Bern, 11 shtator 2017: Po e sjellim edhe njëherë ndër mend se banorët e hershëm të Evropës së Bashkuar dhe të kontinentit, qoftë edhe me Anglinë, të cilës i thonë Britani e Madhe, prej Britit, nipit të mbretit të Trojës, përherë i ruajnë në Jug të Gjermanisë, në Francë e deri në Angli, druidët, njerëzit që ende e mbajnë emrin e tyre prej drurit të mbetur gjallë në Jug të Shqipërisë, lisit të shenjtë të Zotit të Madh, prej të cilit janë shpërdarë në tërë botën. Zëri i kthjellët i Zotit të Madh, Zeusit, është prej zanit (zërit) të tij, fëshfërimës së lisit.
Dru i thonë Lisit, e kur prehet ai prap mbetet dru apo një copë druri, që njeriu e vlerëson dhe me copa të tij ngrohet, pra materies së lisit. Lisi është një dru që mbinë prej dheut dhe atje i mbanë rrënjët e veta, origjinën.
Nga ky lloj druri është pra “lisi i shenjtë”, të cilin e tërë bota e nderon, sepse ka disa lloje të tjerë, si p.sh. pisha, molika, aha (ahun), plepa, shelgje, verra, ulëze, dru gështënje, shkozë, etj. Lisi i ka dhënë lénat (lëndët) e tij me amidon, të cilat i ka ngrënë njeriu i parë, në paleolitikun e hershëm, prej vitit 35`000 p.e.s. e deri në 10`000 p.e.s.
Autorët prej të cilëve është marrë ushqimi i pellazgëve në parahistorinë e parë të kontinentit të Evropës janë quajtur me të padrejtë “grekë”, por ata kanë shkruar për këtë çështje për herë të parë. Njërin nga këta e zgjedhim përsëri. Ai është Apiani i Greqisë së vjetër, që nuk ishte si grekët e sotëm, por më shumë pellazgë të konvertuar, që ka jetuar në vitet 95-160, të e.s. i cili, në veprën e tij “Luftërat Ilire, Libri X. 2”, ka theksuar se “
Në tokat e pararënduara ilire, druidët ishin edhe mjekë popullor, të cilët e drejtonin shoqërinë e pushtetit të tyre. Ata qenë kulti i shpirtit si dhe elita intelektuale e shoqërisë ilire të mitologjisë, figuarat më të veçanta e të denja të antikitetit, të cilët konsideroheshin të rëndësishën për shoqërinë e për kultin fetar. Pra, qenë edhe priftërinj. Doktria e tyre ishte mistike dhe sekrete, që nuk shkruhej, por përcillej, ashtu, brez pas brezi.
Një shpellë e madhe druide është gjetur në malin Jahor, e ngjashme me një shpellë të tillë të gjetur në Francë.
Por, ti kthehemi çështjes sonë të madhe poleolitikut dhe të shqyrtojmë ato gjetje të vjetra. Përderisa gjetjet e shpellës në Schwäbisches Alp, në Gjermani i kemi shqyrtuar më parë në ato pika që nuk janë thënë deri më sot, në vitin 2002, po i marrim gjetjet kolosale në Jugperëndim të Rumanisë, në Pestera cu Oase, të thënë shkurtimisht “Shpella e eshtrave”, të cilat janë 40`500 vjet p.e.s., ku shkencëtarët dhe arkeologët i kanë klasifikuar si “Oase-1” vetë nofullat e poshtme e eshtërat më të vjetra të njerëzve të Evropës.
Ky zbulim hedhë dritë të re në studimet e poleolitikut në Evropë, në mes të lidhjes së Homo Sapiens dhe Homo Neandertaler, sikurse për rrugën e derdhjes së lumit Danub e drejtë burimit apo burimeve të tij në Gjermani, i cili është lumi i dytë më i gjatë nëpër Evropë. Nëpër këtë lum e ka zgjerimin e tij nëpër Evropë njeriu i parë, që prej Gadishullit Hemi, e cila do të thotë se është Gadishulli Ilirik, të cilin e ka bartur më së gjati nëpër kohëra, dhe të cilin e ndryshuan me të padrejtë në“Gadishullin Ballkanik”.
Të mos e harrojmë Arif Matin, i cili thotë më vonë se në qoftë se studiohet paleologjia e Evropës, atëherë qytetërimi i vjetër i ka rrjedhat prej shtratit të rrjedhave ballkano-danubiane e deri në egje. Pra, kjo thënie e hedhë këtë pjesë të Evropës së gjërë si bazë të origjinës së njerëzimit, e jo në kontinentin e Afrikës, sepse Afrika ka qenë kontinenti më nxehtë rreth Ekuatorit e nuk e kishte bazën klimatike më të mirë sesa Gadishulli Ilirik, të cilit i kanë thënë shumë vonë, prej Kongresit të Berlinit, vetëm “Ballkan”.
Ka të dhëna të dukshme se Neandertaler dhe Homo Sapiens, më së voni, rreth 60`000 vite p.e.s. janë përzier, por trashëgimia njerëzore e gjeneratave të tjera nuk ka pasur mundësi që të tolerojë përzierjen e geneve të Neander-talerit. Pas 20 gjeneratave të kësaj përzierje i kanë pranuar 3% të geneve të Neandertaler-it, dhe fosili “Oase-1”, e cila e tregon njeriun e viteve 40`000 p.e.s., ka marrur prej 6% deri në 9,4% të geneve të Neandertaler-it, të cilën na i tregojnë metodat e reja të matjes së DNA-së.
Kafka “Oase-2” dhe Nofulla e poshtme “Oase-1” janë shenja argumentuese dhe tipike se Homo Sapiens dhe Neandertaler janë dëshmi e përzierjes së tyre. Se këto dy lloje të njeriut (Homo Sapiens dhe Neandertaler) i kanë të përziera DNA-të e tyre (pra, genet e tyre), nuk ka dyshim, madje prej vitit 100`000 p.e.s. e deri në 60`000 p.e.s. Kjo do të thotë shumëçka.
T`i marrim shkencëtarët e botës në pjesën e tyre dërmuese, të cilët ngulin këmbë se “Homo Sapiens ka ardhur prej Saharës së Afrikës, rreth 40`000 vite p.e.s”, e t`a krahasojmë të dhënën e paevitueshme se ai në Evropë është përzier rreth 100`000 viteve p.e.s. me rreth 9,4% të geneve, atëherë mbetet shumë e diskutueshme e dhëna e tyre, se “origjina e Homo Sapiens është prej Afrikës”, kur disa shkencëtarë të ri të Evropës pohojnë se trualli i lindjes është Evropa dhe Mesdheu, jo Afrika, sidomos jo trualli më i nxehtë Sahara e rrethi i Ekuatorit nëpër Afrikë, por edhe këtyre u duhen edhe më shumë gjurmë e argumente e gjetje të reja arkeologjike.
Syri i botës shkencore duhet të kthehet këndej, sepse bota njerëzore nuk ka bazë të përtërihet prej tokes së nxehtë. E vërteta është bindëse.
Fosilet e gjetura në Pestera cu Oase, të thëna “Shpella e Eshtrave”, në Rumani, të djaloshit të gjetur aty rreth 20 vjeç, shihet se në Nofullën e po-shtme, të titulluar “Oase-1”, i mbanë në vetvete plot materiale të kollazhit të karbonit të skeletit (C-14 Metode). Këto fosile janë kështu prej kriteriumit të anatomisë moderne; janë fosile të një popullsie pioniere, të cilat, sigurisht e dëshmojnë lidhjen e Neandertaler-it të Evropës deri në 40`500 vite p.e.s.
Konsiderohet se këta njerëz, në një përqindje të vogël, 60`000 vite p.e.s. deri në 43`000 vite p.e.s. gjatë emigrimit drejt Evropës së mesme me etërit e tyre arkaik të kësaj zone janë paruar (janë lidhur njëra me njëri –tjetrin).
Pikërisht, kjo çështje e madhe, i shtyu shkencëtarët e botës, me qëndrimet e njohura të tyre, prej Universitetit të Kopenhagës e deri në Univeristetin e Kalifornsë, që të shqyrtojnë këmbimin (parimin) e Njeriut Modern me Ne-andertaler, dhe a pason kjo gjë me gjeneratat më të vona, duke i përcjellë genet e tyre deri te stër-stër-gjyshi i tyre. Dihet se Neandertaler nuk ka pasur pas vitit 39`000 p.e.s. pasardhës të tjerë. Gjenetikët i kanë sot komplet genet, të ruajtura në DNA-Gene-Datenbank, në formën e sekuencës së geneve, prej Neandertaler deri te Njeriu Modern (Homo Sapiens Sapiens), rreth 40`000 vite p.e.s., dhe kanë mundësi të modelojnë përmes programeve speciale të njeriut modern, por mbeten me “karta të liga” nëpër duar, sepse në mes të popullatës së përzier, nga kalimi prej Homo Sapiens Sapiens deri te Neandertaler, dalin jashtë genet e kombinuara.
Pas 20 generatave ka zbritur përqindja e geneve të përziera të Neanderta-ler-it me 3%. Prandaj thuhet se nuk mbetën pasardhës të Neandertalerit. Pra, u shuan pas vitit 39`000 p.e.s.
Ajo që e ka tronditur shkencën botërore dhe gjermane, është një zbulim në Bullgarinë e sotme se njërëzimi e ka origjinën e vet prej gadishullit Ilirik, që i thonë prej Kongresit të Berlinit (1878) “Ballkan”, vetëm për të injoruar shqiptarët e sotëm, duke e ndërruar këtë emër të gadishullit, të banuar nga kohët e vjetra parahistorike, nga ilirianët-shqiptarët, pra, prej Evropës Lindore, dhe jo aspak prej Afrikës, siç e ka “pasqyruar” shkenca moderne. Shumica e ekspertëve gjermanë për Evolucionin e Njeriut e Paleomjedisin (HEP), veçanërisht Ekipi Studimor, nga Qendra “Senckenberg”, e udhëhequr nga Madelaine Behne, janë të bindur se fosilet e vjetra; një fosile të poshtme dhe një dhëmb, të zbuluar në Bullgari, ish Traka ilire, siç e kanë theksuar njëanënshmërisht e totalisht me gjuhën latine “Graeco-pithecus”, gabimisht në të ashtuquajturës “Greqi”, e cila fare nuk ka ekzistuar, në “freybergi” e “macedoniensisi”. Fosilet janë më të vjetra sesa “Sahelanthropusi”, qenia më e hershme e gjetur në Afrikë, që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeç. Struktura e brendshme e tyre është arritur të shihet nëpërmes tomografisë kompjuterike. Shkencëtarët hedhin mendimin se ndarja e linjave të zhvilimit në mes të njerëzve prehistorikë e shimpanzeve ka ndodhur me të vërtetë në pjesën lindore të Detit Mesdhe.
Pellazgo-Ilirët janë nga origjina e tyre prej Gadishullit Ilirik, Gadishullit Hemi apo Pellazgjik, pra Ballkanit, e jo prej Afrikës dhe Azisë, as prej Azisë së Vogël dhe mendmi i parë i njeriut ka lindur prej aty, pra Gadishulli Ilirik. E tërë bota shkencore ka humbur kohë që t`a kërkojnë origjinën e tyre “nga Afrika”, por JO nga mjedisi i jonë, nga Trakia ilire deri te Pellagonia.
Duke gjurmuar njeriun nëpërmes të arkeologjisë, kohët e fundit, kanë bërë bujë të madhe gjurmimet arkeologjike në ish-terrtorin e Ilirisë, në ishullin e Korçullës. Korçulla, së paku sa i përket parahistorisë, është njëri prej ishujve të hulumtur mesdhetar. Konsiderohet se njohuritë shkencore do të zgjeroheshin më vonë, në radhë të parë sa i përket “bashkëjetesës së dy popujve, ilirëve dhe grekërve”, siç e thonë ata, por duhet të mirret parasysh se kend e quajnë ata “grek” apo “helenë”, të cilët merren me këtë punë.
Në atë periudhë nuk ka pasur aspak “grek” e “helenë”, por kishte filluar të konvertohej gjuha e shkruar, që sot guhet “greke”, prej “graikove”, pra grave tona, dhe nuk mund të merret me mend sikur kanë eksistuar “dy popuj” të veçantë, por që “bashkëjetonin”. Jetonte së bashku vetëm i njëjti popull, i njëjti komb, edhe pse kishte gjuhë të pashkruar ilire, si psh. druditët ilirë, të cilët e linin brez mbas brezi gjuhën e tyre me gojë. “Gjuha e shkuar” me një “alfabet tjetër”, e shkruar me alfabetin fenikas, nuk erdhi rastësisht. Dihet se për herë të parë në botë me këtë alfabet është botuar Homeri.
Këtë e kemi shpjeguar qindra herë. Ato fise që kanë jetuar nëpër terrorin e sotëm të Greqisë, janë quajtur “fise pellazge” ose “fise pellgase”. Në të vërtetë ato mund të quheshin fise pellgase, sepse qene rreth bregdetit.
Pra, në Vela Spila afër Korçulës janë gjetur mjaft dëshmi të jetës të cilat janë të kohës së gurit e deri në ate të bronzit. Mjaft gazeta ditore të mëdha dhe revista e media më të njohura, ndër to p.sh. e përditshmja amerikane “The New York Times” kanë raportuar e shkruar për këto gjëra të gjetura e të qeramikës, duke mos ditur shpeshherë t`i quajnë me emra origjinal, të cilat janë 17`000 e deri në 15`000 vjet para Krishtit (p.e.s.).
“Varreza të tilla në Adriatik deri më tani nuk kanë qenë të njohura, e me organizimin, dimensionet dhe ato që janë gjetur aty, paraqesin hyrjen e një kapitulli të ri për studimin e historisë së banorëve lokalë ilirë, me shekuj para Krishtit. Rezultatet e hulumtimeve i kanë tejkaluar të gjitha pritjet tona, sepse supozohej se varrosja ishte bërë në varreza monumentale me mure të thata, një plan afërisht rrethor me renditje blloqesh prej guri…”- thotë arkeologu kroat Dinko Radiç, i cili, së bashku me arkeologun tjetër, Igor Bozhiqin, i ka udhëhequr hulumtimet në këtë lokalitet, por nuk mendojnë drejtë për prejardhjen e “grekëve”. Pra, ideologjia diskriminuese i dërgon në lashtësi.
Ilirët shpeshherë i konsiderojnë si banorë të rendit të dytë, veçmas në raport me “bashkëkohanikëve grekë”, siç thuhet në këtë shkrim. Hulumtimet e tyre në këtë lokalitet e dëshmojnë se roli i ilirëve ka qenë shumë më madh në këto hapësira të gjëra jetësore e politike.
Këto zbulime po e ndryshojnë historinë botërore. Ne dimë se iliro-pellgasët e kanë zënë tërë Evropën deri në Babiloni e Lindje. Vendi tyre bazë ka qenë Gadishulli Ilirik: me Bullgarinë sotme, pra Thrakinë ilire; Maqedoninë e vjetër; Pellagoninë; Epirin; Shqipërinë; Serbinë e sotme, deri mbi Danub dhe tërë Rumaninë e sotme. Qytetërimin nëpër këto pjesë të origjinës së tyre nuk patën kurrsesi që ta sjellin “grekët”. Asnjëherë në histori nuk kanë eksistuar ata, pos nëpër revisionin e fundit të gjuhës, me 1000 të e.s.
Megjithëse ka plot gabime, po e nxjerrim një citat nga arkeologët kroat, në të cilin thuhet se varrezat e gjetura në ishullin e Korçullës nuk kanë qenë aspak të njohura. Ato sa i përket organizimit të tyre, dimensioneve të veta e të përmbajtjes së veçantë na paraqesin një gjetje të re të arkeologjisë për historinë e re të banorëve ilirik, prej 17`000 vjet e deri në 15`000 vjet p.e.s.
Shkurt, po e cekim edhe një shkrim të dytë në Radio Kontakt, i cili vë në dukje se kanë kaluar disa muaj nga lajmi i jashtëzakonshën i arkeologëve kroat, në të cilin zbulimet për qytetërimin ilir janë mëse shqetësuese. Me këtë duhet të rishkruhet historia ilire; historia e Gadishullit Ilirik e jo sikurse i thonë “gadishulli Ballkanik”; dhe vetë historia e vërtetë e Evropës.
Ky zbulim e përafron kohën dhe kulturën ilire. Ajo bie ndesh me bindjet e librat historik të botura si dhe me zbulimet arkeologjike të bëra deri më tani. Nuk do mend shumë që të dihet se çka e lë kulturën njerëzore me moshën e piramidave në Bosnjë, të cilat janë 20`000 vite p.e.s. apo më tepër. Ato janë piramidat më të lashta ilire në Botë dhe më të mëdha se Piramidat e Keopsit, në Egjipt, të prezentuara edhe me filma të bëra, siç ndodhi, të enjten, me 23 tetor 2014, nga specialisti i këtyre Piramidave Ilire, arkeologut Dr. Semir Osmanaga. Siç thuhet në Radio Kontakti, “kufiri i kulturës ilire dhe asaj ballkanike dhe europiane, është zhvendosur për më shumë se 12 mijë vjet para qytetërimit botëror, dhe më shumë se 17 mijë vjet para asaj që njihet si qytetërimi helenik dhe që Europa e quan themel të qytetërimit të saj dhe të atij botëror, madje duke e vlerësuar si më superiorin në antikitet”.
Për të mos u zgjatur më tëpër: janë të gabueshme librat e shkruara e të nisura nga gënjeshtrat “helene”, “pro selene”, “greke”, “evropiane” e botërore që “pellazgët dalin si popullsia më e vjetër e rruzullit tokësor, që ndërlidhet me origjinë e tyre nga Babilonia”, ndonëse i marrin “së bashku” assirianët dhe përmbytjen e madhe të përgjithshme në botë, e shohin në vitin 1707 p.e.s., pa e logaritur Piramindën Ilire në Bosnjë rreth 20`000 vjet p.e.s.
Jo “populli pellazgjik”, por kombi ilir kanë shkuar deri në Babiloni dhe anasjelltas, e as nuk e kanë origjinën prej Babilonisë…