DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË DHE VENDIMET POLITIKE TË BEOGRADIT SIPAS DOKUMENTEVE ARKIVORE …

Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë dhe vendimet politike të Beogradit sipas dokumenteve arkivore (burimeve) në Arkivin e Kosovës 

Nga Adem Ademi

Demonstratat masive të marsit-prillit në Kosovë, në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX, të cilat u organizuan nga Lëvizja për Republikën e Kosovës, ishin shkak i ngritjes së çështjes së Kosovës në nivelet më të larta politike-ushtarake të RSF të Jugosllavisë. Nga 1 prilli deri më 6 maj 1981, çështja e situatës politike në Kosovë është trajtuar në mbledhje të mbyllura në Beograd dhe në Prishtinë, po ashtu edhe komunikimi në mes institucioneve të Beogradit dhe Prishtinës ka qenë tepër intern, kurse menaxhimi i situatës politike në Kosovë është dirigjuar drejtpërdrejt nga Shtabi i Lartë Ushtarak i RSFJ-së. Zyrtarëve të lart kosovarë i’u imponu zbatimi iurdhërvendimeve ushtarake nën mmonitorimin e ekipit politik – ushtarak nga federata që ishte instaluar në Prishtinë.

Mbas 6 maji, në të gjitha nivelet krahinore, republikane dhe federative hapet debati publik rreth demonstratave në Kosovës. Debati dhe vendimet kryesore politike për Kosovën u morën në mbledhjet e Kryesisë  së RSFJ – së, në mbledhjet e KQ të LKJ-së.

Tema e situatës politike në Kosovë ështe prezente në kontinentet në mbledhjet e organeve më të larta politike të Kosovës dhe në të gjitha takimet e mbledhjeve të organizatave të tjera shoqërore dhe politike që vepronin gjatë periudhës së sistemit komunist. Këtë më së miri e dëshmon libri i protokollit të mbledhjeve së Kryesisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

Në dosjen e protokollit zyrtar të Kryesisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, gjendet një listë e gjatë e pikave të rendit të ditës ku janë shqyrtuar një varg temash të ndryshme rreth situatës politike dhe ekonomike në Kosovë pas shpërthimit të demonstratave deri në vitin 1990.

Një nga periudhat më të rënda ku është trajtuar ҁ’ështja e Kosovës është periudha  e mbajtjes së mbledhjeve nga 2 prilli deri me 6 mai 1981, ku janë miratuar në rrethana të jashtëzakonshme vendimet e masave politike- ushtarake të derguara nga Komanda e Lartë Ushtarake në Beogradi. Kurse, pas 6 majit e tuje fillon shqyrtimi dhe zbatimi i konkluzioneve politike të dala nga debatet e gjëra politike nga mbledhjet e Komitetit Qendror të RSFJ-së, dhe në Komitetin Qendror të RS të Serbisë.

Në mbledhjet e Kryesisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës është analizuarnë mënyr të gjithanshme situata e përgjithshme politike në Kosovë nga të gjitha fushat. Veqohen materialetdhe raportettë ndryshme periodike nga fusha e e sigurisë, fusha e arsimit, shkencës dhe kulturës dhe informimit.

Sekretari i Punëve të Brendshme të Kosovës ka paraqitur raportet të ndryshme periodike me analiza të zgjeruara rreth situatës së brendshme politike në Kosovë. Raportet periodike janë të rëndësisë së veçantë ngase sqarojnë shumëçka nga puna e SPB-së të Kosovës dhe e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në ndjekjen, zbulimin e aktivistëve të Lëvizjes nëpër periudha  të ndryshme kohore.

Sekeratriat krahinor për arsim, kulturë dhe shkencë ka paraqitur raporte të punës dhe të zhvillimit në fusha e arsimit, kulturës dhe shkencës të Kosovës dhe të procesit të diferencimi ideopolitik. Faktikisht elita intelektuale nga këto fusha po përjetonte periudhën më të rëndë të ndjekjeve politike pas kohës së Rankoviqit .

Nga Sekretariati Krahinor i Informatave (Ministria e Informimit), gjithashtu janë paraqitur raporte me analiza të zgjeruaranga jehona e demonstratave të Kosovës në shtypin vendor dhe në atë ndërkombëtar. Raportet periodike me analiza nga shkrimet e shtypit nga shtypi ndërkombëtar janë fokusuar në tri drejtime: Në analizat e botimeve të shtypit jugosllav rreth shkrimeve të temave nga Kosova. Reagimet e shtypit ndërkombëtar rreth ngjarjeve të Kosovës dhe reagimet e shtypit shqiptar rreth situatës politike në Kosovë.

Ky mal me materiale arkivore shumë të rëndësishme nga fusha të ndryshme politike, arsimore dhe informative të cilat gjinden në Arkivin e Kosovës, ndihmojnë jashtëzakonishtë shumë në ndriçimin e ngjarjeve dhe të zhvillimeve shoqërore dhe politike në Kosovë në periudha të ndryshme si: para demonstratave, gjatë demonstratave dhe pas demonstratave të mars-prillit 1981. 

Veprimtaria e ilegales, 1974-1981

Gjatë shqyrtimin të shkaqeve të shpërthimit të demonstratave të vitit 1981, të gjitha vlerësimet politike janë bazuara në informacione zyrtare që i ka paraqitur Sekretariati Krahinor i Punëve të Brendshme të Kosovës. Një ndër vlerësimit politik është edhe vlerësimi i komisionit shtetëror i nominuar nga KK i Kosovës për shqyrtimin e përgjegjësive  politike të disa figurave të larta politike të Kosovës:“Të gjitha analizat, vlerësimet dhe njohuritë e deritanishme që kemi shpijnë në konkluzionin:

– se armiku nga pozicionet e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar është mirorganizuar në krahinën tonë e më gjerë;

– se armiku ka vepruar nga këto pozicione në mënyrë të organizuar për një periudhë të gjatë: në indoktrinomini e njerëzve, në planin psikologjik-propagandistik, në organizimin dhe paraqitjen e demonstratave armiqësore me përmasa të gjera në disa vende të Krahinës”.

Edhe në konkluzionet e KQ të LK të Jugosllavisë arrihet vlerësim i përafërt politik:“Aksionet kundërrevolucionare në Kosovë janë vazhdim logjik i veprimit kontinuitiv dhe të organizuar nga pozitat armiqësore.  Formulimi është bazuar në raporteve periodike të organeve kosovare rreth aktivitetit politik të ilegales shqiptare.

Përpjekjet shqiptare për ҁlirim janë të hershme, por, kërkesat politike për ngritjen e statusit të Republikës së Kosovës i kishte paraqitur rinia studentore shqiptare në demonstratat e vitit 1968, të njëjtat kërkesa politike u shfaqën edhe në demonstratat e vitit 1981: “Shpërthimet e demonstratave janë vazhdim i veprimtarisë politike të Adem Demaçit dhe grupit politik të tij”.  Në fakt kërkesat politike studentore të paraqitura në demonstratat e vitit 1968, nuk u morën në konsideratë nga pushteti titist. Të njëjtat kërkesa politike për statusin e Republikës së Kosovës, i formuloi, i argumentoi dhe i paraqitipublikishtë elita intelektuale shqiptare gjatë procesit të debatit publik për ndryshime kushtetuese të vitit 1974. Më vonë nën presionin e kërkesave politike studentore dhe të elitës intelektuale shqiptare, udhëheqjes kosovare dhe ajo federative Tito, Kardel, arritën kompromisin politik që Kosova të ketë statusin e autonomisë dhe të bëhet element konstituiv i federatës. Udhëheqja e LK të Kosovës u vetëkënaq me arritjen e Autonomisë së Kosovës dhe pjesëmarrjen e përfaqsimit të Kosovë në të gjitha organet e RSFJ-së, por, me Kushtetutën e vitit 1974 nuk u pajtuan asnjëherë lëvizja për Republiken e Kosovës.

Mos kënaqësitë politike shqiptare morën rrugën e rrezikshme të veprimtarisë ilegale. Në këtë rrugëtim të gjatë dhe të mundimshëm politik kundër pushtetit jugosllav, rrezikun, barrën dhe përgjegjësinë politike për vazhdimin e angazhimit politik ilegal, për ngritjen, shtrirjen e vetëdijes kombëtare, për forcimin e rezistencës kombëtare deri në arritjen e qëllimit politik e merr përsipër ilegalja shqiptare me veprimtarinë e saj politike dhe propagandistike. Lëvizja përpos aktivitetit të saj politik ilegal në Kosovë dhe në trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë, ajo bashkëpunonte mgushtë me përfaqësuesit e ambasadës së Shqipërisë në Evropë, Turqi dhe me diasporën shqiptare në shtetet perëndimore.

Pushteti komunist goditi rinin studentore shqiptare dhe organizatorët e demonstratave të vitit 1968, megjithatë, ilegalja në rrethana të tilla politike të sundimit të ligjit të sistemit totalitar u riorganizua, u konsolidua duke ndërtuar strukturën, platformën dhe strategjinë e saj politike të veprim të mëtejshëm.

Ilegalja veprimtarinë e saj politike e realizonte në disa forma. “Në kushte të këtilla armiku ka vepruar në mënyrë ilegale dhe gjysmilegale”.  Fillimisht aktivitetin e tyre e realizuan nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të ndryshme propagandistike të afisheve, të fletushkave, parullave, gazetave dhe literaturës së ndryshme. “Në këtë vështrim veprimtaria armiqësore mori përmasa të gjera”.  Ilegalja realizonte strategjinë e zgjerimit të veprimtarisë së saj hap pas hapi. “Mirëpo, veprimtaria armiqësore vazhdimisht zgjerohej, ndonjëherë më intensivisht e në disa periudha armiku tërhiqej (1975-1978)”.  Shtrirja dhe zgjerimi i ilegales arriti deri te një numër i konsideruar i elitës intelektuale shqiptare që punonin nëpër institucionet më të rëndësishme të arsimit dhe kulturës në Kosovë e gjetiu. “Në Universitet, në OPGB “Rilindja”, në RTV Prishtina dhe disa institucione të tjera të kulturës, të shkencës, të arsimit, të sportit e tjera, në Krahinë forcoheshin vatrat e veprimtarisë armiqësore”.

Të dy krahët e opozitës shqiptare e përkrahnin në forma të ndryshme kauzën politike kombëtare Kosova Republikë dhe vazhdonin aksionet ilegale. “Duke mos hyrë në tërë historinë e kësaj veprimtarie armiqësore, do të thosha se pas demonstratave të viti 1968, irredentistët dhe nacionalistët shqiptarë aksionet e para të mëdha propaganduese i ndërmorën në vitet 1973-1974”.  Më vonë ilegalen shqiptare i shtohen individ dhe grupe të tjera ilegale që mund të dalloheshin për nga emri apo forma e aktivitetit politik, por, ato nuk dallonin në qëllimin e tyre final politik. Pas ndryshimeve të Kushtetutës së 74- tes, në dosjen e Shërbimit të Sigurimit të Shtetiveçohet vlerësimi përaktivitetin politik të ilegales shqiptare dhe përkrahja e sajnga elita intelektuale shqiptare.Shumica e elitës intelektuale shqiptare në publikishin të kujdesëshum dhe paraqiteshin pasive nëpërkrahjen e kauzës Kosova Republik ngase ishte nën vëzhgimin e rrept të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit. Sidomos nën llupën e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror ishin kuadrot e Akademisë së Shkencave, kuadrot e Universitetit, të Institutit Albanologjik, të Institutit të Historisë e shumë kuadro të tjerë në institucionet kulturore dhe informative të Kosovës. Sipas dokumenteve arkivore që dalin nga vendimet e gjykatave, frymën e lëvizjes ilegale për Republikën e Kosovës e përbënin individë me profesione të ndryshme, si: nxënës, studentë, gazetarë, arsimtarë, profesorë e personalitete të tjera nga fusha kulturësdhe artit.

Sekretariati Krahinor i Punëve të Brendshme të KSA të Kosovës, shtrirjen masive dhe aktivitetin e gjerë politik të grupeve dhe organizatave ilegale shqiptare te masa e gjerë popullore e krahasonte me shpërndarjen e virusit. “Mirëpo, veprimtaria armiqësore vazhdimisht zgjerohej, ndonjëherë intensivisht e në disa periudha tërhiqej (1975-1978). Megjithatë një numër i mirë i grupeve nga këto pozita prej vitit 1968 e këndej u realizua, sidomos prej viteve 1978-1979, kur veprimtaria armiqësore, fillon të zgjerohet si “epidemi”. Kurse, punën, aktivitetin profesional të elitës intelektuale shqiptare dhe heshtjen e tyre politike në institucionet publike e vlerësonte si opozitë nën hijen e Lidhjes Komuniste.

Shërbimi i Sigurimit Shtetëror me të gjith potencialin e kadrovik dhe mekanizmate saj bënte përpjekje maksimale për tu infltruar dhe zbulimin veprimtarinë e organizatave ilegale shqiptare. “Në vitin 1979 Shërbimi i Sigurimit Shtetëror erdhi tek të njohurit fillestar mbi ekzistimin dhe veprimin e disa grupeve ilegale armiqësore, të organizuara në formë të treshit, që me anë të aksionit të shkrimit dhe të shpërndarjes së parullave dhe të afisheve paraqiteshin gjithnjë e më shumë”.  Kurse më vonë, “Kah mbarimi i viti 1978 dhe fillimi i vitit 1980 u bë siç e cekëm depërtimi më i madh në zbulimin e grupeve të ndryshme ilegale. U konstatua ekzistimi i “lëvizjes” në pozitat e nacionalizmit dhe të irredentizmit shqiptar në vend, që kishte udhëheqjen e vet me emrin “Komiteti Qendror”. Tre anëtarë të këtij “KQ” u burgosen e dy ikën”.  Ky aktivitet politik intensiv i ilegales shqiptare gjatë vitit 1978-1979 lidhet drejtpërdrejt edhe si kundërpërgjigje ndaj bisedimeve të mbyllta politike trepalëshe Serbi-Kosovë-Vojvodinë rreth ndryshimeve të Kushtetutës së vitit 1974. Bisedimet janë zhvilluar nën trysninë politike nacional-shoviniste serbe dhe sipas platformës politike shtetërore serbe “Libri i Kaltër”. Gjersa politika shtetërore serbe bënte presion politik deri në federatë për ndryshimin dhe zhbërjen e kushtetutës së Kosovës, në anën tjetër ilegalja shqiptare nëpërmjet aktivitetit të saj politik propagandistik kërkonte ngritjen e statusit të Kosovës.

Pas zgjerimit dhe shtrirjes së grupeve ilegale te masa, ilegalja fillon fazën tjetër të aktivitetit politik të komunikimitzyrtar me institucionet krahinore. “Materialet e shumta anonime me përmbajtje armiqësore që nga ana e të ashtuquajturës “Partisë Marksiste-Leniniste Komuniste të Shqiptarëve të Jugosllavisë” u dërgoheshin disa funksionarëve dhe institucioneve të Krahinës”.  Diku “Kah fundi i vitit 1979, me masa të ndryshme ishin përfshirë rreth 600 persona, e kundër 58 sish u ngritë procedurë penale dhe u argumentua përgjegjësia e tyre penale. Për shkak të qëndrimit të marrë në Pleqësinë Federative të Mbrojtjes së Rendit Kushtetues, gjithsej 20 sish u nxorën para gjyqit. Pas realizimit të këtij aksioni, nuk kishte edhe mundësi të mjaftueshme për mbulimin dhe përcjelljen e atyre që ishin përfshirë me ndjekjen penale. Armiku, atëherë, para sëmurjes së shokut Tito, ishte i penguar, por nuk u mund, prandaj vazhdimisht organizohej, kurse Shërbimi nuk dispononte me të dhëna dhe njohuri konkrete, sidomos për organizatorët kryesorë të veprimtarisë armiqësore.

Shërbimi i Sigurimit Shtetëror ka qenë i paralajmëruar, i informuar në nëntor dhe dhjetor 1980, janar dhe shkurt 1981 mbi përgatitjet e aksioneve armiqësore të përmasave të gjera”.

Për përgatitjen e ngjarjeve në Kosovë kishin biseduar ndërmjet veti disa figurave të larta politike të RSFJ-së. “Para tetë ditësh në Sekretariatin Federativ të Punëve të Brendshme ka ardhur deri te vlerësimi se në Kosovë po përgatitet diçka, por nuk ka pas informata se do të ndodhin demonstratat. Për këtë vlerësim Franjo Hrleviq ka biseduar me kryetarin e Kryesisë së RSFJ-së, Cvijetin Mijatoviqin, dhe kryetarin e Kryesisë së LKJ-së Llazar Mojsovin”.

Destabilizimin politik të Jugosllavisë e kishte paraparë edhe faktori ndërkombëtar. Institucionet jugosllave ishin paralajmëruar disa herë nga Shërbimet Inteligjente për mundësinë e destabilizimit të situatës politike në Jugosllavi me theks të veçantë nga Kosova. “Ju kërkoj falje në qoftë se i përsëris disa të dhëna të njohura, ngase disa herë kjo problematikë është shqyrtuar në disa forume. Kur kërkojmë historikun e veprimtarisë në Kosovë, neve disa herë që nga viti 1977 e më tej na është tërheq vërejtja nga shërbimet inteligjente, në radhë të parë nga vendet perëndimore, posaçërisht nga Italia dhe SHBA-ja se Jugosllavisë do t’i ekspozohet destabilizimi dhe destabilizimi do të fillojë nga Kosova”.

Pas komunikimit të ilegales me institucionet kosovare dhe ato federative, në fazën tjetër përfaqësuesit e ilegales shqiptare morën hapin tjetër shumë të rëndësishëm politik dhe historik. Ata marrin përgjegjësinë politike për organizimin e demonstratave dhe ofruan ofertën politike dhe afatin për bisedime politike në mes opozitës shqiptare dhe Kryesisë së RSFJ-së, rreth çështjes së Kosovës.

Forumet e larta politike serbo-sllave në Beograd kanë analizuar materialin e dërguar nga ilegalja në maj të vitit 1981, por, nuk janë përgjigjur ilegales shqiptare për bisedime politike asnjëherë. Ilegalen shqiptare, elitën intelektuale shqiptare e ka ndjek politikisht, e ka dënuar e ka izoluar, e ka injoruardhe nuk e ka llogaritur asnjëherë forcë politike për bisedime deri në vitin 1999, kur u detyruan të zhvillojnë bisedimet në Rambuje me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

Shpërthimi i demonstratave, mars-prillit ‘81

Dita e mërkurë e 11 marsit të vitit 1981, për shumicën e qytetarëve të Prishtinës ishte një ditë e rregullt sikur çdo ditë tjetër pranverore. Por, nuk ishte ditë e rregullt për një pjesë të studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe për përfaqësuesit e organizatave ilegale, për këto dy forca ishte një datë historike e caktuar për fillimin e një ngjarje të madhe politike dhe për fillimin e një epoke të re politike në historinë e përpjekjeve të popullit shqiptar për çlirimin nga sundimi i pushtetit pansllavist i cili realizonte politika diskriminuese ndaj popullit shqiptar. Në Prishtinë, në mbrëmje kafenetë sidomos çajtoret dhe korzo gjallëroheshin nga qytetarët. Edhe nga aspekti i qetësis publike “Ajo mbrëmje në Prishtinë i ka ngjarë shumë netëve të mëhershme, gjersa nga drejtimi i Kuvendit të Kosovës u dëgjua zhurma jo e rëndomtë e që buçiste korzo e Prishtinës. Tani veç edhe për vëzhguesit më të rëndomtë ishte e qartë se diçka po ndodh”, në rrugët e Prishtinës. Ngjarjeve “U paraprinë marrëveshja dhe plani i detajuar i irredentës. Një ditë para trazirave, më 10 mars 1981, në dhomën 310 në konviktin e studentëve numër 3 në Prishtinë, u takuan grupe të organizatorëve ilegalë. Atëherë janë marrë vesh, trazirat të fillojnë me inskenimin e pakënaqësive për shkak të ushqimit të dobët, ngase për këtë shkak do të tërheqin me shumë studentë. Marrëveshja ishte precize. Aksioni duhet të fillonte të nesërmen më 11 mars në ora 19:00, para fillimit të darkës. Trembëdhjetë pjesëmarrës të kësaj mbledhje ilegale mori detyrat, secili të angazhohej personalisht për të mbledhur një numër sa më të madh të pjesëmarrësve për aksion. Përfitimi i përkrahësve për ditën e trazirave u krye gjatë natës. Menjëherë para fillimit të trazirave, grupi ka mbajtur mbledhje urgjente për të verifikuar se a po shkojnë përgatitjet sipas planit. Organizimin, përzgjedhjen e kohës së darkës, fillimin e aksionit dhe për paraqitjen e kërkesave ekonomike për fazën e parë të shpërthimit të demonstratave ecnin dhe pranoheshin perfekt tek studntët. “Qëllimi kryesor ishte që secili prej nesh të njoftojë dhe organizojë sa më shumë studentë që të nesërmen, më 11 mars në orën 19:00, të fillohet me demonstrata dhe si motiv për fillimin e tyre ta kemi mensën, përkatësisht kushtet e të ushqyerit aty, ku pritej shumë gjatë për të ngrënë pasi aso kohe Universiteti i Prishtinës kishte rreth 50 000 studentë dhe kishim telashe. Jemi marrë vesh që kërkesat tona duhet të jenë ekskluzivisht me karakter ekonomik e social, sepse për kërkesat e natyrës politike do të mund të vendosim vetëm pas rrjedhjes së protestës dhe shkallës së masivizimit të saj, 200 vetë e lëshojnë mensën dhe dalin në rrugë, pastaj bëhen disa mijëra”.  Siç ishte planifikuar nga grupi i studentëve të konviktit nr. 3,  demonstratat shpërthyenë në orarin e planifikuar. Disa studentë si Bahrija Kastrati, Abdullah Tahiri e disa kolegë të tjerë të tyre, filluan t’i hedhin pjatat në shenjë revolte, filluan të bërtasin “Kushte, kushte”. “Grupi filloi të dali jashtë duke brohoritur zëshëm parullat. Pas kësaj, grupi i përmendur doli jashtë restorantit, u tubua para restorantit dhe u drejtua nëpër rrugën “Ramiz Sadiku” në drejtim të Fakultetit Teknik. Në atë kohë, ishin në grup rreth 200-400 studentë. Rreth orës 19:30, demonstruesit marshuan rrugës “Marshall Tito”. “Ndërsa, ishte duke ecur në rrugën “Ramiz Sadiku” dhe “Marshalli Tito”, këtij grupi iu bashkuan edhe 100 studentë të tjerë. Në të ecur prej Kuvendit të KSA të Kosovës e deri te ndërtesa e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, demonstruesit lëshonin njëzëri parulla në gjuhën shqipe “Kushte”, kurse para ndërtesës së Komitetit Krahinor të LK të Kosovës edhe “Ushqim”. Në atë kohë, si zakonisht, në korzo para ndërtesës së Komitetit Krahinor të LK të Kosovës ishin shumë shëtitës, kryesisht njerëz të rinj, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme”, pastaj shtohen kërkesa tjera nga rinia studentore “Duam vepra dhe jo fjalë”… “Deri kur në podrume” dhe të ngjashme”.  Por, derisa ky grup synonte të tërhiqet drejt konvikteve studentore, në dhomat e tyre të fjetjes nga ana tjetër, “Erdhi grupi tjetër prej më se 200 studentësh e cila duke parakaluar rrugёs “Ramiz Sadiku”, thërriste “Duam shokët” . Pas intervenimit të policisë ndaj demonstruesve, numri i demonstruesve u rritë dukshëm. “Nё rrugё ishin mё shumë se 4 000 vetë”.

Diku pas orës 14:30, pas ndërhyrjes brutale të policisë ndaj demonstruesve, kryeqyteti filloi të qetësohet. “Para shpërndarjes së demonstruesve, organizatorët u folën demonstruesve për vazhdimin e angazhimit në organizimin dhe shtrirjen e demonstratave edhe nëpër qytete tjera. Porosia e organizatorëve gjeti përkrahjen e shokëve të tyre duke zgjeruar aktivitetin politik në qytete të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj. Më 13 mars në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë në derë u gjetën parulla të shkruara me përmbajtje armiqësore. Po ashtu. Më 17 mars në qendrën shkollore “Jovanka Radivojeviq-Kica” në Prizren, në një bankë të një klase e gjetën një letër të shkruar në 5 faqe, me makinë shkrimi në gjuhën shqipe me përmbajtje nacionaliste-irredentiste. Kjo letër përmbante tri pjesë: “Liria”, “Ne dhe ju”, dhe “Do të ngritemi”, si dhe në tekst theksohet se ka ardhur fundi i robërisë në Kosovëdhe “Po ndizet flaka e revolucionit”. Gjithashtu në Internatin e nxënësve dhe studentëve të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren u gjetën tri kartolina në të cilat është shkruar “Rroftë Kosova-Shqipëria”, “Rroftë Enver Hoxha: studentë, nxënës, populli i Kosovës përpara  e tjera”.

Prizreni më 25 marsi bashkangjitet demonstratave në përkrahje të kërkesave të studentëve nga kryeqendra. “Më 25 mars 1981 kah ora 11:50 në oborrin e përbashkët të Shkollës së Lartë Pedagogjike dhe të Akademisë Pedagogjike në Prizren erdhi një grup prej 20 deri 30 nxënësish të shkollave të mesme dhe studentë, hyri në ndërtesë të Shkollës së Lartë Pedagogjike, duke lëshuar parulla “Kushte”. Mensa dhe konvikti i studentëve në Prishtinë ishin vendbanim dhe vendtakim i përshtatshëm për shumicën e studentëve kosovarë. Grupi i studentëve organizues këmbëngulnin të vazhdonin iniciativën në organizimin e demonstratave me kërkesa politike. Në Prishtinë grupi prej 20 studentëve, pas orës 22:00 kanë hyrë me këngë në Qendrën e Studentëve nr. 3. Atyre ju bashkëngjiten edhe një numër i studentëve, të cilët prishën rendin. Pas intervenimit të drejtorisë, ata kërcënuan se do të barrikadohen në konvikt dhe do të vazhdojnë t’i paraqesin kërkesat lidhur me standardin e studentëve”.

Të nesërmen në mëngjes “Mё 26 mars, diku kah ora 6:00 e mëngjesit njё grup studentёsh paraqiten nё aksion”. Grupi i studentëve në ora 6:00 bllokoi konviktin e studentëve nr. 3, duke kërkuar bisedime me personalitete të caktuara të Universitetit dhe me disa udhëheqës të shquar politiko-shoqërorë të Kosovës duke theksuar se në rast të kundërt nuk do ta lëshojë askënd brenda dhe se do të dalin masivisht në demonstrata. Në bazë të disa indikacioneve që i kishim gjatë natës së mëparshme për përgatitjet e mundimshme të disa trazirave të studentëve, e edhe në kuadër të angazhimit vijues në bazë të programit të aktivitetit që ishte aprovuar pas demonstratave të studentëve nga 11 marsi, një grup aktivistësh të komunës së Prishtinës dhe një numër mësimdhënësish dhe rektori i Universitetit u angazhuan menjëherë, i bllokuan të tri konviktet dhe vepruan në radhët e studentëve të tubuar për t‘i larguar nga demonstratat dhe nga incidenti. Organizatorët e drejtpërdrejtë të demonstratave i ftuan studentët që të dalin në platonë para konvikteve të studentëve, ku u takuan në fillim 400-500 sish, e pak më vonë afro 1 000 studentë. Këtu, ndër studentët, vazhdoi aktiviteti i kuadrove të Universitetit të Prishtinës, të cilëve iu bashkuan edhe një numër kuadrosh nga Krahina. Organizatorët e kësaj trazire në bazë të përgatitjeve të mëparshme filluan biseda rreth kushteve të jetës dhe të punës së studentëve, duke bërë krahasime me kushtet në qendrat e tjera universitare. Ata paraqitnin kohë pas kohe kërkesa që “të lirohen shokët e tyre prej burgu”. Diku kah ora 8:00 studentët filluan t’i bojkotojnë bisedat. Megjithëkëtë, kuadrot theksonin se për këto probleme duhet biseduar në mënyrë normale, adekuate, por njëkohësisht jepnin shpjegime në lidhje me kushtet e jetës dhe të punës së studentëve, me masat dhe përpjekjet që jemi duke i bërë për përmirësimin e standardit dhe theksonin se askush prej shokëve të tyre nuk gjenden në burg. Kur organizatorët e këtij aksioni “i shterën” të gjitha temat sociale, për të cilat morën përgjigje prej kuadrove tona, filluan t’i bojkotojnë bisedat dhe të paraqesin çështje të tjera me karakter politik, e jo social. Kah ora 12:40 filluan të lëshojnë edhe parulla me përmbajtje armiqësore, duke ngritur një numër transparentësh.

Parullat dhe transparentët kishin këtë përmbajtje: “Bashkim”, “Trepça punon për të tjerët”, “Rroftë klasa punëtore”, “Kushte më të mira”, “Rroftë populli vëlla shqiptar”, “Jemi shqiptarë, e jo jugosllavë”, “Kosova është e jona”, “Kosova e kosovarëve”, “Bashkimi i viseve shqiptare”, “Të dënuarit politikë të kthehen në Kosovë”, “I kërkojmë shokët e burgosur”, “Republikë” e të tjera. Kah ora 13:30 një grup i konsiderueshëm studentësh tentoi të depërtojë në drejtim të qendrës së qytetit me qëllim që t’i pengonte manifestimet me rastin e pritjes së stafetës së rinisë, por u pengua nga ana e forcave të sigurimit. Ky grup nuk deshi të shpërndahet, e as nuk pranoi biseda në Universitet, por filloi t’i gjuajë forcat e sigurimit me gurë dhe me sende të tjera, duke tentuar të shpërthente bllokadën. Një student demonstrues shtiu me armë zjarri, por nuk e qëlloi askënd. Pas lëshimit të këtyre parullave dhe tërheqjes së aktivistëve tanë, një numër i konsiderueshëm studentësh të tubuar u larguan nga ai tubim, kështu që mbetën nja 400. Komiteti i Mbrojtjes së Përgjithshme Popullore dhe i Vetëmbrojtjes Shoqërore të KSA të Kosovës duke vlerësuar karakterin armiqësor të demonstratave dhe për ta penguar daljen e demonstruesve në rrugët e qytetit vendosi që njësia e milicisë, që ishte caktuar më parë, ta përdorë gazin lotsjellës, e kjo edhe u zbatua. Në saje të efektit të mjeteve kimike grupi u shpartallua, por më vonë prapë u tubua në një terren më të gjerë të kompleksit të studentëve. Kah ora 16:30 organizatorët e demonstratave u prinë studentëve të tubuar kah njësia e milicisë, duke i gjuajtur policinë me gurë, me qëllim që ta shpërthenin rrethimin dhe të drejtoheshin kah qendra, ku mbaheshin manifestime me rastin e pritjes së stafetës së rinisë.  “Nё Prishtinё, mё 26 mars 1981, ishte planifikuar ardhja e njohur si e stafetёs sё Titos. Sipas tubimit tё hershëm tё studentёve nё Qendrёn Studentore, pёr organet e sigurisë ishte e ditur se atё ditё do tё ndodhё diçka. Rreth orёs 7:00 nё plato rreth konviktit tё studentёve u tubuan mё se 500 studentё, pas gjysmё ore u shtua njёfishi i studentёve prezent”.

Njëzëri “Studentët filluan tё brohorasin parullat: “Kosova Republikë”, “Ne jemi shqiptarë e nuk jemi jugosllavë”, “Bashkim me Shqipërinë”, “Poshtë revizionizmi jugosllav”  e tё tjera. Pastaj diku “Rreth orёs tre tё pasdites, një grup studentësh të tubuar përpara platos sё konvikteve, prej tyre afёr 300 vetё tё rinj dhe tё reja me parulla tё shkruara ecnin rrugës kryesore të qytetit. Njё nga demonstruesit u ngrit nё shtyllën elektrike, mori flamurin shqiptar nё dorё, kurse flamurin jugosllav e futi nёn këmbёt e tij, përball ndërtesës sё Radio Prishtinës”.

RS e Serbisë urgjentisht kishte mobilizuar forca të shumta policore nga disa qytete të saj, i kishte stacionuar në një qytet të afër të kufirit me Kosovës më 11 mars, më 26 mars dhe para shpërthimit të demonstratave më 1 prill. Forcat policore serbe pritnin lejen nga organet e Kosovës për të hyrë dhe për të intervenuar ndaj demonstruesve. Organet e Kosovës nuk lejuan hyrjen e forcave serbe deri më 1 prill, kur edhe u aktivizua plani politik ushtarak i federatës jugosllave “Rubin 81”. Kurse, Sekretariati Federativ dërgoi përforcime policore në Prishtinë si: njësinë speciale dhe njësinë e policisë së bashkuar. Çdo intervenim i tyre ishte më brutal se tjetri ndaj studentëve shqiptarë.

“Demonstruesit u tërhoqën kah mensa e studentëve, pёr t’u përgatitur pёr sulmin kryesor, qё tё pamundësonin pritjen e stafetës sё rinisë, e cila ishte paraparë qё tё vijё nё Prishtinё kah ora 18:00”.  Njё orë mё herët policia kishte intervenuar te mensa e studentёve duke përdorur trupa tё shumta policore dhe mjetet e tyre. Përkundër intervenimit agresiv tё njësisë speciale tё SFPB pёr tё shtypur masën e studentëve. “Njё grup prej 15 personash u munduan qё nёpёrmjet Fakultetit Juridik tё futet nё qendër tё qytetit ku mbahej mitingu pёr stafetën e rinisë, ku e pritnin më se 40 000 mijë qytetarë. Ky grup me flamuj shqiptarë të ngritur në krye, arriti të mbërrijë disa qindra metra afër binës”.  Studentët kishin për qëllim pengimin e pritjes së stafetës, defilimi me parulla përball udhëheqjes, policisë dhe qytetarëve të pranishëm. Intervenimi brutal i policisë ua pamundësoi studentëve prishjen e manifestimit qendror të pritjes së stafetës. Intervenimi brutal i policisë së ardhur nga Beogradi krijoi bilancin: 32 studentë pësuan lëndime dhe 21 u burgosën.

Në demonstratat e 26 marsit policia federative nëpërmjet dhunës së tepruar arriti të ndalojë ritmin e demonstratave studentore nëpër rrugët e Prishtinës, por nuk arriti ta mposhtë vullnetin dhe synimet e studentëve në mobilizimin, masivizimin dhe shtrirjen e demonstratave masive në tërë Kosovën dhe në disa vise shqiptare.

“Nga demonstratat e 26 marsit deri mё 1 prill 1981, karakterizohet periudhë e shkurt kohore në përpjekjet e grupeve, organizatave ilegale dhe grupet studentore shqiptare, qё të sensibilizojnë popullatën shqiptare nё çdo lagje të qyteteve, fshatrave dhe vendbanimet tjera shqiptare në organizimin e demonstratave masive dhe të fuqishme kundër pushtuesit shekullor serb. Jehona e ftesës së tyre u shtri dhe u përkrahë nga masa e gjerë studentore, klasa punëtore, nxënësit e shkollave të mesme dhe shtresa të tjera qytetare e fshatare nga Kosova dhe viset tjera shqiptare”. Aktiviteeti i studentëve shtrihej edhe jashtë Kosovës. “Më 29 mars në territorin e Maqedonisë u gjetën gjithsej 130 kopje fletëpalosje me përmbajtje antimaqedonase dhe antijugosllave. Materialet janë gjetur në Shkup dhe fshatra me banim shqipta. Në Prishtinë u gjetën 4 parulla (studentët në liri). Në Mitrovicë, në mensën e studentëve, 4 studentë u ankuan hapur për ushqimin e dobët, por nuk ju bashkëngjit askush nga studentët. Në Shtëpinë e Studentëve në Sarajevë “Mahmut Bushatlia” u tubuan një grup prej 25 studentëve shqiptarë që të njihen me ngjarjet e Kosovës. Ju drejtua një student shqiptar i cili kishte vizituar Prishtinën më 26 mars. Theksoi se: në dallim me demonstratat e 11 marsit – të cilat ishin “spontane” demonstratat e fundit ishin të përgatitura dhe të organizuara dhe morën pjesë 15 000 mijë studentë. Solidarizimi ndaj kërkesave të studentëve masivizohej kudo në institucionet shkollore“Gjatë atyre ditëve nё disa fakultete dhe shkolla tё mesme, nxënësit dhe studentët nё shenjё solidarizimi me kolegёt e vet [qё ishin rrahur, plagosur, e burgosur, v. autorit], kishin bojkotuar procesin  mësimor”. Me studentët ishin solidarizuar një numër i profesorëve dhe asistentëve të cilët nuk kishin ardhur në fakultete. Trazirat ndjeheshin edhe në Qendrën Studentore ku shihej se si studentët tuboheshin, merreshin vesh dhe largoheshin. Filluan bojkotin edhe shkollat e mesme”. As Obiliqi nuk mund të rrinte indiferent nga zhivillimeve politike në Prishtinë dhe në qyteet tjera. “Nё Obiliq mё 31 mars, fillon akti i tretё i dramёs. Nё demonstrata dalin 150 nxënës, dhe pas intervenimit tё policisë, grupit tё kёtyre nxënësve ju bashkëngjiten edhe punëtorët e Ndërmarrjes Ndërtimore “Ramiz Sadiku” duke i marrë nёn mbrojtje nxënësit”, demonstrues.Po ashtu“Në Vushtrri rreth 120 nxënës të qendrës së shkollimit të mesëm rreth orës 14:00 u tubuan në oborrin e shkollës. Nuk pranonin të përcjellnin mësimin në shenjë solidarizimi me studentët. Në Podujevë u shpërndan 13 shënime, në të cilat bëhet ftesë të ndërpritet mësimi “Derisa të lirohen vëllezërit studentë”.  Më 1 prill, nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë dhe në Podujevë, zbatuan planin e caktuar. Në të njëjtën kohë në ora 11:00, nisën demonstratat nga qendrat e shkollave të mesme, demonstruesit gjatë marshimit nëpër rrugë gjetën përkrahjen nga masa e gjerë e qytetarëve. “Kёtu nё Prishtinё, demonstratat filluan nga oborri i shkollës sё Bujqësisë. Rreth 3 000-4 000 nxënёs tё shkollës sё Bujqësisë dhe Ekonomikut, grupet e punëtoreve tё KNI , “Ramiz Sadiku” dhe studentët e Fakultetit Ekonomik, arritën para konvikteve tё studentëve. Me demonstruesit u bashkuan disa punëtorë ndërtimi dhe më vonë punëtorët nga Fabrika e Amortizatorëve-Prishtinë, nga koncerne të ndryshme ndërtimi në Prishtinë dhe nga kompania aty afër në Obiliq”.  Pastaj demonstrueseve ju bashkëngjiten nxënës nga shkollat e tjera të mesme dhe medresistët. Demonstruesit thërrisnin parulla që përfshinin “Kosova për kosovarët”, “Kosova Republikë”, “Rroftë Republika e Kosovës”, “Lironi shokët”, “Trepça punon Beogradi ndërton”, e të tjera parulla.

Demonstruesit barrikadohen deri në mbrëmje nëpër rrugët e Prishtinës, me përkrahjen shumë të madhe të qytetarëve. Policia Federative dhe ato nga viset tjera gjatë ditës intervenuan disa herë në mënyrë agresive ndaj demonstruesve. Fiks në ora 19:15 minuta, filloi sulmi i pamëshirshëm i policisë, me bomba gazi lotsjellës dhe shkopinj gome. Sulmet e policisë ndaj demonstruesve shqiptar ishin tё ashpra, përdornin ҁdo mjet qё posedonin, autoblindat, armët e zjarrit, gazin lotësjellësi, shkopinjtë, qё t’i thyenin demonstruesit shqiptarë. Gjatë përballjes me dhunën policore numri i demonstruesve tё plagosurve, i tё rrahurve i tё burgosurve shtohej, kurse, motivi dhe marshimi i demonstruesve shqiptarë nëpër rrugë të qytetit ishte i pathyeshëm, edhe përkundër shtimit tё forcave policore nga tё gjitha viset e ish-Jugosllavisë. “Gjendja nё Prishtinё bёhej gjithnjё e mё kritike. Nё tё njёjtёn natё, nga drejtimet e Kralevës, Nishit dhe Shkupit dhe nga Aeroporti i Prishtinës, fillojnë tё arrijnë përforcimet e policisë nga tё gjitha republikat dhe KSA e Vojvodinës.

Për shkak të agresivitetit të policisë jugosllave ndaj qytetarëve të Kosovës nё Prishtinё, më 1 prill 1981, një gazetar i shtypi serb kishte krijuar bindjen se tё nesërmen më 2 prill, nëpër rrugët e Prishtinës nuk do tё ketë asnjë demonstrues shqiptar. “Edhe përkundër bindjes se tё nesёrmen nuk do tё guxojnë tё paraqitet nё demonstrata askush, tё nesërmen nё mëngjes nё orёn 6:00 grupi i punëtorëve tё ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, tё cilёve ju bashkëngjiten edhe punëtorët e kolektivit ndërtimor “Kosova” nga Vushtrria, demonstruan rrugëve tё qendrës së qytetit. Pas intervenimit tё shpejtë tё milicisë, punëtorёt u shpёrndan, por arritёn shpejt tё formojnë grupe tё reja. Rreth orёs 9:00 ju bashkëngjiten edhe punëtorët e “Pemtarisë”, “Rrugёs”, “Tjegullorës” nxënësit e shkollës sё mesme tё orientuar “Xhevdet Doda” ,pastaj nxënësit e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë dhe nxënësit e shkollave të tjera. Çdo intervenim i policisë ndaj demonstruesve ishte më agresiv se tjetri. U vranë dy demonstrues dhe u plagos një numër prej tyre. Demonstratat shtrihen në Obiliq, Lipjan, Gllogovc dhe Vuçitërnë. Në mbledhjen e 2 prillit, kryesuesi i mbledhjes Mahmut Bakalli i njoftonte të pranishmit: “Përveç vendimit të Kryesisë së RSFJ-së, është dhënë urdhër miratim i planit Rubin. Pas miratimit të planit Rubin 81, “Nëpër rrugët e Prishtinës hyjnë tanket. Nё qiellin e Prishtinës aeroplanët fluturojnë, kurse policia merr urdhër pёr aksione energjike”.

“Më 3 prill në Mitrovicë grupi i punëtorëve u nis nga fabrika “Elektroliza”, por u penguan,  porse nëpër rrugë doli një grup prej 150-200 punëtorëve me flamuj, duke brohoritur parullat “Trepҁa është e jona”, “Duam Republikë”, “Jepna kushtetutën” e të tjera. Me rastin e intervenimit të policisë u lënduan 8 qytetarë.

Në Ferizaj në mëngjes, grupi prej 30 punëtorëve shprehi pakënaqësitë për shkak të masave të organeve të sigurisë dhe APJ. Në rrugë dolën rreth 150 punëtorë, më vonë iu bashkëngjiten diku rreth 1 000 demonstrues. U lënduan apo u plagosën nga armët e zjarrit 21 qytetarë (7 rëndë).

Në Vushtrri dolën nëpër rrugët e qytetit një grup i madh i punëtorëve të cilët u përplasen me policinë, ku u vranë 2 dhe u plagosën 5 qytetarë. Në Podujevë në krye të kolonës së demonstratave ishin 6 profesorë të qendrës shkollore “8 Nëntori”.

Më 4 prill situata në Prishtinë dhe në shumicën e qyteteve të Kosovës është e qetë. Ka informacione të shumta për demonstrata të reja dhe incidente të rënda në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë dhe në vetë Prishtinën”.

Gjersa në Kosovë intensiteti i demonstratave masive zvoglohej, ora policore dhe gjendja e jashtëzakonshme ngulfatnin jetën arsimore dhe kulturoe, në Beograd kuzhina politike – ushtarake serbosllave përpilonte receta anti shqiptare të masave politike.

Masat politike ushtarake të Beogradit

Që nga shpallja e Kushtetutës së vitit 1974, udhëheqja e organeve më të larta politike të Kosovës, ushtronin dhe zbatonin autonominë e plotë politike pa ndërhyrje nga duart e zgjatura të politikës zyrtare të Serbisë, njëherit ata kishin barrën kryesore të përgjegjësisë politike e juridike në organizimin e jetës shoqërore, politike dhe ekonomike në Kosovë deri më 1 prill 1981.

Me 1 prill“Me urdhër të vendimit politik ushtarak të kryetarit të Kryesisë së RSFJ-së, të kryetarit të Kryesisë së KQJ-së dhe të Komandës së Lartë Ushtarake,  forcat e shumta policore dhe ushtarake nga të gjitha viset e Jugosllavisë, filluan hyrjen në Kosovë nga të katër anët, nga toka dhe ajri. Në Prishtinë u instalua udhëheqja më e lartë politike, ushtarake e Federatës si: Branko Maulla, Franjo Hrleviq e personalitete të tjera nga federata si dhe ekipi i specialistëve të sigurisë. Në relacionin Prishtinë-Beograd, u hap linjë e veçantë telefonike për Kryesinë e RSFJ-së, dhe faktikisht në këto rrethana politike të jashtëzakonshme dhe me këto masa politike-ushtarake nga Beogradi, Kosova gjendet nën administrimin ushtarak-policor të Jugosllavisë, për herë të dytë pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë muajit prill të vitit 1981, Kryesia e RSFJ-së miratoi një varg masash politike dhe të masave të mbrojtjes dhe sigurisë. Më 1 prill, miratoi planin Rubin 81, kurse më 29 prill miratoi masat tjera politike pas intervenimit.

Më 1 prill 1981, urgjentisht u mobilizuan 10 mijë forca të policisë së rregullta, kadetë dhe rezervistë nga e gjithë hapësira e Jugosllavisë, 8 mijë forca policore u aktivizuan kundër demonstruesve dhe 2 000 forca policore mbeten në gjendje gatishmërie për intervenim në rast nevoje.  Në Kosovë hynë dy korpuse të ushtrisë së rregullt jugosllave nga të gjitha viset tjera dhe u njoftuan disa korpuse të tjerë për gjendjen gatishmërie .

Në territorin e Kosovës u dha urdhri për mobilizimin e policisë, mbrojtjes territoriale, të njësisë lokale dhe të njësisë së organizatës së punës së bashkuar.  Mobilizimi i MT të Kosovës, kishte dështuar për shkak të bojkotit të qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët nuk donin që të konfrontoheshin me fëmijët e tyre në demonstrata dhe në vend të shqiptarëve ishin paraqitur vullnetarisht qytetarët serbë dhe malazezë. Ishte marrë vendim që mos të përdoren armët kundër demonstruesve, por ky vendim ishte shkelur nga njësitë e bashkuara policore dhe njësitë speciale të Jugosllavisë në disa qytete si në: Prishtinë, Vushtrri dhe Ferizaj. Prishtina ishte në gjendje shtetrrethimi nga të katër anët me vendim të Shtabit Suprem të Beogradit, kurse Podujeva kishte mbet në shtetrrethim 7 ditë nga ushtria jugosllave  pa ndonjë vendim të veçantë politik. Brigada e Blinduar 211 u dërgua nga Nishi në Podujevë. Brigada e rrethoi dhe e bllokoi atë. Pas disa ditëve, bllokada u tërhoq, kurse njësia u tërhoq në fshatin e afërt Obranqë, ku i kaloi gjashtë muaj deri në tetor dhe “kohë pas kohe demonstronte fuqinë” rreth qytetit.

Pas ndërprerjes së intensitetit të demonstratave masive katërditore, më 5 prill 1981, në Beograd, në mbledhjen e Kryesisë së RSFJ-së, gjatë debatit rreth situatës politike në Kosovë, u inicuanë edhe dy masa tjera politike dhe ushtarake, siç ishin: kontrollimi i shtëpive të familjeve shqiptare për armatim dhe vendosja e ushtrisë jugosllave përgjatë gjithë vijës kufitare mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Këto dy iniciativa ishin kundërshtuar nga pala kosovare Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani.

Ende pa kaluar një muaj nga intervenimi brutal i policisë dhe ushtrisë jugosllave ndaj demonstruesve shqiptarë në Kosovë, Kryesia e RSFJ-së dhe Komanda Supreme e Ushtrisë, mori hapin tjetër të masave politike për Kosovë, siç ishin: fillimi urgjent i diferencimit ideopolitik në Lidhjen Komuniste të Kosovës, fillimisht tek udhëheqja më e lartë kosovare, pastaj tek institucionet e tjera të Kosovës dhe në hapësirat e tjera shqiptare.

U mor vendim për riorganizimin e Korpusit 51. Me riorganizimin e ri u furcuan forcat e APJ-së në krahinë, në zonën e Rashkës, në jug të Serbisë dhe Maqedonisë. “Për shkak të dyshimit të udhëheqjes së lartë ushtarake në mbajtjen e shqiptarëve në radhët e saj në Mbrojtjen Territoriale në rast krize u realizua riorganizimi i këtij formacioni, i cili deri në vitin 1981, numëronte 63 000 njerëz. U vendos që MT ndjeshëm të zvogëlohet. Gjithashtu u bën ndryshime në planin e organizimit të përgjithshëm, në të cilat ndryshimet e para qe mobilizimi i shqiptarëve në rast rreziku të luftës të ndahen në njësi të vogla dhe të shpërndahen në gjithë hapësirën jugosllave. U ndërpre funksionimi i Mbrojtjes Territoriale vetëm në Kosovë dhe nuk është aktivizuar asnjëherë më. U vendos që forcat policore dhe ushtarake të mbesin në Kosovë deri në një vendim tjetër. “U vendos që udhëheqjen e Shërbimit Informativ të Sigurisë në Kosovë ta merr Sekretariati Federativ i Punëve të Brendshme, me qëllim të kryerjes së detyrave të shërbimit informativ të sigurisë dhe të zbulojë organizatorët e demonstratave. 

Organizimi, forcimi teknik dhe aftësimi i Shërbimit Publik të Sigurisë dhe policisë në Kosovë si dhe aftësimi i njësisë speciale të Policisë së Kosovës.  Është rrit numri i policëve rreth 1 000 persona, nga të cilët janë pranuar 900 qytetarë. Me ta janë mbajtur 2 kurse të shkurtra profesionale dhe tash gjenden në praktikë.

Në Shërbimin e Sigurisë Shtetërore janë pranuar rreth 1 000 punëtorë, dhe ka mbet të pranohen edhe aq, megjithatë numri më i madh i kuadrove të paplotësuar janë vendet e punës për punëtorët operativë. Pranë njësive ekzistuese duhet për të formuar 7 stacione policore të reja dhe 29 departamente. Gjithashtu u bë me dije shqyrtimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve gjithëpërfshirëse të Jugosllavisë me Shqipërinë. Shqyrtimin e të gjitha formave të bashkëpunimit të deritanishme dhe eliminimi i asaj ҁka është për shtetin tonë ka qenë ose mund të jetë e dëmshme. Ndalimin e plotë, angazhimin e mëtejmë të mësimdhënies së profesorëve nga Shqipëria në Universitetin e Prishtinës. Ndalimin e shfrytëzimit të literaturës nga Shqipëria dhe të shihet qëllimi dhe përmbajtja e tyre. Të zvogëlohet bashkëpunimi në sferën e kulturës, arsimit, sportit, turizmit dhe bashkëpunimet mes KSA të Kosovës dhe Shqipërisë.

Këshilli për Siguri dhe Mbrojtje Kushtetuese që nga 12 marsi i kishte vlerësuar demonstratat si përpjekje kundërrevolucionare. Këtë vlerësim e pranoi fillimisht Kryesia e RSFJ-së, pastaj forumet e larta politike krahinore dhe të Serbisë. Në diskursin politik të komunistëve nuk ka pasur kualifikim më të rëndë të ngjarjeve. Kjo kohë politike ndaj ngjarjeve të Kosovës ka vazhduar pandërprerë edhe pas një dekadë. Organet federative vendosën që bartës i luftës ndaj kundërrevolucionit të jetë Komiteti Krahinor, kurse ta ndihmojnë organet republikane dhe federative.

Statistikat e dhunës dhe terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve

Shtabi i Lartë Ushtarak nga Beogradi i përdori të gjitha mjetet politike dhe juridike që ishin në fuqi për mobilizimin e forcave të rregullta, kadetët dhe rezervistët e policisë dhe ushtrisë gjithëjugosllave për shtypjen e demonstratave gjithëpopullore në Kosovë. Gjatë intervenimit të 60 000 forcave policore dhe ushtarake në Kosovë gjatë tri ditëve të para të prillit 1981, terrorizuan popullatën shqiptare duke shkaktuar një situatë të rëndë politike dhe të komplikuar, ku pati rrahje, plagosje, burgosje e vrasje. Gazetarët ndërkombëtarë e krahasonin intervenimin e policisë ndaj demonstruesve shqiptarë intervenim agresiv dhe të panevojshëm. “Policia e dërguar nga Beogradi ka qenë shumë agresive ndaj demonstruesve dhe qytetarëve me kombësi shqiptare. Këtë nuk është dashur ta lejojë udhëheqja jugosllave sikur nuk pati lejuar as vetë presidenti në demonstratat e vitit 1968”.

Gjatë shpërthimit të demonstratave, censurës së rregullt politike në masmediat jugosllave, i’u shtua edhe censura politike-ushtarake nga plani Rubin 81. Institucionet shtetërore për media nuk publikonin asnjë informacion për opinioni publik vendor dhe as për atë ndërkombëtar rreth bilancit tragjik në Kosovë.“Në Kosovë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe se ҁdo gjë atje është vënë nën kontrollin e ushtrisë, policisë dhe milicisë, e cila defilon mbi tanke e autoblinda. Edhe gazetarëve iu është ndaluar vizita në atë vend dhe lidhjet telefonike në gjithë Jugosllavinë janë ndërprerë”. Kosova gjendej në situatën më të rëndë të pasluftës.

Bilanci i dhunës shtetërore ndaj popullatës shqiptare diskutohej vetëm për rrethin e ngushtë të institucioneve të Federatës jugosllave. Më 3 prill 1981, gjersa zhvilloheshin demonstratat e përgjakshme në qytetin e Vushtrrisë dhe Ferizajt, nënkryetari i qeverisë, Nikolla Stavrev, në një mbledhje të mbyllur të Komitetit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të RSFJ-së për politikë të brendshme, gjerësisht i njoftoi të pranishmit me gojë rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe për masat e ndërmarra nga shteti. “Më 1 prill, në përplasje me organet e punëve të brendshme janë lënduar rreth 20 persona, dy prej të cilëve rënd, por nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën. Janë lënduar edhe 10 demonstrues. Më 2 prill ranë në altarin e lirisë dëshmorët e parë të pranverës së ‘81-tës, në kohën kur po mbahej mbledhja e imponuar e dy kryesive të Kosovës, gjatë miratimit të planit Rubin 81, plan i cili u propozua nga Këshilli për Siguri dhe Mbrojtje Kushtetuese dhe ishte miratuar nga Komanda e Lartë Ushtarake në Beograd.

Më 5 prill 1981, në Beograd mblidhet Shtabi i Lartë Ushtarak për të shqyrtuar situatën politike të sigurisë në Kosovë pas ndërhyrjes së trupave policore-ushtarake në Kosovë. Përfaqësuesit politikë nga Kosova: Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli dhe Xhavit Nimani paraqitën raporte me detaje të ndryshme gjatë realizimit të planit “Rubin” në Kosovë. Ndër të tjera Mahmut Bakalli paraqiti edhe të dhënat se: “Bilanci i demonstratave për dy ditë është mjaft i rëndë. Janë lënduar 258 persona, nga ata 119 policë dhe pjesëmarrës në demonstrata, por, 139 prej tyre mund të mosjenë pjesëmarrës të demonstratave (qytetar të rastit). Janë lënduar rënd 9 policë e 12 qytetarë. Nga të lënduarit është një policë i plagosur nga arma e zjarrit, kurse nga qytetarët e lënduar rënd kryesisht janë të plagosur nga armët e zjarrit. (Qytetarët e plagosur më pas kanë vdeku). Nga ata një fëmijë. Të lënduarit janë në gjendje të rëndë. Sipas vlerësimeve tona, mbrëmë kemi biseduar me Franjo Hrleviqin, ka pas shkelje individuale të autorizimeve nga policia”. Policia kishte arritur të burgoste një numër të qytetarëve. Kemi sjellë rreth 400 personave, nga të cilët 150-200 janë në burg. Shërbimi Shtetëror për Siguri në bazë të planit për parandalimin e menaxhimit të situatës së krizës i dërgoi në izolim 41 persona” . Sipas dëshmisë së një të burgosuri politik i cili thotë se vetëm në burgun e Lipjanit kemi qenë një numër shumë i madh intelektualësh në izolim.

Duke u bazuar në masivizimin e demonstratave, shtrirjen e tyre në shumicën e komunave, barrikadimin e qytetarëve përball forcave policore-ushtarake, përkrahja e demonstratave nga shtresa të ndryshme qytetare: nxënës, studentë, klasa punëtore dhe qytetarë. Udhëheqja kosovare kishte paraqitur opinion e vetë në Beograd se:”demonstratat mund të marrin kahjen e lëvizjes popullore.  Të nesërmen në organizimin e konferencës për shtyp në qendrën Sava në Beograd, zyrtari i lartë federativ, Stane Dollanc, doli para 90 gazetarëve vendorë dhe ndërkombëtarë për të informuar lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë. Dollanc i paraqiti të njëjtat të dhëna për 9 persona të vdekur sikur që kishte raportuar zyrtari kosovar dhe Hrleviq në mbledhjen e Komandës së Lartë Ushtarake, por Dollanc nuk potencoi vrasjen e fëmijës në Kosovë para gazetarëve ndërkombëtarë.

Pas dhetë ditësh në Kosovë u organizua ardhja e 57 gazetarëve ndërkombëtarë nën mbikëqyrjen e rreptë të policisë jugosllave. Qytetarët e Kosovës gjendeshin në rrethana të jashtëzakonshme, ku zbatohej ora policore, rrugët e qyteteve ishin të boshatisura, censura ushtarake krijonte një atmosferë edhe më të rëndë të territ informativ. Gazetarët ndërkombëtarë shprehnin interesim të madh për marrjen e informacioneve të zgjeruar dhe të hollsishme nga vendi i ngjarjes.

Në konferencën për shtyp me gazetarët ndërkombëtarë foli kryetari i KK të LK të Kosovës, Mahmut Bakalli. Bakalli kësaj radhe pos të dhënave tjera, theksoi numrin e 8 personave të vdekur. Paraqiti të dhënat për një person të vdekur më pak nga paraqitja e raportit zyrtar në Shtabin e Lartë Ushtarak. Gazetarët e dëgjuan paraqitjen e Bakallit deri në fund, por nuk besonin në shifrat e paraqitura. “Gjatë udhëtimit për në Pejë isha i ulur në një ulëse afër Kristina Von Kohl – Libal. Ajo mu drejtua se nuk është fare e kënaqur me përgjigjet e Mahmut Bakallit dhe se ai po e fsheh të vërtetën, sepse janë më shumë të vrarë dhe të burgosur se sa u fol para gazetarëve të huaj”.  Gjatë kohës së konferencës, disa gazetarë dhe kameramanë ndërkombëtar tentuan të dilnin jashtë sallës së konferencës që të filmonin pamjet nga Prishtina, por u penguan nga zyrtarët shtetërorë që po i shoqëronin gazetarët. Kameramanët tentuan të kapnin imazhe edhe nga dritarja, por u pengun prapë. Pengimin e filmimit të pamjeve nga kryeqyteti, gazetarët e quanin “ekces që do t’i kushtojë shtetit jugosllav” . Shtypi ndërkombëtar kishte publikuar shifra të ndryshme të bilancit tragjik të demonstratave në Kosovë.

Në muajin maj Sekretariati Federativ paraqiti statistika të reja. “Nga 11 marsi deri më 10 prill, janë marrë masa ndaj 1 500 personave: 460 janë dënuar penalisht, kundër 90 personave është nisur procedura penale, 160 janë izoluar sipas bazave të ndryshme, 743 janë sjell në paraburgim, është biseduar me ta, u është tërheq vërejtja dhe janë liruar. Një muaj pas demonstratave janë paraburgos në baza të ndryshme: më së shumti për vuajtje dënimi për kundërvajtje deri në 60 ditë, pastaj për shkak të procedurës penale dhe izolimit”.

Nga procedurat gjyqësore dhe dënimet nuk u kursyen as të miturit shqiptarë. “Në procedurat gjyqësore drejtpërdrejt nga demonstratat një numër i të miturve u dënuan penalisht me burg deri 60 ditë, për shkak të shkrimeve të parullave dhe pjesëmarrje në demonstratë”. Gjatë zbatimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe të orës policore, pushteti kishte shfrytëzuar këtë periudhë për burgosjen e një numri të madh të shqiptarëve. Shifrat rriteshin për çdo ditë e për çdo muaj. “Në periudhën e kaluar janë marr masa represive dhe preventive me të cilat janë përfshirë 1 700 persona. Sipas ligjit për kundërvajtje deri tani janë dënuar 506 persona: për shkak të pjesëmarrjes në demonstratë – 287; për shkak të ofrimit të përkrahjes së demonstratave – 38; për shkak të  tentimit të organizimit të demonstratave – 31; autorë të parullave armiqësore – 46; dhe për shkak të paraqitjeve armiqësore – 104. Ka nis procedura penale ndaj 154 personave. Në mesin e tyre janë 39 përfaqësues të organizatave ilegale, ku 29 janë organizatorë indirekt të demonstratave”.

Burgosjet dhe dënimet vazhdonin.“Deri më tani janë gjykuar 262 persona, kurse në vazhdim është procedura penale ndaj 92 personave. Për shkak të veprimtarisë armiqësore nga pozicionet e irredentizmit dhe nacionalizmit janë dënuar 800 persona për kundërvajtje”.

Në mesin e të dënuarve kishte: “61 studentë, punëtorë 55, nxënës 44, punëtorë arsimorë 32, bujq 16, gazetarë, juristë dhe intelektualë të tjerë 14, dhe të papunë 10”. 16 prej të dënuarve, gjatë gjykimit përsëritën qëndërimet e tyre, kërkuan që Kosova të bëhet Republikë.  Dënimet ishin të larta deri në 15 vjet burgim. Dënimi mesatar arrinte 5.9 vite. Shumica e të dënuarve ishin më të rinj se 25 vjeç. Ndjekjet politike ndaj shqiptarëve realizoheshin edhe në ushtri: “Në APJ deri në fund të qershorit u zbuluan rreth 29 çeli, në të cilën ishin përfshi më shumë se 150 ushtarë shqiptarë”.

Procesi i gjykimeve politike të shqiptarëve vazhdonte pandërprerë dhe shtrihej në shumë qytete të Kosovës, në trojet shqiptare dhe në tërë hapësirën e Jugosllavisë. Përkundër ofensivës politike dhe dënimeve drakonike nga pushteti totalitar, rezistenca dhe aktiviteti i ilegales shqiptare nuk ndalonte veprimtarinë e saj politike dhe propagandistike.

Aktivitetet politike të ilegales pas demonstratave

Çdo qytetar i Kosovës i cili ka përjetuar ndërhyrjen agresive të forcave policore-ushtarake jugosllave ndaj studentëve dhe qytetarëve shqiptarë në ditët e demonstratave më 1, 2 dhe 3 prill në qytetet e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt dhe në Vushtrri, nuk ka mundur të besojë se do të ketë më organizim të aktivitet të politik propagandistik e aq më pak kanë mundur ta marrin me mend se do të ketë përpjekje apo organizim për demonstrata tjera në Kosovë.

Pas ndërprerjes së dhunshme të demonstratave masive, shteti totalitar në fazën tjetër zbaton ofensivën politike në realizimin e masave politike të përgatitura nga kuzhina politike e Beogradit. Ofensiva intensifikohej për çdo ditë ndaj shqiptarëve dhe realizohej në tri fronte. Në“Luftimin e aktiviteteve të mëtejshme të irredentës: diferencimin ideopolitik, ndërmarrjen e masave konkrete e represive ndaj të gjithë organizatorëve të demonstratave dhe bartësve të aktiviteteve ilegale”.  Ofensiva politike e shtetit kishte statistikat e saj.“Në Kryesi u konstatua se organet e punëve të brendshme me qëllim të zhdukin aktivitetin armiqësor dhe të pengojnë përhapjen e mëtejme të aksioneve armiqësore me rastin e demonstratave prej 11 marsi deri më 10 prill, kanë marrë një varg masash parambrojtëse për 1 500 veta”.  Pas 3 prillit 1981, kundërofensiva e ilegales shqiptare me aksionet e saj politike shtrihej anembanë trojeve shqiptare me aktivitete politike dhe propagandistike në shpërndarjen e parullave, afisheve, në bartjen e simboleve kombëtare, në organizimin e demonstratave me përmasa të ndryshme. “Ata vazhduan aktivitetin e tyre politik dhe propagandistik nëpër qytete dhe vendbanime të ndryshme”.  Numri i shkrimeve të parullave nëpër komuna ishte i ndryshëm. Ato dallonin nga vendi në vend. “Në rrethinën e Podujevës në natën 1, 2, 8 janë gjetur 16 shpallje armiqësore, parulla dhe pamflete. Në Ferizaj janë gjetur 24 pamflete, e po ashtu në Suharekë, Deçan, Gjilan e tjera komuna. Parullat janë shkruar nëpër mure të oborreve, nëpër mure të shtëpive, nëpër dyer të oborreve, në muret e shkollave, muret e fabrikave dhe nëpër rrugët nacionale e në tjera objekte.

Materialet propagandistike kishin edhe nënshkrimet e grupeve ilegale shqiptare që vepronin dhe shpërndanin materialet si në Podujevë: “Shoqëria Llapjane e Hakmarrjes”, dhe “Komiteti i Malësorëve për Çlirim të Kosovës”, kurse “Zëri i Atdheut” në Ferizaj e tjera grupe ilegale nëpër komuna. Parullat e shkruar më së shumti kishin përmbajtjet si: “Kosova Republikë”, “Rroftë Republika e Kosovës”, “Republikë ose vdekje”, “Rroftë rinia studentore”, “nuk pajtohemi pa republikë”, “të gjithë do ta japim jetën”, “nuk do ta harrojmë padrejtësinë që ju ka bërë popullit shqiptar”, “për ty Kosovë kemi derdhur shumë gjak dhe deri në vdekje do derdhim gjak dhe nuk duam të jetojmë me ju”, “do ta mbrojmë edhe me armë të tjera”, “kriminelë mos i dënoni njerëzit e pafajshëm”, “kërkojmë të drejtat tona”, e të tjer”. Ilegalja dërgoi në adresë të komunave programin dhe qëllimet politike të tyre. “Në adresë të Kuvendit Komunal të Ferizajt, Dragashit dhe Vitisë, ka arritur pamfleti me përmbajtje armiqësore me nënshkrim të Partisë Marksiste-Leniniste të shqiptarëve të Jugosllavisë. Në pamflet sqarohet programi dhe qëllimi i “kësaj” partie”.  Ky realitet i aksioneve të ilegales në teren raportohej në mbledhjet e KK të Kosovës. “Së pari, menjëherë duhet të them se gjatë gjithë kësaj periudhe pas ngjarjeve kundërrevolucionare, shërbimi është përballur me aktivitetin e armikut nga pozicionet e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Në kryesi u vu në dukje domosdoshmëria e zhvillimit të mëtejshëm të aksionit kundër veprimit të armikut, në zbulimin e organizatorëve të tij”.

Gjatë muajit prill dhe maj kur po zbatohej ora policore, gjendja e jashtëzakonshme nga rinia shqiptare u organizuan demonstrata në disa qytete, si në: Prishtinë, Istog dhe Kaçanik. Tentuan organizimin e demonstratave në Malishevë, Gjilan, Suharekë, Lipjan, Rahovec, Viti e Deçan.

“Rinia studentore ishte shumë aktive nëpër qytete të Kosovës në bartjen e simboleve kombëtare, sidomos rina prishtinase gjatë shëtitjes së lirë në korzo. Rinia e shkollave të mesme, medresistët dhe studentët e Prishtinës dilnin në korzo për shëtitje duke bartur plisin e bardh, shallin kuq e zi, fanella sportive kuq e zi e simbole tjera kombëtare.  Pushteti i dhunshëm sa herë publikonte statistikat e burgosjes së rinisë kosovare e vlerësonte sukses të madh punën e organeve të brendshme. Publikimi i statistikave të publikuara për numrin e shqiptarëve të burgosur dhe të dënuarve me dënime drakonike kishin për qëllim të shtonin presionin psikik te rinia dhe lëvizja për republikën e Kosovës që të hiqnin dorë nga aktiviteti politik propagandistik dhe nga kërkesat e tyre politike.

Burgosjet e shumta të anëtarëve të lëvizjes për republikën e Kosovës, shpeshherë rrezikonte shuarjen e një grupi apo organizate ilegale. Por, menjëherë organizoheshin grupe të tjera nëpër vende të tjera. Lëvizja vazhdonte të shtrihej dhe vepronte me aktivitetin e saj politik propagandistik. “Shërbimi ka zbuluar shumë grupe dhe mbi 100 persona të cilët kanë shkruar parulla armiqësore. Aksionet armiqësore të shkrimeve të parullave dhe shpërndarjen e afisheve me përmbajtje armiqësore nga pozicioni i nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar ishte në rritje”.

Dokumentet nga proceset gjyqësore tregojnë se shumica aktivistëve të ilegales nuk janë penduar fare për veprimet e tyre politike dhe janë shprehur në gjykatë se Kosova duhet ta statusin e Republikës. Ilegalistët ishin prezent dhe shumë aktivë edhe në proceset e mëvonshme politike deri në çlirimin e Kosovës.

Diferencimi ideopolitik

Në mbledhjen e 28 prillit në Shtabin e Lartë Ushtarak në Beograd, në emër të Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kushtetuese, Llazar Kollishevski, brenda një muaji propozoi recetën tjetër politike antishqiptare të masave të tjera politike. Pika e parë nga masave politike kërkonte të fillojë urgjentisht diferencimin ideopolitik ndaj dy kryesive të Kosovës. “Situata e tanishme në Kosovë kërkon që vendosmërisht të vazhdojë diferencimi i filluar në Lidhjen Komuniste dhe në struktura. Dhe kjo nëpërmjet vlerësimeve kritike dhe vetëkritikave të shkaqeve të ngjarjeve. Ajo mund të realizohet suksesshëm në qoftë se përfshinë kuadrot udhëheqëse në të gjitha nivelet.”  Komanda e Lartë Ushtarake miraton menjëherë propozimin për diferencim. Vendimi mori formën e prerë të një vendimi politik-ushtarak për diferencimin e udhëheqjes kosovare për miratim dhe zbatim të menjëhershëm. “Ky qëndrim është sjellë nga ana e kolektivit të shtetit, nga Kryesia e RSFJ-së dhe duhet respektuar”.  Imponimi sqarohej vetëm për të pranishmit në mbledhje. “Sa i përket deklaratës së Kollishevskit ajo është në një mënyrë e imponuar”.

Mbledhja e dy kryesive kishte vetëm një pikë të rendit të ditës: “Informacion i Kryesisë së RSFJ-së”.  Vendimi nuk kishte alternativë tjetër. “Dëgjuat porosinë e Kryesisë së RSFJ-së, rreth diferencimit ky është qëndrim i dytë, siç shihni Kryesia e Jugosllavisë ka miratuar njëzëri”, edhe pse udhëheqja kosovare e kishte menduar që diferencimi të fillojë së pari në forumet tjera, jo nga dy kryesit. “Është dashur të fillojë në rektorat, në Qendrën Studentore, në organizatat tona krahinore dhe pastaj në fund ka mundur të vijë te shoku Mahmut Bakalli”. Megjithatë, procesi i diferencimit jo vetëm se ishte imponim, por, nuk ishin pyetur fare në Beograd. “Shoku Xhavit Nimani po më përkujton t’i lajmëroj të dy kryesitë, se për këto masa për shokun Mustafë Sefedini në Krahinë nuk është konsultuar askush, as që na ka pyetur kush dhe ky është vendim autonom i Kryesisë së Jugosllavisë në bazë të propozimit dhe konkluzioneve të Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kushtetuese”.

Për diferncimin dhe masat politike që po pregatiste kuzhina e Beogradi ndaj shqiptarëve dhe ndaj institucioneve kosovare, udhëheqja kosovare ishte paraljmërua qysh në mëngjesin e 2 prillit 1981, ngakryetari i Kuvendit të Kosovës.“Pardje apo parmbrëmë kam pasur rast të dëgjoj në Beograd disa biseda në mes njerëzve qëllimmirë, nuk janë në atë kategori, në mirëbesim më treguan se çka flitet, çfarë mendimi kanë. Kanë filluar të kualifikohen kuadrot kush është për dhe kush është kundër, kush është për Jugosllavinë dhe kush është kundër Jugosllavisë, kush është më i madh e kush është më i vogël. Kjo do të thotë se kuzhina e Beogradit ka filluar të krijojë mosbesim te kuadrot shqiptarë”.

Fillimisht, zyrtarët e lartë politikë në Beograd, verbalisht kishin bërë ndërhyrje dhe kishin bërë presion politik te kuadrot kosovare për dorëheqje, pastaj imponime në përzgjedhjen dhe zëvendësimin e kuadrove kosovare. Anëtari i Kryesisë së RSFJ-së, Dobrosllav Qullafiq, kishte bërë presion te Bakalli për dorëheqje, kurse sekretari federativ i Punëve të Brendshme, Franjo Hrleviq, i kishte propozuar Bakallit, Mehmet Maliqin për sekretar krahinor, kurse serbët dhe malazezët e Kosovës e kërkonin Rrahman Morinën.

Komiteti Qendror i Jugosllavisë obligonte KK të Kosovës për zbatimin e procesit të diferencimit ideopolitik dhe kërkonte betejë të ashpër dhe të pakompromis ndaj përkrahësve të demonstratave. Në bazë të obligimeve nga vendimi dhe konkluzioni politik të dala nga debati i gjerë politik në mbledhjet e forumeve më të larta të Jugosllavisë, procesi politik i diferencimit ka zgjatur deri në vitin 1990, kurse gjatë tetë vjetëve janë krijuar disa komisione krahinore dhe federative në shqyrtimin dhe rishqyrtimin e përgjegjësive politike të kuadrove politike dhe intelektuale shqiptare. Gjatë vitit 1981, në bazë të konkluzioneve të KQ të LKJ-së është formuar komisioni miks i Federatës dhe ka shqyrtuar përgjegjësinë politike të Mahmut Bakallit.

Në vitin 1981, sekretari Federativ i Punëve të Brendshme, Franjo Hrleviq, në Kuvendin e Jugosllavisë paraqiti akuza ndaj sekretarit krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës për moslejimin e hyrjes së trupave policore serbe në Kosovë. Të njëjtat akuza i paraqiti edhe sekretari republikan i RS të Serbisë në Kuvendin e Serbisë. Për shkak të këtyre akuzave politike u formuan dy komisione shtetërore nga dy kryesitë e Kosovës për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të pesë udhëheqësve më të lartë politikë të Kosovës, ndaj Pajazit Nushit, dr. Ymer Jakës, Mustafë Sefedinit, Ismajl Bajramit dhe ndaj Nehat Islamit. Të pesë kuadrot shqiptare u ngarkuan me përgjegjësi politike dhe u shkarkuan nga detyrat e tyre politike.

Gjatë vitit 1987, në bazë të kërkesës së KQ të LKJ-së, u kërkua nga KK i LK të Kosovës rishqyrtimi i përgjegjësisë politike për të gjitha kuadrot udhëheqëse shqiptare. Kurse, me një konkluzion të veçantë nga KQ i LKJ-së u krijua komision i veçantë për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të Fadil Hoxhës. Me iniciativën e Azem Vllasit është krijuar Komisioni Krahinor për Përgjegjësinë Politike të elitës intelektuale shqiptare në Universitetin e Prishtinës dhe në institucionet e tjera arsimore dhe kulturore të Kosovës. U krijua betejë e ashpër dhe e thellë në Universitet. U goditën pamëshirshëm figurat intelektuale, si: dr. Fehmi Agani, Rexhep Qosja, Ali Hadri e shumë personalitete të tjera të shquara të Universitetit.

Në mbledhjen e KQ të LKJ-së, në dhjetor të vitit 1981 u paraqit shifra prej 1 500 personave të diferencuar në të gjitha poret e jetës. Kurse në dhjetor të vitit 1983, shifrat e paraqitura përfshinin shifrën e 3 000 mijë shqiptarëve të diferencuar. Diferencimi shtrihej edhe nëpër mjediset familjare të shqiptarëve. Përfaqësuesit politikë serbë thonin se është bërë punë, por beteja ndaj nacionalizmit shqiptar duhet të vazhdojë. Kjo betejë politike ndaj kuadrove kosovare ka vazhduar deri me rastin e okupimit klasik të Kosovës nga Serbia. Me këtë rast shqiptarët dorëzuan masivisht librezat e Lidhjes Komuniste. Dorëzimin e librezave dhe rrënimin e Lidhjes Komuniste të parët e bënë gazetarët e “Rilindjes”, pastaj anëtarësia nëpër institucione tjera. Kurse elita politike dhe intelektuale u unifikua si kurrë më parë në rrugëtimin e saj politik për pavarësinë e Kosovës.     

Përmbledhje

Demonstratat e mars-prillit të vitit 1981, në Kosovë, ishin një goditje e rëndë për shtetin artificial të Jugosllavisë, njiherit një nga shkaqet kryesore të shkatërrimit të shtetit të RSJ-së. Politika zyrtare serbe në emër të tezës politike kinse në mbrojtje të Jugosllavisë, arriti të unifikojë udhëheqjen më të lartëpolitike të të gjitha republikave dhe Krahinës së Vojvodinës kundër vullnetit politik të shqiptarëve për avancim të statusit politik Kosova Republikë si fazë kalimtare, në anën tjetër, kërkesat politike serbe që atakonin Autonominë e Kosovës, negocioeheshin në tavolinë.

Pushteti totalitar shfrytëzoi të gjitha mekanizmat kushtetues, ligjor dhe të gjitha strukturat politike, ushtarake dhe policore për të ngulfatur demonstratat popullore dhe jetën politike, arsimore, kulturore në të gjitha poret e tjera të jetës. Dhuna dhe agresiviteti policor ushtarak krijuan një balancë tragjike dhe terrorizuan popullatën shqiptare.

Opozita shqiptare që përfaqësohej nga grupet dhe organizatat ilegale me veprimtarinë e saj politike dhe propagandistike para dhe pas demonstratave krijoi një lëvizje politike ilegale të gjerë dhe të thellë te rinia, elita intelektuale, klasa punëtore dhe tek qytetarët për ngritjen e statusit të Republikës së Kosovës si fazë kalimtare deri te pavarësia e Kosovës.

Procesi i gjykimeve ndaj shqiptarëve zhvillohej kudo në hapësirën e Jugosllavisë në sferën e jetës civile dhe ushtarake. Procesi i diferencimi shtrihej në të gjitha viset shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi. Diferencimi politik në fokus të veçantë kishte kuadrot intelektuale shqiptare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura