BRUNILDA GJONI PËRVATHI: DOLA TË FLAS ME DETIN… (15 POEZI)

Pashtriku.org, 30. 07. 2014 – Brunilda Gjoni Përvathi ka lindur në 26. 09. 1972 në qytetin e Kuçovës. Shkollën fillore e kreu në shkollën 8 vjeçare “23 Nëntori”, ndërsa shkollën e mesme profesionale “Myrteza Kepi” – në Kuçovë. Dëshira e saj për të shkruar poezi ka qenë e kahershme, dhe qysh në klasën e VII’të ka fituar çmimin e III’të, në konkursin që është organizuar ndërmjet shkollave të rrethit Berat, me poezinë “Eja dallëndyshe”. Brunilda me shumë pasion, i kujton herë pas here vargjet e kësaj poezie: “…kur të vijë pranvera unë do ta ndihmoj… dallëndyshes time çerdhen ti ndërtoj…”. Këto vargje kanë mbetur në memorien e saj, pasi ishin gërmat e para që janë gdhendur në historikun e vazhdimësisë së metejshme të krijmarisë poetike. Ajo ka vazhduar të shkruaj parreshtur, por gjithmonë e shkujdesur, pa patur si qëllim publikimin e tyre, deri në vitin 2002 kur ka përgatitur edhe përmbledhjen e parë në dorëshkrim, vetëm për një rreth të kufizuar miqësh, të titulluar “Lot malli”. Pas një pune të gjatë, në vitin 2012 ka botuar librin e parë më titull: “A tradhëtojnë yjet”. Brunilda Gjoni Përvathi, tashmë si poete e dëshmuar, ka marë pjesë në shumë evenimente kulturore të organizuara në qytetin e Lezhës e më gjerë. Për më tepër ajo merret edhe me redaktimin e poezive. Ka redaktuar përmbledhjen me poezi: “Do ti mbledh…” të poetit Mërgim Osmani, si dhe po punon në redaktimin e librit të tij të dytë. Poetja Brunilda Gjoni Përvathi, këto ditë është duke përgatitur librin e radhës, i cili shumë shpejt do të jetë në duart e lexuesve.

MOS MË FOL…
mos më thuaj ‘shko e fli’ se s’kam gjumë..
me lotët do flas …natën do e zgjoj…
dhimbja të më kërkoj falje …e të qaj si unë
dua t’ja shoh dhimbjen….si mua… ajo
mos më thuaj vishu se është “freskët” do ftohesh
shpirti s’ka ftohtë se i ftohtë është… ka kohë dridhur
fustanin do ta zhvesh mbi shtrat do ta hedh….
në trup të ngrij akulli … prej lotëve hidhur…
mos më thuaj… natën e mirë ..nuk kam gjumë..
nata e ftohtë përqafuar më mban… shrenguar
në pasqyrë shoh veten e ty… kaq të huaj

***
I KUJT ËSHTË KY MËNGJES???

E prita mëngjesin zgjuar …tek ulej në prehrin tim.
Sy lodhur shihja dritat e yjeve që fikeshin në qiellin e largët.. Dalldisur nga vapa .. zbuluar trupi im..
Kërkonte mëngjeset…dikur humbur…në gjumë të thellë.
I kujt është ky mëngjes???
Lakuriq mbi shtratin tim po futet bashkë me mua..
Xhamat e dritares i ka puthur me të ëmblën vesë….
Si i çmendur kërkon të më dehë…edhe pse jam grua..
I kujt është ky mëngjes ??
Nën mjegullën e bardhë s’po mundem të shohë..
As sytë e përgjumur as trupin nën mbulesë..
Është vetëm hija jote.. len tek unë.. eh sa kohë
Eh sa mëngjese kanë ardhur dhe ikur …
Mua më gjenin…më linin sy mbyllur..

***
ZGJOHU…

kam ardhur të luaj me ty..
atje në bregun e humbur ku dhe piratët kanë frik të vijnë..
Me të bukurin fustan do t’ua lë dallgëve dhuratë
nëse nuk e duan… fundi i detit le ta marrë…
Zgjohu.. me fllad erën të luajmë të dy..
të kërkojmë thesaret e shpirtit të humbur kohë më parë…
kështjella gjigande t’i ndërtojmë dashurisë …
Atje ku lumturia të pushtoj lumturinë ….zjarrtë…
zgjohu….mos më ler vetëm
në të bukurin përendim të diellit më përqafo..
.
***
DOLA TË FLAS ME DETIN…

dola të flas me valët e detit..larg shkova
më dhuroj ato ëndrra që dikur mi kish marrë
në breg prita …nuk u mërzita…
vallëzova si siren përmbi valë..
E përqafova detin sa shumë më kish munguar
në breg shkruajta emrin e dashurisë..
Me erën luajta si fëmijë..llastuar.
aty gjeta atë që kisha nevojë..qetësinë
fola me detin gjatë…
E gjumi na mori në krahët e njëri tjetrit…
***
EJA MË MERR SOT

U bëra gati të vij me ty…fustan bardhë
Eja më merr sapo dita të puth natën …në agim
Pritja është lodhur nga ti .. vuan mallë
Mbi kaltërsi qiejsh kërkon dashurit…
eja merre shpirtin tim… është i joti…
kohën ndalë e nëse mund… kthehe pas
pritjen mos e ler të mbytet prej lotit..
vellon ma vish ti … buzagaz..
Eja më merr sot…sot jam e gjitha e jotja.

***
UNË DALLGË DETI

unë dallgë deti valëzuar…
sy larë me ujë kripur…mëngjeseve..
dashurish brigjeve pushuar
puthur…hënë e yje netëve…
unë dallgë deti…trazuar
kaltërsinë e vesh me “gri” kur unë dua..
pafundësisë i jap forcën që kam brenda vetes..
qetësoj shpirtin…kur dashuria është me mua..
unë dallgë…valëzuar..trazuar
stuhi ere …në det të hapur

***
MBI TRUPIN TËND…

Mbi të bukurin trup tëndin, shtriva trupin tim.
Aty humba gjatë..pafundësia më dehu si pije e fortë
Më pëlqenin përkëdheljet…si pa dashje mi jepje..
Ishe i gjithi i imi…aty vetëm unë e ti në tjetër botë..
Mbi trupin tënd këndova melodit e zemrës..dashuruar
Zëri yt puthte zërin tim .. dallgë e lehtë..
Drita e hënës bënte dritë trupave tanë..zbuluar
Kur përqafoheshin zjarrt mbi kuvert..
Natën mbi trupin tënd zgjuar kalova..
Të dy përqafuar pritëm mëngjesin.

***
PO QAN NATA…

Sy lotuar veshur fustan zezë
endet nëpër terr … gjumë harruar..
dashuri të përgjumura … përgjon ..xhelozon..
mbi lakuriqësi trupash hedh vështrime …turpëruar
edhe nata do të bëj dashuri..shpesh qan..
orët e saj ikin pa e pyetur…
ulur përmbi yje a përmbi hënë..
veshur fustan zezë..lutur..

***
ËSHTË VONË

Erdhe??? ku ishe???
Tani po iki unë….
Mos me prit netëve në shtrat…nuk vij
as në ëndërr mos më kërko..në gjumë
erdhe ??? shtegëtar rrugë harruar..
sofër shtruar në tjetër konak..
sot është vonë .. rafti i zemrës është boshuar..
Kthehu atje ku ngopur ishe … në prehër të saj..
pas takave trokitur.. mos e ndiq ikjen time..
me shiun dua të lodroj si atëherë .. fëmijë
nën dritat e rrugës shoh fluturat rreth saj sillen
nuk dua të qaj .. por të thërrasë .. Jam e lirë
është vonë ..shumë vonë për të më thënë mijra fjalë…
mbetur në tjetër kohë..mbetën.

***
DASHURI NË DISTANCË

Nuk di ç’emër ti vë kësaj ndjenje,
Vetëm dashuri nuk mund ta quaj.
Sa pranë, që duken kur bisedojnë,
Kur shihen, të largët, dhe të huaj..

Ashtu si bashkë hëna edhe dielli…
Nga larg shikimet i kryqëzojnë,
Nuk munden ta përpijnë qiellin,
Krahëhapur njëri – tjetrin ta pushtojë.

At’her s’i quhet ndjenja që dhurojnë?
***
UNË DHE SHIU..

Shpesh dal të qaj bashkë me shiun,
Aty unë, por dhe qielli jemi njëlloj.
Që të dy kemi në shpirt re të zeza,
Lotët derdhim mos të na rëndojnë.

Shpesh herë dal dhe eci nëpër shi,
Flas me pikat, mbi supe bien lehtë,
Ata kurrë s’me pyetën për lotët e mi,
Ndoshta kan si unë, të njëjtën brengë…

E dua shiun edhe kur jam e lumtur !
***
EJA

Eja të dy të dehemi me puthje,
Trupat të flasin gjuhën e tyre gjatë.
Të këndojmë dhe ne lajmotivin tonë,
Shoqëruar nga shiu, që bie përjashtë.

Ti eja që të mi fshish – lotët,
Lër të ngopem me frymën tënde si dikur,
Krahë flutur të vallzoj nga dashuria,
Të freskohem, si freskohet burimi mbi gur.

***
TRENI U NDAL

Treni u ndal në stacionin e rradhës,
Ish lodhur, nga vagonat që shkonin pas.
Mezi po priste të fundit vënd qëndrim,
Të pushonte, të prehej, a të flinte pakëz…

Nëpër mjegull lëshonte të njëjtën zhurmë,
Shoqëronte udhëtarët nëpër destinacione.
Ai bënte gjithmonë të njëjtin, të tij ritual,
I hipte, i përshëndeste, i zbriste në stacione…

Më pëlqen të udhëtoj, dhe ritmi i tij prej jehone…
***
NUK DUA

Nuk dua të jem mbretëreshë e kështjellës tënde,
Ku qielli nuk ka ngjyrë e syri im nuk e shikon.
Muret e saj të lartë, të errët më marrin frymën,
Dhe kurora përmbi kokë bukurinë ma shëmton.

Nuk e dua as fronin, as dritën e as përkujdesjen,
Zinxhirat e rëndë nëpër këmbë, unë nuk i duroj.
Brënda kësaj “Kalaje” kam humbur buzëqeshjen,
Jam lodhur për ta gjetur, atje veç qyqja këndon.

Do ta gris mantelin e gjatë, që ti dikur ma veshe,
Hapat nuk mi le ti hedh ashtu si unë vetë dua…
Dua të fluturoj në qiell me krah në male, sheshe,
Larg kësaj jete të mykur, që nuk është për mua.

***
JETË E GËNJESHTËRT

Jetojmë përkohësisht të gjithë në këtë botë,
Gënjehemi me pak lumturi, na duket s’do ketë fund,
Qajmë e qeshim ndonjëherë fare dhe kot,
Fluturojmë me ëndrra shpesh nëpër gjumë.

Heshtim edhe atëherë kur duhet të ulërijmë,
Ngopemi me premtime, që na bëjnë me krah,
Përballemi me gënjeshtrën edhe pse e “dimë”
Luajmë me njëri tjetrin si në një dramë…

Kjo ështa jeta ime, juaja që mbi supe mbajmë!

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura