BESIM ZYMBERI: MASAKRA E DUBRAVËS NDËRMJET HESHTJES POLITIKE DHE DEGJENERIMIT MORAL NJERËZOR!

Pashtriku.org, 20. 05. 2014 – Masakra e Dubravës, për nga përmasat dhe veçanërisht për nga përmbajtja e dhembshme, është pa dyshim njëra ndër tragjeditë më të tmerrshme që njeh historia e njerëzimit. Shumë njerëz gabojnë kur thonë se numri i të vrarëve në këtë masakër nuk mund të jetë argument i mjaftueshëm që ajo të radhitet në mesin e tragjedive më të tmerrshme. Pikërisht ana përmbajtjesore, është ajo që këtë tragjedi e veçon nga shumë tragjedi të tjera, më të mëdha në përmasën sasiore. Masakra e Dubravës shënon jo vetëm kulmin e shfryrjes raciale shtazarake të një grupi të njerëzve ndaj një grupi tjetër, por veçanërisht në natyrën juridike është argumenti më i fortë që dëshmon projektin shtetëror serb për gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve si dhe teknologjinë faktike të ekzekutimit të atij gjenocidi.
Kjo masakër është dëshmia më e fortë e implikimit të vetë shtetit serb në ekzekutimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, ndërkaq nga qarqet ndërkombëtare, qofshin ato edhe Veriatlantike, është mbajtur dhe po mbahet edhe më tutje në heshtje, duke përfshirë këtu edhe heshtjen e pakuptueshme të institucioneve vendore të Kosovës.

Vërtet, koha po e vërteton se institucionet ndërkombëtare kanë bërë dhe po bëjnë të pamundurën që zbardhja e kësaj masakre të mos marrë përmasa të fushatës politike e juridike, ose mediale së paku. Arsyeja qëndron në vetë implikimin e institucionit ushtarak Veriatlantik, NATO-s, në ekzekutimin e pjesshëm të Masakrës së Dubravës. Në të vërtetë, objektiv i bombardimit të Burgut të Dubravës nga forcat ajrore të NATO-s duket të kenë qenë objektet e burgut e jo të burgosurit. Por, NATO, me gjasë, kishte rënë në grackën e dinakërisë së makinerisë luftarake të Serbisë dhe, me ose pa dashje, kishte filluar të bëjë ekzekutimin e pengjeve shqiptare në atë burg.
Shteti serb ka ditur ta shfrytëzojë shumë mirë medialisht dhe politikisht sulmin e NATO-s ndaj burgut, duke e akuzuar NATO-n për gjoja sulme të qëllimshme kundër civilëve. Por, njëkohësisht, me bombardimet shteti serb kreu pjesën më të madhe të vrasjeve barbare ndaj pengjeve shqiptare në Burgun e Dubravës, pikërisht duke qenë i bindur se masakra do të heshtej më pas nga vetë shtetet evroatlantike, për shkak të përfshirjes së tyre paraprake në vrasjen e të burgosurve pengje të pafajshme të luftës. Shteti serb ka pasur rezultate shumë pozitive në këtë aspekt, sepse, pas vendosjes së trupave të NATO-s dhe të pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë, Masakra e Dubravës u hesht në pjesën më të madhe të mundshme, veçanërisht në planin juridik.
Këtu duhet të theksohet fakti se burgu i shkatërruar i Dubravës është njëri prej objekteve të para publike të Kosovës i rindërtuar përnjëherë pas luftës me mjete ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë për shkak të domosdoshmërisë së nevojave juridiko-shtetërore kosovare për ringritjen e tij pikërisht në vendin e gërmadhës, dëshmi e prekshme kjo e masakrës, por u bë pikërisht për të fshehur atë dëshmi materiale të masakrës së projektuar dhe të kryer nga shteti serb, i cili kishte futur në grackë edhe vetë NATO-n.
Ky është fakt i pamohueshëm. Mirëpo, derisa kjo heshtje politike ndërkombëtare për Masakrën e Dubravës, siç u tha, e projektuar dhe e ekzekutuar me sukses nga Serbia me një si uverturë nga qarqet ndërkombëtare, mund të kuptohet, ndërkaq, heshtja politike rreth kësaj masakre nga institucionet e Kosovës nuk mund të kuptohet assesi. Vërtet, asnjë institucion i Kosovës, i dal nga vota e popullit, nuk ka bërë, deri tashti, as edhe përpjekjen më të vogël, që kjo masakër të ndriçohet nëpërmjet ndonjë projekti juridik hulumtues dhe shkencor historiografik, apo qoftë edhe nëpërmjet ndonjë fushate publike mediale. Përkundër, është hetuar një solidarizim i pakuptueshëm i institucioneve vendore dhe të atyre ndërkombëtare për heshtjen dhe për fshehjen sa më të madhe të mundshme të kësaj tragjedie.
Shpesh dëgjojmë se institucionet shtetërore të Kosovës, si Presidenca, Kryeministria apo organizata të ndryshme, të marrin përsipër patronazhin në organizimin e shënimit të përvjetorëve të masakrave të ndryshme ndaj civilëve në Kosovë, apo për nder të dëshmorëve e të figurave të ndryshme. Por, këto institucione, madje edhe të lutura nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës për ndërhyrje te mekanizmat e UNMIK-ut, qoftë edhe për të siguruar lejen që të mbijetuarit e masakrës të hynë në Burgun e Dubravës për të shënuar përvjetorët e masakrës, kanë refuzuar, madje ndonjëherë duke përdorur edhe gjuhën e cinizmit, në stilin: “Mjafton që të mbijetuarit e masakrës janë gjallë dhe të mos kërkojnë më tepër…!
Duhet të thuhet qartë se për sa kohë që Masakra e Dubravës nuk do ta thyejë heshtjen politike dhe për sa kohë që kjo masakër nuk do të institucionalizohet juridikisht në përmasat dhe përmbajtjen reale të saj, bota nuk do ta marrë vesh kurrë se çfarë loje përbindëshi ka luajtur shteti serb në Ballkan, veçanërisht në tokat shqiptare në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit të “Jugosllavisë”.
Masakra e Dubravës shënon një veçanti juridike nga masakrat e tjera ndaj civilëve në Kosovë. Burgu, gjithkund, në botë është pronë e drejtpërdrejtë e shtetit dhe administrohet nga ministria e drejtësisë. Në rastin konkret, Burgu i Dubravës ka qenë pronë e ministrive serbe dhe jugosllave të drejtësisë, të cilat kanë qenë përgjegjëse për jetën e pengjeve. Nëse masakra ka ndodhur nga po i njëjti shtet dhe po nga e njëjta ministri e tij e drejtësisë, nuk është aspak e vështirë të dihen me emër dhe mbiemër të gjithë ata serbë, duke filluar nga krerët e shtetit e deri te gardianët e burgut dhe vetë të burgosurit serbë. Fajtorët të sillen para drejtësisë, me akuzën e qëndrueshme juridikisht, për masakër të paramenduar ndaj pjesëtarëve civilë të një populli tjetër. Nëse qëllimi i fundit ka qenë vrasja totale e të të gjitha pengjeve në Burgun e Dubravës, duke ditur paraprakisht emrin e shtetit që e ka administruar atë burg dhe emrat e ekzekutorëve të masakrës, juridikisht krijohet bazë e mjaftueshme që vetë shteti serb të akuzohet për gjenocid ose tentim gjenocidi ndaj popullit shqiptar.
Kjo masakër, e projektuar dhe e ekzekutuar nga vetë institucionet legale të shtetit serb, është dëshmia më burimore se kur është në pyetje tentimlikuidimi i fizikumit të qytetërimit shqiptar, përkatësisht gjenocidi dhe etnocidi ndaj tij, nuk kanë qenë regjime të caktuara serbe, por ka qenë vetë shteti serb me mekanizmat e tij legalë, të cilët e kanë ekzekutuar masakrën.
Së këndejmi, institucionet e Kosovës, në radhë të parë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, paraprakisht duhet që nëpërmjet procedurave të rregullta, ligjshmërisht ta shpallin Burgun e Dubravës – Kamp i instaluar i përqendrimit të periudhës së Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Këtë kërkesë e arsyeton tretmani çnjerëzor serb i ushtruar ndaj pengjeve shqiptare aty, në vitet 1998-1999. Po ashtu, duhet të shpallen për kampe përqendrimi, të instaluara ose provizore, edhe burgjet dhe hapësirat e tjera publike në Kosovë, në të cilat, në formë të organizuar, janë vrarë, torturuar dhe dhunuar pengjet shqiptare, nga vetë shteti serb.
Vërtet, derisa institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare do të vazhdojnë ta mbështjellin me heshtje politike këtë tragjedi, bota nuk do ta kuptojë drejt mesazhin e shenjtë të lirisë, të paqes dhe të drejtësisë, kurse Masakra e Dubravës do të vazhdojë të mbetet ndërgjegje e vrarë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Të përfundojmë: Në asnjë mënyrë nuk guxon që heshtja politike e Masakrës serbe në Burgun e Dubravës të mbetet, edhe më tutje, kompromisi më antinjerëzor i ndërtimit dogmatik të multietnicitetit në Kosovë, në favor të relativizimit të krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve. Ndaj, veprimet që sugjerohen në të ardhmen, drejt ndriçimit të plotë të përmasave, të përmbajtjes dhe të pasojave të tmerrshme të Masakrës së Dubravës dhe të masakrave të tjera ndaj civilëve shqiptarë, të kryera nga shteti serb gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së në vitet 1998-1999, do të duhej të ishin:
a) Kuvendi i Kosovës, me një akt të veçantë ligjor, Burgun e Dubravës ta shpallë Kampe të Instaluar të Përqendrimit, për periudhën e Luftës Çlirimtare të Kosovës, në të cilin janë torturuar, çnjerëzuar dhe ekzekutuar kolektivisht, të burgosur politikë e ordinerë dhe pengje të pafajshme civile shqiptare nga mekanizmat institucionale policore-ushtarake të shtetit serb.
b) Po ashtu, institucionet shtetërore të Kosovës duhet të shpallin kampe të përqendrimit të gjitha hapësirat e tjera publike në Kosovë, në të cilat janë torturuar, përdhunuar e vrarë pa gjyq, pengjet e pafajshme civile shqiptare.
c) Të mbijetuarit e Masakrës në Burgun e Dubravës të japin dëshmi dhe deklarata të plota për përjetimet gjatë masakrës, duke shënuar format e torturave të përjetuara dhe emrat e të vrarëve të njohur prej akëcilit syresh. Njëkohësisht, edhe për të plagosurit. Dëshmitë duhet të përdoren për të konfirmuar fajësinë e shtetit serb në projektimin dhe ekzekutimin e masakrës, si dhe për të bërë ndjekjen penale ndaj fajtorëve individualë.
ç) Burgu i Dubravës në një të ardhme të shpejtë, të lirohet nga funksioni i tanishëm dhe të shpallet muze i një tragjedie të rëndë dhe shumë ëmblematike.
d) Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente të Kosovës, në bashkëpunim me mekanizmat relevantë ndërkombëtarë, të formojnë një qendër institucionale për hulumtimin e krimeve të bëra nga shteti serb ndaj popullatës shqiptare, me theks të veçantë nga fillimi i vitit 1989 e deri në përfundimin e Luftës Çlirimtare UÇK – NATO në Kosovë, më 21 qershor 1999.
e) Institucionet e Kosovës të autorizojnë dhe të financojnë institucionet përkatëse shkencore për hulumtime të krimit serb në Kosovë, si: Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutin Albanologjik, Institutin e Historisë, Arkivin e Kosovës, organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut etj.
f) Institucionet e Kosovës, pas mbledhjes së fakteve të mjaftueshme për përmasat e krimeve dhe për natyrën e ekzekutimit të tyre, të bëjnë ngritjen e padive penale kundër shtetit serb për gjenocid ndaj shqiptarëve dhe të bëjnë ndjekjen penale të të gjithë individëve, pjesëtarë të makinerisë ushtarake e policore, shtetërore, serbe, që kanë kryer krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës.
Sugjerimet e lartshënuara mbështeten në faktin se gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë, gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së, aktualisht trajtohet vetëm nga aspekti i pasojave statistikore e jo nga aspekti përmbajtjesor, i cili duhet ta definojë fajtorin e vërtetë, qoftë atë kolektiv apo individuale, për të dëshmuar ekzistimin e një projekti shtetëror serb për zhdukjen fizike të qytetërimit shqiptar në Kosovë, në mënyrë që të mos lejohet, edhe më tutje, relativizimi i krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve vetëm në nivele të përgjegjësisë individuale, qoftë ai edhe Milosheviq.
– Kjo kumtesë u lexua në Sesionin shkencor, ‘Masakra në Burgun e Dubravës 19 – 24 maj 1999’, e mbajtur më 23 maj 2004.

=====================================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

Krimineli Boban Bashçeviq, ekzekuton të burgosurit shqiptarë,

në Burgun e Dubravës (22 Maj 1999)!

_____________________
SHIKONI
 FOTODËSHMI NGA MASAKRA E DUBRAVËS

HAPE: https://pashtriku.org/?kat=48&id=17
*******************

NË VAZHDIM LEXONI RRËFIMET E DËSHMITARËVE TJERË, QË KANË MBIJETUAR NGA MASAKRA E DUBRAVËS (19 – 22 MAJ 1999):
***
PROF.UKË THAҪI: SI NDODHI MASAKRA NË BURGUN E DUBRAVËS(I)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=408
***
PROF.UKË THAҪI: SI NDODHI MASAKRA NË BURGUN E DUBRAVËS(II)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=409
***
PROF.UKË THAҪI: SI NDODHI MASAKRA NË BURGUN E DUBRAVËS(III)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=410
====================
ENVER DUGOLLI: PËRQËNDRIMI I TË BURGOSURVE SHQIPTARË NË KAMPIN E DUBRAVËS
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=397
***
BAJRUSH XHEMAILI:PROJEKTIMI, QËLLIMI DHE REALIZIMI I MASAKRËS NË BURGUN E DUBRAVËS
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=398
***
BISLIM ZOGAJ: ORGANIZIMI I NDIHMËS SË PARË NË BURGUN E DUBRAVËS
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=399
***
XHAVIT HAZIRI: DËSHMI PËR MASAKRËN E DUBRAVËS NGA BISEDAT MIDIS GARDIANËVE
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=400
***
ISAK SHABANI: DEGDISJA E TË PËRJETUARVE TË MASAKRËS SË DUBRAVËS NË KAZAMATET TJERA SERBE
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=406
==============================
BAJRAM MUSTAFA: SI E PËRJETOVA MASAKRËN – NË BURGUN E DUBRAVËS?(I)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=402
***
BAJRAM MUSTAFA: SI E PËRJETOVA MASAKRËN – NË BURGUN E DUBRAVËS?(II)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=403
==============================
PASHTRIKU: FLASIN 40 TË BURGOSURIT SHQIPTAR, MBIJETUES TË MASAKRËS – NË BURGUN E DUBRAVËS(I)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=412
***
PASHTRIKU: FLASIN 40 TË BURGOSURIT SHQIPTAR, MBIJETUES TË MASAKRËS – NË BURGUN E DUBRAVËS(II)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=413
***
PASHTRIKU: FLASIN 40 TË BURGOSURIT SHQIPTAR, MBIJETUES TË MASAKRËS – NË BURGUN E DUBRAVËS(III)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=414
***
PASHTRIKU: FLASIN 40 TË BURGOSURIT SHQIPTAR, MBIJETUES TË MASAKRËS – NË BURGUN E DUBRAVËS(IV)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=415
***
PASHTRIKU: FLASIN 40 TË BURGOSURIT SHQIPTAR, MBIJETUES TË MASAKRËS – NË BURGUN E DUBRAVËS(V)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=416
***
PASHTRIKU: FLASIN 40 TË BURGOSURIT SHQIPTAR, MBIJETUES TË MASAKRËS – NË BURGUN E DUBRAVËS(V)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=417

===========================

(Përgatiti: pashtriku.org, Sh.Berisha, 20 Maj 2014)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

(Pashtriku.org, 20. 05. 2012) – Masakra e Dubravës, për nga përmasat dhe veçanërisht për nga përmbajtja e dhembshme, është pa dyshim njëra ndër tragjeditë më të tmerrshme që njeh historia e njerëzimit. Shumë njerëz gabojnë kur thonë se numri i të vrarëve në këtë masakër nuk mund të jetë argument i mjaftueshëm që ajo të radhitet në mesin e tragjedive më të tmerrshme. Pikërisht ana përmbajtjesore, është ajo që këtë tragjedi e veçon nga shumë tragjedi të tjera, më të mëdha në përmasën sasiore. Masakra e Dubravës shënon jo vetëm kulmin e shfryrjes raciale shtazarake të një grupi të njerëzve ndaj një grupi tjetër, por veçanërisht në natyrën juridike është argumenti më i fortë që dëshmon projektin shtetëror serb për gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve si dhe teknologjinë faktike të ekzekutimit të atij gjenocidi.
Kjo masakër është dëshmia më e fortë e implikimit të vetë shtetit serb në ekzekutimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, ndërkaq nga qarqet ndërkombëtare, qofshin ato edhe Veriatlantike, është mbajtur dhe po mbahet edhe më tutje në heshtje, duke përfshirë këtu edhe heshtjen e pakuptueshme të institucioneve vendore të Kosovës.
Vërtet, koha po e vërteton se institucionet ndërkombëtare kanë bërë dhe po bëjnë të pamundurën që zbardhja e kësaj masakre të mos marrë përmasa të fushatës politike e juridike, ose mediale së paku. Arsyeja qëndron në vetë implikimin e institucionit ushtarak Veriatlantik, NATO-s, në ekzekutimin e pjesshëm të Masakrës së Dubravës. Në të vërtetë, objektiv i bombardimit të Burgut të Dubravës nga forcat ajrore të NATO-s duket të kenë qenë objektet e burgut e jo të burgosurit. Por, NATO, me gjasë, kishte rënë në grackën e dinakërisë së makinerisë luftarake të Serbisë dhe, me ose pa dashje, kishte filluar të bëjë ekzekutimin e pengjeve shqiptare në atë burg.

NJE AEROPLAN I NATO-s, GJATË BOMBARDIMEVE NË KOSOVË – 1999!

____________________________________________

Shteti serb ka ditur ta shfrytëzojë shumë mirë medialisht dhe politikisht sulmin e NATO-s ndaj burgut, duke e akuzuar NATO-n për gjoja sulme të qëllimshme kundër civilëve. Por, njëkohësisht, me bombardimet shteti serb kreu pjesën më të madhe të vrasjeve barbare ndaj pengjeve shqiptare në Burgun e Dubravës, pikërisht duke qenë i bindur se masakra do të heshtej më pas nga vetë shtetet evroatlantike, për shkak të përfshirjes së tyre paraprake në vrasjen e të burgosurve pengje të pafajshme të luftës. Shteti serb ka pasur rezultate shumë pozitive në këtë aspekt, sepse, pas vendosjes së trupave të NATO-s dhe të pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë, Masakra e Dubravës u hesht në pjesën më të madhe të mundshme, veçanërisht në planin juridik.
Këtu duhet të theksohet fakti se burgu i shkatërruar i Dubravës është njëri prej objekteve të para publike të Kosovës i rindërtuar përnjëherë pas luftës me mjete ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë për shkak të domosdoshmërisë së nevojave juridiko-shtetërore kosovare për ringritjen e tij pikërisht në vendin e gërmadhës, dëshmi e prekshme kjo e masakrës, por u bë pikërisht për të fshehur atë dëshmi materiale të masakrës së projektuar dhe të kryer nga shteti serb, i cili kishte futur në grackë edhe vetë NATO-n.
Ky është fakt i pamohueshëm. Mirëpo, derisa kjo heshtje politike ndërkombëtare për Masakrën e Dubravës, siç u tha, e projektuar dhe e ekzekutuar me sukses nga Serbia me një si uverturë nga qarqet ndërkombëtare, mund të kuptohet, ndërkaq, heshtja politike rreth kësaj masakre nga institucionet e Kosovës nuk mund të kuptohet assesi. Vërtet, asnjë institucion i Kosovës, i dal nga vota e popullit, nuk ka bërë, deri tashti, as edhe përpjekjen më të vogël, që kjo masakër të ndriçohet nëpërmjet ndonjë projekti juridik hulumtues dhe shkencor historiografik, apo qoftë edhe nëpërmjet ndonjë fushate publike mediale. Përkundër, është hetuar një solidarizim i pakuptueshëm i institucioneve vendore dhe të atyre ndërkombëtare për heshtjen dhe për fshehjen sa më të madhe të mundshme të kësaj tragjedie.
Shpesh dëgjojmë se institucionet shtetërore të Kosovës, si Presidenca, Kryeministria apo organizata të ndryshme, të marrin përsipër patronazhin në organizimin e shënimit të përvjetorëve të masakrave të ndryshme ndaj civilëve në Kosovë, apo për nder të dëshmorëve e të figurave të ndryshme. Por, këto institucione, madje edhe të lutura nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës për ndërhyrje te mekanizmat e UNMIK-ut, qoftë edhe për të siguruar lejen që të mbijetuarit e masakrës të hynë në Burgun e Dubravës për të shënuar përvjetorët e masakrës, kanë refuzuar, madje ndonjëherë duke përdorur edhe gjuhën e cinizmit, në stilin: “Mjafton që të mbijetuarit e masakrës janë gjallë dhe të mos kërkojnë më tepër…!”

PAMJE TMERRUESE NGA MASAKRA NË BURGUN E DUBRAVËS!

__________________________________________

Duhet të thuhet qartë se për sa kohë që Masakra e Dubravës nuk do ta thyejë heshtjen politike dhe për sa kohë që kjo masakër nuk do të institucionalizohet juridikisht në përmasat dhe përmbajtjen reale të saj, bota nuk do ta marrë vesh kurrë se çfarë loje përbindëshi ka luajtur shteti serb në Ballkan, veçanërisht në tokat shqiptare në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit të “Jugosllavisë”.
Masakra e Dubravës shënon një veçanti juridike nga masakrat e tjera ndaj civilëve në Kosovë. Burgu, gjithkund, në botë është pronë e drejtpërdrejtë e shtetit dhe administrohet nga ministria e drejtësisë. Në rastin konkret, Burgu i Dubravës ka qenë pronë e ministrive serbe dhe jugosllave të drejtësisë, të cilat kanë qenë përgjegjëse për jetën e pengjeve. Nëse masakra ka ndodhur nga po i njëjti shtet dhe po nga e njëjta ministri e tij e drejtësisë, nuk është aspak e vështirë të dihen me emër dhe mbiemër të gjithë ata serbë, duke filluar nga krerët e shtetit e deri te gardianët e burgut dhe vetë të burgosurit serbë. Fajtorët të sillen para drejtësisë, me akuzën e qëndrueshme juridikisht, për masakër të paramenduar ndaj pjesëtarëve civilë të një populli tjetër. Nëse qëllimi i fundit ka qenë vrasja totale e të të gjitha pengjeve në Burgun e Dubravës, duke ditur paraprakisht emrin e shtetit që e ka administruar atë burg dhe emrat e ekzekutorëve të masakrës, juridikisht krijohet bazë e mjaftueshme që vetë shteti serb të akuzohet për gjenocid ose tentim gjenocidi ndaj popullit shqiptar.
Kjo masakër, e projektuar dhe e ekzekutuar nga vetë institucionet legale të shtetit serb, është dëshmia më burimore se kur është në pyetje tentimlikuidimi i fizikumit të qytetërimit shqiptar, përkatësisht gjenocidi dhe etnocidi ndaj tij, nuk kanë qenë regjime të caktuara serbe, por ka qenë vetë shteti serb me mekanizmat e tij legalë, të cilët e kanë ekzekutuar masakrën.
Së këndejmi, institucionet e Kosovës, në radhë të parë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, paraprakisht duhet që nëpërmjet procedurave të rregullta, ligjshmërisht ta shpallin Burgun e Dubravës – Kamp i instaluar i përqendrimit të periudhës së Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Këtë kërkesë e arsyeton tretmani çnjerëzor serb i ushtruar ndaj pengjeve shqiptare aty, në vitet 1998-1999. Po ashtu, duhet të shpallen për kampe përqendrimi, të instaluara ose provizore, edhe burgjet dhe hapësirat e tjera publike në Kosovë, në të cilat, në formë të organizuar, janë vrarë, torturuar dhe dhunuar pengjet shqiptare, nga vetë shteti serb.
Vërtet, derisa institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare do të vazhdojnë ta mbështjellin me heshtje politike këtë tragjedi, bota nuk do ta kuptojë drejt mesazhin e shenjtë të lirisë, të paqes dhe të drejtësisë, kurse Masakra e Dubravës do të vazhdojë të mbetet ndërgjegje e vrarë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Të përfundojmë: Në asnjë mënyrë nuk guxon që heshtja politike e Masakrës serbe në Burgun e Dubravës të mbetet, edhe më tutje, kompromisi më antinjerëzor i ndërtimit dogmatik të multietnicitetit në Kosovë, në favor të relativizimit të krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve. Ndaj, veprimet që sugjerohen në të ardhmen, drejt ndriçimit të plotë të përmasave, të përmbajtjes dhe të pasojave të tmerrshme të Masakrës së Dubravës dhe të masakrave të tjera ndaj civilëve shqiptarë, të kryera nga shteti serb gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së në vitet 1998-1999, do të duhej të ishin:
a) Kuvendi i Kosovës, me një akt të veçantë ligjor, Burgun e Dubravës ta shpallë Kamp të Instaluar të Përqendrimit, për periudhën e Luftës Çlirimtare të Kosovës, në të cilin janë torturuar, çnjerëzuar dhe ekzekutuar kolektivisht, të burgosur politikë e ordinerë dhe pengje të pafajshme civile shqiptare nga mekanizmat institucionale policore-ushtarake të shtetit serb.
b) Po ashtu, institucionet shtetërore të Kosovës duhet të shpallin kampe të përqendrimit të gjitha hapësirat e tjera publike në Kosovë, në të cilat janë torturuar, përdhunuar e vrarë pa gjyq, pengjet e pafajshme civile shqiptare.
c) Të mbijetuarit e Masakrës në Burgun e Dubravës të japin dëshmi dhe deklarata të plota për përjetimet gjatë masakrës, duke shënuar format e torturave të përjetuara dhe emrat e të vrarëve të njohur prej akëcilit syresh. Njëkohësisht, edhe për të plagosurit. Dëshmitë duhet të përdoren për të konfirmuar fajësinë e shtetit serb në projektimin dhe ekzekutimin e masakrës, si dhe për të bërë ndjekjen penale ndaj fajtorëve individualë.
ç) Burgu i Dubravës në një të ardhme të shpejtë, të lirohet nga funksioni i tanishëm dhe të shpallet muze i një tragjedie të rëndë dhe shumë ëmblematike.
d) Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente të Kosovës, në bashkëpunim me mekanizmat relevantë ndërkombëtarë, të formojnë një qendër institucionale për hulumtimin e krimeve të bëra nga shteti serb ndaj popullatës shqiptare, me theks të veçantë nga fillimi i vitit 1989 e deri në përfundimin e Luftës Çlirimtare UÇK – NATO në Kosovë, më 21 qershor 1999.
e) Institucionet e Kosovës të autorizojnë dhe të financojnë institucionet përkatëse shkencore për hulumtime të krimit serb në Kosovë, si: Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutin Albanologjik, Institutin e Historisë, Arkivin e Kosovës, organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut etj.
f) Institucionet e Kosovës, pas mbledhjes së fakteve të mjaftueshme për përmasat e krimeve dhe për natyrën e ekzekutimit të tyre, të bëjnë ngritjen e padive penale kundër shtetit serb për gjenocid ndaj shqiptarëve dhe të bëjnë ndjekjen penale të të gjithë individëve, pjesëtarë të makinerisë ushtarake e policore, shtetërore, serbe, që kanë kryer krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës.
Sugjerimet e lartshënuara mbështeten në faktin se gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë, gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së, aktualisht trajtohet vetëm nga aspekti i pasojave statistikore e jo nga aspekti përmbajtjesor, i cili duhet ta definojë fajtorin e vërtetë, qoftë atë kolektiv apo individual, për të dëshmuar ekzistimin e një projekti shtetëror serb për zhdukjen fizike të qytetërimit shqiptar në Kosovë, në mënyrë që të mos lejohet, edhe më tutje, relativizimi i krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve vetëm në nivele të përgjegjësisë individuale, qoftë ai edhe Milosheviq.
– Kumtesë e lexuar në Sesionin shkencor, ‘Masakra në Burgun e Dubravës 19 – 24 maj 1999’, e mbajtur më 23 maj 2004.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura