SHERADIN BERISHA: SHKODRA E RRËNUAR DHE SHKODRANËT E URITUR PAS PUSHTIMIT NGA USHTRIA MALAZEZE NË PRILL 1913 (VIDEO)

Pashtriku.org, 25. 09. 2015: Në tetor 1912 kur forcat ushtarake të shteteve të “aleancës ballkanike” (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë) ndërmorën operacione pushtuese në tokat shqiptare, Shkodra u sulmua nga trupat ushtarake malazeze. Në këtë situatë për mbrojtjen e Shkodrës, Hasan Riza Pasha (një ndër ushtarakët më të përgatitur të ushtrisë turke, i lindur në vitin 1871 në Bagdad) ishte Komandant i të gjitha trupave të Korpusit të Shkodrës, ndërsa Esat Pashë Toptani (duke qenë në krye të rezervistëve shqiptarë) u caktua zëvendëskomandant i këtij korpusi.
Në pasditen e 30 janarit 1913, Hasan Rizai u vra pabesisht, derisa po dilte nga shtëpia e Esat Pashë Toptanit, ndërsa ai (Esat pasha) u vu në krye të ushtrisë për mbrojtjen e Shkodrës. Mirëpo çka ndodhi?! Esat pashë Toptani në vend se të mbronte Shkodrën, me 22 prill 1913 ia dorëzoi qytetin komandës ushtarake malazeze!

Për shkak të rrethimit prej gjashtë muajve,shkodranët përjetuan ditë të rënda urie. Hortense von Zambaur, gruaja e konsullit austro-hungarez në Shkodër, në ditarin e saj ka shkruar: “Gjithë Shkodra po vdes nga uria. Popullsia është në kufirin e fundit të fuqive të saj… Ata luten me të madhe që të vriten… të vdesin sa më parë… kjo është klithma e përgjithshme… ne s’mund të shohim më si spektatorë këto gjyle të tmerrshme se si godasin mbi shtëpitë tona, pabesisht, në mënyrë të poshtër”.
(…)

Në vazhdim shikoni videoincizimet ekskluzive nga Shkodra e vitit 1913:
PAMJE TË RRALLA! Rrethimi i Shkodrës nga Serbo-Malazezët në vitet 1912-1913


Pamje tmerri nga Shkodra, nga rrethimi serbo-malazez 1912/13.

=================================

SHERADIN BERISHA: VEPRIMTARIA ANTIKOMBËTARE E ESAT PASHË TOPTANIT 1912 – 1920
http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/Toptani/sheradin_berisha_studim_per_esat_pashe_toptanin_10.9.08.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura