DEFORMIMI I HISTORISË SË UÇK-së NGA “KOMANDANTËT” MEGALOMAN! (VIDEO)

DEFORMIMI I HISTORISË SË UÇK-së NGA “KOMANDANTËT” MEGALOMAN! (VIDEO)

Madhështia e luftës së UÇK-së qëndron në realitetin e zhvilluar gjatë luftës, jo në sajesa e gënjeshtra të qëndisura pas luftës!

Nga Sheradin Berisha, facebooku 17 Nëntor 2023

Pas luftës në Kosovë (1998 – 1999) mbi 80% e “komandantëve” dhe të tjerëve rreth tyre, kur flisnin për luftën nëpër tubime përkujtimore, madje dhe kur jepnin intervista të shumta televizive, në gazeta e portale, të cilat i kanë botuar edhe si libra “shkencor”, e zmadhonin (zbukuronin) historinë e luftës, në ato përmasa, sikur UÇK-ja të ishte një ushtri e strukturuar dhe mirëorganizuar në nivelin e ushtrive të shteteve të NATO-s.

Se kjo histori nuk ka ndodhur kështu, sot po të njëjtit “komandantë” që kishin folur e shkruar për 20 e ca vjet rresht pasluftës, gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë (kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit), po thonë se UÇK-ja nuk ishte e organizuar as e strukturuar në nivelë vertikal e horizontal, se kontroll mbi territorin kishte si “larat e Leopardit”, dhe mbi të gjitha SHP i UÇK-së më shumë ishte fiktiv se sa real!

Dhe këta “komandantë” megaloman (mendjemadh) si Sadik Halitjaha (që po dëshmojnë në këtë proces gjyqësor), së bashku me avokatët, për ta mbrojtur e zhveshur Hashim Thaçin nga përgjegjësitë e tij (si shef i Drejtorisë Politike), gjithë përgjegjësinë politike e vendimmarrëse po ia adresojnë “idolit” të tyre Adem Demaçit, (i cili nga 26 korriku 2018 nuk jeton më)! 

Realisht procesi gjyqsor në Hagë po e rishkruan historinë e luftës së UÇK-së, përkundër deklarimit të Hashim Thaçit dhe të ndonjë tjetri rreth tij, se lufta e UÇK-së nuk mund të rishkruhet, as të tjetërsohet!

Për të mësuar faktin se, Hashim Thaçi me “komandantët” e sojit të tij, e kanë stërzmadhuar rolin e tyre në këtë histori, ju ftojë në vijim të lexoni:

PROKURORI ALEX WHITING: “HASHIM THAÇI ERDHI DISA HERË FSHEHURAZI NË HAGË DHE MOHOI ROLIN E TIJ NË LUFTË! THAÇI KA THËNË: SHTABI I UÇK-së EKZISTONTE VETËM NË LETËR” (VIDEO)

Presidenti Hashim Thaçi nuk e kishte pranuar asnjëherë se është intervistuar nga Gjykata Speciale, deri në korrik të këtij viti, kur udhëtoij publikisht për të dëshmuar për disa ditë rresht në Hagë.

Mirëpo, kjo nuk ka qenë hera e parë që Thaçi kishte udhëtuar për në Hagë për t’u intervistuar.

Ndonëse nuk e kishte pranuar asnjëherë publikisht, sipas dokumenteve të publikuara nga ana e Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi kishte udhëtuar në Hagë edhe më herët.

Në raportin e publikuar nga ana e Gjykatës Speciale për kërkesën për arrestim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori ka përmendur një intervistë të Thaçit dhënë për televizionin T7, më 1 prill të 2020, kur kishte deklaruar se nuk është intervistuar nga ana e Gjykatës Speciale.

“Nuk jam marrë në pyetje, por është krejt normale me m`u bo ftesa. Edhe nesër me ardhë ndonjë ftesë, nuk është shqetësim imi. Janë intervistuar rreth 220 njerëz, nuk është fare problem”, ishte shprehur Thaçi.

Në raportin e hartuar nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar citohet kjo deklaratë e Thaçit, duke thënë se : “Thaçi flet nëse ai ishte intervistuar nga Dhomat e Specializuara. Thaçi në fakt ishte dorëzuar në një thirrje të SPO-së më 17 nëntor 2019 dhe u shfaq për herë të parë në Hagë për intervistë më 12 Dhjetor 2019”, thuhet në kërkesën për arrestimin e tij.

Tutje, ai ishte shprehur se nuk është ‘evlia’ për të ditë nëse do të intervistohet apo jo, kur ishte pyetur se pse nuk është ftuar ende.

“Unë nuk jam evlia me ditë a intervistohem apo jo, por nëse më vjen ftesa, do t’i përgjigjem pozitivisht edhe unë”, ishte shprehur Thaçi në intervistën dhënë për Televizionin 7.

Thaçi nuk kishte pranuar se ishte intervistuar nga Specialja as kur ishte pyetur në konferencë për media, më 4 mars të 2020.

“Nuk jam intervistuar, as në Prishtinë as në Vjenë”, kishte deklaruar Thaçi më 4 mars të 2020.

Por çfarë kishte publikuar ish presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook, më 12 dhjetor, ditën kur ishte intervistuar në Hagë?

Më 12 dhjetor kur Presidenti Thaçi, sipas të dhënave të publikuar nga ana e Gjykatës Speciale kishte dëshmuar në Hagë, në profilin e tij në Facebook, ai kishte ndarë një aktivitet të tijin që e kishe bërë në Prishtinë.

Në këtë datë (12.XII.2019), Thaçi kishte dekoruar Fehmi Shaqirin me çmimin “Mjeshtër i Merituar”.

Nuk dihet nëse aktiviteti për të dekoruar Fehmi Shaqirin ishte bërë ndonjë ditë më herët apo Thaçi kishte udhëtuar për në Hagë pasi kishte kryer dekorimin e Shaqirit.

Ndërsa me 13 dhjetor, vetëm një ditë pas intervistimit nga ana e Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi bashkë me ish zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacollin kishin udhëtuar për në Monako, ku ishin takuar me Princin e Monakos, Princin Albert II. (Burimi: Ish-Presidenti ishte intervistuar në Hagë në dhjetor të 2019-ës , e kishte mbajtur sekret vizitën në Speciale, Zëri, më 21. 11. 2020)

***

Prokurori Special, Alex Whiting: Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë dhe mohoi rolin e tij në luftë – “Shtabi i  UÇK-së ekzistonte vetëm në letër” (VIDEO)

Kosova News, më 3 prill 2023

Pas fazës hyrëse të gjykimit dhe deklarimit nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë i Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Kransiqi se janë plotësisht të pafajshëm, prokurori i specializuar, Alex Whiting, ka nisur deklarimin e tij.

Prokurori i Specializuar ka sqaruar se rasti ndaj ish-katër krerëve të UÇK-së ka të bëjë me ta, e jo me gjithë UÇK-në.

Prokurori i specializuar, Alex Whiting, gjatë seancës tha se Thaçi kishte shkuar disa herë fshehurazi në Hagë dhe ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Whiting tha se Hashim Thaçi kishte mohuar rolin e tij në luftë dhe gjithashtu edhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së duke thënë se ai ekzistonte vetëm në letër.

“Gjatë hetimit të kësaj çështje  Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’iu thënë prikurorëve të ZPS-së intervistë të videoinxhizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s. z.Thaçi  pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të 98-s, dh edhe pas  kësaj date  ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme ato bien ndesh edhe me vetë deklaratat që z.Thaçi ka dhënë herë të tjera me deklarata e disa të akuzuarve dhe nga provat e shumta  që do të paraqiten në këtë gjykim ”, shtoi ai.

Prokurori Special iu drejtuar gjykatës që t’i bëjnë vetes disa pyetje se pse z.Thaçi po e mohonte rolin e tij gjatë luftës dhe me këtë çfarë po përpiqej të fshihte?

“Ndërkohë që do të dëgjoni provat që do të paraqiten gjatë gjykimit i nderuari gjykatës  ju sugjeroj t’i bëni vetes këtë pyetje: përse z.Thaçi erdhi këtu në Hagë dhe bëri këto pretendime të rreme sa i takon rolit të tij gjatë luftës lidhur me UÇK-në nga se po donte të largohej çfarë po përpiqej të fshihte?” tha ndër të tjera prokurori special Alex whiting.

(Burimi: “Prokurori Special: Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë dhe mohoi rolin e tij në luftë – “Shtabi i  UÇK-së ekzistonte vetëm në letër” (VIDEO), Kosova News, më 03. 04. 2023)

Dëshmi: flet Prokurori i prokurorisë special, Alex Whiting, më 03.04.2023: “Pse zoti Thaçi bëri pretendime të rreme”…

https://youtu.be/Hb_cT4_yzyA?si=LbKYnvI5SqG2TEsT

_____

Ilustrimet: video + foto e prokurorit special, Alex Whiting dhe dëshmitari Sadik Halitjaha:

https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10223447621155111/1394588974789089

_____________________

Nga arkivi i facebookut më 25 Nëntpor 2020

GËNJESHTRA E HASHIM THAÇIT! “NUK JAM INTERVISTUAR AS NË PRISHTINË, AS NË VJENË – NGA DHOMAT E SPECIALIZUARA”

Nga Sheradin Berisha, FB, më 25. 11. 2020

“Kush ka gënjyer një herë, mbetet i dyshuar përherë” – George Herbert (1593 – 1633)

Hashim Thaçit nuk ka pranuar asnjëherë se është intervistuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) në Hagë, para datave 13-16 korrik 2020.

Por, sipas dokumenteve të publikuara nga ZPS, Hashim Thaçi në Hagë është intervistuar (është marrë në pyetje) edhe një herë tjetër, më 12 dhjetor 2019!

Në raportin e publikuar nga ZPS me rastin e arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori ka përmendur një intervistë të Hashimit dhënë për T7-shin e Berat Buzhalës, më 1 prill 2020.

Ai me këtë rast ka deklaruar se nuk është marrë në pyetje nga dhomat e speciales. “Nuk jam marrë në pyetje, por është krejt normale me m’u bo ftesa. Edhe nesër me ardhë ndonjë ftesë, nuk është shqetësim imi. Janë intervistuar rreth 220 njerëz, nuk është fare problem”, ka thënë Hashim Thaçi.

Edhe në raportin e hartuar nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar citohet kjo deklaratë e Hashim Thaçit. Aty thuhet: “Thaçi flet nëse ai ishte intervistuar nga Dhomat e Specializuara. Thaçi në fakt ishte dorëzuar në një thirrje të SPO-së më 17 nëntor 2019 dhe u shfaq për herë të parë në Hagë për intervistë më 12 dhjetor 2019”.

Kur është pyetur nga gazetari se pse nuk është ftuar ende, Thaçi ka deklaruar: “Unë nuk jam evlia me ditë a intervistohem apo jo, por nëse më vjen ftesa, do t’i përgjigjem pozitivisht edhe unë”.

Hashim Thaçi edhe më 4 mars 2020 (në konferencë për media) kur ëdhtë pyetur nga gazetarët, nuk kishte pranuar se ishte intervistuar nga dhomat e speciales. “Nuk jam intervistuar, as në Prishtinë as në Vjenë”, ka deklaruar Hashim gënjeshtari!

Hashim Thaçi për ta mbuluar gënjeshtrën e datës 12 dhjetor 2019, pra ditën kur ishte marrë në pyetje nga ZPS-ja në Hagë, në profilin e tij në Facebook, ka postuar një fotografi duke dekoruar Fehmi Shaqirin me çmimin “Mjeshtër i Merituar”.

“Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare. Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare. Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar (më 12.12.2019) Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Poeti i shquar lirik, oratori dhe prifti i Kishës së Anglisë me origjinë nga Uellsi, George Herbert (1593 – 1633) ka një thënie për gënjeshtarët. “Kush ka gënjyer një herë, mbetet i dyshuar përherë”, ka thënë ai.

Hashim Thaçi me këtë gënjeshtër skandaloze i ka vënë një damkë të zezë jo vetëm pozitës së presidentit, por edhe Kosovës si shtet!

Uroj që të mos përsëritet kurrë më në institucionet e Kosovës shembulli i një gënjeshtari me emrin: HASHIM THAÇI!

________________

UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE TË PAPRANUESHME INDIVIDUALE, QË KANË NDODHUR GJATË DHE PAS LUFTËS NË KOSOVË!

***

SHERADIN BERISHA: UÇKA’ja DHE GJYKATA SPECIALE SI PRODUKT I POLITIKËS!

***

SHERADIN BERISHA: KUJT DO T’I SHËRBEJ GJYKATA SPECIALE: POLITIKËS APO DREJTËSISË?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura