GJEKË GJONLEKAJ: MENTOR ÇOKU MERITON TITULLIN “KALORËS I URDHËRIT TË SULLTAN MEHMETIT” E JO TË SKËNDERBEUT

New York, 25. 08. 2015: (Letër e hapur Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bujar Nishani) – Kohë më parë u njoftua në mjetet elektronike të informacionit dhe në shtypin shqiptar se Presidenti i Republikës së Shqipërisë,Bujar Nishani kishte akorduar dekretin nr.9142 që Mentor Çokut(1914-1996) (pas vdekjes) i ndahet Titulli ”Kalorës i urdhërit të Skënderbeut” me motavacion:”Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprimtarinë e tij të shquar atdhetare,si dhe ndihmesën e çmuar e të pamohueshme dhënë gjatë gjithë jetës për triumfin e demokracisë mbi diktaturën komuniste në Shqipëri”.
Titulli ”Kalorës i urdhërit të Skënderbeut” u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen,forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërise.
Nuk e kisha paramenduar kurrë se një ditë një filo turk dhe një filo arab fondamentalist islamik siç ishte Mentor Çoku do të nderohej me titullin”Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Këtë fanatik antikatolik e kisha takuar në Romë në verën e vitit 1970. Piktori shqiptar Gjelosh Gjokaj e kishte caktuar një takim me këtë “pasha”të Romës siç e quanin mërgimtarët shqiptarë. Nuk e dijë pse Gjelosh Gjokaj kishte kërkuar takimin me këtë turkofil tepër arrogant. Si mendjemadh që ishte ngurroi të na shtrinte dorën e përshëndetjes tradicionale. Dhe pa filluar bisedën e rëndomtë e pyeti Gjeloshin pse nuk ishte rruar dhe nuk ishte veshur më bukur për takim me “zotërinë e tij”. Zoti Gjokaj iu përgjegj se ishte piktor dhe për artistët kjo nuk ishte aspak e rëndësishme.Takimin e kishte caktuar në rrugë e jo në zyrë. Mbase edhe nuk kishte zyrë,ose e mbante sekret. Na priti me një përbuzje dhe nënçmim që se kisha parë kurrë deri atë ditë. Mbiemërat Gjokaj e Gjonlekaj ia vrisnin veshin këtij fondamentalisti islamik. Ky takim zgjati vetëm disa minuta. Pas këtij takimi pyeta mërgimtarët shqiptarë të Romës kush ishte ky halldup? Të gjithë e kishin të qartë se ai ishte një fondamentalist islamik dhe se tërë kohën punonte për organizata të ndryshme islamike të vendeve arabe dhe përveçë tjerash ishte korrespondent special i gazetave turke. Kishte punuar dekada të tëra për themelimin e Xhamisë së Romës,që është xhamia më e madhe në botën perëndimore. Arabët dhe turqit ia kishin besuar Mentor Çokut këtë punë sepse ai në pamje dukej si një qytetar evropian.Ekstremistët turko-arabë e kishin futur këtë rrufian për të realizuar planet e tyre afatgjata në Evropë. Mentor Çoku dhe shokët e tij turqë e arabë kerkonin që minaret e Xhamisë së Romës të ishin më të larta se Kumpanieli i Kishës së Shën Pjetrit në Romë. Por kërkesa djallëzore e Mentor Çokut nuk u pranua nga Bashkia e Romës. Mentor Çoku njësoj si pashallarët shqiptarë të kohës Otomane ishte vënë në shërbim të atyre ekstremeve antikristiane dhe antiperëndimore. Mërgimtarët serioz shqiptarë antikomunist flisnin me përbuzje për qëllimet e tij. Krahasimet që bëjnë disa gazetarë të shitur dhe të mbrapsht të Mentor Çokut me Mithat Frashërin,Abaz Kupin dhe Hasan Dostin janë qesharake. Ky maskara, bazat e arsimit antishqiptar i kishte fituar në Beograd,njësoj si Hasan Kaleshi dhe Halit Tërnovci e disa të tjerë. Pse ky pehlivan i lindur në Elbasan të Shqipërise kishte vajtur për studime në qëndrën më antishqiptare në Evropë. E kishin dërguar në Beograd për t’u edukuar në frymën antishqiptare të Garashaninit,të Cvijiqit e Cubrilloviqit. Njësoj si Xhelal Staraveçka kishte punuar natë e ditë kundër interesave kombëtare. Biografët e tij shkruajnë se kishte qënë antifashist dhe antikomunist,por thonë se në vitet 1943-1944 kishte qënë anëtar i Parlamentit të Shqipërisë. Nëse ishte antifashist si mund të ishte anëtar i një parlamenti nazi-fashist ? Edhe Xhelal Staraveçka gjoja kishte qënë antifashist dhe antikomunist, por në mërgim kishte bërë propagandë dhe kishte botuar shumë paçavurre kundër krishterimit sidomos atij katolik. Por më në fund At. Paulin Margjokaj i kishte dhënë një përgjigje në veprën e tij: “Kush janë anmiqtë e Shqipënisë”.

Në biografinë e tij shkruan se Mentor Çoku kishte themeluar në Romë “Unionin Islamik në Perëndim”dhe se deri në vdekje kishte qënë kryetar i këtij Unioni.Pastaj shkruan se: “Mentor Coku mundësojë vendosjen e marrëdhënive ndërmjet institucioneve fetare islame në Shqipëri dhe atyre në botën arabe,me të cilat kishte raporte të mira”. Dihet mirëfilli se Xhaminë e Romës e cila ishte hapur në qershor të vitit 1995 e kishte finacuar Mbreti Faisal i Arabisë Saudite.Ndërsa propagandën për ndërtimin e kësaj xhamie e kishte bërë Mentor Çoku. Për një gjysmë shekulli në Romë Mentor Çoku nuk kishte bërë asnjë punë kombetare shqiptare. Nuk kishte botuar asnjë vepër letrare ose shkencore për gjuhën shqipe siç kishin bërë albanologët e njohur shqiptarë Namik Resuli, Karl Gurakuqi, Zef Valentini,Bardhyl Pogoni, dhe Martin Camaj. Nuk kishte drejtuar asnjë radio-emision në gjuhën shqipe siç kishin bërë shqiptarët pranë Radio Romës dhe Radio Vatikanit. Për një gjysmë shekulli në Romë nuk kishte themeluar dhe nuk kishte drejtuar asnjë institut, ose katedër për studime shqiptare. Nuk kishte botuar kurrë ndonjë revistë ose gazetë në gjuhën shqipe siç kishin bërë shqiptarët e tjerë të Italisë. Nuk kishte organizuar asnjë konferencë shkencore për Shqipërine ose për Kosovsën. Nuk kishte financuar ansjë botim me rëndësi për kulturën shqiptare. Nuk kishte ndihëmuar refugjatët shqiptarë siç kishin bërë shqiptarët e tjerë në Romë. Mentor Coku nuk kishte punuar asnjë ditë të vetme për çeshtjen shqiptare. Lidhjet e ngushta me turqë e arabë i mbante sekrete. Fanatikëve fetar islamik të botës turko-arabe u kishte dhënë ide dhe mbështetje për ekspansionin e tyre agresiv në Shqipëri,në Maqedoni dhe në Kosovë. Mentor Çoku ishte ideologu i ripushtimit turko-arab të Shqipërisë dhe tokave tjera shqiptare pas renjës së dikaturës. Mentor Çoku pretendonte postin e Kalifit të Romës. Disa herë e kishte deklaruar se mbante postin e dytë më të lartë në Romë pas Papës Gjon Palit të Dytë. Dera e Saudëve ia kishte besuar Mentor Çokut misionin e përhapjes së islamizmit vahabist në Evropë. Dështimet e Sulltan Muratit kundër Romës,kishte bërë përpjekje t’i ringjallte Mentor Çoku. Pas këtyre planeve mbase kishte qëndruar një prej sheikëve më të përmendur të Arabisë Saudite i cili kishte prejardheje shqiptare. Për Sheik Adhramin dhe prejardhjen e tij shqiptare kisha lexuar në gazetën “Wall Street Journal” ne vitin 1991. Babai i Sheik Adhramit ishte nga Korça. Ai kishte qënë oficer në Shqipëri para Luftës së Dytë dhe pas kësaj Lufte ishte larguar nga vendi dhe ishte vendosur në Turqi. Atje ishte martuar me një grua turke dhe më vonë ishte vendosur në Arabinë Saudite,ku ishte pasuruar shumë dhe si i tillë ishte pranuar në rrethin familjar të Mbrëtit të Arabisë Saudite. Djali i tij, Adhrami ishte derguar për studime të larta në Universitetin amerikan Harvard. Më vonë Mbreti arabo-saudit e kishte emëruar Sheik Adhramin,Ministër të Shërbimit Inteligjent të Arabisë Saudite. Princ Adhrami ishte njëri ndër sheikët më të pasur të Arabisë Saudite dhe si i tillë ishte përfshirë në një skandal të madh financiar ku bënte pjesë Adnan Kashogi, Imelda Markos, Charles Keating Jr dhe shumë të tjerë. Gjygji i këtij skandali u bë në New York në vitin 1991. Pasi kisha lexuar për prejardhjen shqiptare të Sheik Adhramit kisha vendos lidhje me avokatin e tij në Amerikë, zotin Kachira. Pas gjykimit të Adnan Kashogit dhe Imelda Markos pritej gjykimi i Sheik Adhramit. Isha kurioz për një takim të mundshëm me këtë sheik. Por ndodhi diçka e papritur. Një ditë përpara se Sheik Adhrami të paraqitej në Gjygjin Federal të New Yorkut ai kishte bërë një marrëveshje me këtë Gjykatë. Ai kishte pranuar t’i paguante Amerikës 100 milionë dollarë dëmshpërblim për t’u liruar nga çdo akuzë. Më vonë është njoftuar për interesimin e ketij sheiku për shqiptarët në Ballkan. Merita kryesore për invazionin islamik të Ballkanit pas rënjes së diktaturës komuniste i takon Mentor Çokut mbase edhe Sheik Adhramit.Por ata vepruan në mënyrë sekrete.
Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot do të kthehej mbrapshtë në vorrin e tij në Lezhë sikur të mësonte se Kryetari i Republikës së Shqipërise i kishte akorduar Mentor Çokut titullin:”Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”. Ai kishte bërë shumë në mbrojtje të Romës dhe qytetërimit evropian. Por 5 shekuj më vonë një pasardhës i atyre hordhive i quajtur Mentor Çoku shkoi në Romë për të realizuar pushtimin e sulltanëve të dështuar. Mentor Çoku e meritonte këtë nderim nga pasardhësit e sulltanëve ose nga Dera e Saudëve por jo nga heroi ynë kombetar Gjergj Kastriot Skënderbeu i cili kishte luftuar aq shumë kundër asaj Perandorie barbare. Ky kriter nderimi si edhe shume të tjera të Bujar Nishanit, janë bërë qesharake. Nderime të tilla bënin dikur kralat dhe pas tyre diktatorët e Ballkanit. Për ato nderimet shkruante Gjergj Fishta në “Satirikën” e tij të famshme. Një ditë mbase Bujar Nishani mund të akordojë nderime të tilla edhe për Esat Pashë Toptanin dhe Haxhi Qamilin.Mentor Çoku ishte një Haxhi Qamil i vogël,por në ambientet e Romës nuk mund të bënte më shumë seç bëri. Ky filo turko-arab realizoi në Romë ato që nuk i kishte realizuare Sulltan Mehmeti. Hodhi në atë qytet atë farë të keqe,atë kolerë prej të cilës po vuan bota sot. Ky turkofil me emërin Mentor Çoku nuk e kishte vizituar kurrë “Sheshin Albania” dhe as permendoren e heroit tonë kombetar në atë qytet. Mentor Çoku nuk shihej kurrë në takimet shqiptare. Për këtë “burrë të madh”antishqiptar ishin botuar dy tri shënime në gazetat ose portalet shqiptare. U habita kur lexova artikullin e Agim Vincës për këtë halldup.Bile shkrimin me tij e kishte titulluar:”Shekulli i Mentor Çokut”. Thua se ishte shekulli i Winston Churchillit e jo i atij servili që punoi natë e ditë për invazionin e dytë turko-arab në Ballkan. Zoti Vinca ju e dini se pas Tiranës e Prishtinës, Roma ishte qyteti më i rëndësishëm për kulturën tonë kombetare. Në bibliotekat e atij qyteti ishin ruajtur veprat të mëdha të gjuhës dhe historisë së popullit shqiptar. Për një gjysmë shekulli sa jetoi në Romë Mentor Çoku mund të bënte kërkime të mëdha sic kishin bërë shume albanologë e historianë nga Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare. Në biografinë e tij shkruan se Mentor Çoku dhe gruaja e tij e kishin braktisur vajzën e tyre foshnjë dy-javësh. Kuptohet se ky burrrë i pashpirt e kishte detyruar gruan të braktiste vajzën-foshnjë. Pavarësisht rrethanave nuk e besojme kurrë se një nënë shqiptare do ta kishte braktisur foshnjën e saj në atë mënyrë. Mijëra nëna shqiptare janë gjetur në pozitën e saj por nuk i kanë braktisur femijët e aq më pak foshnjet.Ku janë kriteret morale në këtë rast zoti Kryetar? Si braktiset foshnja dy javësh. Për këtë akt barbar Mentor Çoku meritonte dënim të madh. Pavarësisht se nuk ishte në nivelin e tyre gruaja e Mentor Çokut nuk do të dënohej më shumë seç u dënuan gruaja e Abaz Kupit,e Gjon Marka Gjonit ose e Hasan Dostit. Ato dhe mijëra nëna shqiptare qëndruan në kampet e përqëndrimit me fëmijë dhe foshnjet e tyre. Këto zonja finsike qëndruan pranë fëmijëve dhe foshnjeve deri atë ditë që dhanë shpirt. Shumë prej atyre fëmijëve të atëhershëm i kemi takuar këtu në Amerikë pas rënjes së diktaturës. Mund të numrohen në gishta nënat shqiptare që i braktisën foshnjet dhe fëmijët e tyre gjatë dikataturës komuniste ose Luftës në Kosovë. Mendo zoti Nishani për një moment në çfarë kushtesh është rritur ajo foshnje pa nënë. Nderimet duhet t’i ishin dhënë familjes që ishte kujdesur për jetën e saj foshnje tani grua dhe jo atij talibani. Braktisja e foshnjeve në Amerikë dënohet me burgim të rëndë.
Jam shumë i sigurtë se kërkesa për ato nderime është parapërgatitur në Arabinë Saudite dhe në Turqi. Mentor Coku meritonte nderimet e Mbretit Selman të Arabisë Saudite dhe të Presidentit turk Erdogan. Gabove rëndë zoti Kryetar.

Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura