BLERIM ÇOÇAJ: RRËNIMI I PERPSPEKTIVËS

(Prizren, 12. 10. 2012) – Qytetarët e Prizrenit, gjenden të fundosur në këtë tokë të helmatisur e rrënimtare nga politika. Një fytyrë orientale dhe e amshuar që takohet në Prizren, e rëndon njeriun dhe ia rrëmben gjithë gëzimin e jetës, dashurin e punës, besimin e së ardhmes dhe shpresën e ruajtjes.
Çdo vizitor që së paku një herë merr mundin të udhëtojë nëpër qytetin e Prizrenit, që në fillim do t’i bie në sy dy kontraste të jetesës, të cilat rrjedhin si dy rryma të kundërta, që përfaqësojnë nga një anë forcën dhe nga ana tjetër mungesën e perspektives. Ky vend i ngrohtë çdo herë shpërndau jetë dhe lumturi e pasuri. Ishte mbretëreshë e luftërave dhe vendimeve historike të kësaj bote. Shtrihet si suitë e një pallati margaritar të mbështjella me petkat e qëndisura me argjend. Me të vërtet çdo anë e Prizrenit është i ngrohtë. Kjo është edhe dhuratë e natyrës dhe fuqia kryesore e lindjes së shumë lumturive shpirtërore e lëndore.
***
Një vend të bukur siç është Prizreni, lindin dhe qelin lulet e qenieve shpirtërore, ndërsa në një atdhe të ngushtë në radhën e parë ngjallen vuajtjet dha pastaj groposën fuqitë shpirtërore. Prizreni meriton të lartësohet në shpirtrat tanë deri në dashuri dhe deri në besim. Por ç’dobi? Çfarë fatkeqësie! Me gjithë këtë bukuri dhe bagazh historikë në Prizren, qytetarët ende nuk kanë arrit krijimin e një lumturie. Ende nuk janë nxjerrë mrekullitë, që mund t’i krijonte njeriu i qytetërimit perëndimore. Një edukatë e vjetër misterioze që prej shekujsh, ka rënduar si një barrë mbytëse në këtë vend të cilët i kanë mësuar të mos shohin as djallin.

***
Qytetarët e Prizrenit, gjenden të fundosur në këtë tokë të helmatisur e rrënimtare nga politika. Një fytyrë orientale dhe e amshuar që takohet në Prizren, e rëndon njeriun dhe ia rrëmben gjithë gëzimin e jetës, dashurin e punës, besimin e së ardhmes dhe shpresën e ruajtjes. Në tre anët e hyrje – daljet e Prizrenit, gjenden varrezat e dëshmorëve, të cilat plotësojnë atmosferën e munguar dhe shpresën për një jetë edhe më të mirë. Pasi kalon nëpër këto varreza të dëshmorëve, çdo vizitor hynë në brendësin e heshtjes dhe në botën e nëntokës. Të gjithë e dimë se sa zemra pushojnë në hapësirat e atyre varrezave. Vetëm në këto vende tingëllon zëri dhe ndërgjegjja e pastër e tyre, për një jetë më ndryshe dhe me të mirë për qytetarët.
***
Një xhami e moçme plotë mozaik dhe ‘Shatërvani’, që vërshon pa pushuar nga vizitorët e të gjitha anëve të vendeve të botës, ende nuk e ka kthyer kurrizin e përparimeve të atyre që derdhën gjakun për një jetë më të mirë. Një jetë familjare e mbuluar mbrapa portave të trasha e njohuri sunduese për libër dhe më në fund një jetë mesatare qyteti është Prizreni heroikë, në brendësin e të cilit jeton një (mos)shpresë e madhe e jetesës e çdo qytetari… Zogjtë cicërojnë ndër degët e gjelbëruara të selvive. Nën hijen e dendur. Ndoshta janë jehonat e shpirtrave që flenë aty poshtë. Ndoshta janë shpresat e gjalla të një jete me perspektivë të gjysmuar. Ndoshta janë shpresat e gjalla të së ardhmes. Por, ndoshta janë vuajtjet dhe mallëngjimet e njerëzve që kanë rënë për këtë vend pa e parë plotësimin e ëndrrave shekullore, pa e dëgjuar zërin e drejtësisë dhe pa e shijuar lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi me plot zhgënjim e pak hare…!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura