ÇLIRIMI I PRIZRENIT, MË 13 QERSHOR 1999 (PLANI I UÇK-së I HARTUAR NGA EKREM REXHA, KOMANDANT DRINI)

Pashtriku, 18 qershor 2020: Për çlirimin e Prizrenit rolin vendimtar e kishte operacioni që udhëhiqte me profesionalizëm të lartë ushtarak, Ekrem Rexha Komandant DRINI
â—‹ Më 10 qershor të vitit 1999, në orën 9:00, Komandant DRINI e thirri një mbledhje me të gjithë komandantët e njësiteve në selinë e Komandës së Batalonit të Kabashit të Brigadës 125 dhe me atë rast bëri prezentimin e planit ushtarak, i cili duhej të zbatohej me nguti, ngaqë raportet që vinin nga vëzhguesit e UÇK-së nga terreni, ishin tejet shqetësuese.

â—‹ Në një material eksklusiv të nënshkruar nga Selim Krasniqi, kryetar i Asociacionit të Veteranëve të UÇK-së në Prizren, Lulzim Kabashi dhe Genc Daka të formuar më 9 Qershor të vitit 2000, në mënyrë të detajizuar paraqiten operacionet luftarake përkitazi me çlirimin e Prizrenit, kësaj qendre më të madhe në Kosovë Jugore të udhëhequra nga Ekrem Rexha i njohur si Komandant DRINi tanimë i njerë. Në këtë raport, pos tjerash thuhet se pas nënshkrimit të kapitulimit të ushtirsë jugosllave më 9 qershor të vitit 1999, një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të UÇK-së ishin të përqendruar në Kabash dhe në lokalitet përreth, forca këto që ishin pjesë e Batalonit të Kabashit, të Brigadës 125, nga njësi 123 dhe të asaj 124. Në ato momente vendimtare, këto formacione vepruan nën udhëheqjen e Komandant DRINIT, në cilësinë e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i cili njëherësh është edhe autor i hartimit të planit operacional, të cilin e udhëhoqi për çlirmin përfundimtar të Prizrenit nga forca e ushtrisë jugosllave dhe të njësive paramilitare.
• Cili ishte plani për djegjen dhe masakarimin e popullatës shqiptare gjatë tërheqjes nga qyteti?
Më 10 qershor të vitit 1999, në orën 09:00, Komandant DRINI e thirri një mbledhje me të gjithë komandantët e njësive, në selinë e Komandës së Batalonit të Kabashit të Brigadës 125, dhe me atë rast ai bëri prezentimin e planit ushtarak, i cili duhet të zbatohej me urgjenc, ngaqë raportet që vinin nga vëzhgues të UÇK-së nga tereni ishin tejet shqetësuese. Thuhet kështu, ngaqë sipas një plani të ushtrisë serbe dhe të paramilitarëve çetnik, gjatë tërheqjes së forcave serbe ishte bërë plani që të digjej i tërë qyteti dhe maksimalisht të masakrohej popullata e pabrojtur civile. Një orë pas asaj mbledhjeje, Komandant DRINI i vuri në gjendje gatishmërie njësitë vëzhguese të pararojës, detyrë e të cilave ishte të futeshin në qytet dhe të vendosin kontakte e duhura me njësitet e UÇK-së, të cilat tanimë operonin në paralagjet e Prizrenit. Të nesërmen, pra më 11 qershor të vitit 1999, në orën 13:00, Komandant DRINI ia cakton detyrat komandantëve të njësive dhe nga ai çast fillon zbatimi i operacionit për çlirimin e Prizrenit.

Ja si përshkruhet realizimi i këtij operacioni në këtë raport.
Nga drejtimi i lindjes së qytetit, nën udhëheqjen e shefit të operativës së batalonit të Kabashit, Komandant Genc Daka me një tog ushtarësh fillon marshutën luftarake nga Kabashi në drejtim të vendit “Kopanavodë-Vërbiqan-Novosellë-Prizren, me qëllim të pastrimit të terenit nga paramilitarët serbë, të vëzhgimit të rrugës Prizren-Sredskë-Brezovicë, dhe që pastaj të bashkoheshin me forca kryesore kryengritëse në lagjet”Bazhdarhane”,”Kurilla” dhe”Ralini”. Kjo njësi ushtarake hynë në lagjen “Kurilla” në natën e 12-13 qershorit dhe vendos kontakte me Komandantin e njësitit special të Brigadës 125 Samedin Xhezairi – Komandant “Hoxha”, me komandantin e brigadës 125 Nehat Basha, të cilët atëbotë ndodheshin në lagjen Tusus, pjesa jugore e Prizrenit. Do theksuar fakti se në këtë pjesë të qytetit, ishte edhe njësia luftarake e udhëhequr nga Zafir Berisha, i cili poashtu ishte pjesëmarrës në këtë operacion shpëtimtar për Prizrenin. Nga drejitmi veriperëndimor nën udhëheqjen e zv.komandantit të Batalonit të Parë të Brigadës 125,Selim Morina me një tog ushtarësh filluan marshimin nga Kabashi në Drejtimin e Landovicës duke e bërë “krehjen” e terenit nga Arbana dhe hynë në qytet po në natën në mes 12-13 qershorit. Ndërkaq grupi kryesor ushtarak i udhëhequr nga Ekrem Rexha Komandant DRINI, me shifrën Viktor-1, Selim Krasniqi, shef i shtabit të Brigadës 125, Lulzim Kabashi, komandant i Batalonit të Kabashit të Brigadës 125, Fatmir Lushaku, shef i operativës së Brigadës 124 dhe Remzi Mehmeti, komandant i batalonit të Tretë të Brigadës 123 nga drejtimi verilindor fillojnë marshin drejt zonës Kabash-Skorobisht-Dojnicë-Lubizhdë dhe gjatë ditës së 13 qershorit hyjnë në paralagjen “Jaglenica”.
• Në orët e mesnatës së 13/14 qershorit filloi marshimi përfundimtar drejt Prizrenit nga ana veriore e qytetit në afërsi të kazermës dhe rrugicave të lagjes “2 Korriku”.

Gjatë pastrimit të terrenit në fshatin Skorobisht, gjatë luftimeve të rrepta u vra ushtari Isuf Balaj nga Korisha, deri sa humbjet në anën serbe ishin tejet të mëdha. Pason një ultimatum i njësive të UÇK-së ndaj fshatit Dojnicë, i cili ishte populluar me pakicë serbe, që t’i dorëzonin të gjitha llojet e armëve që i kishin deri në orën 16:00 të asaj dite, kurse forcat serbe në panik e braktisin fshatin duke ikur në drejtimin e Prizrenit. Pas pastrimit të terrenit në Dojnicë, forca të mëdha të UÇK-së në natën e 12-13 qershorit hynë ne fshatin Lubizhdë, në të cilin egzistonin 137 shtëpi serbe, banorët e të cilave ishin të armatosur dhe të mobilizuar. Ata u thyen pas ultimatumit të Komandës së UÇK-së, kurse në ndërkohë u sulmua konvoi i ushrisë serbe në Suharekë nga ana e forcave të Brigadës 123 të udhëhequra nga komandanti Gëzim Hazrolli. Me ç’rast forca serbe pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë ushtarake, kurse duke e parë situatën pa rrugëdalje komandanti serb me shifrën”Çelik”,kërkoi mbrojtje nga KFOR-it italian. Por një ndihmë e tillë nuk u realizua dot. Andaj po ky udhëheqës kërkon nga forcat paramilitare serbe, të cilat ishin të stacionuara në fshatrat Grejkoc, Lutoglavë e Korishë që të qëndronin në ato pozicione për ta mbrojtur nga sulmet e ushtarëve të UÇK-së konvojin e ushtrisë serbe që po tërhiqej.
Me atë rast ata pësonin humbje të mëdha nga sulmet e furishme të cilat filluan nga ora 12:30 deri në orën 14:15 min të ushtarëve të Batalonit të Kabashit, të cilët poashtu ishin të pozicionuara në fshatrat Korishë e Grejkoc. Pra reth orës 14:00 të asaj dite (13 qershor), përkundër urdhërave të pareshtur të komandantit të tyre që i bënte me radiolidhje se duhet të qëndronin patjetër si dhe përforcimeve me 60 trupa shtesë dhe mjete të blinduara, ata pas përleshjeve në mes tyre filluan tërheqjen nga Lubizhda në drejtim të Prizrenit. Pra me atë rast vërehej qartë thyerja morale e tyre, kur e kanë pikasur numrin tejet të madhë të pjesëtarëve të UÇK-së ndonëse ishin 195-200 ushtarë.
Pranë tërheqjes së kolonës së tyre, e cila përbëhej nga 64 automjete ushtarake civile serbe filloi pastrimi i terrenit dhe çarmatosja e elementëve të mbetur serbë sikurse që përfundimisht u vendos e tëra Jaglenica nën kontrollin e forcave ushtarake të UÇK-së.
Po në orët e mesnatës së 13 qershorit, filloi marshimi përfundimtar drejt Prizrenit, nga ana veriore e qytetit në afërsi të kazermës dhe rrugicave të lagjes”2 Korriku”, e pastaj në rrugën e “Dërvarit”, ku u dogjën dy shtëpitë e fundit të shqiptarëve nga paramilitarët serbë që ishte shenjë e një plani ogurzi e që ishte hetuar me kohë nga Komandant DRINI.
Ai me përdorimin e metodave të veçanta taktiko-psikologjike, arriti që në mënyrë efikase t’i paralizojë synimet e planifikuara më parë që në fokus kishin masakrimin e popullatës shqiptare, shkatërrimin e qytetit dhe krijimin e enklavave të cilat ishin paraparë në disa pjesë të Prizrenit si, në zonën industriale të Prizrenit, në lagjen “Ortakoll” dhe në lagjen e Nënkalasë.
Në mëngjesin e hershëm të datës 14 Qershor u vendosën kontaktet e para me komandën e trupave gjermane të KFOR-it
Kështu, në mëngjesin e 14 qershorit forcat e UÇK-së bllokuan çdo rrugë dhe nyje të pjesës veriore të qytetit, me njësitet që i udhëheqte komandanti Fatmir Lushaku, kurse komandanti Remzi Mehmeti i udhëhiqte forcat e koncetruara në lagjen “Durmish Asllani”, ndërkaq pjesa kryesore e forcave të UÇK-së ishte e përqendruar në rrugën “Dërvari” deri në sheshin e “Bazhdarhanës” të udhëhequra drejtëpërdrejt nga Komandant DRINI, i ndihmuar nga Selim Krasniqi dhe Lulzim Kabashi.
Në këtë rast do theksuar faktin se në mëngjesin e hershëm të datës 14 qershor, u vendosën kontaktet e para me komandën e trupave gjermane të KFOR-it, të cilat atëkohë përfaqësoheshin nga koloneli Bescht, me të cilin komandant DRINI zhvilloi bisedimet në ambientet e fabrikës së fijeve sintetike “Progres”, në prezencën e forcave të mekanizuara të brigadës 549 serbe.
Si rezultat i atyre bisedimeve, të nesërmen (më 15 qershor) forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe tërësisht u tërhoqën nga Prizreni para skadimit të afatit të ultimatumit të dhënë nga ana e Komandant DRINIT.
Me këtë rast vlen të theksohet fakti se gjatë operacionit për çlirimin e Prizrenit rolin vendimtar e kishte efekti psikologjik që e udhëhiqte me mjeshtëri dhe profesionizëm të lartë ushtarake Komandant DRINI, ngaqë me shpërndarjen në formacione të vogla të pjesëtarëve të UÇK-së nëpë të gjitha pjesët e qytetit, armiku u hutua tërësisht dhe e kaploi paniku, duke menduar në numrin shumë më të madh të UÇK-së se sa ishte në realitet. Andaj me rastin e kremtimit të lirimit të Prizrenit, ndihet mungesa e madhe e njeriut më meritor të kësaj feste, legjenda e Prizrenit. Por… Prizreni u pasurua me sloganin e tij të famshëm: “Djema mos u ngutni, primitivizmit dhe agresivitetit do ti vije fundi”. Komandant DRINI.
(Botuar në faqen e Facebookut, ‘Ekrem Rexha Komandant Drini’, 10 qershor 2020)
________
Ekrem Rexha Komandant Drini – Çlirimi i Prizrenit
https://www.youtube.com/watch?v=TbSsuMkLAok

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura