BILALL SYLA: REAGIM NDAJ INTERVISTËS SË z.ANTON QUNI DHËNË TV7’it, MË 16 PRILL 2018

Shtutgart, 18 prill 2018:

 

 

 

 

Bilall Syla, ish k.dant i D.T.Nr.2
Drejtimi Operativ Nr.2 PASHTRIK
Operacioni SHIGJETA


I nderuari deputet zotri Anton Quni,
Për hir të ushtarëve të Batalionit 3 në Qendrën Stervitore „FEKEN“, ku unë isha i emruar komandant, për hir të Opinonit e sidomos për hir të së Vërtetës, kam obligim moral të reagoj ndaj intervistës suaj dhënë për TV7, saktësisht për pohimin tuaj në minutën 68 se: “Jakup Krasniqi nuk na e dërgoi batalonin e premtuar”!!!
Kjo Deklaratë e juaj nuk qëndron dhe si e tillë nuk është e vërtetë!
Pas dhënjes së betimit solemn më 27 maj 1999 në Q.S. „FEKEN“, ku ishin prezent personalitete të larta të SH.P. te UҪKs si dhe të Shtetit amë, me urdhër të ministrit të mbrojtjes z. Azem Syla dhe ish shefit të SH.P. te UҪKs z. Bislim Zyrapi nga efektivi ushtarakë prej afro 1100 ushtarëve të organizuar në tri batalone, dy prej tyre marrshuan për në Pashtrik (në operacionin Shigjeta), ndërsa bataloni 3 marrshon për në frontin e Koshares nën komnadën e eprorit Bashkim Lladrovci!
Nga ky batalon me datën 8 qershor (1999) bjen Dëshmor Fatmir Ratkoceri kom. i togut në kompanin e Ilir Dakës dhe ai sot gjindet në radhët e dëshmorëve tjerë në Koshare!
Ky ndoshta nuk ka qenë bataloni më elitar siç ju ka „premtue“ z. Krasniqi, por mund të themë se afër një muaj ka qenë i stërvitur si i gjithë efektivi ushtarak në këtë Q.S., nga eprorët më të mirë të Akademisë Ushtarake „SKENDERBEU“! Pra, në poligonet e kësaj Akademie kanë bërë stërvitje intenzive ushtarake!
Këtë reagim nuk e bëjë për ta mbrojtur z. Jakup Krasniqin, por vetëm për hir të ushtarëve të bat.3 dhe të vërtetës!
Me Respekt, shoku juaj i profesionit dhe luftës Bilall Syla
17 prill 2018

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura