Tiranë, 4 korrik 2020: Ike, Babush, por gjurmën tënde e le.
Një ditë do të ikim të gjithë si Ju, por frymën e kemi prej brezit të atdhetarëve heronjëve të kallur për liri e mëvehtësi si Ju.
Ju gjurmën tuaj e latë në këtë jetë të vështirë, mizore, por edhe të bukur e me kuptim, sepse nuk morët parasysh sakrificat.
Baba yt kishte qenë e mbeti një burrë i madh, se para lirisë nuk vuri asgjë tjetër, ndërsa Ju ecët pas tij si burrë e si trim sypatrembur, në gjurmët e thella e të rënda që la përgjatë kufirit të tokës tonë të përgjaktë.
Pikërisht për këtë latë heronj pas, se kjo tokë gjithnjë kërkon gjak e mund për tu ruajtur.
Brezi trashëgohet heroikisht e me dinjitet.
Afrimi qe frymëzuesi ynë, simboli i pavdekshëm që hapi shtegun e lirisë dhe pavarësisë, i cili bëri aq shumë për Epokën e Re, që hapi Shtegun e Ri për një jetë te re.
Syla, ideologu ynë, ëndërrimtari i pashoq dhe vizionari i madh, ai që e deshi Shqipërinë si rrallëkush tjetër.
E, kështu pra, Ju familjarisht keni ditë të lindni dëshmorë e heronj që e bëjnë këtë fis të madh të pastër shqiptar të përgjithmonshëm.
Na le dhe na edukove edhe ne, Babush, njëlloj si djemtë tuaj.
Madje edhe një libër ta përkushtova Ty dhe Babait tim Riza Cengut, (Përmasat e Mbijetesës, 2003), si frymëzuesit e mi të përhershëm.
Ti nuk e deshe harresën në këtë jetë, o Babush, se ishe i vetëdijshëm për pavdekësinë.
Të gjithë sot thonë se sikur Osman Zhitia të kishte ikur në amshim para birit të dashur Sylë, do të kishte qenë mirë.
Jo, Babush, mirë bëtë, se kështu ju na frymëzoni se jeta duhet parë drejt në sy dhe duhet pranuar ashtu siç vjen.
Prandaj sakrifikove dhe latë emrin e gdhendur në altarin e kombit shqiptar me aktet tuaja patriotike, burrërinë e fjalën tuaj të mençur, trimërinë, maturinë e diturinë që ishte privilegj vetëm i juaji.
Ne do të përulemi para teje gjithmonë dhe do të frymëzohemi se si nuk duhet të dorëzohemi përpara fataliteteve tona.
Vendi ku pushon Ti, Babush, do të jetë gjithmonë i freskët, frymëzues dhe plot dritë shpirti.
Fli i qetë nën dheun e lehtë shqiptar, Babushi ynë i përjetshëm.
Tiranë më 02.07.2020 Besim R CENGU
Postime të Lidhura
MR.BEDRI ZYBERAJ: UKSHIN HOTI DHE ZVARRITJET SHQIPTARE
Prishtinë, 14. 05. 2016 – …në atë vit (1981) u ngrit Ukshin Hoti dhe mori nën mbrojtje studentët.…
DR.MOIKOM ZEQO: UKSHIN HOTI, TASHMË ËSHTË PËRTEJ VDEKJES, POR ASNJËHERË NË VDEKJE!
Pashtriku.org, 12. 05. 2012 – Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori, ku e…
PROF.DR.VEBI XHEMAILI: JETA DHE VEPRIMTARIA KOMBËTARE E MYRTEZA BAJRAKTARI – ‘KRESHNIK POLLLOGU’
Tetovë, 22. 03. 2015 – (Veprimtaria atdhetare e Murteza Bajraktarit për Shqipërinë Etnike) – Myrteza Bajraktari lindi me…
HAMDI HYSUKA: KY ËSHTË GJOKË DABAJ
Burrel, 6 Mars 2018: Ditëlindja e mësuesit, shkrimtarit dhe studiuesit, Gjokë Dabaj, u kthye në një festë familjare.…