinë.
Ai sqarojë se 50 mijë dollarë janë dhënë në fillim të kësaj fushate në vitin 2007, dhe 25 mijë janë dhënë në 100 vjetorin e lindjes së Nana Terezes, duke rrumbullakosur shumën 100 mijë dollarë, tash me këto 25 mijë, që u dhuruan këto ditë.
Vlenë për t’u permendur me këtë rast, se përveç veprimtarisë publicistike dhe atdhetare zoti Gjekë Gjonlekaj – ish gazetarë i Zërit të Amerikës, është ndër të vetmit gazetar shqiptarë, që ka intervistuar në Nju Jork – Nëna Terezen.
Intervista e tij me Nënë Terezën – nobelisten shqiptare – humanisten shqiptare të përmasave botërore ka qenë në vitin 1988 në Nju-Jork. Ku, Gjonlekaj, duke raportuar për Radion e Zërit të Amerikës nga Washingtoni, për vizitën e nobelistes shqiptare, arriti të regjistrojë edhe zërin origjinal të Nënë Terezës në recitimin e uratës tradicionale “Puna e Pendimit”, në gjuhën shqipe.

Nga ky fragment i inçizuar atëherë nga z. Gjonlekaj dhe i transmetuar, nga Zëri i Amerikës, të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës mësuan më vonë se Nënë Tereza, nuk e kishte harruar gjuhën e origjinës – shqipen edhe pas një largimi prej 60 vjetësh nga qyteti i Shkupit dhe qëndrimit të saj në ambijente joshqiptare. Zoti Gjonlekaj – thuhet se ka patur fatin e madh të takojë vetë disa herë Nënë Terëzën dhe ka pasur korrespondencë me të, ndërsa ka qenë edhe pjesmarrës në varrimin e saj në Kalkuta – Indi, ku morën pjesë edhe shqiptarë të tjerë prej Amerikës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura