(Zvicër, 06. 02. 2013) – Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë – (“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA” VASO PASHË SHKODRANI) – Për disa perandorë bizantino-romak, si psh. Konstandinit të Madh, ne e patëm thënë të vërtetën, duke u bazuar në librin për jetën e tij. Aty janë bijtë e tij, Kostandini i II, Kostanci, Kostanci i II. I biri, Kostanci i II (Flavius Julius Constantius) e mori pushtetin pas vdekjes së babait, me 337, dhe i vrau të gjithë fëmijet e gjyshit të tij, Kostanc Klorit, nga martesa e dytë me Teodorën, gjë që na befason. Ai i la të gallë të gjithë ata që kishin gjakun e babait të tij. Vëllanë e tij më të madh, Konstandinin e II, e la të qeverisë Britaninë, Galinë dhe Spanjën, ndërsa vëlllaun e tij më të vogël, Kostancin, e la të qeverisë Italinë, Afrikën dhe disa provinca të Ilirisë. Vetë u emërua si perandor i Perandorisë Bizantine të Lindjes, me Kostantinopojën.1 Për para tij, kështu donte t`i lë të udhëheqnin babai i tij, Kostandini i Madh.
Në mesin e këtyre pernadorëve të pjesës së parë ilire mund të marrim pa dyshim Anastasin e I (Flavius Anastasius), që ishte një pjesëtar i familjes së madhe ilire senatoriake nga Durrësi, dhe një punojës i oborrit senatorial që manifestoi aftësi të mëdha në rioarganizimin e sistemit financiar, si një administator i shquar dhe energjik deri sa të zgjidhet minister i financave në oborin perandorak dhe më vonë edhe perandor i Perandorisë Bizantine, me 11 prill të vitit 491, i cili vdiç në vitin 518. Kudoherë i ka mbajtur lidhjet e pashëputura me Ilirinë dhe me vendlindjen e tij, Durrësin2. Ndër të tjerë, Justiniani i I (Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus), 482-565, është një tjetër perandor i Perandorisë Bizantine. Ai udhëhoqi që nga viti 527 e deri sa vdiç, pas xhaxhait të tij ilir, Justini i I, që e kishte marrë me vetë nga e motra si fëmijë, për ta shkolluar në Kostandinopojë. Justiniani i I kishte lindur në fshatin Taurin, afër kështjellës Bedriana, afër Shkupit, që ishte kryeqytet i Dardanisë. Midis ndërtimeve të Kështjellave në tërë Ilirinë, që jo vetëm se i ndërtoi dhe restauroi mbi 100 copë, së bashku me kështjellën e Tyreanit (Tirana), por ndërtoi dy qytetet e njohtura, Justiniana Prima dhe Sekuda (afër Shkupit dhe afër Ulpianës), e njërën nga ato në vitin 527. Ndër veprat e tij më të njohura mbetet padyshim vepra e tij juridike, Corpus Juris Civilis (Kodi i Ligjit Civil) e cila është shkruar në vitet 528-534, që u shpall në vitin 534, i quajtur ndryshe Kodi i Justinianit, i cili, edhe në ditët tona mbetet një ndër veprat më të shkëlqyera e të rralla legjislative. Ajo vepër ka mbetur bazë e ligjeve të shumë vendeve të njohura evropiane. Periudha në të cilën ka udhëhequr Justiniani, pushteti i perandorisë u bë më i fortë se kurrë më parë dhe në Perandorinë Bizantine lulëzuan ndërtimet e mëdha e të bukura edhe në arqitekturë, ku u kryen mjaft vepra të shkëlqyeshme, ndër to kisha Haja Sofia në Konstandinopojë dhe kisha Shën Vitale në Ravena të Italisë.3 Tiberi i II- Kostandini, 540-582, (Flavius Tiberius Constandinus Augustus) ishte poashtu me origjinë nga Iliria dhe mik i Justinit të II nga Iliria, i cili kishte pësuar çrregullime nervore në vitin 574, kështu që Tiberi ishte në luftë të shumëanshme dhe nuk mund të pengonte migrimin dhe dyndjen e sllavëve në Ballkan, kështu që në vitin 582 u sëmur rëndë. Trashëgimtar i tij u emëruar iliri tjetër, Mavriki, i cili u bë perandor i Perandorisë Bizantine në gusht të vitit 582.4 Të këtillë qenë Valentini I, Valentini i II dhe Valentini i III5, të cilët, janë të shtjelluar mirë, por vetëm pak. Ky libër nuk plotëson nevojat e lexuesve, sikur autori nuk ka ditur më tepër. Edhe disa personalitete janë ilustruar gabimisht dhe nuk janë kualifikuar në përputhje të së vërtetës apo janë shtjelluar në bazë të “mitologjisë greke”, që është tërësisht e rrejshme.
Shikoni ne formatin e zmadhuar:
http://purl.pt/754/1/ca-395-v_JPG/ca-395-v_JPG_24-C-R0075/ca-395-v_0044_XXIII_t24-C-R0075.jpg
………………………………………………………..
Kështu për Konstandinin e IV, Progonati, që kishte lindur më 654 dhe sundoi Perandorinë Bizantine, në mes të viteve 668-685, nuk e thotë askush të vëtetën. Ai ishte i familjes Konstandiniane nga Iliria dhe zëvendësoi të atin Kostandini i II. Dihet se ishte i prirur në interesat e përgjithshme, kështu që i theu arabët që e kishin rrethuar Konstrantinopojën6. Edhe Kostandini i V, Kopronimi, (718-775), që ishte i biri i Leonit të III, nuk thuhet asgjë nga e vërteta, madje as për përkatësinë kombëtare. As për Kostandinit X, Dukas, nuk thuhet ndonjë gjë për përkatësisnë e tij, i cili vdiq në vitin 1067 dhe e zëvendësoi më 1059 perandorin Isak7. Madje as për Isakun e I, Komnen, (1005-1061) dhe Isakun e II, Ëngjullin, (1155-1204), që autorët rrinë si të pa gojë për përkatësinë iliro-pellazge, dhe të cilët janë përfshirë në famljen e perandorëve “Komnenë”8, ndërsa në enciklopedinë e Pasho Bakut thuhet se qenë perandorë të Perandorisë Bizantine.9
Perandoria Bizantine ka qenë e përfshirë nga teokracia greke që kishte filluar të forcohej dhe të bëhej kryesorja. Teokracia është doktrinë sipas së cilës pushteti politik e civil drejtohen nga pushteti fetar dhe ushtrohet nga persona, kasta dhe institucione fetatre, ku kombësia e humbë vlerën e saj dhe identifikohet kryesisht me fenë. Në teokracinë fetare të krishterimit ortodoks me Patrikanën Ekumene të Konstandinopojës Perandoria Bizantine udhëhiqej nga perandorë, të cilët, më shumë gjykonin nën mendimet fetare, se sa në përkatësinë e tyre kombëtare. Grekët e rinj ishin dinakë. Gjuha greke, enciklopedia dhe fjalori i tyre qe përhapur kudo. Shkollat dhe fakulteti i Kosntandinopojës ishin bërë të njohur me literaturën e shkruar veçanërsht në këtë gjuhë. Ajo që quhej atëbotë novelë, dhe ishte dominuar kryesisht nga greqishtja. Kjo ishte një filozofi kryesisht mistike me nuansa pak a shumë laike, që ishte shytur thellë nën misticizmin fetar.
Pra, për Komnenët, autori thotë se janë me prejardhje “nga fshati Komne”, afër qytetit Erdirne, të Turqisë europiane dhe autori i lë më tutje pa e sqaruar “origjinen e familjes”.10 Dimë fort mirë se familja Komneni dha mjaft burra shteti, ndër ta, 6 perandorë të perandorisë Bizantine, nga Aleksi Komnen deri më Aleksin e II, Komnen,11 porse ata mbeten tërësisht pa u shpjeguar. As shkencëtarët e huaj bizantinë, si Camerun e Norwich, nuk i klasifikojnë mirë familjet e tyre, ndonësa kanë mjaft të bëna të biografisë e të luftërave të shumta. Këtu mund të themi se Pasho Baku nuk i ka përcjellur të gjitha veprat që kanë shkruar mbi ata gjatë hartimit të enciklopedisë së tij dhe ata që kanë pasur këta perandorë si temë të shkrimeve, janë të varur vetëm nga të ashtuquajturit “shencëtar” që i kanë kosultuar…
Por, të kthehemi njëherë ku e kemi lënë pa i shpjeguar në pjesën e IV. Dijetari Rilindas Sami Frashëri thoshte se Ilirët dhe Epirotët rronin njësoj e ishin si shqiptarët e sotëm pa ndonjë ndryshim dhe flisnin gjuhën që ne e flasim sot.12 Ata ishin një racë dhe flisin një gjuhë, si shqiptarët e sotëm, pra gjuhën shqipe. Epiri ishte një emërtim vendi, sipas ndasisë, dhe nuk ishte një emërtim i veçantë, siç e bëjnë këtë punë pseudoshkencëtarët sot, më së pari, të ashtuquajturit grek, duke theksuar se janë “dy popuj” të ndryshëm. Për fat të keq, edhe të ndonjë studius i joni.13 Epiri “ndahej” nga ilirët e tjerë vetëm sa i përkiste regjionit administrativë, por, përderisa e flisnin të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe, ishin në popull e një komb. Toskët e gegët gjithmonë kanë qenë i njëjti komb. Epiri është emri i vjetër i toskërisë.
Qysh nga koha e ardhjes së turqëve në këto anë Epiri dhe një pjesë e madhe e Greqisë kanë qenë shqiptare. Të ardhurit, u detyruan të luftonin kundër shqiptarëve, për ta marrë tërësisht. Atëherë, nuk kishte “greqi”, si sot dhe ne e kemi parë hartën përkatëse, në pjesën paraprake, kur Epiri ekzistonte. Dijetari dhe filozofi gjerman Lajbnic, në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705, thotë se “gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte në Epir”,14 ndërsa Edison L. Clark thotë se “Epirotët dhe ilirët ishin fise fqinjë, por të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë.”15 Epirotët ndryshojnë nga grekët e sotshëm, si nga gjaku poashtu nga gjuha. Abdyl Frashëri thotë: “Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu siç e krijoi natyra (Zoti) dhe historia.”26 Ptolomejtë dhe Seleukët nuk kanë gjë të përbashët as me grekët as me bullgarët. Prej fillimit të historisë kanë qenë burra shqiptarë. Nëmijë e pesëqind vjet pas Pirro Burrit Epiri shkëlqeu me pellazgo-iliro-shqiptarin Mihal Ëngjëlli, Komneni, i cili ishte guvernator i Temës së Pelloponezit dhe bëri çmos për t`ia dhënë kombit të vet një shtet, prandaj shkoi në Nikopojë të shpallë veten e tij Despot të Epirit dhe krijoi Despotatin e Epirit, një shtet i fuqishëm shqiptar, që e kishte kryeqytet Artën. Gjatë 1500 vjetëve nuk është dëgjuar askund për Helladën. Kjo është koha kur është shpallur Despotati i Epirit, më 1204(17) dhe nuk ka pasur “helladë” të vjetër. Por, le ta lëmë këtë temë mënjanë.
Ne, do të flasim për luftërat e shumta. Ato janë zhvilluar mbi ne. Ne, nuk kemi pasur nga t`u ikim. Jemi bërë së pari viktima të dhimbshme të këtyre luftërave. Kushdo çoftë nga shkencëtarët që merren me këto luftëra, kryesisht fetare, që zhvillohen mbi territoret tona, nuk mendojnë se këto territore kanë qenë të banuara nga kombi ilir, dhe nuk e qajnë kokën kush ka banuar këtu, i cili nuk mund “të zhduket” nga historia “sa çel e mbyll sytë”, por janë të përplasur në të gjitha anët me luftën, në prirje të feve të ndryshme, që luftojnë në radhë të parë kundër njëra-tjetrës, me burra tanë të shpërndarë në të gjitha anët. Nga luftërat e shumta mbi trojet tona, nga vdekjet më shumë se lindjet, nuk kemi pasur mundësi të ngritemi si komb.
Në këtë periudhë të luftërave kryesisht fetare nuk kemi pasur një “gjuhë të shkruar”, dhe, kur jemi detyruar që të shkruajmë, e kemi bërë në kuadër të atyre që kanë marrë fatin e popujve të okupuar dhe të shkatërruar në duart e tyre; u detyruan të shkruajmë gjuhët artificiale, si. p.sh. gjuhën latine, greke dhe sllave. Në vijë të këtyre luftërave mbi tokat tona, që janë mbushur me gjak të pafajshëm iliro-shqiptar, me masakra të tmerrshme mbi familjet e e perandorisë bizantine, kryesisht ilire, por edhe nga mbretëritë fqinjë, të cilat ditën të shfrytëzojnë situatën, rastin dhe fenë, për të “plaçkitur” pjesëtarët e kombit të sakatuar ilir, të ndarë në pjesë.
Në këtë kohë është forcuar mbretëria bullgare, duke u kthyer në forcë dhune. Ajo i kishte okupuar tokat tona deri në Durrës, në fund të shekullit, pra në vitin 989, që ishte një port mjaft të rëndësishëm në Adriatik, dhe më pas kishte filluar të dëpëtojë edhe në Bosnje e Dalmaci.18 Tokat e bregdetit të të ashtuquajturës Perandori Bizantine po kërcënoheshin me të madhe. Aty banonte vetëm kombi ilir. Nuk kishte popull tjetër.
Në mes të viteve 1000 deri në vitin 1004 perandori maqedonas, Basili të I, shtiu në dorë tërë pjesën lindore të gadishullit ilirik, pra siç thotë Norwich, “gadishullin ballkanik”,19 në saje të luftërave fetare të paskrupullta, që është pikërisht koha e botimit të fjalorit të madh enciklopedik grek “Sounda” dhe futja e gjuhës greke si “gjuhë zyrtare”. Harrohen me qëllim të caktuar etnitë tjera të Perandorisë Bizantine, në radhë të parë etnia kombëtare ilire, që ka qenë në të vërtetë baza e perandorisë Bizantie prej Kostandinit të Madh e këndej; e kulturës së saj fetare; e shtrirjes ilire prej tokavë të saj autoktone deri në Azi e Afrikë. Këto lufta të Bazilit të I zgjasin me sukses për 32 vite, d.m.th. deri në vitin 1018, më moshën e tij 60 vjeçare, dhe Bullgaria kishte rënë në dorë të tij. Perandori Bazili i I ishte shpallur “bullgaroktoni”, pra “shfarosësi i bullgarëve”, që, siç e thotë me të drejtë Norwich, “kishte qenë një perandor i jashtëzakonshëm” dhe ushtria i ngjante “një lumi llave, që për-paronte ngadalë, por pa u ndalur”, sepse ushtarët nuk e donin, dhe asnjë perandor nuk kishte hipur më parë “aq i vetmuar” si ai.20 Po e rikujtoi edhe njëherë se pikërisht në këtë kohë ishte bërë i njohur Fjalori Enciklopedik “Sounda”, ndërsa greqishtja e kishte marrë tretmanin e “gjuhës zyrtare” prej Herakliut e këndej, pra vendin e gjuhës së shtetit, “duke e lënë latinishten që të mbijetonte në mjediset ushtarake dhe në disa raste ceremoniale”.21 Për këtë shkak dhe jo rastësisht, grekët përplaseshin shumë për dominim, që prej Herakliut e deri në Bazilin e II.
Në këtë përpjekje dhe në këtë luftë po merrnin pjesë iliro-shqiptarët, të cilët, ishin lënë në një pozitë sekondare në tërë Perandorinë Bizantine, pasi që luftërat fetare qenë luftërat në të cilat gjithashtu merrnin pjesë. Atëbotë, iliro-shqiptarët fshiheshin pas grekëve, siç fshihej vetë edhe Bazili i I, siç quhej në ato luftëra “shfarosësi i bullgarëve”, por që ishte “maqedonas”, në familjen e madhe maqedonase të Perandorisë Bizantine.
Monumenti i Mbretit Pirro, Burrit të Epirit – i vendosur në Parga të Thesprotisë.
A ishte maqedonas Leka i Madh, që fliste atëbotë gjuhën greke? Jo, pra. Ai ishte i kombësisë së atëhershme shqiptare, d.m.th. iliro-maqedone, dhe për këtë figurë të madhe përlahen disa kombe për ta përvetësuar, por nënën e tij, Olimpinë, nga Epiri, nuk e shdërrojnë në ndonjë “komb” tjetër, madje as greke, siç nuk mund ta shdërrojnë në grek Pirro Burrin, mbretin tonë të Epirit, që na quajti “bij të shqipes” dhe fliste pa dyshim gjuhën shqipe, sepse ishte iliro-epirot, siç ishte familja dhe vet Leka i Madh (Aleksandri). Familja e madhe Burri e mbajti me mija vite Zvicrën të gjallë nëpër duar, dhe në çdo Kanton e nxuar me disa ndryshime të vogla politike Flamurin dy krerësh, ndërsa Leka i Madh (Aleksandri) bëri mirë atëherë me iliro-maqedonët, që na i la në Pamir të Taxhikistanit, së bashku me dy rajonet e Afganistanit dhe Pakistanit, që të flasin sot gjuhën e paharruar pellazgo-ilire. Na duhet të mendojmë, se çfarë ka dashur të na thotë Leka i Madh pas mija vjetësh.22
Maqedonasit nuk ishin “sllavo-maqedonë” të bullgarisë, sepse në fakt, nuk e kuptonin “gjuhën sllave” të Cirilit dhe Metodit, por pjesa dërmuese e Madedonisë ishin iliro-maqedonë, pra shqiptarë të besimit të krishterë, që e kishin vendosur gjuhën greke si gjuhë zyrtare në Perandorinë Bizatine, prandaj i luftonin rrebtë bullgarët, si armikun më të vendosur të Perandorisë Bizantine, bashkë me këtë gjë, armikun e vendosur të shqiptarëve, pra, të fesë së krishterë ortodokse, sepse ata qenë për një luftë fetare, ndërsa më vonë, nën sundimin osmanë, pjesa më e madhe e tyre ndërruan fenë në fe muslimane sunite, dhe një pjesë e jona shqiptare mbeti nën “përkatësinë” maqedone, që sot flasin sllavo-meqedonisht.
Po të shikojmë pak më kronologjikisht. Edhe grekët e rinj, që ishin mjaft dinakë dhe të pa shpirt, dallojnë diametrialisht prej “pellazgëve hyjnorë”.
Të gjithë pjesëtarët e popullatës së Epirit kanë qenë iliro-epirotë, pra shqiptarë. Në kohën e vonë, kur është njohur Epiri për të dytën herë, nën Perandorinë Bizantine, ka qenë tërësisht pjesë e fesë së krishterë, por, ajo si gjithmonë, ka mbetur pjesë ilire. Dihet, se Paleologët (Paleologus) kanë qenë një dinasti e vonë iliro-shqiptare nga Epiri, e fundit në Perandorinë Bizantine, e cila u përpoq në të gjitha pikat të harmonizojë fenë e krishterë në mes Lindjes e Përëndimit, pra Vatikanit të Romës dhe Patrikanës Ekumene të Kostandinopojës, për të shpëtuar perandorinë Bizantine nga rënia dhe për të shpëtuar kombin ilir nga shpërputhje e feve, që vinin nga të gjitha anët, në radhë të parë, rreth perandorisë dhe mbrenda perandorisë. Në këtë periudhë ishin zgjuar “sllavët” e Ballkanit, përmes luftërave, të cilët ishin martuar me pjesëtarë të familjes perandorake, Peleologëve, prandaj kishin “ngritur kokë” princat e tyre, Stefan Uroshi i II, Millutini apo Stefan Uroshi i III, Deçanski dhe Stefan Dushani, pra bij të lindur nga bijat Paleologëve.
Paleologët kanë bërë përpjekje për të sunduar Perandorinë Bizantine prej vitit 1259 nën Mikelin e VIII, Paleologun (që ndonëse e shënojnë gabimisht autorët Mihali i VIII (23) e deri në vitin 1453, kur jep shpirt familja e tyre me perandorin Kostantini i XI, Paleologun, gjatë vrasjes mizore të Sulltan Mehmeti të II, e marte, 29. Maj 1453, (24) me shqiponjën me dy kokë, si simbol e stemë të familjes perandorake epirote të Paleologëve 25, pra shqiptare. Ata qenë pjesë e fesë së krishterë ortodokse dhe është etiketuar disa herë nga Vatikani si “e Lindjes”, si fe tjetër nga feja e krishterë romake, me grekët brenda, që i luftonin apo i shfrytëzonin këto luftëra për dominimin e tyre sipas përkatsisë fetare apo nga ndasitë fetare…
Siç dihet, njerëzit tanë nuk i lexojnë librat e shumta të historisë apo shkencat, të cilat, i përcjellin pjesërisht symbylltas, pra nuk dinë të lexojnë midis rreshtave, ku nuk ka asgjë të shkruar. Ata nuk e kuptojnë sa duhet tekstin, se lerë më kontekstin e nëntekstin. Pra, “e kuptojnë” historinë nga ata që na i thonë këto gjëra qindra herë, mbjellin e korrin gjërat e nevojshme për t`i përgaditur në kuzhinën serbo-greke, sikur ato janë më të mirat dhe nuk i sjellin në kokë prapavijat e tyre. Mjerisht, vrapojnë për të marrë gjëra “të nevojshme” prej armiqve tanë më të urryer, serbo-grekëve, e për të na i dhënë këto gjëra nëpër gjumin shumëvjeçar. Kur shkruan, flet dhe na godet një grek, nuk do mend se e njëjta gjë na vjen njësoj nga serbi. Greko-serbët janë njësoj: antishqiptarë, dhe anasjelltas. Prore luftojnë të dytë kundër nesh, duke na i futur në këtë mes elementin e tretë – turqit. Kur nuk bënë numri një, provon numri dy, dhe nëse nuk na trullosin dy të parët, na e servojnë të tretin-turqit. Që të tretë na varen prej koke, sa nuk shohim mirë dhe nuk e dimë se, iliro-pellazgët, pra ne, kemi qenë që kur në këto troje, që nga krijimi i hapësirës me njerëz, mija mileniume, e deri në ardhjen e “grekëve” në këtë hapësirë, turko-sllavëve e serbo-turkëve. I katërti, na është bota përëndimore. Ajo i bluan ato që ia ka dhënë greku, rusi, bullgari dhe serbi në tryezën e vet të punës dhe nuk ka vend ku të lëjë apo ta shohë të vërtetën. Aq më pak, ne nuk dijmë të vëtetën, sepse hyjnë qindra mija libra të greko-serbëve, bullgarëve, rusëve, italianëve, anglezëve dhe amerkanëve, frankëve, portugezo-spanjollëve, të cilat, janë kryesisht libra të dobëta. Me gojën tonë i pëshpërisim paqavuret greko-serbo-rusëve dhe na duket sikur po themi “të vëtetën”. Pra, ende kemi mbetur mbrenda kurthës…
Ata nuk e kuptojnë se iliro-pellazgët kurdoherë kanë qenë të lidhur me Zotrat, me besimin e Zotrave, se janë bijtë e Zotit në tokë; që qysh në flamur e nëpër luftëra të shumta anë e kënd botës e lidhin veten me shqiponjën, pra, me Zotin, me krahët e shqiponjës; me yllin dhe yjet e pamatur, që njëri ndër ta, Dielli, është ylli më i vogël; me rrufenë, gjallesat e me dhinë- që di të mbijetojë edhe nëpër shkrepat më të rrebta, por njëra, dhia Aigina, ka ditur ta rritë Zeusin, Zotin mashkulll të parë, pas Amazonave pellazge, pas Selëve të Epirit dhe Sellen, zotreshën e parë të Sellëve; me gjarpërinjt etj…
Dihet, se flamuri kombëtar nuk është siç e kanë “dokumetuar” autorët shqiptarë 26, se shqiponja me dy kokë (bycephale) është shumë e lashtë. Ajo daton që në shekujt e IV-II para erës sonë. Haset shpesh në mënyrë grafike, nëpërmjet sendesh e zbukurimesh, tek Ilirët, fiset Hitite, popuj e shtete të Mesdheut, në Shqipëri, në Austri, Gjermani, Danimarkë, Zvicër, Ballkan, Serbë e Rusë, etj.27 Flamuri shqiptarë e ka prejardhjen nga shekulli i II pas Krishtit, kur perandori ilir romak Genti nxori monedhën e vet, në të cilën është varianti më bindësi i shqiponjës me dy krerë, ku shkruhet edhe emri DARDANION. Dardanion është Dardania e Turqisë së sotme. Ajo është para-ardhëse e Dardanisë kosovare.28 Në faqen tjetër, ajo e ka shqiponjën me dy krerë. Është simboli ynë i parë. Shqiponja e përcjell urdhërin e Zotit dhe “e rrëmben” Ganimetin, sipas mitologjisë, për ta dërguar në qiell.29
Për të tjerat, do të shohim në shkrimin tjetër…
_____________________
Bibliografia:
1. Pasho Baku, “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë 2011, faqe 527.
2. Po aty, faqe 49-50.
3. Po aty, faqe 471-473.
4. Po aty, faqe 920.
5. Po aty, faqet 961-963.
6. Po aty, faqe 529.
7. Po aty, faqe 530.
8. Shiko veprën e J. J. Norwich-it, „Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie 330-1453″, faqe 368-369.
9. Pasho Baku, vepra e përmendur, faqe 450.
10. Po aty, faqe 518.
11. Po aty, faqet 518-519
12. Shiko veprën e Sami bej Frashërit, „Shqipëria ç`ka qenë, ç`është dhe ç`do të bëhet“, Konstandinopojë 1887.
13. Vetën në këtë pikë e bën të njëjtin gabim Besnik Imeri. Le të shohim veprën e tij, në faqen 53.
14. Besnik Imeri, po aty, faqe 72.
15. Edison L. Clark, „Racat e Turqisë Evropiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet“, New-York, Brodway, 1878.
16. Sipas një shkrimi të Abdyl Bej Frashërit, të botuar në „Moniteur Universel“ të Parisit, në vitin 1879, cituar sipas veprës së Besnik Imerit, faqe 77.
17. Besnik Imeri, e njëjta vepër, faqe 33.
18. John Julius Norwich, “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie (330-1453)”, faqe 199-200.
19. Po aty, faqe 200.
20. Po aty, faqe 201.
21. Averil Camerun, “Bizantinët”, Dituria”, Tiranë 2008, faqe 218.
22. Shiko shkrimet e Salih Mehmetit, „Qytetërimet pellazge në Azinë Qendrore“ dhe „Pamiri- zgjidhja e një enigme iliro-maqedonase“, të publikuar në Etnikumin Shqiptar, te www.pashtriku.org.
23. Shiko veprat: J.J. Norwich, „Bizanti-Shkëlqimi dhe rënia e një perandorie, 330-1453“ dhe të Pasho Bakut, „Enciklopedia universale e ilustruar“.
24. Shiko veprën e J.J.Norwich, deri në fletën e fundit.
25. Shiko veprën e Pasho Bakut, faqe 703.
26. P.sh. Jaho Brahaj, që është libri më i mirë, por i mangët, „Flamuri i kombit shqiptar“, Sarbas, Tiranë 2007.
27. Vepra e Pasho Bakut, faqe 328.
28. Po aty, faqe 353.
29. Po aty, faqe 353